Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ka vetem nje sekret per ta drejtuar kete bote: ajo e te qenit te forte, sepse ne forcen nuk ka as gabim e as iluzion; ajo eshte e verteta e nxjerre lakuriq.
--- Bonaparte

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Demokraci :: E drejta e jetes - e drejte kushtetuese
Postuar nga: Albo

Demokraci Nga Sokol Sadushi gjyqtar ne Gjykaten Kushtetuese, mbajtur ne Konferencen Kombetare

"Shteti dhe shoqeria civile ne mbrojtje te se drejtes per jeten"

Tirane, me 12.12.2001


Cdokush eshte ne gjendje te beje nje analize dhe te vleresoje se sa rendesi marrin per nje shoqeri te emancipuar respektimi i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, te cilat sigurisht qe e kane gjetur pasqyrimin e tyre ne menyren me te plote ne kushtetutat demokratike te cdo shteti. Te gjithe jemi te ndergjegjshem dhe e kuptojme mjaft mire se keto te drejta dhe liri nuk mund te respektohen dhe te gezohen pa asnjelloj kufizimi. Nje mbrojtje absolute dhe e njellojte e te drejtave ne te gjitha aspektet dhe ne pergjithesi per cdo shtetas, do te ishte praktikisht e pamundur. Prandaj ekzistojne kufizimet ne te drejtat dhe lirite themelore te individit, qe kushtetutat dhe aktet nderkombetare i kane klasifikuar si kufizime te lejueshme. Pavaresisht nga ky kuptim, ekzistojne disa te drejta, qe jane absolutisht te pacenueshme, per te cilat as vete kushtetutat nuk e kane mundesine e lejimit te kufizimit te tyre. E drejta per te jetuar, eshte nje nga keto te drejta te rendesishme.

Jeta e personit mbrohet me ligj. Ne kete menyre eshte sanksionuar koncepti juridik i mbrojtjes se jetes njerezore ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky formulim shpreh qarte dhe ne menyre te drejtperdrejte mbrojtjen e jetes se njeriut, e cila perben nje vlere kushtetuese. E drejta per jeten paraqitet ne Kushtetute, si nje vlere, nga e cila burojne te gjitha te drejtat e tjera. Parimet themelore te mbrojtjes se jetes gjejne mbeshtetje te plote ne keto dispozita. Jeta eshte nje e drejte, atribut fondamental i qenies njerezore dhe kur kjo jete hiqet, apo merret ne cfaredolloj menyre, njeriu ne te njejten kohe eleminohet si mbartes te drejtash dhe detyrimesh.

Kapitulli i te drejtave dhe lirive themelore te njeriut pershkohet nga koncepti i mosdhunimit te tyre. Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, sipas nenit 15 te Kushtetutes, jane te pandashme, te patjetersueshme e te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te te gjithe rendit juridik, prandaj ekziston edhe detyrimi paresor dhe kushtetues i shtetit, nepermjet organeve te tij, qe t'i respektoje dhe t'i mbroje keto te drejta.

