Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kenaqesia eshte per trupin. E mira per shpirtin. Puna eshte qe ato koencidojne ralle.
--- Tolstoi

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Lajme :: Berisha, "mision possible"
Postuar nga: Albo

Lajme Nje analize e Ilir Yzeirit, drejtor i Qendres se Studimeve "Shqiperia Europiane" mbi figuren e Prof. Dr. Sali Berishes ne keto 10 vjet pluralizem publikuar ne gazeten KJ.

Ka disa muaj qe shtypi shqiptar po shfaq nje qendrim tjeter ndaj Berishes. Edhe analizat, edhe komentet e kritikeve me te rrepte te tij, tani jane me pak te tilla, ne mos po, ne disa raste, jane te veshura me nje qendrim pozitiv ndaj figures qe ata, vite me radhe, e kishin bere objekt te identifikimit te gjithckaje te mbrapshte ne politiken shqiptare te ketyre dhjete vjeteve. Cfare ka ndodhur? Eshte e veshtire te thuhet, por nje gje vleresohet nga pjesa me e madhe e opinionit; Berisha, sidomos kohet e fundit, ka kryer nje varg levizjesh qe, jo vetem e kane ridimensionuar figuren e tij, por e kane bere ate me te besueshme, dhe opoziten shqiptare me terheqese ne syte e opinionit. Po cfare ka ngjare me Berishen, si ka ndryshuar sjellja politike e njeriut qe, si askush tjeter ne politiken shqiptare, ka qene ne qender te sulmeve e kritikave me te ashpra, te fyerjeve e te denigrimeve qe, rralle politikan ne historine e Shqiperise, mund t'i kete provuar. Eshte e veshtire te behet nje analize e plote dhe e paanshme, sepse figura te tilla, komplekse, qe zene skenen e historise per nje kohe te gjate, jane te veshtira per t'u analizuar, aq me shume po te mbajme ne veshtrim qortimin e historiografeve serioze, qe thone se ai (historiani) duhet te zhvishet nga cdo paragjykim e ideologji e kohes se vet, nga cdo bindje personale, shoqerore e politike dhe duhet t'ia shembelleje veten kryekeput kohes qe ka marre per te analizuar.

Berisha hyri ne politiken shqiptare ne kohen e permbysjes se madhe, ne ate periudhe qe, nga pikepamja psikologjike, mund te karakterizohet si koha kur njerezit perjetonin afshin me te madh te entuziazmit. Renia e komunizmit, diktatures qe kishte zgjatur rreth 50 vjet, i kishte bere shqiptaret qe te zoteroheshin teresisht nga ndjenja e harreses, shperthimi i ndjenjave triumfaliste. Ne keto rrethana, Berisha, i pranuar pothuajse nga te gjithe mbeshtetesit e tij, identifikohet me liderin e levizjes se Dhjetorit dhe, ne vitin 1992, arrin majen me te larte te shtetit shqiptar, behet president i vendit. Po kush ishte njeriu qe arriti nje sukses te tille, gati marramendes, qe pati nje karriere gati si te parathene ngandonje kombinim fati? Ish-kardiologu i njohur i kryeqyetit, mjeku qe ecte me hapa te gjate dhe qe fliste me ze te larte edhe ne tryeza intime, njeriu korrekt, familjari shembullor dhe intelektuali me vullnet te jashtezakonshem, kishte kohe qe ishte vene ne vemendje te opinionit. Berisha, mesa duket, shenon kthesen e pare ne politiken shqiptare te pasluftes. Qe nga koha e mbretit Zog, ai eshte politikani i dyte qe vjen nga treva e Veriut te Shqiperise, madje, nga skaji me i larget i saj. Skena e politikes shqiptare, per 50 vjet, ishte e zoteruar teresisht nga politikane me prejardhje nga Jugu, te cilet modelin e jugorit, here te bute e here inatcor e cinik, e kishin shfaqur edhe ne sjelljet e diktatures. Ndersa, gjuha politike zoterohej teresisht nga theksi dhe intonacioni i te folmes se Jugut. Per here te pare pas 50 vjetesh, kreu me i larte i shtetit ishte nje verior, i cili, ne fillimet e karrieres se tij, i shfaqte me tepri nuancat, theksin dhe ngjyren e te folmes se Veriut, shenja keto qe, per shkak te ndjeshmerise gjuhesore, me aferi me te madhe me te folmen politike te Jugut, shume shpejt do te krijonin nje argument me shume ne klimen anti-Berishe qe do te krijohej kohe me pas, nga ata qe ishin te lidhur me ndjeshmerine per te folmen e jugpolitikes. Berisha hyri ne politike, madje politika shqiptare per disa vite me radhe u njejtesua me te, duke mbartur mbi vete kompleksin e patriotit nga Veriu qe ishte rritur me shume ne atmosferen e frymes se Rilindjes dhe qe e perjetonte me shume fatin historik te Shqiperise, jo si triumf te Luftes Nacionalclirimtare, por si nje padrejtesi qe kishte lene jashte kufijve gjysmen e kombit dhe te trojeve shqiptare. I zbritur ne Tirane aty nga fundi i viteve '60, Berisha sillte me vete entuziazmin, vullnetin dhe kodin moral te malesorit. Tirana e diktatures ishte nje shartim i metropolit provincial me njerezit e nomenklatures. Diferenca e saj me pjeset e tjera te vendit ishte gati e frikshme. Te zije nje vend ne Tirane, ne ate kohe, duhet ose te ishe pjese e nomenklatures ose te ishe super i talentuar. Natyrisht, eshte fjala per ate pjese te popullsise qe diktatura e kishte lene te lire te jetonte e te ndiqte shkollat. Te perjashtuarit nga ky konkurim ekzistenicial ishin te perndjekurit. Fale talentit te tij, ai arrin te imponohet ne te gjitha ambientet ku bejne pjese dhe rezultatet spektakolare qe arrin ne universitet, zelli i jashtezakonshem deri anektodik per te studiuar, e vendosin ate, pa ndihmen e tarafeve apo miqve, ne mes te Tiranes. Mirepo kardiologu nga Tropoja hyri ne zyren e presidentit edhe me kompleksin e homogjenitetit nacionalkomunist qe, ashtu si ai, e kishin perjetuar dhe kishin permase te padukshme, te gjithe inteletualet liberale qe u rriten dhe u formuan ne kohen e diktatures.

