Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Armiku, kur mori pendėn nė dorė, si deshi shkroi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Muzika :: Ndahet nga jeta kėngėtarja Anita Bitri
Postuar nga: Albo

Muzika Kaldaja mbyt nė gjumė Anita Bitrin

Bashkė me tė vdesin, e ėma dhe vajza 7-vjeē, Sibora


Nga New York Marcus Solis


Tashmė mbetet vetėm njė hidhėrim qė tė kėput shpirtin prej kėsaj tragjedie familjare. Tri jetė u morėn nga njė vrasės i heshtur, pa erė, pa shije. Tė martėn rreth orės 8.30 tė mėngjesit zjarrfikėsit zbuluan nėnėn, vajzėn dhe mbesėn tė helmuara nga monoksidi i karbonit. Kur njėsitė e emergjencės hynė nė shtėpinė qė ndodhet nė bulevardin Ocean Avenue, ata konstatuan se niveli i gazit CO (monoksidit tė karbonit) nė ajėr ishte mė i lartė se njėmijė pėr milion, ndėrkohė qė niveli normal konsiderohet nga 0 deri 9 pėr milion. "Me shifra tė tilla, mjaftojnė disa frymėmarrje qė njeriu tė humbė ndjenjat", thotė shefi i zjarrfikėsve, Thomas Haring.

Ngjarja

Njė nga viktimat ishte 38-vjeēarja Anita Bitri, njė kėngėtare e njohur nė vendin e saj, Shqipėri, e cila kėrkoi tė fitonte famė nė SHBA. Bashkė me tė, humbėn jetėn edhe nėna e saj 60-vjeēare dhe vajza Sibora, shtatė vjeē. Familja ishte transferuar nė Staten Island rreth dy vjet mė parė pėr t'u vendosur nė kėtė rrugė tė qetė tė seksionit South Beach. Vetėm pak javė mė parė kėngėtarja shqiptare kishte humbur edhe bashkėshortin, i cili kishte vdekur pas njė kanceri. Pėr fqinjėt anėtarėt e familjes ishin njerėz aktivė dhe tė dashur. "I takoja pėrditė. Pinim kafe bashkė. Akoma nuk arrij ta besoj atė qė ka ndodhur", thotė mes lotėve fqinja Leonora Ruēi.

Helmimi nga kaldaja

Shkaku i tragjedisė ka qėnė kaldaja e ndodhur nė bodrumin e shtėpisė ngjyrė rozė tė kėngėtares shqiptare. Sipas njė zėdhėnėsi tė Ministrisė sė Ndėrtimit, Llyse Fink, kohėt e fundit ishin kryer disa punime rikonstruksioni nė shtėpi dhe si rrjedhojė ishin vendosur disa qese plastike nė vrimėn e ventilimit tė kaldajės. Bllokimi i kaldajės ka bėrė qė gazi CO (monoksid karboni) i lėshuar nga lėnda djegėse qė pėrdoret brenda saj tė depėrtojė gjatė natės nė shtėpi duke i kapur nė befasi nė gjumė banoret e saj. "Bllokimi i kaldajės ishte njė aksident, qė solli ėshtė kėtė tragjedi", deklaroi zėdhėnėsi Fink. Sipas autoriteteve, monoksidi i karbonit krijohet gjithnjė nė rastet kur digjet benzinė, naftė, dru ose gaz propan. Shifrat zyrtare flasin pėr rreth 300 vetė qė vdesin ēdo vit nė kėtė mėnyrė nė SHBA. Familja vdiq mė pak se dy javė para hyrjes nė fuqi tė njė vendimi bashkiak, qė u kėrkon tė gjitha shtėpive tė vendosin dedektorė tė monoksidit tė karbonit nė njė rreze pesė metra larg nga ambjentet e fjetjes. Kjo pajisje funksionon njėsoj si dedektorėt e tymit, duke lėshuar alarm zanor sapo konstatohet prania e gazit. Pėr fat tė keq, familja e kėngėtares shqiptare nuk kishte siguruar njė aparat tė tillė, i cili mund tė kishte evituar nė kohė tragjedinė.


