Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bie njė fjalė e nxjerr njė mijė tė tjera
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Sport :: Shqiperia humbet ne Tirane me Danimarken
Postuar nga: Albo

Sport Skuadra nordike ka fituar 2-0 ne "Qemal Stafa", duke i shkaktuar humbjen e dyte ne tri ndeshje, kuqezinjve, ne eliminatoret e Boterorit. Shenues, Jorgensen e Tomasson. Kombetarja ndalon rekordin e pathyeshmerise ne shtepi, pas 10 ndeshjesh, qe nga 1 shtatori 2001 (0-2 ndaj Finlandes). Te mekuren, ne Kazakistan, pa Duron e Muratin

Bledar KUKA

TIRANE - Shqiperia pesoi dje humbjen e pare ne fushen e vet pas me shume se 3 vjetesh, ndaj Danimarkes, njeres prej skuadrave me te mira qe kane shkelur ne "Qemal Stafa". Ne takimin e vlefshem per eliminatoret e Boterorit 2006, Grupi 2, gjithcka u vendos nga golat e Jorgensen ne 53' dhe Tomasson ne 73'. Kjo do te thote se Shqiperia e trajnerit gjerman, Hans-Peter Briegel, ka dy humbje ne 3 ndeshje te kesaj veprimtarie.

Ne nje ndeshje shume taktike, skuadra shqiptare zhvilloi nje pjese te pare mjaft te mire, por pa rrezikshmerine e duhur para portes. E vendosur me taktiken 4-5-1, ku Tare ishte sulmuesi i vetem, i mbeshtetur nga Mukaj e Skela, Shqiperia e ndjeu mungesen e gjithe mbrojtjes, duke u detyruar te mos ishte aq agresive sa zakonisht. Kjo beri qe rreziku i pare ne porten e Skov-Jensenit te krijohej vetem ne minuten e 34-te, nga nje goditje denimi, ekzekutuar nga Skela.

Danimarka zbriti rralle ne kete pjese, drejt portes te Strakoshes, por ne ato pak raste ishte teper e rrezikshme. Fillimisht, mbrojtesit detyrohen te largojne topin dhe me pas Strakosha ia largon sferen Jorgensenit nga kembet, fare prane vijes fundore ne 24'. Ne 44', numri 11 i miqve, Pedersen gjuan rrezikshem pas nje topi te marre nga e majta, por Strakosha grushton per mrekulli. Pas asnje minute shtese mbyllet pjesa e pare.

Qe ne nisje te pjeses te dyte u pa se trajneri danez, Morten Olsen, i kishte udhezuar te tijte qe te shtyheshin drejt gjysmefushes shqiptare, ndersa kishte hedhur ne fushe Rommedahl. Presingu nordik ishte shume i fuqishem dhe kombinimet e tyre shume te shpejta, ndersa lodhja shtohej ne kembet e shqiptareve. Kur goli i pare i Danimarkes erdhi ne 53', gjithcka ishte logjike, ndonese ne kete rast, Jorgensen shenoi me fat. Topi i gjuajtur nga ai, qe jashte zone, u devijua nga koka e Hasit (pavullnetshem) dhe perfundoi ne krahun e djathte te portes te Strakoshes, ndersa portieri yne ishte hedhur majtas.

Goli nuk arriti ta zgjonte menjehere skuadren shqiptare, qe kishte nevoje per freskim, madje ne 60', Poulsen thuajse e shenoi golin e dyte kur gjuajti rrezikshem jashte zone, pasi danezet ekzekutuan nje goditje nga kendi. Dy minuta me pas, pas nje kombinimi, Gronkjaer hyn ne zone, por topi dergohet ne korne. Ne 63', Strakosha grushton bukur dhe me veshtiresi, pas nje harkimi te rrezikshem nga e djathta te Gronkjaer.

Ne 65' Jorgensen serish gjuan nga jashte zone, por Strakosha prźt pa veshtiresi. Dy minuat me pas, Briegel ben zevendesimin e pare. Dragusha zevendeson Haxhin e lodhur ne krahun e majte. Ne 68', rasti me i mire i pjeses te dyte per Shqiperine: pas nje topi te Mukajt, Tare gjuan diagonal, por topi godet shtyllen e djathte te Skov-Jensenit. Ne 69', kombinimi Duro-Mukaj mbyllet me nje harkim te ketij te fundit, qe devijohet dhe pritet me pas nga portieri danez.