Eshte spekuluar disa here me faktin se Berisha ka qene anetar i Partise se Punes. Shfaqja e tij ne krye te levizjes per te permbysur Partine ne te cilen ai bente pjese, i eshte permendur Berishes gjithmone. Ne vendet e Lindjes ish-komuniste, nje dukuri e tille nuk ka qene aq e perfolur sa te ne. Personalisht, jam ne nje mendje me ata qe thone se disidentet e pare (madje fjala disident, nga lat. dicidere- qe bie, qe shkeputet), ishin dishepujt qe u shkeputen nga dogma e Kishes. Keshtu, per mua, jane te justifikuar ish-komunistet si Trebeshina me pare dhe Berisha me vone, per te permendur vetem dy shembuj, qe iu kundervune dogmes qe ata dikur e kishin besuar. Ne krye te shtetit shqiptar ai ivuri ne sherbim te gjitha, duke punuar me perkushtim dhe me vullnet. Mirepo, vullneti i madh, deshira per t'i perpire te gjitha, kembengulja e njeriut me karakter te forte per t'u marre me gjithcka, krijonte vazhdimisht hapesira qe ne praktike te perftoheshin jo rralle here rezultate te kunderta, gabime, te cilat, ne fillim, per shkak te natyres se ndryshimit, nuk binin ne sy. Dalengadale, gabimet filluan, jo vetem te binin ne sy, por ato po shfaqeshin si qendrime. Karakteri i forte qe ishte vlere ne fillim, u nis te shfaqej si qendrim i ngurte, dogmatik. Pasoja? Bashkepunetoret me dinjitetin per t'i thene gjerat hapur, nisen te largoheshin prej tij. Ata qe shihnin te shteti vetem te mirat qe te jep pushteti, zune t'i ngjiten nga te gjitha anet. Berisha, qe sic thote nje analist, mund t'i beje te gjitha, por vetem njerezit nuk di t'i zgjedhe, nisi te rrethohet gjithnje e me shume nga personalitete qe ishin zgjatime te paperfillshme te stilit te tij. Zoteruar teresisht nga kompleksi i kapercimit te varferise, ai u be kampion i nxitjes dhe i pasurimit me te gjitha menyrat i qytetareve te tij.

Ne kohen e pushtetit te tij lulezuan piramidat. Po ashtu, ne kohen kur pushteti i tij ndjehej kudo, ndodhi edhe migrimi i brendshem historik. Qindra e mijera familje, ne pjesen me te madhe nga Veriu, erdhen e u vendosen ne periferi te qyteteve te medha, Tiranes e Durresit.

