Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bylbyli njihet nė kėngė, njeriu nė punė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 130 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Feja :: Kur krijohej Kisha Ortodokse shqiptare
Postuar nga: Skampa

Feja Ortodoksėt shqiptarė, tė udhėhequr nga kanoni kryesor "Kishė e lirė nė shtet tė lirė", kėrkojnė qė tė gjitha ritualet fetare tė bėhen nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn amtare.

Dėshira e ortodoksėve shqiptarė pėr tė pasur njė Kishė tė pavarur ėshtė e hershme. Atė e morėn me vete ata qė mėrguan jashtė atdheut, nė Amerikė, Rumani, Bullgari, Egjipt, ku gjetėn truall tė pėrshtatshėm shenjat e gjallėrimit. Me shpalljen e pavarėsisė 1912 dhe me formimin dhe konsolidimin e shtetit tė pavarur shqiptar mė 1920 (Kongresi i Lushnjės), kjo dėshirė erdhi duke u gjallėruar, forcuar dhe mori trajta mė konkrete. Ortodoksėt shqiptarė, tė udhėhequr nga kanoni kryesor "Kishė e lirė nė shtet tė lirė", kėrkojnė qė tė gjitha ritualet fetare tė bėhen nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn amtare. Organizimin shpirtėror nė bazė tė kanoneve tė shenjta, zyrtarizimin dhe miratimin e tij ėshtė e nevojshme ta bėjė nė radhė tė parė shteti. Kėtė nismė e mori Kostė Paftali, prefekti i Durrėsit. Ai njoftoi telegrafisht prefekturat nė vitin 1922 pėr domosdoshmėrinė e organizimit tė njė tubimi pėr kėtė qėllim tė rėndėsishėm. Ēdo prefekturė do tė zgjidhte nga dy delegatė, midis tyre kishte edhe klerikė shumė tė njohur, si Arkimandrit Visarion Xhuvani, Arkimandrit Agathangjel Ēamēja, Ikonom Vasil Marku, Papa Harallambi, Papa Josifi, etj.

Qeveria shqiptare u tregua mjaft e interesuar pėr ēėshtjen shpirtėrore dhe fetare tė popullit tė saj. Ajo i dėrgoi njė qarkore prefekturave dhe nėnprefekturave pėr tė mbėshtetur zgjedhjen e njerėzve atdhetarė, tė cilėt do tė pėrkrahnin idenė e njė kishe autoqefale shqiptare. Kundėrshtarėt e autoqefalisė sė kishės ortodokse shqiptare pėrhapėn gėnjeshtra sikur organizatore e mbledhjes sė Kongresit tė Parė Kishtar tė Beratit ishte qeveria. Ahmet Zogu, atėherė ministėr i Brendshėm, i hodhi poshtė kėto shpifje. Kongresi kishtar ortodoks e shpalli autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare duke u mbėshtetur nė kanonet apostolike dhe tė sinodeve tė lidhura shpirtėrisht, dogmatikisht dhe apostolikisht me Kishėn e madhe tė Krishtit, me Patriarkanėn e Stambollit. Ky Kongres plotėsoi aspiratat e ortodoksėve shqiptarė sepse vendosi pėrfundimisht tė drejtėn e ligjshme tė shqiptarėve ortodoksė pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishė. Me vendimin Nr. 807 tė datės 18-09-1922 Kėshilli i Ministrave bėri njohjen zyrtare shtetėrore tė vendimeve tė Kongresit tė Beratit dhe i miratoi ato plotėsisht sepse ishin mbėshtetur nė parimin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922).

