Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vallezim quajme nje bashkesi levizjesh te ekzekutuara njeri perballe tjetrit nga dy antropofag te sexeve te ndyshem, qe do te donin te shijonin njeri-tjetrin.
--- Achard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: Njė 75 vjetor pėr Shtjefėn Gjeēovin
Postuar nga: Skampa

Kulture "Kėto punė po i shkruaj kėtu, o vėlla shqiptar, jo me ndonjė qėllim tė keq, por pse po ma ka ėnda me e mbėshtetė nė to vjetėrsinė e kombit tonė. Le ta marrė vesh bota se hyjnitė, mėnyrat dhe sjelljet e besimtarėve, si grekėt dhe latinėt e vjetėr i patėn prej etėrve tanė, Pellazgėve" - Shtjefėn Gjeēovi

Njė njeri qė i dha kulturės kombėtare shqiptare vepra tė ēmueshme ėshtė Shtjefėn Gjeēovi. Veprat e tij ishin fryt i njė mendje prej shkencėtari me duarsh tė arta. Veprat e tij ishin fryt i njė diturie shumė tė thellė dhe tė gjėrė. Zgjuarsia dhe veprat e tij tė paharrueshme i pėrkisnin njė kohe ku Shqiptarėt e shkolluar dhe me dije tė thella ishin njė pakicė. Gjithė fuqinė mendore ai e vuri nė shėrbim tė zgjimit kombėtar, synimit pėr tė treguar se kush ishte raca shqiptare dhe sa e lashtė ishte kultura shqiptare. Biles per kėtė ai shprehej: “Kėto punė po i shkruaj kėtu, o vėlla shqiptar, jo me ndonjė qėllim tė keq, por pse po ma ka ėnda me e mbėshtetė nė to vjetėrsinė e kombit tonė. Le ta marrė vesh bota se hyjnitė, mėnyrat dhe sjelljet e besimtarėve, si grekėt dhe latinėt e vjetėr i patėn prej etėrve tanė, Pellazgėve.”

Shtjefėn Gjeēovi u lind mė 12 Korrik 1874 nė Janjevė tė Kosovės. Mėsimet e para i mori nė vendlindje, i vazhdoi nė kuvendin franēeskan tė Troshanit nė Shqipėri, nė Dėrventė afėr Banja Llukės dhe nė Fojnicė e Kreshevė tė Bosnje-Hercegovinės. Ai u shugurua prift nė Zllakuqan afėr Klinės mė 25 Korrik 1896. Shėrbesat e tij fetareu ndodhėn nė Zllakuqan, Pejė, Gllogjan tė Pejės, nė Gjakovė e Zym tė Hasit tė Thatė tė Kosovės, nė Theth, Gomsiqe, Rubik tė Kurbinit, Vlorė, Prekal tė Shalės e vende tė tjera tė Shqipėrisė, dhe duke shtuar edhe ato nė Zarė tė Kroacisė e Livno tė Hercegovinės. Pėr respektin qė kishte nė popull dhe shkollarėt shqiptarė, At Shtjefėn Gjeēovi vazhdoi tė thėrritej si nė fėmijėri Hili (Mėhilli) i Vogėl.

Ai mbetet njė ndėr figurat mė tė rėndėsishme dhe mė tė paluejtshme tė rilindjes kombėtare shqiptare. Shtjefėn Gjeēovi u lind dhe u rrit nėn frymėn e rilindjes kombėtare dhe ngulmimi i tij prej studiuesi e bėri personalitet tė rrallė tė kombit dhe dhe fesė. Ai mbeti njė dritė rrezatuese e shqiptarisė, atdhedashurisė, arsimit e kulturės shqiptare; ai ėshtė nder dhe martir i kombit Shqiptar. Shtjefėn Gjeēovi la gjurmė tė pashlyeshme nė fushėn e teologjisė katolike, tė arsimit, tė arkeologjisė, historisė, etnografisė, mbledhjes, sistemimit e pėrndarjes tė tė drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes sė kulturės popullore, nė fushėn e krijimtarisė sė prozės e poezisė, si dhe nė atė pėrkthimeve. Si njė mendje e gjithanshme qė krijon vepra dalluese, ai krijoi pėrmbledhjen e parė arkeologjike nga trojet shqiptare qė ruhet ne muzeun e Shkodres. Biles punimet e tij janė ēmuar shumė prej arkeologėve tė famshėm si Prof. Marucchi i Vatikanit; Dr. Ugolini, drejtori i misionit arkeologjik italian ne Shqėri, Baron Nopca, etj.