Edhe kjo u perdor ne ate kohe dhe me vone si nje argument per ta identifikuar Berishen me maloket. Deri ne permbysjen e komunizmit, Tirana ndjehej si zoterim dhe si prone e familjeve qe kishin ardhur kryesisht nga Jugu pas Luftes. Per 50 vjet, Tirana u be kryesisht vendi ku jetonin nomenklatura dhe administrata e shtetit komunist. Merita e pare dhe e pazevendesueshme e Berishes eshte se me te filloi jeten e vertete ai qe sot mund te quhet metropol, Tirana moderne, e cila nuk mund te kuptohet pa shkrirjen e natyrshme te banoreve te ardhur nga Veriu dje dhe nga Jugu sot. Kane kaluar vetem dhjete vjet dhe tani askujt nuk i bie ne sy diferencimi i menyres se jeteses se banoreve te kryeqytetit. Mirepo, koston e kesaj levizjeje, Berisha e pagoi shtrenjte me vone.

I nxitur per te vendosur rregullin dhe parimet, ai e kishte te veshtire qe te kthente vendime apo te modifikonte qendrime. Ne pamje te pare ai duket se nuk kishte kundershtare, sepse nomenklatura e vjeter, me te gjithe infrastrukturen e saj, dukej se ishin tretur. PS-ja gjate pushtetit te Berishes, te jepte pershtypjen se po tkurrej deri ne keqardhje. Berisha kishte gjithe terrenin te lire. Por e kishte zoteruar te gjithin vete dhe ne oborr kishin mbetur hijet qe imitonin stilin e tij, por jo vullnetin. Njeriu qe dukej se kishte pushtet absolut nuk po e kuptonte se hija e tij e shtrire ne te gjitha poret e shtetit shqiptar, e kishte eleminuar konkurencen, i kishte eleminuar kundershtaret dhe, ashtu si ne fillim, kur ai, nga nje mjek u be njeriu numer nje i shtetit, pra, ashtu si atehere kur u duk se fati kishte bere nje kombinim te rralle, edhe ne vitin '97, fati kete here, ne te kundert, i kishte ruajtur nje fatalitet qe rralle politikan e ka provuar ne jeten e tij. Tani ishte zgjuar gjithe urrejtja, mllefi e zemerimi i atyre qe dukeshin se ishin shperbere. Ndaj tij, perdoren te gjitha llojet e sulmeve. Qellohet me arme edhe ne drejtim te Presidences. Nje vit me vone vritet edhe Azem Hajdari. Te gjithe ministrat e tij, deri edhe bashkepunetori me i afert largohen. Ai ka mbetur pothuajse vetem. Mirenjohja dhene me tepri per gjoja bashkepunetore besnike, iu shperblye me shperfillje. Askush nga ata qe kishin qene shtetare ne kohen kur ai ishte President, me ndonje perjashtim te rralle, nuk i qendruan afer. Ashtu si ne fillim te viteve '90, Azem Hajdari reshtohet ne krah te Berishes.

