Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti i tė recituarit konsiston nė ndalimin e kollitjeve nė sallė.
--- Ralph Richardson aktor anglez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 161 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Sport :: Zgjodha Shqipėrinė, se jam krenare pėr tė
Postuar nga: Skampa

Sport Shqiptarja Ilda Theka ka zgjedhur ngjyrat kuqezi pėr tė garuar nė sportin e kanotazhit. Sportistja 20 vjeēare synon tė cilėsohet pėr nė Olimpiadėn e 2008.


Pėrfaqėsimin e saj me ngjyrat shqiptare e ka bėrė tė ditur edhe nė njė intervistė dhėnė pėr tė pėrditshmen lokale "La Provincia di Lecco", nė tė cilėn ajo do tė deklaronte pėrpara kampionatit botėror tė kanotazhit zhvilluar kėtė verė nė Spanjė: "Po do tė garoj pėr Shqipėrinė, edhe pse nė vendin tim nuk ka fonde tė mjaftueshme pėr zhvillimin e kėtij sporti". Tė njėjtėn gjė, sportistja e talentuar e ka pohuar edhe pėr gazetėn "Panorama" nė njė intervistė telefonike: "Kam zgjedhur Shqipėrinė, sepse ndihem krenare pėr vendin tim", thotė Ilda. Studentja 20-vjeēare, e cila ndjek studimet e larta pėr bioteknologji nė Milano, ka tėrhequr vėmendjen e specialistėve tė kanotazhit si dhe tė medias sportive nė Itali, pėr tė ardhmen e saj nė kėtė sport. E megjithatė, Ilda kėrkon tė mbetet me kėmbė nė tokė, teksa deklaron se i nevojitet shumė punė pėr tė arritur majat mė tė larta nė sportin e kanotazhit dhe pse jo, valėvitjen e flamurit shqiptar nė podin e fituesve. "Unė kam vetėm tre vjet qė stėrvitem rregullisht nė kėtė sport. Kuptohet qė synimet janė tė mėdha, por natyrshėm qė nevojitet shumė eksperiencė, e cila fitohet me punė dhe stėrvitje tė vazhdueshme", vijon Ilda, e cila sė bashku me familjen e saj gjendet prej gjashtė vjetėsh larg Shqipėrisė. Kjo e fundit i mungon shumė, por ajo nuk e ka harruar, madje kjo ėshtė arsyeja qė ka zgjedhur, qė tė pėrfaqėsojė ngjyrat e kombit tė saj. Njė shembull pėr tu vlerėsuar. Pavarėsisht se, ndoshta federata e kanotazhit shqiptar mund tė mos ekzistojė fare, apo ndoshta vetėm nė letra zyrtare, kjo vajzė e talentuar nuk ka preferuar qė bluza e saj tė jetė me ngjyrat e flamujve tė huaj. Njė zgjedhje qė duhet vlerėsuar e qė pėr mė tepėr meriton edhe mbėshtetjen e krerėve tė lartė tė institucioneve sportive nė vend.

Ilda, pėrgėzime nė pjesėmarrjen tuaj nė sportin e kanotazhit, aq mė tepėr qė keni zgjedhur tė garoni pėr Shqipėrinė nė garat ndėrkombėtare. Cilat kanė qenė arsyet qė ju shtynė tė pėrfaqėsoni ngjyrat shqiptare nė sportin e kanotazhit?
Kjo ka qenė njė dėshirė e imja, por edhe e trajnerėve tė mi, tė cilėt mė shtynė qė tė konkurroja nė aktivitetet ndėrkombėtare me ngjyrat e kombit tim. Mbi tė gjitha, ka qenė njė dėshirė e imja pėr tė pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė aktivitetet ndėrkombėtare. Pavarėsisht, se ky sport ėshtė pak i njohur nė vendin tonė, pėr tė mos thėnė qė nuk ėshtė i zhvilluar fare, rezultatet e para qė kam arritur, na krijuan besimin si mua, ashtu edhe trajnerėve tė mi pėr tė konkurruar nė aktivitetet ndėrkombėtare. Duke qenė se jam shqiptare dhe ndihem krenare pėr vendin tim, zgjodha tė pėrfaqėsoja Shqipėrinė, gjė qė mė jep shumė kurajo pėr tė arritur nivelet mė tė larta nė kėtė sport. Kjo ėshtė njė zgjedhje, pėr tė cilėn nuk kam pėr tu penduar, madje qė mė shtyn pėr tė arritur rezultate edhe mė tė larta nė sportin e kanotazhit.

Cilat kanė qenė disa nga aktivitetet ndėrkombėtare, qė ju keni marrė pjesė duke pėrfaqėsuar Shqipėrinė dhe rezultatet qė keni arritur nė to?
Unė e kam pėrfaqėsuar kombėtaren shqiptare nė disa kampionate botėrore, si pėr shembull ai i zhvilluar nė Spanjė, gjatė verės sė kėtij viti. Nė fakt, rezultatet e mia do ti quaja mė shumė inkurajuese, kjo edhe nga fakti qė pėr tė arritur majat nė sportin e kanotazhit duhet shumė punė edhe mjaft eksperiencė. Personalisht pėrpiqem shumė dhe zhvilloj njė stėrvitje tė pėrkushtuar, nė mėnyrė qė tė arrij objektivat qė i kam caktuar vetes. E rėndėsishme ėshtė qė rezultatet e para, mė kanė inkurajuar dhe kam marrė vlerėsimet dhe mbėshtetjen e trajnerėve tė mi. Natyrisht, shpresoj qė kėto rezultate nė tė ardhmen tė pasohen nga arritje edhe mė tė larta, dhe pse jo, nė fitimin e medaljeve dhe ngritjen e ngjyrave shqiptare nė podin e sportit tė kanotazhit. Por pėr kėtė, unė jam shumė e ndėrgjegjshme se nevojitet mjaft eksperiencė, e cila do tė fitohet nga puna dhe stėrvitja nė tė ardhmen.

