Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ashtu qoftė e sherr mos qoftė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Forum :: Shitėsi i kombit
Postuar nga: Skampa

Forum Nėse njė Kombi i merr gjuhėn dhe kujtimet, ai Komb nuk ekziston mė. Ai shndėrrohet nė njė turmė skllevėrish. Sepse kombi jeton me tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen.

Kur nuk ndihesh fare mirė
(sepse shpirtin e ke plot)
Zė kėndon nė vetėsirė
Pa tė derdhen pika lot.

Pika lot si pika dylli
Qė tė derdhen aqė shpesh.
Kush qepallat nuk i mbylli
Nuku mund t’i marrė vesh.

(Lasgush Poradeci, nga Kėnga Mendimtare)

Kush tė tall me verb tė kotė,
Nuku mund ti ndjejė gjiri.
Ē’dritė e bardhė djeg nė botė
Me ēdo pikė prej qiriri.

(Lasgush Poradeci, nga Kėnga Mendimtare)


E NESĖRMJA PA TĖ DJESHME

Komenti i ministres greke tė Arsimit Janaku nė stacionin televiziv grek Net se "Grupi grek do tė shkojė nė Shqipėri pėr tė diskutuar heqjen nga librat e historisė, kryesisht tė palės shqiptare, pasaktėsi dhe ngjarje tė cilat helmojnė marrėdhėniet dypalėshe" tradhtoi praninė e njė protokolli sekret midis Qeverisė Greke dhe Qeverisė Nano tė nėnshkruar mė 3 prill tė vitit tė shkuar. Kėtė protokoll qė zbaton dhe thellon skajshėm protokollin po sekret tė vitit ‘98, ashtu si edhe gjėrat e tjera tė prapa nė kurriz tė kombit, Nano e mbajti tė fshehur. Deri edhe nga autorėt e librave tė historisė qė do tė saktėsohen, a mė saktė qė do sakatohen. Dhe, sikur tė mos kishte qenė ekzibicionizmi, dėshira pėr t’u mburrur, e ministres Janaku, prania e tij protokolli as kishte pėr t’u marrė vesh ndonjė herė. Dihet se Nano mund tė tregtojė gjithēka: plehra, dinjitet, jetė njerėzish. Dihet se ai mund tė shesė edhe tė sotmen, edhe tė nesėrmen e Kombit; edhe vlerat e tija materiale, edhe vlerat e tija shpirtėrore. Por askujt nuk mund t’i shkonte ndėrmend se ai do t’ia shiste atij edhe tė shkuarėn. Qė nga Pirroja i Epirit, tek Dėshmorėt e Peshkėpisė sė Sipėrme.

Dhe kjo tė krijon njė makabritet makabėr ku ulėrimat e foshnjeve ēame tė djegura nė djep, pėrzihen me hijet e ushtarėve tė therur nė mes tė natės. Krijon atė atmosferėn fantastiko- moralizuese tė "Historisė sė Pafund" tė Michael Endesit ku Mbretėresha e sė Ligės e shtyn heroin e historisė tė pafund qė tė shesė copė pas cope kujtimet duke u bėrė copė pas cope mė i egėr dhe mė i padinjitet. Deri nė vrasjen e shokut tė tij. "Nėse njė Kombi i merr gjuhėn dhe kujtimet, ai Komb nuk ekziston mė. Ai shndėrrohet nė njė turmė skllevėrish" tha Hitleri pasi e rrafshoi Varshavėn me tokėn, kur Varshava ngriti krye kundėr tij. Dhe kishte plotėsisht tė drejtė, pasi Kombi nuk jeton vetėm me tė sotmen. Kombi nuk jeton as vetėm me tė nesėrmen. Kombi jeton me tė djeshmen, tė sotmen dhe tė nesėrmen. Nė njė unitet shpirtėror dhe material tė tyrin. Dhe pikėrisht ata elementė qė pėrbėjnė esencėn, domethėnien shpirtėrore tė njė kombi, gjuhėn dhe historinė e tij, Nano ja paskesh shitur grekėrve. Si ajo mbretėresha e sė Ligės. Pėr tė shlyer faturat e jahteve, hoteleve dhe moteleve.

TRUPI PA SHPIRT

Sipas protokollit tė Nanos "Palėt do tė krijojnė kushte tė nevojshme pėr mėsimin e gjuhės amtare pėr minoritetin grek". Po sipas protokollit tė Nanos "pala greke do tė shqyrtojė mundėsinė e mėsimit tė gjuhės amtare nga fėmijėt shqiptarė qė ndodhen nė Greqi pėr arsye ekonomike". Ndėrkohė "do tė shqyrtojė" nuk tė detyron pėr kurrfarėgjėje. Pėrgjigjen "u shqyrtua, por nuk mund tė zbatohet" nuk mund ta kundėrshtosh, pasi protokolli tė detyron ta shqyrtosh, por jo ta zbatosh. Nė tė kundėrt "do tė krijojnė" ėshtė forma taksative, detyrimore, qė nuk lė asnjė shteg pėr diskutim. Kjo dhe ėshtė njėra anė e "reciprocitetit".