Pas kesaj danezet goditen per se dyti, kete here me nje gol teresisht merite te veten. Aksion nga e majta, top pas shpines te Beqirit per Tomassonin, qe shenoi me gjakftohtesi i ndodhur diagonal me porten. Kjo ne 73'. Pas disa minutash, Briegel hedh ne fushe Bushin per Mukajn dhe loja e shqiptareve behet me e rrezikshme. Ne 87' dhe 88' kemi dy gjuajtje te Skeles, e dyta mjaft e rrezikshme, fare prane shtylles. Ne 90', gjuan Klodian Duro, por jashte. Ne minutat e fundit, Shqiperia ekzekutoi 4 goditje nga kendi radhazi dhe, ne njeren prej tyre, Bushi gjuajti me koke, por topi u largua nga vija fatale. Ne '92, Bushi gjuan nga nje goditje denimi 18 metra larg, por topi perfundon jashte.

Skedina e ndeshjes

Shqiperia: Strakosha, A.Beqiri, Hasi, Cana, Haxhi (Dragusha 67'), K.Duro, Lala, Skela, Murati, Mukaj (Bushi 79'), Tare. Tr.Briegel

Danimarka: Skov-Jensen, Priske, Helveg, Kroldrup, Gravesen, Jorgensen (Kristiansen 84'), N.Jensen (Rommedahl 46'), Poulsen, Gronkjaer (Kahlenberg 78'), Pedersen, Tomasson. Tr.Olsen

Shenues: 0-1 Jorgensen 53', 0-2 Tomasson 73'

Te verdha: Murati 54', Duro 60', Mukaj 79', Bushi 80'. Shtesat e lojes: 0' dhe 2'

Shikues: 15.000

Gjyqtare: Yuri Baskalov, Nikolai Golubev, Tihon Kalugin (Rusi)


Briegel: Humbem nga mungesat ne mbrojtje

"Dua te falenderoj te gjithe lojtaret qe dhane 100 perqind te mundesive te tyre, ne kete ndeshje ndaj Danimarkes. Ne kishim perballe nje skuader shume te forte, gje qe e kisha theksuar edhe para ndeshjes. Ne pjesen e pare kemi luajtur shume mire, por na mungoi pasimi i fundit ne thellesi. Ndersa ne pjesen e dyte, pesuam nje gol ku fati nuk ishte me ne, ndersa per golin e dyte te Danimarkes, nuk kam se cfare te them. Ai ishte nje gol qe tregoi klasin e danezeve. Por ne luajtem fort deri ne fund dhe nese topi i gjuajtur nga Tare do te kishte hyre ne rrjete gjerat mund te ndryshonin. Po ashtu, ne minutat e fundit, nese do te kishim shenuar nje gol, duke pasur edhe perkrahjen e madhe te publikut, mund te ndodhte gjithcka. Na mbetet te shkojme ne Kazakistan per te fituar. Do te kemi edhe mungesat e Muratit dhe Duros, por keto jane kushtet tona. Ne kemi besim se do ia dalim ne Kazakistan".


Olsen: Fituam nje ndeshje shume te veshtire

"Nuk mund te them se kemi zhvilluar ndeshjen tone me te mire, por mendoj se e merituam fitoren. Skuadra shqiptare eshte shume e forte dhe ne pjesen e pare na vuri ne veshtiresi. Ne pjesen e dyte, ne e qarkulluam me mire topin dhe shenuam dy gola shume te bukur. Qe kur humbem 2 pike ndaj Ukraines, i kishim vene vetes detyre qe t'i rifitonim ne Shqiperi dhe jemi te kenaqur qe ia arritem. Nuk do jete e lehte per ekipet e tjera te grupit qe te marrin pike ketu. Por nuk mund ta quaj Danimarken favorite te grupit, qe tani, sepse kemi luajtur vetem dy ndeshje".


Tare: Duhet te shkojme te lutemi ...

"Fati nuk ishte me ne. Zhvilluam nje ndeshje te mire dhe pesuam golin e pare aksidental. Danimarka nuk ishte me e mire se ne. Mendoj se ndryshe nga humbjet e tjera, kemi luajtur me besim deri ne fund. Ne Kazakistan duhet te shkojme per fitore. Tani na mbetet vetem te shkojme te falemi ne xhami, qe fati te jete me ne".