STAMBOLLI NUK NJEH KISHĖN SHQIPTARE

Kėshilli i Naltė i zgjedhur nė Kongres njoftoi tė gjitha patriarkanat dhe kėrkoi miratimin e Patriarkanės Ekumenike tė Stambollit, e cila nuk e miratoi autoqefalinė e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Dy delegacione njėri pas tjetrit shkuan nė Stamboll dhe u takuan me Patriarkun. Nė delegacionin e dytė morėn pjesė deputetė, klerikė tė shquar, personalitete tė njohura tė vendit, si At Vasil Marko, Dhosi Havjari, Vasil Avrami, deputeti Thoma Orolloga, At Harallamb Torka, Dhimitėr Kacimbra, Simon Shuteriqi e Kristo Kirka. Me gjithė kėrkesėn e argumentuar bindshėm, Patriarku nuk u tėrhoq nga qėndrimi i tij i mėparshėm, duke vepruar me diplomaci pėr njohjen e pavarėsisė sė Kishės dhe jo pėr njohjen e autoqefalisė. Pėr njohjen e pavarėsisė, pra theksojmė jo tė autoqefalisė, Patriarku i Stambollit vuri kėto kushte: (1) Peshkopėt qė do tė zgjidhen prej popullit shqiptar duhet tė jenė miratuar mė parė prej tij; (2) Patriarkana ka tė drejtėn e vetos nė miratimin e Kryepeshkopit; (3) Gjuha e vjetėr e dėshirueshme e kishės, greqishtja, tė zėrė vendin e parė nė Kishė.

Kėto kėrkesa tė Patriarkanės sė Stambollit hidhnin poshtė vendimet kryesore tė Kongresit Kishtar tė Beratit dhe opinioni atdhetar nuk u pajtua me kėto kėrkesa. Ndėrkohė diskutimet u bėnė tė ashpra dhe kontradiktat ndėrmjet atyre qė ishin pėr autoqefalinė dhe atyre qė i quanin tė mjaftueshme propozimet e Patriarkut tė Stambollit erdhėn duke u thelluar. Zbatimi i vendimeve tė Kongresit tė Beratit u bė ngadalė sepse edhe dioqezat kryesore ishin pa titullarėt e vet. Gjithashtu edhe gjendja financiare e kishave ishte shumė e dobėt. Pėr tė krijuar njė gjendje mė tė favorshme Visarion Xhuvani mė 1923, qė atėherė ishte deputet dhe anėtar i Kėshillit tė Naltė, kėrkoi nga Parlamenti ndihmė financiare prej 50000 franga ari. Ai iu drejtua Parlamentit me kėto fjalė: " Kėshtu edhe nji herė ky Parlament t’i marri parasysh gjithė nevojat dhe gjendjen delikate tė Kishės Autoqefale Kombėtare dhe tė mos kursejė nje dhuratė tė vogėl qė ka me prumun njisimin dhe shqiptarizimin e ortodoksėve, punė qė ka aq vlerė pėr interesimin ma tė naltė tė shtetit nė kohėn e ardhme, sa nuk mund ta shpjegoj me kohėn e pakėt qė kemi".( Bisedime tė Kėshillit Kombėtar, faqe 221, viti 1923­­­)

Mbas disa diskutimesh Ahmet Zogu tha: "Asht e ditun se kėto ndihma do tė jepen jashtė buxhetit dhe nji shumė prej 50000 frangash ari nuk asht gja e madhe. Qeveria pra, me gėzim e pranon dėshirėn e komisionit tė financave, qė kjo shumė t'i dhurohet Kėshillit tė Naltė tė Kishės Kombėtare". Nė kėtė rast Ahmet Zogu shprehu pėr herė tė dytė vullnetin e mirė pėr tė ndihmuar Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai mbajti po kėtė qėndrim nė pėrkrahje tė Kishės Ortodokse Autoqefale shqiptare edhe nė raste tė tjera qė do t'i shohim mė poshtė. Ndihma e miratuar nė Parlament i dha udhė zgjidhjes sė problemeve tė ngutshme tė kishės sonė, por mungesa e Sinodit tė Shenjtė me dhespotė kanonikė, tė cilėt do tė drejtonin veprimtarinė kishtare pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Beratit, ishte pengesė e madhe. Mitropolitėt kanė qenė: Jerotheu nė Korēė, Kristofori nė Berat dhe Noli nė Durrės. Me veprimet e tyre kėta titullarė u treguan tė mefshtė dhe nuk plotėsuan kėrkesėn e Kongresit tė Beratit pėr tė dorėzuar dy kandidaturat e mundshme, qė atėherė ishin V. Xhuvani dhe A. Ēamēja. Kaluan tre vjet nga Kongresi Kishtar i Beratit dhe zgjidhja po dukej disi e largėt. Ndėrkohė dioqeza e Durrėsit mbeti pa Mitropolit.