Zihni Sulaj: Si ndodh vdekja nga gazi

Njė vdekje e shpejtė dhe e pashmangshme nėse pėrqėndrimi i gazit tė helmėt, monoksid karboni ėshtė shumė i madh nė ajėr. Helmimi vdekjeprurės ndodh edhe kur monoksidi i karbonit ēlirohet mė pak, veēse nė kėtė rast proceset e pakthyeshme qė ndodhin nė organizėm dhe konkretisht nė venat e gjakut janė mė tė ngadalta. Njeriu vdes nė gjumė, pa ndjerė asgjė. Kryetoksikologu Zihni Sulaj sqaron se nė raste tė tilla tė helmimit me gaze, monoksidi i karbonit zhvendos oksigjenin nė gjak dhe bashkėvepron me hemoglobinėn, duke formuar njė substancė tė qėndrueshme, karboksihemoglobina. Qelizat "vuajnė" pasi nuk transportojnė mė oksigjen. Ky proces bėhet gjithnjė e mė i pamundur deri nė humbjen e jetės.


Pak javė mė parė Anitės i vdiq bashkėshorti

Fati i keq nuk i ėshtė ndarė familjes sė Anita Bitrit. Vetėm pak javė mė parė, sėmundja e kancerit i kishte marrė asaj bashkėshortin. Gjatė vizitės sė saj nė korrik, Anita kishte programuar njė turne tė madh nė tė gjithė vendin. Pėr kėtė ishin gjendur edhe sponsorėt, kryesisht nė vendlindjen e saj Vlorė. Por gjithēka ėshtė shkatėrruar pėr shkak tė lajmeve tė kėqija qė vinin nga pjesa tjetėr e familjes nė SHBA. Bitri u detyrua tė lėrė pas dore planin pėr koncertin dhe tė kthehej nė New York, pėr t'i qėndruar pranė nė grahmat e fundit bashkėshortit tė saj tė sėmurė.


Flasin kolegėt shqiptarė: Pengu i fundit dhe koncerti mė 28 nėntor

Pėllumb Kulla: S'kemi vendosur pėr varrimin

Ende nuk jepen detaje pėr pėrcjelljen qė do t'i bėhet kėngėtares. Artistėt shqiptarė nė New York shprehen se lajmi ka qenė befasisht tronditės dhe ėshtė pėrhapur nė mėnyrė kaq tė rrufeshme saqė s'u ka lėnė atyre kohė tė mendojnė pėr shėrbesėn e fundit. "Nuk kemi menduar pėr organizimin e funeralit. S'ka shumė qė ndodhi, por ēdo gjė ėshtė pėrhapur me kaq shpejtėsi. S'mund t'u them detaje pėr ceremoninė", tha nė linjė telefonike publicisti i njohur Pėllumb Kulla, ndėrsa rrėfeu momentet kur ishte njoftuar pėr tragjedinė dhe eksperiencėn me kėngėtaren, njohjen, koncertet. "Mė telefonuan nga gazeta Iliria duke kėrkuar dhe ata informacion pėr tragjedinė. S'e kisha marrė vesh. Ishte herėt akoma, pa u pėrhapur lajmi. Kjo gjė mė ka tronditur jashtėzakonisht shumė pėr arsye se sapo kishim biseduar me Anitėn dy ditė mė parė dhe sot po matesha pėrsėri pėr ta marrė nė telefon". Regjizori Kulla ka qenė organizator i mjaft koncerteve tė kėngėtares. "Disa kėngė tė saj kishin mjaft sukses. Publikut sidomos i ka mbetur nė mendje Anita e Festės sė Vitit tė Ri, katėr vjet mė parė me kėngėn arbėreshe me violinė. Tani sė fundi kishim njė koncert ku ishte e ftuar dhe ajo, qė nuk erdhi pėr shkak tė tragjedisė qė i ndodhi, vdekja e tė shoqit. U bė tėrė kjo kohė zie nė kėtė familje. E ēuditshme!". "Ne me Anitėn prisnim koncertin e Bostonit mė 28 nėntor", tha Edmond Kushi, njė tjetėr muzikant-koleg i kėngėtares. "Kjo qė ndodhi ishte shumė tragjike. Unė u lajmėrova nga njė kolegu im nė telefon, sot paradite", tregoi ai. Kushi tha mė tej se familjarisht kishin hyrje-dalje me kėngėtaren Bitri, meqė jetonin dhe nė njė qytet. "Kohėt e fundit Anita po pėrgatiste njė disk, po qė nuk arriti dot…". "Ajo ishte njė fenomen i shkėlqyer i muzikės pop nė Shqipėri", thotė producenti i regjistrimeve tė saj, James Avatar, qė shton se kėngėtarja shqiptare e dashuronte ėndrrėn amerikane, i pėlqente Aretha Franklin dhe yje tė tjerė tė muzikės. Njė tjetėr muzikant qė ka bashkėpunuar me Bitrin, Maksim Vathi, sapo kishte dėgjuar lajmin pėr vdekjet, kishte rendur me tė shpejtė nė shtėpinė e tyre. "Jam ende i shokuar", tha ai pas pak. "Nuk mund ta besoj. Mė vjen me tė vėrtetė keq".

