Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Largesia eshte per dashurine sikunderse eshte era per zjarrin,shuan qiririn por ndez me teper zjarrin.
--- Stendhal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Koekzistenca mes njeriut modern dhe Neandertalit
Postuar nga: luangashi

Histori Luan Gashi - Arkeolog / Antropolog

Koekzistenca mes njeriut modern dhe Neandertalit

Situata nė Ballkan dhe Evropėn juglindore



Ballkani, Evropa e Mesme dhe Juglindore janė regjione me njė situatė shumė komplekse arkeologjike dhe paleantropologjike. Shumė shkenctarė kanė zbuluar fosile tė Neandertalit dhe pas hulumtimeve qė i kanė bėrė janė pėrpjekur tė argumentojnė njė kontuinitet morfologjik tė karaktereve tė tij me ato tė njeriut modern- Homo Sapiens sapiens, por deri mė sot nuk kanė pasur sukses.
Shumica e hulumtimeve gjenetike flasin pėr dy specie tė ndryshme.
Ekzistenca e neandertalit, rreth 200.000 vite me rradhė, i cili jetoi nė kushtet mė tė vėshtira klimatike kohore, flet se ka qenė nje specie mjaft e zhvilluar nė tė gjitha aspektet, prandaj ate nuk guxojmė ta konsiderojmė si specie primitive.
Zbulimet e fundit tregojnė se njeriu modern qysh rreth para 120.000 - 90.000 vjetėsh ka emigruar nga Afrika dhe nė Evropė arrinė diku rreth 40.000 vjet mė parė. Me ardhjen e tyre sollėn edhe karakteret moderne pėr sa i pėrket metodave nė punimin e veglave tė punės, mėnyrės sė jetės, tė shprehjes sė ndiesive shpirtėrore si p.sh. religjioni, kultura, arti etj.
Nė periudhėn mes 200.000 dhe 29.000 vjetėsh, Neandertali ishte e vetmja specie arkaike nė Evropė dhe vetė fakti kohor nė ketė rast flet pėr njė bashkekzistencė tė tij me njeriun modern pėr rreth 10.000 vjet, gjė qė nuk ėshtė rasti i bashkekzistencės sė tillė nė tė gjitha regjionet tjera tė Evropės nė tė njejtėn kohė


Nga tė dhėnat statistikore dhe sekuenc-datat, nė katėr gjene tė Y – Kromozomit tė njeriut modern, vėrehet se para 28.000 vjetėsh prania e tij nė Evropė kishte marrė pėrmasa te mėdha.
Pėr kėtė dėshmon edhe gėrshetimi i kulturės sė Neandertalit (Mousterien) dhe tė njeriut modern (Aurignacien).
Nė Evropė kjo kulturė shfaqet diku para rreth 42.000 deri 40.000 vite mė parė.
Studiuesit, kohėve tė fundit, supozojnė se kjo kulturė ėshtė paraqitur pikėrishtė nė Evropėn Juglindore.
Regjionet nė tė cilat hasim fosile tė neandertalit dhe njeriut modern tė tė njejtės kohe janė shumė afėr trojeve shqiptare, pikėrisht Kosovės, dhe ėshtė vetėm ēėshtje kohe se kur do tė zbulohen.
Nė realitet, klima, konfiguracioni, flora dhe fauna nė trojet shqiptare, janė padyshim kushte qė kanė mundėsuar jetėn e tė dy specieve tė sipėrpėrmendura.
Tė pėrmendim kėtu si argument numrin e madh tė shpellave tė zbuluara e tė pa hulumtuara, ose tė shpellave tė njohura nga banorėt vendės, zyrtarishtė inkognito.
Regjionet mė tė njohura me fenomenin e bashkekzistencės,tė pasura me fosile tė neandertalit dhe me fosile tė vjetra tė njeriut modern ne Ballkan, i gjejmė nė Slloveni, Kroaci, Rumani, Bullgari dhe njė pjesė nė Greqi.
Artefakte, si vegla pune nga guri i strallit tė periudhės sė neandertalit, janė gjetur nė Slloveni nė shpellėn Loza qė janė tė njė vjetėrsie prej 250.000 vjet.
Zbulimi senzacional, pėr tė cilin njė kohė tė gjatė ėshtė menduar se ėshtė fjala pėr njė instrument muzikor tė neandertalit, i gjetur nė njė shtresė stratigrafike 67.000 deri 43.000 vjet e vjetėr,pra edhe me mundėsinė qė i njejti tė jet prodhuar nga njeriu modern, ėshtė hedhur poshtė, sepse hulumtimet mė tė reja vertetojnė se ėshtė fjala vetėm pėr njė gjeofakt apo artefakt natyre.