Pėr tė plotėsuar kėtė post tė rėndėsishėm kishtar dhe pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit tė Beratit, Kėshilli i Naltė i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare ngarkoi Visarion Xhuvanin qė tė drejtonte Mitropolinė e Durrėsit sipas dekretit Nr. 686 tė datės 28.3.1925. Nga klerikėt dhe bashkėpunėtorėt e vet Visarioni kėrkoi qė tė ruajnė dhe tė zbatojnė nė mėnyrė tė plotė kanonet e shenjta pėr nder tė kishės dhe pėr tė mirė tė popullit. Plotėsimi i kėsaj detyre kėrkonte qė Mitropoliti i Durrėsit tė kishte gradė episkopale. Visarioni nuk mund tė priste deri sa tė zbutej zemėrimi i Patriarkanės sė Stambollit dhe nuk u pajtua me plogėshtinė, durimin dhe pėrunjėsinė e ndonjė dhespoti tjetėr. Ai ishte i bindur se Patriarkana dėshironte qė kisha shqiptare tė mbetej e varur pėrgjithmonė prej saj. Ishte koha pėr tė vetėvepruar me guxim dhe me sakrifica. Atėherė pa mbėshtetjen e Kėshillit tė Naltė, Visarion Xhuvani shkoi nė Mal tė Zi dhe mė 3 maj tė vitit 1925 u dorėzua nė gradėn episkopale. Akti i dorėzimit tė Visarionit pati jehonė tė dyfishtė. Disa mendonin se punėt do tė shpejtoheshin pėr formimin e Sinodit, tė tjerė e quajtėn shkelje disiplinore. Midis tyre kishte dhe anėtarė tė Kėshillit tė Naltė tė cilėt nuk e njihnin si Mitropolit dhe e ndalonin qė tė celebronte Meshė Episkopale. Madje ata arritėn tė kėrkojnė qė tė merreshin masa disiplinore ndaj tij. Pėrplasjen e Episkopit tė ri me Kėshillin e Naltė e zgjidhi ministri i Punėve tė Brendshme, A. Dibra, i cili, nė pėrgjigje tė letrės sė dėrguar nga Prefektura e Elbasanit mė datėn 24.2.1927, ka shkruar: " Meqenėse Sinodi i Shenjtė ėshtė nė formim e sipėr, tė ruhet statuskuoja dhe problemi tė zgjidhet prej Sinodit".( AQSh f. 152, dosja 20, viti 1927).

XHUVANI NUK MPOSHTET

Nė vitin 1926 Patriarkana e Stambollit ndėrmori njė veprim tjetėr diplomatik pėr tė mposhtur qėndresėn e atdhetarėve shqiptarė dhe pėr tė bindur Qeverinė dhe Mbretin e shqiptarėve. Ajo dėrgoi nė Shqipėri Eksarkun Krisanthos, Mitropolit i Trapezundės dhe laikun P. Kotoko. Misionarėt grekė ngulėn kėmbė pėrsėri pėr ruajtjen e privilegjeve tė Patriarkanės sė Stambollit. Ortodoksėt shqiptarė atėherė u ndanė nė dy grupe: nė pėrkrahės tė idesė sė autoqefalisė dhe nė pėrkrahės tė kėrkesave tė Patriarkanės. Ndėrkaq ortodoksėt e Vlorės me Tol Arapin nė krye i dėrguan kėtė telegram At Vasil Markos mė 10 qershor tė vitit 1926: "Krisanthi vjen nė Korēė, kini kurajo patriotike dhe mos bini viktimė e dhelpėrive fanariote. Kemi lindur shqiptarė, rrojmė dhe do tė vdesim shqiptarė. Statuti i Beratit pėr tė cilin jemi betuar nga ana jonė nuk cenohet". Visarioni doli nė ballė tė pėrpjekjeve qė kundėrshtonin ndalimin e gjuhės shqipe nė liturgjinė fetare. Vėnien e gjuhės greke nuk e quajti tė logjikshme edhe pėr arėsye filologjike, sepse pjesa mė e madhe e librave liturgjikė ishin pėrkthyer e pėrshtatur nė gjuhėn shqipe nga njerėz me kompetencė profesionale.