Protokolli i ‘98 parashikonte mėsimdhėnien shqip nė universitetet e Athinės dhe Janinės dhe mėsimdhėnien greqisht nė Tiranė dhe Gjirokastėr. Nė universitetet e Tiranės dhe Gjirokastrės jepet mėsim greqisht, nė universitetet e Athinės dhe Janinės nuk jepet mėsim shqip. Kjo dhe ėshtė ana tjetėr e reciprocitetit. Ndėrkohė qė minoriteti i grekėrve nė Shqipėri ėshtė sa 1/80 e shqiptarėve nė Greqi, me arvanitas, ēamėr ortodoksė dhe emigrantė ekonomikė bashkė dhe, megjithė rekomandimet e KE-sė, askush nuk i pėrmend tė 2-3 milionė arvanitasit qė vazhdojnė tė flasin shqipen e Buzukut, as ēamėt ortodoksė qė flasin shqip vetėm kur sigurohen se pėrreth nuk ka ndonjė grek qė mund t’u bėjė hatanė. Sė fundi protokolli shėnjon "pėrfshirjen e gjuhės greke ndėr gjuhėt fakultative nė shkollat mesme" duke shėnjuar rastin e parė nė botė ku greqishtja quhet gjuhė ndėrkombėtare. Step by step, hap pas hapi, dhe nė hapin e fundit do ta shohim veten jashtė: Nė fillim greqishtja fakultative dhe shqipja e detyruar, pastaj greqishtja dhe shqipja e detyruar, pastaj andej nga Vorio Epiri greqishtja e detyruar dhe shqipja fakultative, pastaj kthimi i Vorioepirotasve vlonjatė, a pėrmetarė, a gjirokastritė nė njė turmė argatėsh greqishtfolės. Ashtu siē donte tė bėnte me polakėt Hitleri. Po i more mendtė, gjuhėn dhe shpirtin trupit, trupi bėn atė qė i thonė. Dhe kjo ėshtė ana e fundit e reciprocitetit.

FAJI I PALĖS SĖ HELMUAR

Po i njėjti fakt dhe po e njėjta ngjarje, mund tė kundrohen nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Sipas optikave tė ndryshme. Por vetė fakti dhe vetė ngjarja janė tė patjetėrsueshėm. Fakti dhe ngjarja as mund tė "saktėsohen" as mund tė "zhbėhen". Vrasja e ushtarakėve shqiptarė nė Peshkėpi tė Sipėrme nga paraushtarakėt e Mavit mund tė kundrohet edhe si krim ndėrkombėtar, edhe si trimėri kombėtare. Por fakti se paraushtarakėt e Mavit masakruan me 10 prill 1994 ushtarakėt e repartit nė Peshkėpi tė Sipėrme nuk zhbėhet dot. Ai mbetet fakt. Sipas parimit tė Kanunit tė Lekės "Gjaku nuk ndryshket". Nuk mund tė zhbėhet as fraza e gazetes Ta Nea e 22 Marsit 1995: "Kreu i organizatės Mavi duhet tė jetė greko-amerikani Nikollas Gage, i cili ka vizituar rregullisht Shqipėrinė dhe ka pranuar se i njeh dhe ka folur nė telefon me shtatė tė akuzuarit pėr vrasje". Dhe, nėse fakte tė tillė "helmojnė marrėdhėniet dypalėshe", faji nuk ėshtė i palės sė helmuar, por i palės helmuese.

Por nėse palės greke i ėshtė shkrepur medoemos ta rishkruajė tė shkuarėn dhe tė thotė ndėr tė tjera se Ēamėria nuk ėshtė dhe nuk ka qenė Shqipėri, ajo duhet t’ia nisė me ato librat e vjetra tė sajat. Me regjistrat e Aravantinoit, i cili pasi numėron si llogaritar dioqezat, shtėpitė dhe banorėt e Epirit, thotė se raporti shqiptaro- grek nė Epir ėshtė 9 shqiptarė me 1 grek (Chronografia Tis Epirou, Athine, 1856, II, 320- 338). Pastaj t’ia hyjė faqeve tė Geographia Albanais kai Epeirou tė bashkėkombasit Psalidhas, sipas tė cilit "deri nė Artė flitet vetėm shqip". Pastaj tė grisė edhe faqet e librave tė udhėtarėve dhe etnografėve me famė, francezit Ami Boue, kolonelit anglez Martin Leake dhe etnografit gjerman Mendelson Bartholdi se "treva shqiptare shtrihet deri nė Prevezė".