Njeriu qe ishte shpartalluar nga administrata e shtetit qe drejtohej nga Berisha, ne kohen kur shteti bashke me subjektet qe e perfaqesonin ate, u largua dhe u shkermoq, kete hapesire e mbushi Azem Hajdari, por vetem per nje vit, sepse ate e vrasin duke i prere Berishes nje krah te fuqishem qe po e ndihmonte ne ringritjen e veshtire. Pas vitit '97 ndertohet nje sistem i tere mediash te shkruara dhe elektronike, te cilat, krahas atyre tradicionale, rrisin tirazhet dhe promovojne analiste vetem me nje lajtmotiv: anti-Berishe. Nis nje gare dhe nje ethe e pafund per te anatemuar ish-presidentin, aq sa opozita dukej se nuk do te rimekembej kurre. Berisha kthehet ne zyren e Kryetarit te PD-se dhe ashtu sic bente me pare ne Presidence, nis ditenetet e gjata i mbyllur ne zyre. Stili i tij i punes nuk ndryshon. Kater vjet rresht pa bere asnje dite pushim. Vetem ne zyre. Karakteri i forte e ndihmon qe te jete perseri luftarak dhe ai arrin qe te ruaje thelbin e opozites, por rrjedhjet jane te paevitueshme. Metodat? Ne krye stili luftarak qe behet me i mprehte, sidomos pas vrasjes se Azem Hajdarit. Nderkaq, kundershtaret e tij qeverisin pa e bere qejfin qeder. Ata duket se kane marre edhe bekimin e miqve te Shqiperise dhe, ashtu ne delir, nderrojne kryeministrat, qeverisin me dore te forte, arrijne ta cojne edhe ne komisariat Berishen ne mes te nates. Dora e forte dhe vjedhja pa kufi i kane bere socialistet qe ata te ndjehen me te forte se asnjehere tjeter. Dy pale zgjedhje dhe te dyja palet me rezultat te vendosura qysh me pare. Nderkaq Berisha vepron me shume per te ruajtur nderin e tij dhe per te treguar nje shenje te dallueshme te karakterit: pathyeshmerine, forcen. Ai nis dhe nje tur spektakolar neper Shqiperi dhe denoncon ose i pergatit tekstin qe do te lexonte dy vjet me pas, armiku i tij i betuar, Fatos Nano. Pas zgjedhjeve te tetorit per pushtetin lokal, Berisha duket u bind perfundimisht se zgjedhjet nuk ishin mekanizmi qe do te nderronte pushtetin ne Shqiperi. Shpartallimi i ketyre zgjedhjeve i la indiferente edhe te huajt dhe ata duket se kishin vendosur se kete fat me mire ta pranonin keshtu dhe jo ta ndryshonin. Nderkaq Berisha merr pjese ne ceremonine e nderrimit te presidenteve ne SHBA. Ishte vizita e pare atje si ish-president. Kthehet dhe me sa duket atje kishte lene perfundimisht temperamentin e tij dhe kishte sjelle me vete nje stil te ri, nje ndjeshmeri tjeter. I bindur se ne Shqiperi pushteti veshtire te nderrohej me vote, ai ben kthesen e madhe, terhiqet nga te gjitha pozicionet e luftes dhe nderton kampingun e paqes. "Fillimi i Ri" ishte vetem nje togfjalesh qe e ndihmoi te promovonte sjelljen e re. Mesa duket hakmarrja per kundershtaret e tij ishte fashitur. Vetedija se ai kishte pergjegjesi per ta sjelle te djathten atje ku ajo ishte shembur, i dha nje permase tjeter karkaterit dhe emocioneve te tij. Terheqjet nga pozicionet e meparshme ishin te perziera edhe me nje ndjenje te heshtur pendese. Socialistet u zune ne befasi. Analistet qe kishin bere emer me Berishen e pare, nisen perseri nje tjeter fushate denigrimi. Ata, jo vetem qe nuk e perfillen kete kthese, por e stigmatizuan dhe ne dyshim e siper, uk hiqnin asnje presje nga deklarimet qe kishin bere me pare. Vijne zgjedhjet e 24 qershorit, Berisha i duron te gjitha, madje edhe pese raunde. Ai terhiqet nga fusha e betejes dhe nis lojen ne tavoline. Pas zgjedhjeve ai shnderron zyren e tij ne nje shtepi botuese. Pergatit vete raporte te hollesishme, me foto e kaseta dhe nis turin neper Europe. Rivendos lidhjet me miqte e tij, te cilet njihen me nje Berishe tjeter. Perfundimi: vullneti iu shperblye. Ai i bindi miqte e Shqiperise se zgjedhjet ne Shqiperi ishin manipuluar. Nderkaq fusha e betejes kishte mbetur bosh dhe socialistet e dale nga nje pale zgjedhje triumfaliste, te mesuar me armiq e kundershtare, shperthejne luften dhe ideologjia tretet. Ne skene dalin pazaret, abuzimet. Berisha, i terhequr ne zyren e tij, shijon frutet e nje levizjeje te shperblyer. Tani hapja dhe komunikimi me pjesen me te zgjuar te shoqerise civile eshte bere rutine. I cliruar nga pesha e politikes tradicionale, ai ben levizje qe i corodit kundershtaret. Refuzon ftesen e Nanos per president dhe hedh idene e nje presidenti jopolitik. Duartrokitje nga lozha e miqve. Shkon ne Bruksel dhe me t'u kthyer qe andej, futet ne Parlament. Duartrokitje nga lozha e miqve. Kundershtaret e tij duket se jane tretur si dikur. Analistet qe rriten shtatin me emrin e tij kane zene ta veshtrojne ndryshe demonin qe i rriti dhe i beri te njohur. Mesa duket, ai eshte prane realizimit te endrres se te gjithe atyre qe i besuan ne keto vite, prane detyrimit qe ta sjelle te djathten antikomuniste aty ku ishte, kete radhe duke sakrifikuar edhe egon e vet, edhe temperamentin e veshtire te intelektualit qe eshte me prejardhje nga Veriu i fisem, por i detyruar te perballoje kulisat, hakmarrjen, terbimin dhe urrejtjen e shtreses qe pushtoi Tiranen ne vitin 1944 dhe e zoteroi Shqiperine me keq se nje feud. Prandaj, kete radhe, duket se misioni i Berishes eshte i mundur. Megjithate, loja vazhdon...



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.