Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu s`ka miq. Ka lumturine e vet ne vend te tyre.
--- Naploeon Bonapart

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 124 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Ceshtje Kombetare :: Maqedonasit zgjedhin bashkėjetesėn multietnike
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Dėshton referendumit kundėr ligjeve pėr riorganizimin e komunave. Shqiptarėt dhe njė pjesė e maqedonasve bojkotojnė

Dėshton referendumi antishqiptar

Votimi, i pavlefshėm. Nuk arrihet pėrqindja e nevojshme e pjesėmarrjes nė votime

Ylber Lili

Referendumi, apo siē konsiderohej ndryshe, sfida shqiptaro-maqedonase, dje u zhvillua nė njė atmosferė tė qetė dhe pa asnjė incident. Kjo nismė e Kongresit Maqedonas dhe e opozitės, dėshtoi. Pjesėmarrja e ulėt e votuesve nė referendum, nuk ka arritur tė kurorėzojė me sukses nismėn pėr tė anulluar paketėn e decentralizimit tė pushtetit lokal. Kėshtu dalja nė masėn diku 25-27 pėr qind nė votime, (sipas vetė partive maqedonase) ka bėrė qė ky referendum tė dėshtojė. Menjėherė pas mbylljes sė vendvotimeve pas orės 19, Boris Kondarko zėdhėnėsi i LSDM-sė, partisė mė tė madhe nė pushtet, deklaroi se nė bazė tė pėrpunimit tė pjesės mė tė madhe tė vendvotimeve, kjo parti ka konkluduar se nuk kanė votuar mė tepėr se 27 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote. Edhe partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e cila mbante peshėn mė tė madhe tė kėtij referendumi, paraprakisht ka bėrė tė ditur se rezultatet paraprake flasin qė referendumi nuk ka dalė i suksesshėm. Nga ana tjetėr organizatori i kėtij referendumi Kongresi Botėror Maqedonas kontestoi rregullshmėrinė e procesit tė referendumit. Ai akuzoi se nė njė pjesė tė madhe tė vendvotimeve nė mėnyra tė ndryshme ėshtė penguar procesi i votimit. Ndryshe nga votimet nė zgjedhjet lokale, parlamentare apo presidenciale, vetėm njė pakicė e vogėl e etnitetit maqedonas dolėn tė votojnė, pjesa tjetėr si dhe shqiptarėt kanė respektuar apelet e subjekteve tė tyre politike, tė cilėt kishin bėrė thirrje pėr bojkot. U votua nė 17 njėsi rajonale zgjedhore dhe nė rreth gjashtėdhjetė komuna nė pjesėn jugore tė vendit. Duke iu referuar komisioneve zgjedhore deri nė mesditė kishin votuar vetėm 6 pėr qind e mbi 550 mijė qytetarėve me tė drejtė vote nė pjesėn juglindore tė Maqedonisė. Referendumi i kritikuar ashpėr nga bashkėsia ndėrkombėtare, konsiderohej test pėr ruajtjen e Marrėveshjes sė Ohrit. Madje ai shihej edhe si njė sfidė e fortė pėr marrėdhėniet shqiptaro-maqedonase nė pėrgjithėsi. Nismėtar i kėtij referendumi ishte Kongresi Botėror Maqedonas, njė organizatė nacionaliste. Nė referendum kishin tė drejtė vote njė milion e 700 mijė zgjedhės. Tė paktėn gjysma e tyre duhej tė votonin qė referendumi tė shpallej i vlefshėm.