A do ta shohim Ildėn qė tė pėrfaqėsojė ngjyrat kuqezi nė olimpiadėn e ardhshme?
Nė fakt, ėshtė shumė shpejt pėr tė menduar pėr kėtė, sepse nga olimpiada e 2008-ės na ndajnė jo pak, por katėr vjet. Mendoj se ēdo sportist do tė dėshironte tė pėrfaqėsonte ngjyrat e vendit tė tij, nė njė aktivitet prestigjioz siē ėshtė olimpiada. Por pėr tė arritur kėtė, duhet shumė punė dhe natyrshėm edhe kohė. Nuk e fsheh dėshirėn qė njė ditė tė konkurroj nė sportin e kanotazhit pėr flamurin e Shqipėrisė, sepse kjo ėshtė krenaria mė e madhe qė provon ēdo njeri, aq mė tepėr qė jeton larg vendit tė tij. Patjetėr qė ky ėshtė njė nga objektivat e mi kryesorė, por qė tė jemi realistė duhet shumė punė dhe mjaft eksperiencė.

Pėr ju shtypi lokal ka folur me superlativa, jo vetėm pėr premisat e shkėlqyeshme qė shfaqni nė sportin e kanotazhit, por dhe nė rezultat e shkėlqyera nė mėsime. A mendoni se kėto konsiderata do tė ndikojnė nė ndryshimin e imazhit qė italianėt kanė krijuar pėr emigrantėt shqiptarė?
Unė mendoj se shqiptarėt mbartin shumė vlera, tė cilat mund tė hedhin poshtė tė gjitha pėrshtypjet dhe paragjykimet e krijuara. Fakti qė kam pranuar tė garoj pėr pėrfaqėsuesen shqiptare, e kam bėrė vetėm pėr arsye se, jam krenare pėr vendlindjen time dhe kombin tim.


SKEDA PERSONALE

Emri: Ilda
Mbiemri: Theka
Datėlindja: 17.06.1984
Vendlindja: Tiranė
Arsimi: i lartė, viti i parė dega Bioteknolgji, Milano
Prej gjashtė vjetėsh gjendet familjarisht nė Itali, nė Mandello Dell Lario, provincė e Lekos. Prej tre vjetėsh ushtron sportin e kanotazhit, fillimet amatoriale, tani ėshtė pjesėtare e klubit sportiv Motto Guzzi, me tė cilėn ishin edhe fillimet e saj nė sportin e kanotazhit. Ky ėshtė njė nga klubet me emėr nė Itali, i cili ka fituar medalje tė arta nė aktivitetet ndėrkombėtare dhe kombėtare.

Prej njė viti ka marrė pjesė nė garėn e parė ndėrkombėtare zhvilluar nė Milano, ku ajo pėr herė tė parė pėrfaqėson ngjyrat shqiptare. Ėshtė sportistja e vetme shqiptare nė sportin e kanotazhit.

Arritjet

Medalje e artė nė kampionatin botėror tė klubeve zhvilluar nė Tajvan, nė organikė tė Universitetit tė Milanos. Ka marrė pjesė me skuadrėn universitare tė Italisė me qendėr nė Milano, ku ka konkurruar nė kampionatin botėror pėr klube, zhvilluar nė Tajvan.


Ēfarė shkruan shtypi italian pėr shqiptaren Ilda

Ka kaluar me sukses provimet e maturės. Por pėr tė nuk do tė ketė pushime tė merituara. Nė fakt, i duhet tė pėrballet me kampionatin botėror tė kanotazhit. Dhe kjo do tė thotė zgjim qė nga mėngjesi dhe mė pas, orė e orė stėrvitjeje. Protagonistja ėshtė Ilda Theka, vajza e talentuar nė sport edhe nė mėsime, e cila nė fund tė muajit do tė garojė nė kampionatin botėror qė do tė zhvillohet nė Spanjė. Do tė garojė pėr ngjyrat e Shqipėrisė, kombit tė saj, edhe pse Ilda sė bashku me familjen e saj jeton prej gjashtė vjetėsh nė Mandello. Zgjim nė mėngjes, stėrvitje kanotazhi, dush, leksione nė shkollė, mė pas sėrish stėrvitje dhe pastaj pėrgatitja pėr nė shkollė. Rezultati? Do tė marrė pjesė nė botėrorin e kanotazhit, pasi mė parė ėshtė diplomuar shkėlqyeshėm nė shkollėn e mesme. Fenomeni i vogėl nuk ka origjinė italiane: quhet Ilda Theka, ėshtė shqiptare dhe jeton nė Itali pak a shumė prej gjashtė vjetėsh. Pyetjes pėr pėrgatitjet nė kampionatin botėror tė kanotazhit, ajo i pėrgjigjet: "Jam duke u stėrvitur dy herė nė ditė pėr kėtė aktivitet. Do tė garoj pėr Shqipėrinė, jam sportistja e vetme, edhe pse vendi im nuk e ka nė traditė kėtė sport dhe i mungojnė fondet pėr zhvillimin e tij", deklaron Ilda pėr tė pėrditshmen italiane.


Sh. Sulēe
Panorama 03-10-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.