Kundėrshtitė midis intelektualėve pėr kėtė ēėshtje tė rėndėsishme tė Kishės Ortodokse Shqiptare i zgjidhi Mbreti Zogu i Parė, i cili me vendosmėri ka deklaruar: " Aq mė ban ē'mendon Patriarkana. Nė Shqipni jam zot vetė dhe komandoj unė".(70 vjet tė Kishės Ortodokse Autoqefale, Tiranė 1993, faqe 71). Mė 13 nėntor tė vitit 1929 Kryeministri i Shtetit Shqiptar, Koēo Kota, iu drejtua me dy shkresa Mitropolitėve Jerotheu dhe Kisi qė ishin qė tė dy nė Korēė, dhe shfaqi dėshirėn qė dy kandidatėt pėr peshkopė (Ēamēe dhe Ambrosi) tė dorėzoheshin sa mė parė dhe me kėtė mėnyrė tė plotėsoheshin kushtet pėr formimin e Sinodit tė Shenjtė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Katėr muaj kaluan pa u bėrė asgjė. Qeveria kėrkoi zgjidhje tė brendshme tė sinodit, ndėrsa ata qė nuk e pėrkrahėn kėtė ide kėrkuan zgjidhje tjetėr. Kėrkesat e tyre jo vetėm qė nuk qenė kanonike, por qenė dhe tė pamundshme pėr interesat kombėtare tė ortodoksėve shqiptarė dhe pėr parimet shtetėrore. Pėr formimin e Sinodit u interesua nė mėnyrė tė veēantė Kėshilli i Naltė i Kishės Ortodokse Autoqefale, i cili u mbėshtet nė vendimet e Kongresit tė Beratit, nė kanonet e shenjta dhe te qeveria shqiptare e kohės.

Nė shkurt tė vitit 1929 Kryetari i Kėshillit tė Naltė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė njoftoi Visarion Xhuvanin. Detyra e re qė iu ngarkua Visarionit u miratua menjėherė nga Qeveria Shqiptare. Ēdo pritje e mėtejshme do ta dėmtonte rėndė autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare, prandaj nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Ministrave, tė kryesuar nga Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog I, nė tė cilėn morėn pjesė Koēo Kota, Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, ndėrsa nga Kėshilli i Naltė Kishtar At Vasil Marko dhe Imzot Visarioni. Ky i fundit u ngarkua qė tė zgjidhte dy episkopė kanonikė tė huaj, tė cilėt do tė dorėzonin kandidatėt shqiptarė. Nga 11 shkurti deri mė 17 shkurt tė vitit 1929 u bėnė hirotonisjet e episkopėve dhe mė 18 shkurt do tė formohej Sinodi. Kėto qenė ditė festive pėr ortodoksėt dhe pėr myslimanėt shqiptarė. Meshat qė u mbajtėn atėherė ishin ngjarje tė shėnuara nė historinė e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mbretin nė to e pėrfaqėsoi Kolonel Zef Seregji, mori pjesė kryeministri Koēo Kota, ministri i Drejtėsisė Hiqmet Delvina, Xhafer Vila, Yzedin Beshiri, Abdurrahman Kroi, Dr. Basho, Tefik Mborja etj. Diskutimet e gjata shtatėvjeēare pėr zgjedhjen e Sinodit tė Shenjtė morėn fund. Gazeta e Re atėherė shkroi: "Mė nė fund ideja kombėtare ngadhėnoi si gjithnji sepse ajo buron nga shpirti i kombit dhe asht besue nė duer tė forta patriotike".