Jeta e njeriut, duke patur nje vlere te padiskutueshme, behet objekt i mbrojtjes kushtetuese. Mbrojtja e jetes se njeriut ne cdo moment dhe ne te gjitha rrethanat nuk eshte e njejte, pasi ajo eshte e influencuar nga nje sere faktoresh te ndryshem, per te cilet edhe ligjven`si mund te jete ai qe nepermjet ligjit qe harton e miraton te parashikoje hollesite qe mund te garantojne kete jete njerezore. Vetem nepermjet ligjit mund te behen perjashtimet, kur si rrjedhoje e mbrojtjes se nje te drejte me te rendesishme kushtetuese, kerkohet te hiqet jeta e dikujt. Ligji eshte ai, te cilit i jepet e drejta, qe ne raste te vecanta dhe qe kane lidhje me vdekjen, ne kuptim te nenit 2, pika 2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, te lejoje edhe heqjen e jetes per njeriun. Konkretisht, keto raste kane gjetur rregullimin e tyre ligjor ne dispozitat e pergjithshme te Kodit Penal qe parashikojne institutin juridik te mbrojtjes se nevojshme, apo ne ligjet e tjera, te cilet i japin te drejte Forcave te Armatosura, forcave te policise, rojave civile te armatosura qe te perdorin armet e zjarrit ne rastet e siperpermendura. Sipas kesaj dispozite te Konventes, jeta e njeriut mund te hiqet dhe kjo lloj vdekje qe i shkaktohet atij, qofte dhe nga shteti, nepermjet organeve te tij, nuk ka te beje dhe nuk mund te jete e njejte me denimin me vdekje, si lloj denimi qe jepej me pare nga gjykata, por eshte e lidhur me ato raste perjashtimore, shprehimisht te sipercituara. Mbi keto koncepte te drejta eshte ndertuar legjislacioni yne dhe, ne fakt, ky eshte kuptimi kushtetues e ligjor, mbi te cilen realizohet mbrojtja e jetes se njeriut. Ky eshte legjislacion yne qe me shume i pergjigjet kushteve te nje shoqerie moderne, te emancipuar dhe me nje demokracie solide. Ne kete aspekt legjislacioni shqiptar paraqitet shume me pararendes se mentaliteti shoqeror dhe tradicional, gje qe perben nje pengese teper te veshtire ne persosjen dhe konsolidimin e kesaj shoqerie. Pyetja qe i shtroj vetes eshte se, a ndodhen te pergatitur dhe a ndihen komod shteti dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi perballe nje legjislacioni te tille emancipues e modern dhe a jane ato ne gjendje qe te garantojne jeten e personit, lirine dhe sigurine e tij, nderkohe qe kanuni, rregullat zakonore, vetegjyqesia dhe gjakmarrja arrijne te eklipsojne ligjin?

Pergjigjja qe me vjen e menjehershme dhe natyrshem eshte "jo".

E them kete sepse ne mjaft zona te vendit, familje te tera ndodhen te ngujuara per shkak te gjakmarrjes. Secili nga ne e kupton se cfare ndjejme kur degjojme se jeta e dikujt u privua si pasoje e marrjes se gjakut. Akoma me tej shtohet ky ankth kur marrim vesh se nje familje, apo nje fis i tere u ngujua nga frika e gjakmarrjes. Te gjithe keta individe te pafajshem qe deri ne ato caste qe nuk kishin hyre ne gjak, kryenin nje detyre apo realizonin te drejtat e tyre si pjesetare te shoqerise, papritur detyrohen te shkeputen prej saj, duke e privuar nderkohe veten nga gezimi dhe ushtrimi i ketyre te drejtave. A eshte e pranueshme per te gjithe ne, qe keta individe te shoqerise te konsiderohen dhe te mbeten pergjithmone te denuar pa ligj dhe te privuar njekohesisht nga ushtrimi i te drejtave dhe lirive te tyre themelore te garantuara nga Kushtetuta? Ceshtja shtrohet se ne c'menyre e realizon shteti dhe vete shoqeria civile mbrojtjen e jetes, lirine dhe sigurine e ketyre njerezve te pafajshem, pra, te ketyre familjeve qe ndodhen ne gjak ?