Tetovė: Shqiptarėt injoruan referendumin

Pėrqindja e qytetarėve tė Tetovės dhe rrethinės qė kanė dalė nė votime ka qenė jashtėzakonisht e ulėt. Nė vendvotimet me pėrbėrje etnike shqiptare nė kutitė e votimit nuk ėshtė hedhur asnjė votė, ndėrsa kjo ėshtė karakteristike pėr tė gjitha vendvotimet ku nuk ka qytetarė tė nacionalitetit maqedonas. Ndėrkaq kėrkesės pėr tė dalė nė referendum, pozitivisht i janė pėrgjigjur vetėm njė pėrqindje e vogėl e qytetarėve nga numri i pėrgjithshėm i votuesve nė Tetovė dhe rrethinė, - deklaroi dje pėr “Shekullin” kryetari i Komisionit zgjedhor Nazif Iliazi. Sipas kryetarit tė Komisionit Zgjedhor Rajonal nė Tetovė, nuk ka patur asnjė problem nė asnjė kėshill zgjedhor apo vendvotim. Edhe nė vendvotimet ku pėrbėrja etnike ėshtė e pėrzier, ka pasur injorim tė referendumit nga ana e shqiptarėve. “Ne e kemi tė qartė se gjithēka zhvillohet pėr tė kundėrshtuar tė drejtat tona, edhe pse ato janė minimale, prandaj dhe dje thuajse askush nga ne nuk ka dalė tė votojė” tha B.Bedriu nga Tetova. Ndėrsa njė qytetar maqedonas qė sapo kishte hedhur votėn nė Shkup, tha nė njė kronikė tė Euronjuz se kishte dalė tė votonte pasi e konsideronte kėtė referendum tė nevojshėm. “U kemi dhėnė shumė shqiptarėve, ėshtė koha t’u themi mjaft. E dimė qė kjo do ti acarojė gjėrat, por…”, - u shpreh ai. Nė ato qendra votimi ku pėrbėrja etnike ka qenė e pastėr maqedonase, ka pasur pėrqindje mė tė madhe tė votuesve. Nė shumė qendra numri i votuesve nuk ka shkuar me shumė se 30 nė 1000 votues. E vetmja vėrejtje pėr qytetin e Tetovės nė adresė tė Komisionit Zgjedhor Rajonal ėshtė dorėzuar nga ana e VMRO-DPMNE-sė. Kjo parti ėshtė ankuar se nė disa vendvotime nė Tetovė, Tearcė, Bėrvenicė dhe Vratnicė nė afėrsi janė vėrejtur aktivistė tė LSDM-sė. Nga ana e Komisionit Rajonal Zgjedhor tė Tetovės janė marrė masa pėr hetimin e kėtyre rasteve, por ėshtė konstatuar se kėto vėrejtje tė VMRO-DPMNE-sė nuk janė tė sakta, sepse situata nė terren ėshtė paraqitur krejtėsisht e qetė.

Deklarata

Ish-kryeministri maqedonas votoi pro referendumit

“Maqedonia ka dobi prej referendumit, pa marrė parasysh se si do tė pėrfundojė ai, e kjo dobi ėshtė pranimi i emrit kushtetues tė Maqedonisė nga ana e SHBA-ve, - vlerėsoi dje ish - kryeministri Lubēo Georgievski. “Mė vjen keq se nė mesin e sqarimeve tė kėtij vendimi nė shumė faqe interneti u paraqit informata se kjo ėshtė bėrė qė tė pengohet suksesi i referendumit. Duke theksuar se SHBA-tė janė vendi i tretė, anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, pas Kinės dhe Rusisė, qė e ka pranuar Maqedoninė me emrin kushtetues, ai kėtė vendim e quajti si “hap dhe ngjarje tė madhe”. Georgievski sė bashku me gruan e tij Snezhana Georgievskėn votuan nė orėn 13 e 30 minuta nė njė vendvotim nė lagjen Aerodrom. Nė deklaratėn e tij Georgievski vlerėsoi se referendumi do tė kishte pasur sukses, nė qoftė se nuk do tė kishte qenė manifestimi i organizuar tė shtunėn pėr tė festuar pranimin e emrit nga ana e SHBA-ve, tė cilin e vlerėsoi si “thyerje tė ashpėr tė heshtjes parazgjedhore”. Georgievski akuzoi Komisionin Shtetėror tė Zgjedhjeve se me informatat pėr jehonėn e qytetarėve deri nė orėn 10, ka dezinformuar opinionin.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.