KONGRESI I KORĒĖS

Mbas formimit tė Sinodit u shtua shumė zemėrimi i Patriarkanės sė Stambollit dhe i Patriarkanės greke. Tė dyja bashkė dhe veē e veē ato e rritėn trysninė dhe i shtuan sulmet ndaj Sinodit dhe veēanėrisht ndaj Kryeepiskopit Visarion, ndaj mbretit Zog dhe Qeverisė shqiptare. Pėr tė pėrballuar kėto shpifje, tė cilat mund tė arrinin nė formė ankese deri nė Lidhjen e Kombeve, Kėshilli i Ministrave me vendim Nr. 218 tė datės 21.3.1929 vendosi tė formojė njė komision, tė pėrbėrė prej ministrit Fuqiplotė Mehdi Frashėri dhe Dhimitėr Pogės, drejtor politik pranė kėsaj Ministrie pėr tė ndjekur veprimet e mundshme dhe pėr tė mbrojtur interesat e shqiptarėve, pėr t’u bėrė ballė situatave nė rast se Qeveria greke do ta shtronte ēėshtjen e Autoqefalisė sė Kishės Ortodokse nė Lidhjen e Kombeve. (AQSh. fondi 251, dosja 850, viti 1929) Pa u tutur ndaj presioneve tė brendshme dhe shpifjeve tė jashtme, Sinodi, me Visarionin nė krye, punoi nė mėnyrė intensive pėr tė pėrgatitur Kongresin e dytė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nė Korēė. Edhe pėr kėtė veprimtari kujdesi i Qeverisė dhe i Naltmadhnisė sė Tij, Mbretit Zogu I, ishte nė lartėsinė e duhur, duke pėrballuar edhe njė pjesė tė shpenzimeve financiare. Kongresi do tė miratonte Statutin definitiv dhe rregulloren e brendshme tė administrimit tė kishės. Mė 19 qershor tė vitit 1929 tė 46 delegatėt pėrfaqėsues tė klerit dhe tė popullit tė Shqipėrisė u mblodhėn nė Korēė pėr punimet e Kongresit tė Dytė Panortodoks. Kongresi historik i Korēės miratoi njėzėri dokumentet bazė tė Kishės dhe mjaft vendime tė tjera, duke e vendosur Kishėn Shqiptare krahas kishave tė tjera ortodokse ballkanike, evropiane e botėrore.

NJOHJA E AUTOQEFALISĖ SHQIPTARE

Nė vitin 1935 Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog, kėrkoi njohjen e autoqefalisė nga Patriarkana, duke dėrguar Koēo Kotėn e Josif Kedhin nė krye tė njė delegacioni pranė Patriarkut pėr t'i dhėnė Tomusin Kishės Ortodokse Shqiptare. Kėrkesave tė Patriarkanės iu shtua edhe njė kusht tjetėr: largimi i Visarionit nga detyra e Kryeepiskopit. Visarioni, qė dha kaq shumė pėr kishėn tonė, vendosi tė vetėflijohej dhe nė Sinodin VII pranoi tė jepte dorėheqjen. Mbas 27 majit tė vitit 1936, dita kur dha dorėheqjen Visarioni, e deri mė 12 prill tė vitit 1937, pati veprimtari tė dendur diplomatike pėr tė bindur Patriarkun e Stambollit qė tė miratonte Tomusin. Ai nuk lėvizi nga kėrkesat e veta, vetėm se i zbuti ato dhe ia pėrshtati diplomacisė sė kohės, miratoi Tomusin dhe nė krye tė Kishės Shqiptare erdhi Imzot Kristofor Kisi. Edhe mė vonė Naltmadhnia e Tij, Ahmet Zogu, tregoi vėmendje tė veēantė pėr mbarėvajtjen e Kishės Ortodokse Shqiptare. Dhėnia e Tomusit nga Patriarkana e Stambollit pėr Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare u bė mė 12 prill tė vitit 1937. Kjo erdhi pas punės kėmbėngulėse qė bėnė klerikėt shqiptarė me Kongresin e Beratit, tė Korēės dhe pasi formuan Sinodin e tyre.