Pastaj tė nisė e tė shkulė ato poezitė e Hygoit qė i kėndon heroit tė revolucionit grek tė 1821 Marko Boēarit dhe tė shprishė origjinėn e kapedanėve tė mėdhenj tė kėtij revolucioni: Karaiskaqit, Miaulit, Kollokotronit, Bubulinės e shumė tė tjerėve. Palės greke i duhet tė fshijė edhe ato "kujtimet e hidhura" tė oficerit tė saj Fessopullos pėr bėmat e shkurtit 1913 tė kapiten Muxakas. Pėr ato gjerdanėt me veshė burrash ēamė dhe themtha gjinjsh grash ēame qė mbanin nė qafė Trypogeorgi, Manosi, Montaka dhe Granica.

BASHKĖPUNĖTORĖT

"Zervas i dėboi Ēamėt me 1944", "Dėbimi i tyre u bė me njė gjakderdhje tė madhe", u vranė 2300 ēamė dhe 450 vdiqėn gjatė torturave... Kjo u pasua ne mars tė 1945 nga masakra e madhe e Ēamėve tė Filatit qė ėshtė e pafalshme", raporton Koloneli Woodhouse, Shefi i Misionit Ushtarak Britanik ne Greqi. "Nė mars 1945 njėsi tė Zervasit kryen njė masakėr ndaj ēamėve nė zonėn e Filatit dhe praktikisht e spastruan atė nga shqiptarėt. Autoritetet e Greqisė VP kryen goditje tė egra, duke dėbuar rreth 25.000 banorė tė Ēamėrisė nga shtėpitė e tyre. Ata u ndoqėn deri nė kufi, mbasi iu grabit toka dhe prona", e plotėson atė Shefi i Misionit Amerikan nė Shqipėri. 5800 shtėpi tė djegura, njė ēerek milioni kuintal grurė dhe 150 mijė bagėti tė grabitura, 200.000 ha tokė e zaptuar, 3 miliardė dollarė qė sot, bashkė me pėrqindjet, janė mbi 10 miliardė dollarė. Ky dhe ėshtė bilanci. Por tė tėra kėto duhen hequr sipas shprehjes delikate greke "kopsi qefali", prijani kokėn, zhdukini edhe kėto, pasi edhe kėto helmojnė marrėdhėniet miqėsore afendiko- argat.

Nuk ka problem ēam. Ēamėt ishin bashkėpunėtorė dhe u dėbuan thotė kryetari derviēanas i shtetit grek. Ashtu si edhe gazeta ZP, e cila i mėson pinjollėt e ēamėve qė tė "luftojnė qė tė mos trajtohen sipas parimeve komuniste se biri i bashkėpunėtorit ėshtė bashkėpunėtor". "Konsiderimi i njė komuniteti tė tėrė si kriminel, mjaft pjesėtarė tė tė cilit vdiqėn nė luftė pėr ēlirimin e Greqisė nė Luftėn e Dytė Botėrore, ėshte njė krim politik dhe historik kundėr Ēamėve", u kundėrpėrgjigjet grekėrve dhe gazetes ZP Ministria e Jashtme; pa dyshim Turke dhe jo ajo Shqiptare!!

Dhe nė tė vėrtetė emėrtimi toptan i ēamėve si bashkėpunėtorė kėrkon fshirjen nga dokumentet tė atyre batalioneve ēame qė luftuan pėrkrah EAM kundėr Ēollakogllusė. Kundėr kryeministrit kolaboracionist grek Ēollakogllu, i cili veē ēamėve, dhe kėtė herė pėr hesap tė gjemanėve, pati grirė edhe nja 10000 grekėr. Ky emėrtim kėrkon edhe fshirjen e dokumenteve tė bashkėpunimit me nazistėt tė tė pėrndershmit Kryepeshkop tė Greqisė dhe thuaj tėrė peshkopėrve tė tjerė. Si dhe tė tėrė policėve dhe xhandarėve grekė, me policė qyteti dhe xhandarė katundi, tė cilėt Ministri i Brendshėm Taularis i kishte vėnė nė "dispozicion tė Komandės Gjermane".