Ai kreu detyrėn e shenjtė tė pėrhapjes se arsimit Shqip duke hapur 11 shkolla shqipe e dhėnė mėsim tė gjuhės shqipe nė mė shumė se 20 shkolla tė tjera. Pėr ndihmesėn dhėnė shquarjes sė vlerave kombėtare, ai mori vlersime nė nivelin kombėtar dhe biles edhe nga qarqet shkencore Europiane duke marrė titullin Doktor Nderi nė Universitetin e Lajpcigut tė Gjermanisė. Megjithatė kjo figurė madhore kombėtare u kėput fizikisht, sepse u vra nga pushtuesit serbė nė Zym tė Hasit tė Thatė mė 14 Tetor 1929.

Ndėr veprat mė tė rėndėsishme tė Shjefen Gjeēovit qė kanė lėnė gjurmė nė kulturėn dhe letėrsinė shqipe renditen: Dashnia e atdheut (1901), Jeta e shėn Luēisė (1904), Agimi i Gjydetnisė (1910), Nji argtim arkeologjik (1902), Sebaste s’Armeni apo nė Arbėri (1921), Trashėgime thrako-iliriane (1924), Trashėgime pellazge nė traditėn shqiptare (1914), Kanuni i Lekė Dukagjinit (1933), Shėrbyesi i botės ose Jeta e Jezu Krishtit (1997), Trashėgime ilire nė traditėn shqiptare (1903), Pėrrallat popullore (1903), Doke e zakone vdekjeje (1907), Mėnyra e jetės nė Malci (1908), Doke e zakone dasmash (1910-1911), Atil Reguli (pėrkthim, 1912), Vajza e Orleansit (pėrkthim, 1916), Mark Kuli Kryeqitas, e mjaft tė tjera.


Emėr tė pėrhershėm mori Shtjefen Gjeēovi pėr puėn qė bėri nė mbledhjen, sistemimin dhe shkrimin e Kanunit tė Lekė Dukagjinit. Gjatė periudhės 1458-1481 kur Lekė Dokagjini udhėhiqte kuvendet dhe pleqesite e malėsorėve tė Veriut, u krijua Kanuni i cili u trashegua brez pas brezi si praktike ligjore e shprehur nėpėrmjet fjalėve tė urta popullore. Por pėr shekuj me rradhė Kanuni mbeti i pashkruar dhe vetėm vullneti i zjarrtė i Shtjefėn Gjeēovit bėri qė ai tė grumbullojė e tė rendsiė nė mėnyrė tė pėrsos ate qe populli e trashėgonte nė mendjen e tij pėr shekuj me rradhė.

Shtjefen Gjeēovi shkruajti mbi 10 mijė faqe materiale e krijime tė tjera tė fushave tė ndryshme. Nė shenjė tė pėrkujtimit tė Shtjefėn Gjeēovit, qė prej 32 vjetėsh nė Zym tė Hasit tė Thatė mbahet njė pėrkujtimore kulturo-letraro-shkencore e titulluar "Takimet e Gjeēovit". Emrin e tij e mbajnė shumė shkolla fillore e tė mesme nė Kosovė, si dhe klubi letrar nė Zym e shumė grupe letrare nėpėr shkolla fillore e tė mesme tė Kosovės, si arkeologėt e grupit tė Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Redaksia e botimeve "Rilindja" botoi serinė e veprave tė tij nė vitin 1987, ndėrkohė qė janė botuar vepra tė tjera tė ndryshme qė i kushtohen Shtjefėn Gjeēovit.

Saimir Lolja & Beqir Sina
Bota Sot 13-10-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.