Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Koha eshte ajo qe mbyll cdo plage.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: Atdhetarizmi s'blihet me para
Postuar nga: Skampa

Sport Fama sportive s'mund tė jetė e plotė dhe e qėndrueshme pa pėrfshirjen e kombit pėrpara emrit si sportist. Pra shqiptari...


Ia kushtoj kėtė medalje vendit tim, sakrificave tė pafundme tė hebrejve dhe viktimave tė incidentit nė Olimpiadėn e Mynihut". Kėshtu deklaronte fituesja e medaljes sė parė tė Izraelit nė olimpiadėn e fundit, Athina 2004. Ishte hera e parė qė ky vend fitonte njė medalje tė artė olimpike dhe sportistja e pėrshkroi kėshtu kėtė ngjarje historike... pėr vendin e saj. Mė thjesht dhe i ndjerė, njė mesazh patriotik, s'mund tė thuhej...

Shumėkush pa kėto ditė njė shfaqje tė denjė pėr temat sindikaliste, qė u takojnė fillimit tė viteve '90. Njė grup peshėngritėsish dhe peshėngritėsesh tė reja ankoheshin qė s'janė paguar pėr rezultatet dhe rekordet e arritura. Si nė njė shfaqje tė programuar, secili prej tyre riprodhonte pėrmendėsh tekstin, mundohej ta "recitonte" atė rrjedhshėm dhe tė mos harronte asnjėherė kėrcėnimin: "N.q.se nuk do tė paguhemi, ne do tė largohemi nga Shqipėria!". Njė kėrcėnim i madh dhe sigurisht i sugjeruar, po qe se do tė kemi parasysh moshėn e tyre tė re. Fjalėt godisnin, si ēdo gjė qė lidhet me patriotizmin, ndjenjat kombėtare, flamurin, nacionalizmin etj. Ato, gati-gati, mundoheshin tė krijonin njė atmosferė dramatike, e cila ēlirohej disi pėrpara elokuencės sė tyre modeste. P

or mesazhi ishte i qartė dhe i menduar: "Kėrcėnim nė emėr tė patriotizmit". Njė kėrcėnim qė nė thelb tė tij kishte pagesat e papaguara pėr rekordet dhe rezultatet e arritura... Sportistėt, trajnerėt e tyre, apo tė tjerė qė qėndrojnė pas kėtij problemi, mund tė kenė tė drejtė. Kjo ėshtė njė ēėshtje mes tyre dhe Federatės sė Peshėngritjes, e cila sot, megjithė rezultatet mjaft tė larta tė arritura nga sportistėt e saj, ėshtė gjithnjė e mė e kritikuar (ndoshta zgjedhjet e reja nė kėtė Federatė patjetėr qė e kanė peshėn e tyre nė kėtė rast). Peshėngritėsit dhe peshėngritėset, ata qė folėn nėpėr njė mori televizionesh, vėrtet mund tė mos jenė paguar, siē ndodh rėndom nė njė vend si Shqipėria. Ata vėrtet mund tė mos trajtohen si homologė tė tyre nė vende tė zhvilluara. E vėrtetė ėshtė, gjithashtu, qė ata mund tė kenė mungesa nė bazė materiale, palestra (vetėm nė Tiranė funksionojnė dy palestra tė tilla) etj.

Nė Shqipėri, tė merresh me peshėngritje dhe nė pėrgjithėsi me sport, nėnkupton njė sakrificė nė tėrė kuptimin e fjalės. Por njė problem, sado i madh dhe shqetėsues tė jetė, sė pari s'duhet paraqitur si njė kėrcėnim dhe sė dyti, s'ka pse tė vishet me ngjyra patriotike. "Do tė largohem nga Shqipėria!" Kjo shprehje, e shpėrdoruar nė ēdo rast, madje edhe kur bėhet fjalė pėr shpėrblime tė papaguara nga ana e Federatės sė Peshėngritjes apo Ministrisė sė Kulturės, nė vend qė t'i hapė rrugė zgjidhjes sė problemit, krijon njė irritim tė brendshėm. Atdhetar dhe patriot nuk tė bėn shpėrblimi. Pėr secilin zgjidhja ėshtė individuale. Siē ka qenė pėr Pirro Dhimėn, Luan Shabanin, Mirela Manjanin etj., tė cilėt zgjodhėn Greqinė dhe u bėnė kampionė tė mėdhenj. Kjo zgjedhje nuk ka pėrse tė gjykohet, sepse u takon sportistėve nė fjalė, tė cilėt me rezultatet e tyre u bėnė sportistė tė mėdhenj, por kurrsesi shqiptarė tė mėdhenj. E pėrsėris: Kurrė s'u bėnė shqiptarė tė mėdhenj!!

Duam tė flasim pėr patriotizėm. Pėrse s'marrim pėr shembull tė madhin Kadare, qė s'u lodh asnjėherė sė mbajturi me krenari emrin e vendit tė tij, pavarėsisht se ky s'ka qenė njė pozicion komod dhe i ka krijuar mjaft andralla. Apo njė grup tė madh sportistėsh dhe artistėsh, qė sot e pėrfaqėsojnė me mjaft dinjitet vehten e tyre dhe Shqipėrinė nė vendet ku ushtrojnė profesionin e tyre. "Pėrtej kėtyre brigjeve, gjithēka mund tė gjesh. Por Shqipėrinė kurrė, dėgjon, kurrė...!" Kėto fjalė tė Jonuz Brukės, interpretuar nė mėnyrė tė paharrueshme nga Naim Frashėri nė dramėn "Familja e Peshkatarit", m'u kujtuan befas, teksa dėgjoja sportistėt e peshėngritjes qė flisnin nė televizor dhe ngatėrroheshin me termat patriotikė me shpėrblimet pėr rekordet. Pėr vetė profesionin e gazetarit, duke qenė gjithmonė nė opozitė me zyrtarėt dhe vendimet e tyre, jam i prirur pėr tė qenė me sportistėt. Por, deri kur ata kėrkojnė shpėrblimin, apo kushte mė tė mira stėrvitjeje.

Kur ata pėrmendin atdheun dhe kėrcojnė nė emėr tė patriotizmit, jam i detyruar t'u kujtoj se kjo ėshtė forma mė e keqe dhe kompromentuese pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre. Kjo s'do tė thotė qė ata s'kanė tė drejtė. Por atdhetar dhe patriot s'bėhesh prej shpėrblimit. E kemi theksuar edhe herė tė tjera, paratė dhe patriotizmi s'mund tė qėndrojnė bashkė. Nuk e di se si do tė jenė ndier pedagogėt e Universitetit tė Tiranės, punonjėset e palodhura dhe tė specializuara tė Bibliotikes Kombėtare, shkencėtarėt dhe njė mori njerėzish me vlerė, kur kanė dėgjuar deklaratėn e peshėngritėsve. Tė gjithė marrin paga tė ulėta, dhe trajtohen ndoshta edhe mė keq se sportistėt, por askush s'kėrcėnon nė emėr tė patriotizmit. Ta duash kėtė vend, s'mjafton vetėm ta deklarosh njė gjė tė tillė. Duhet shumė mė tepėr dashuri, madje edhe durim, pėr tė marrė atė qė meriton dhe pėr ta dhėnė atė qė tė bėn tė famshėm nė atdheun tėnd. Famė e cila s'mund tė jetė asnjėherė e plotė dhe e qėndrueshme pa pėrfshirjen e nacionalitetit pėrpara emrit si sportist. Pra shqiptari...

T. Kokona
Gazeta Shqiptare 03-10-2004




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.