Une, por besoj se edhe ju, nuk ndihemi mire, kur jemi te detyruar te pohojme se jeten e ketyre personave nuk eshte ne gjendje ta mbroje ligji. Ndihem keq kur detyrohem te pohoj se jeten e tyre mbron ngujimi. Ata duke mos qene te garantuar nga ligji, detyrohen te ngujohen dhe te vetekufizojne nje pjese shume te madhe te lirive te tyre. Te drejtat dhe lirite themelore te ketyre shtetasve nuk realizohen sipas kuptimit kushtetues. Ato nuk ushtrohen si rrjedhoje e te qenit te tyre te ngujuar. Ne Kushtetute eshte i parashikuar kufizimi i te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve per shkak te ligjit, por ky trajtim eshte nje kufizim i ligjshem dhe kushtetues. Eshte e kuptueshme se keto te drejta dhe liri nuk mund te konceptohen si te paprekshme dhe te pakufizuara. Njihet kufizimi i te drejtave dhe lirive themelore, por kur nje gje e tille eshte e parashikuar me ligj, kur ekziston nje interes publik apo kur kerkohet te mbrohen te drejtat e te tjereve. Dhe ky kufizim kushtetues parashikohet ne rastet e diskriminimit (18/3), te punes se detyruar (26), te heqjes se lirise (27), te berjes publike te te dhenave vetjake (35), te kontrollit te baneses (37), te drejtes se prones (41), etj. Por nga ana tjeter, ne disa dispozita te kapitullit te te drejtave dhe lirive themelore, legjislatori ka parashikuar vetem rregullin e pergjithshem dhe nuk ka lejuar absolutisht perjashtimin. Kjo do te thote se ka disa te drejta dhe liri qe nuk mund te kufizohen as nga ligji dhe as nga Kushtetuta. Mungesa ne menyre te qarte e ketij perjashtimi shfaqet ne shume dispozita kushtetuese dhe konkretisht ne nenet qe nuk lejojne tejkalimin e kufizimeve te parashikuara nga Konventa Europiane per te Drejtat e Njeriut (17, pika 2), te drejtat e pakicave (20), lirine e ndergjegjes e te fese ( 24), ndalimin e tortures (25), te drejten e mbrojtjes (28, 31), prezumimin e pafajesise (30) etj. Ne kete grup dispozitash ben pjese edhe e drejta per jeten (neni 21), ne te cilen nuk eshte parashikuar asnjelloj kufizimi. Kjo do te thote se shteti nuk mund te pajtohet me raste apo fenomene qe cenojne te drejten e jetes. Jane keto koncepte te sanksionuara ne Kushtetute, mbi te cilat u mbeshtet dhe Gjykata Kushtetuese per te shpallur denimin me vdekje ne Shqiperi si te papajtueshem me Kushtetuten.

Ceshtja shtrohet se si mund te justifikohet shteti dhe shoqeria ne teresi per pamundesine reale qe ato paraqesin per ta bere konkret realizimin ne praktike te kesaj dispozite kushtetuese?

Jo vetem kaq. Shteti dhe gjithe shoqeria ne teresi eshte e ndergjegjesuar se ketyre shtetasve jo vetem nuk i mbrohet jeta, por njekohesisht i kufizohen edhe shume te drejta te tjera kushtetuese mjaft fondamentale. Dhe perseri ato paraqiten te pafuqishme per eleminimin e ketyre kufizimeve kushtetuese, qe ne kete rast nuk behen me ligj, por shkaktohen si rrjedhoje e gjakmarrjes dhe ngujimit te tyre. Vetem nje veshtrim po te hedhin ne disa dispozita te Kushtetutes do te krijojme menjehere bindjen se per kete kategori individesh sanksionimi ne Kushtetute i detyrimit te organeve te pushtetit publik per te respektuar te drejtat dhe lirite themelore si dhe per te kontribuar ne realizimin e tyre, mbetet nje formulim i pazbatueshem qe shnderrohet ne demagogji.

Te shikojme se si e realizojne te drejten e votes keto shtetas

E drejta e votes eshte nje nga te drejtat themelore te shtetasve dhe si te gjitha te drejtat e tjera mbetet e padhunueshme. Kushtetuta ne nenin 45 te saj ka sanksionuar te drejten e cdo shtetasi per te zgjedhur dhe per t'u zgjedhur, te drejte te cilen ai e realizon nepermjet votes vetjake, te barabarte, te lire dhe te fshehte. E drejt e votes perben nje te drejte te pakufizuar. Sipas konceptit kushtetues, nga ushtrimi i te drejtes se votes nuk mund te privohet askush, me perjashtim te shtetasve te deklaruar si te paafte menderisht me vendim gjyqesor te formes se prere. Pikerisht fenomeni i gjakmarrjes pengon ushtrimin e kesaj te drejte kushtetuese te pakufizueshme. Fatkeqesia e ketyre shtetasve nuk mbaron ketu. Keta individe te ngujuar nuk jane ne gjendje te ushtrojne edhe shume te drejta te tjera kushtetuese. Sipas Kushtetutes, secili eshte i lire te zgjedhe fene ose bindjet si dhe t'i shfaqe ato individualisht ose kolektivisht ne publik nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve. E megjithate keta individe te ngujuar e kane te pamundur te marrin pjese ne ushtrimin e ketyre praktikave fetare.