---------------------------------------------------------





Nga Agim Doēi
Postuar nė faqen e forumit pėr Anita Bitrin.

U trondita pa masė. Unė e kam dashur Anitėn si bijėn time. Me tė kam fituar shumė ēmime dhe ka qenė ajo qė sėbashku me tė paharruarin Alqi Boshnjaku thurnim tekste dhe fitonim ēmime nė Festivale. Tani ajo ndrroj jetė. Tani ajo shkoj nė pėrjetsi...Atje e pret miku ynė dhe Princi i Teksteve tė Kėngės Alqi Boshnjaku. Qenka e rėndė, tejet e rėndė...Kujtime tė paharruar kam pėr atė artiste qė ishte talent dhe tejet e zhdėrvjelltė nė interpretimin e kėngės ritmike. Nuk dua tė pėrmend sesa kėngė i kam shkruar, dua tė shkruaj bashkėpunimin e fundit mė Anitėn. Pra do hedh nė kėtė mesazh njerzor dhe tė dhimbshėm vargjet e mija qė kurr nuk do tė kėndohen prej Anitės!!!!!!!!!!

Nėse ju merr malli pėr mua
Dilni mes njerzve dhe mė kėrkoni!
Me kėngė nė buzė tėrė jetėn dua
tė jem pranė jush...sa mė mungoni.

Nėse ju merr malli... mos qani!
Radio Tiranėn paksa dėgjoni!...
Dhe njė minut heshtje tė mbani
Unė do ju ndjej! Mos mė harroni...!

Endrra e jetės seē u helmua
Tok me Siborėn nga ju u ndava...
As njė pik lot, tė rjedh nuk dua
Se larg prej jush unė vetėm qava...

Ja ky ish fati...s'kam ēfar tė them!
Askush prej jush s'mund ta besoj.
Po mė kėrkove shpirtin ma gjen
Kėngės shqiptare do ti mungoj...

Do ti mungoj njerzve tė dashur
Do ti mungoj dhe Tokės Mėmė
Ika nė gjumė...endėrr pėrflakur
Por do mė gjeni vetėm nė kėngė!

Kur dimri i bardhė do derdhė dėborėn
Kur njė hartim do bėjnė fėmijtė
Dhe kur nė tren dikush prek dorėn
Do vij t'u sjell gjithė dashuritė!

Ika pra ika, ky ishte fati...
Hyra nė endrrėn qė s'ka mbarim!
Udhtimi jetės kaq shkurt mė zgjati?...
Veē kėngėn time...ju lė kujtim!

Kėto vargje i shkrova ngutshėm...dhimbshėm...shpirtėrisht.

Agim Doēi



Shenim: Mesazhet e ngushėllimit mund ti pėrcillni kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.