Pa dyshim kjo ėshtė punė e palės greke, por ama kjo biēim pale nuk ka tė drejtė morale t’ua tundė dhe pėrshkundė flamurin e bashkėpunimit ēamėve, ndėrkohė qė bashkėpunėtorėt i kishte nė bash tė vendit dhe shumė ēamėr u vranė nė luftė kundėr nazistėve. Por mė e bukura ėshtė se kėto gjėra pala shqiptare nuk i heq dot nga tekstet, pasi nuk i ka shkruar kurrė. Se ēfarė "pasaktėsi dhe ngjarje tė cilat helmojnė marrėdhėniet dypalėshe" do tė "heqė nga librat e historisė pala shqiptare", kėtė e di Nano, shitėsi i palės shqiptare.

HESHTJA

"Nanos po t’i shkrepet luan nė ruletė edhe Sahatin e Tiranės dhe askush nuk e ndalon dot", thotė me trishtim Fatos Lubonja. Dhe pikėrisht kjo, fakti se nuk e ndalon dot kush Nanon qė tė shesė Sahatin e Tiranės, Historinė e Kombit, Gjuhėn e Kombit, Kombin ėshtė ana mė e dhimbshme e sė tėrės. Pėr viviseksionimin, prerjen nė mish tė gjallė tė Historisė sė Kombit, pėrveē lajmeve tė Shekullit, reagimeve ende pa shumė puls tė historianėve dhe zėrave vetmitarė tė lexuesve kryesisht emigrantė, nuk ndihet kush. Nuk ndihet zėri i intelektualit nga qė media shumė e zėnė me ato problemet e rėndėsishme e vrau, u vra, e vranė; e helmoi, u helmua, e helmuan; e vari, u var, e varėn nuk ka kohė pėr t’u marrė me problemin e dorės sė tretė, a tė pestė, a tė asnjė dore fare, se Nano po shet Kombin. Problem po, ėshtė Kafazi i Artė, pavarėsisht se kafazi u pėrket kafshėve dhe jo njerėzve.

"Po media? Nuk ka asnjė pėrgjegjėsi media?", m’u kundėrvu kolegu gjerman kur po mundohesha qė barrėn e prapėsive shqiptare ta shkarkoja nė kurrizin e politikanėve shqiptarė. Hesht vox populi - vox Dei, i cili dufet e subkoshiencės sė frustruar i nxjerr vetėm stadiumeve, tė cilat e shndėrrojnė nga individ apatik, nė turmė sportivo- nacionaliste. Hesht opozita e kompleksuar nga katrahura qė pėsoi nga Greku dhe pozita e sotme kur i doli zot ēėshtjes kombėtare. Heshtin edhe analistėt e pavarur tė medias, tė cilėt egėrsohen dhe kreshpėrohen pėr ēėshtjen nacionale vetėm kur urdhėrohen se duhet tė egėrsohen dhe kreshpėrohen pėr ēėshtjen nacionale ose pėr ndonjė ēėshtje tjetėr.

Dhe kjo tė shtyn tė mendosh se si do tė reagonte media greke, intelektuali grek dhe njeriu i rėndomtė grek, nėse do merrte vesh se shqiptarėt do t’ua rishkruanin grekėrve historinė e Greqisė duke prerė prej saj "pasaktėsitė dhe ngjarjet helmuese" dhe nė shkollat e tyre nė vend tė anglishtes a frengjishtes do tė mėsohej shqip? Objektivisht-subjektivisht, mė herėt subjektivisht sesa objektivisht, ky dhe ėshtė mizerabiliteti shpirtėror nė tė cilin zhgėrryhemi sot. Nuk ėshtė kurrsesi nacionalizmi kundėr tė cilit ngrihen penat e analistėve tė "pavarur", por denacionalizmi.

Nuk tė trishton fakti se Nano shiti sėrishmi diēka nga bota dhe ndėrgjegjja shpirtėrore shqiptare. Pasi "zogut tė lirė" Nano historia do t’i vijė dikur pas bishtit, dhėntė zoti e bashkėshoqėruar me tė tjera gjėra. Por ajo qė tė shqetėson dhe trishton ėshtė mizerabilteti ynė shpirtėror. Qetėsia me tė cilėn sodisim sesi Nano u vė fshehurazi nė dorė grekėve gėrshėrėt pėr tė prerė vetėflijimin e Papa Kristo Negovanit, britmat e foshnjeve ēame tė djegura sė gjalli, ushtarakėt e therur nė gjumė nga Mavi i mikut tė tij Gaxojanis dhe tėrė "ngjarjet" e tjera qė helmokėshin marrėdhėniet miqėsore argat- afendiko. "Jo mor zotni" thoshte Faik Konica. "Armiku mė i madh i Shqiptarėve janė Shqiptarėt." Ēudi e madhe. Nga e pati njohur Faik Konica Fatos Nanon?

Prof. Dr. Apollon Baēe
Tema/Shekulli 06-11-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.