GREKĖRIT BLLOKUAN UDHĖTIMIN E KRYEPESHKOPIT SHQIPTAR

Mbreti Zog porositi avion nė Itali pėr imzot Xhuvanin. Pėr realizimin e misionit fetaro-kombėtar Visarion Xhuvanin e mbėshteti Naltmadhnia e Tij, Zogu I. Kur Visarioni u burgos nga regjimi komunist (nga viti 1948 deri mė 1962) njė nga bashkėvuajtėsit e tij, Beqir Ajazi, pėr ndihmėn e pakursyer qė dha Naltmadhnia e Tij, Zogu I, nė librin "Nga zhgaba me kurorė deri te drapri me ēekan" shkruan: "Kishte vdekur Patriku i Bukureshtit dhe i gjithė Rumanisė. Siē e duan kanonet varrimi i tij do tė zhvillohej me ceremoni madhėshtore ku do tė ishin jo vetėm klerikėt e lartė tė vendit, por edhe pėrfaqėsuesit zyrtarė nga kishat e vendeve tė tjera, ndėr tė cilat bėnte pjesė edhe Shqipėria, qė dilte pėr herė tė parė si autoqefale. Meqė vdekja e Patrikut kishte qenė e befasishme dhe kur pėrfaqėsuesi i kishės shqiptare, Visarioni, duhej tė ishte patjetėr, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur njė takėm ceremonial pėr meshė, tė thurur e tė qėndisur krejt prej ari. Vetėm kamillafi i rėndė (mitra) dhe skeptri kishin kushtuar mė se 400 napolona ar.

Linja ajrore pėr nė Bukuresht atėherė kalonte Tiranė-Athinė-Sofje-Bukuresht. Kėshtu qė veē vizės sė tranzitit tė Bullgarisė duhej edhe ajo e qeverisė greke. Kjo e fundit kishte refuzuar dhėnien e vizės pėr Visarionin, sepse Imzot ishte "persona non grata" atje dhe i dėnuar pėr shkak tė veprimtarisė qė kishte kryer me rastin e autoqefalisė. Dukej sheshit se autoritetet greke po bėnin ēmos pėr ta penguar kishėn tonė qė tė paraqitej nė njė ceremoni botėrore, siē qe ajo e varrimit tė Patrikut tė Rumanisė. Pėr t'ua hedhur nė ajėr planin e sabotimit tė tyre, Naltmadhnia e Tij, Zogu I, kishte porositur aeroplan tė posaēėm, duke e kaluar Visarionin nė Itali dhe s’andejmi nė Rumani. Sipas rregullave tė protokollit i kish takuar Visarionit qė tė ishte i pari nė krye tė kėsaj ceremonie. Pjesėt e tjera, pamjen, veshjen dhe aftėsitė kishtare i kishte vetė Visarioni, i cili kishte korrur atje njė simpati tė madhe pėr kishėn tonė, pėr veten e vet dhe pėr Shqipėrinė. Nė lidhje me kėtė veprimtari Gjergj Bubani mė ka thėnė se gjatė ceremonisė mijėra gra shqiptare tė Bukureshtit ndėrprenin herė pas here kortezhin pėr t’i dalė pėrpara Visarionit, duke brohoritur me devocion: "Jetė tė gjatė o dhespoti ynė".

Nos Xhuvani, Pavli Haxhillazi
Gazeta Shqiptare 15-10-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.