Liria e organizimit eshte nje tjeter e drejte kushtetuese qe ka rendesine e vet thelbesore ne krijimin, zhvillimin dhe ruajtjen e demokracise.

Ajo ndihmon per t'u siguruar qe njerezit mund te mblidhen se bashku per te nxitur interesat e tyre dhe ndihmon ruajtjen e lirive dhe te drejtave te tjera kushtetuese. Por individet e ngujuar jane te kufizuar ne te drejten e tyre per t'u organizuar kolektivisht per cfaredo qellimi te ligjshem apo per te marre pjese ne tubime paqesore ne sheshe publike per realizimin e te drejtave te tyre kushtetuese. Keta shtetas nuk mund te realizojne as te drejten e levizjes lirisht ne cdo pjese te territorit te shtetit, aq me teper te pretendojne per te ushtruar te drejten e tyre per pune, si dhe te drejten per arsim. Ne stadin ne te cilin ndodhet shoqeria shqiptare kur pretendimet e saj per t'u bere pjese e realitetit te ri europian jane drejt zgjidhjes, ekzistenca e pengesave te tilla qe nuk lejojne ushtrimin e te drejtes me elementare, sic eshte e drejta per arsim, jane te patolerueshme. Mosushtrimi i ketyre te drejtave dhe lirive kushtetuese si rrjedhoje e fenomenit te gjakmarrjes per te cilin kemi dijeni te gjithe, eshte njelloj sikur shteti, shoqeria civile ne teresi me vetedije te plote pranojne te kufizohen dhe te dhunohen keto te drejta. Indiferenca qe shfaqet ndaj permasave te frikshme qe ka marre ky fenomen fajeson te gjithe shoqerine ne teresi dhe shtetin ne vecanti. Te gjithe ne e dime se Kushtetuta jeten e njeriut e mbron me ligj. Thelbi i dispozitave kushtetuese eshte nxjerrja ne pah e atyre drejtimeve themelore qe si orientim primar kane respektimin e vleres se jetes dhe te dinjitetit njerezor. Vlera me superiore per shtetin dhe shoqerine eshte njeriu dhe jeta e tij, e cila qendron ne themel te te gjitha te drejtave dhe mohimi i saj sjell edhe eleminimin e te drejtave te tjera njerezore. Jeta njerezore, duke u konsideruar e tille qe nga fillimi i saj behet nje vlere mbi te gjitha vlerat e tjera qe mbrohet nga Kushtetuta. Por problemi qe shtrohet per t'u zgjidhur eshte se sa eshte ne gjendje te beje nje shtet ose nje shoqeri e tere per jeten njerezore ne menyre qe te mbroje dhe te garantoje nje nivel te caktuar jetese? Dihet se per arsye te shumta shume nga ne mund te jene ndjere te pasigurte per jeten e tyre. Dhe kjo ka shpjegimet e veta. Por ekzistenca ne mentalitetin e nje pjese te realitetit shqiptar e aplikimit te rregullave te te drejtes zakonore dhe situata, ne te cilen gjenden personat e ngujuar per shkak te gjakmarrjes jane teper tronditese dhe qe perbejne nje fenomen qe ne asnje menyre nuk mund te konsderohet bashkeudhetar me nje shoqeri qe pretendon se ka arritur te kete nje legjislacion te perparuar, nje kushtetute teper te avancuar dhe qe denimin me vdekje e konsideron denim cnjerezor, duke mos e pranuar tashme si nje lloj denimi penal ne legjislacionin e saj.

Nese do te hedhim nje veshtrim ne vendet e tjera, te cilat jane te orientuara plotesisht drejt demokracise dhe do te bejme krahasimin me stadin ne te cilin ndodhet shteti dhe shoqeria shqiptare si mentalitet, do te konstatojme me keqardhje se kemi shume rruge te gjate per te bere, e cila sigurisht qe kerkon kohen e vet, por qe nuk mendoj se do te realizohet vetvetiu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.