Shpella e Krapinės nė Kroaci pa dyshim ėshtė lokacioni mė i njohur me njė spektėr tė gjėrė fosilesh me gjithsej 884 fragmente tė eshtrave me karaktere tipike morfologjike tė neandertalit, si dhe me mė se 1000 artefakte guri dhe 280 dhėmbė me karaktere identike moderne. Nė fund tė shekullit 19, zbuluesi Gorjanoviē-Kramberger, mendon se kėto fragmente iu pėrkasin paraardhėsve direkt tė njeriut modern.


Gjithashtu shumica e shkencėtarėve besojnė se nė Krapinė kemi indiciet e para pėr kanibalizėm. Pėr kėtė fenomen flasin gjurmėt sistematike nė eshtrat e tyre.


Po nė kėtė regjion, nė shpellėn Vindija afėr Varazhdinit, nė vitin 1974 pas njė gjurmimi sistematik dhe tė ndarė nė 3 koncentracione stratigrafike kohore, janė zbuluar fosilet mė tė vonshme tė neandertalit nė Evropė me njė vjetėrsi 28.000-29.000 vjet. Po nė tė njejtėn shpellė janė gjetur fosile tė njeriut modern tė vjetra rreth 26.000-29.000 vjet.

Ky zbulim ėshtė fakti mė konkret qė flet pėr bashkekzistencėn e dy specieve, gjė qė shihet edhe nga format e veglave tė punės tė cilat kanė elemente tė tė dy kulturave, d.m.th Mousterian dhe Aurignacien.
Skeletet e zbuluara tė neandertalit nė pėrgjithėsi kishin njė gjatėsi trupore rreth 135 deri 138 cm, kurse mosha e tyre pėrafėrsisht sillej rreth 11 deri 13 vjeqare.
Vindija ka njė vlerė tė madhe shkencore antropologjike pėr morfologjinė e skeleteve, por edhe pėr tė gjitha aspektet tjera.
Prezenca e njeriut modern nė regjionin e Rumanisė ka qenė deri nė vitin 2002 e pa zbuluar.
Nė “Shpellėn e Eshtrave” “Pestera cu Oase” dalin disa fragmente tė skeletit, qė me metodat mė moderne pėrcaktohen tė njė vjetėrsie prej 34.000-36.000 vjetėsh, pėrkatėsisht mund tė konsiderohen mė tė vjetrat nė Evropė.

Erik Trinkaus, antropolog i njohur dhe studiues i materialit, gjatė hulumtimeve tė bėra, ka vėrejtur ndryshime morfologjike tė fragmenteve organike, posaēėrisht nė nofullėn- *Mandibulėn* nė tė cilėn ka vėrejtur njė vrimė nervore qė ėshtė shumė e rrallė tek njeriu modern, kurse nė gjysmėn e nofullave tė neandertalit ėshtė e zakonshme. Trinkaus beson nė njė pėrzierje gjenetike mes Neandertalit dhe njeriut modern nė kėtė regjion. Shumė antropolog tjerė janė skeptik nė hipotezėn e tij, por shumica e tyre,megjithate mbrojnė teorinė e koekzistencės.
Deri nė vitet e 30-ta nė trojet e Bullgarisė, paleoliti i mesėm ka qenė plotėsisht i pa zbuluar. Nė vitin 1938 nga shpellat Bacho Kiro dhe Temnata Dupka nxirren 8 skelete tė fragmentuara. Materiali arkeologjik dhe antropologjik i asaj kohe u hulumtua sistematikisht nė vitet e 70-ta nga arkeologėt e njohur Ginter dhe Kozlowski, material ky i cili dha definicione dhe hipoteza tė reja pėr rrugėn e migrimit shumė mė tė hershėm tė njeriut modern nga Afrika, se sa qė mendohej nė atė kohė.
Hulumtimet treguan se shumica e individėve kishin karaktere morfologjike moderne, kurse pjesa tjetėr pa dyshim karaktere neandertaloide.
Vjetėrsia e fosileve, nė bazė tė Radiokarbonit, pėcaktohet mes 34.000 dhe 38.500 vjetėsh.
Bacho Kiro dhe Temnata Dupka janė padyshim dy lokacione qė botėn arkeologjike shkencore e nxisin pėr hulumtime mė intenzive, pėrsa i pėrket teorisė sė expandimit tė njeriut modern nga Afrika dhe lindjes sė kulturės Aurignacien, gjegjėsisht paleolitit tė mesėm nė Ballkan.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.