Hasi: Kjo ndeshje duhej te dilte 0-0

"Kemi humbur nje ndeshje qe duhej te dilte 0-0. Ne pergjithesi ata nuk kishin raste, as ne nuk kishim raste, keshtu qe ndeshja duhej te dilte 0-0. Me vjen keq, sepse duke pare edhe rezultatet e tjera ne grup, do te na kishte bere pune edhe nje barazim. Por na duhet te shkojme per fitore ne Kazakistan. Kemi mungesa lojtaret, kjo dihet tashme, por ne kemi besim. Morali yne eshte i larte".


Jorgensen: Danimarka pati pak fat

"Fitorja eshte shume e rendesishme, sepse u arrit ne fushen e Shqiperise. Ne pjesen e dyte mendoj se luajtem me mire, ndersa ne pjesen e pare jo sic duhet. Patem pak fat te goli i pare, por ne fund te fundit, mendoj se e merituam fitoren. Nuk e prisnim qe Shqiperia te luante kaq ne sulm, prisnim nje skuader me te mbyllur ne mbrojtje. Nuk besoj se jemi ekip favorit ne nje grup ku ben pjese kampionia e Europes apo Turqia. Ne te dyja ndeshjet qe kemi luajtur fati ka qene i kundert me ne, sepse ndaj Ukraines, kemi luajtur shume mire, sidomos ne pjesen e pare".


Gronkjaer: Nje fitore shume e rendesishme

"Kemi arritur nje fitore shume te rendesishme, sidomos duke pare forcen e Shqiperise ne fushen e vet. Nuk mendoj se skuadrat e tjera te grupit do ta kene te lehte te fitojne ketu. Pas nje nisjeje jo shume te mire ndaj Ukraines, tani jemi ne pozicion me te mire, por eshte ende shpejt per te folur per kualifikimin".


Ndeshjet pa humbje te kuqezinjve

Shqiperi-Greqi 2-1
Shqiperi-Islande 2-1
Shqiperi-Suedi 2-1
Shqiperi-Estoni 2-0
Shqiperi-Gjeorgji 3-1
Shqiperi-Irlande 0-0
Shqiperi-Rusi 3-1
Shqiperi-Zvicer 1-1
Shqiperi-Brescia 1-0
Shqiperi-Azerbajxhan 1-0
Humbja e fundit, 1 shtator 2001, Shqiperi-Finlande 0-2

Qe nga 1949, pa humbje miqesoret ne Shqiperi

Shqiperi-Greqi 2-1
Shqiperi-Islande 2-1
Shqiperi-Suedi 2-1
Shqiperi-Estoni 2-0
Shqiperi-Brescia 1-0
Shqiperi-Azerbajxhan 1-0
Shqiperi-Qipro 0-0
Shqiperi-Malte 3-0
Shqiperi-ish-RFJ Maqedoni 2-0
Shqiperi-Bosnje 2-0
Shqiperi-Greqi 1-0
Shqiperi-Greqi 1-1
Shqiperi-Kube 0-0
Shqiperi-Turqi 0-0
Shqiperi-Algjeri 3-0
Shqiperi-Kine 1-1
Shqiperi-Algjeri 2-0
Shqiperi-RDGJ 1-1
Shqiperi-Poloni 2-0
Shqiperi-Cekosllovaki 2-1
Shqiperi-Cekosllovaki 3-2
Shqiperi-Bullgari 2-1
Shqiperi-Poloni 0-0
Humbja e fundit, me 29.11.1949, Shqiperi-Rumani 1-4.

Gazeta daneze "Berlingske Tidende" i bente jehone atmosferes ne Tirane, ne paraditen e djeshme. Gazetari Marco de los Reyes shkruante se "ne Tirane ndjehet se do te luhet nje ndeshje per Boterorin". "Nga Bulevardi 'Deshmoret e Kombit' deri ne 'Qemal Stafa' shume njerez kendojne te prire nga flamure shqiptare, - vazhdon "Berlingske Tidende", - Makina te ndryshme 'konkurrojne' me njera-tjetren me flamure. Rreth stadiumit shume njerez shesin flamure shqiptare dhe kasketa te kuqe si dhe bluza te ekipit te tyre kombetar. 'Ne do te jemi te kenaqur edhe me nje pike, thote nje tifoz shqiptar, por Danimarka duhet te kete respektin e duhur per Shqiperine'. Mbetet mister sesi do te luaje trajneri Hans-Peter Briegel. Me 4-4-2 apo 3-5-2? Apo do te perdore kundersulmin si ndaj Greqise".

Tifozet shqiptare: Me Briegelin ne Boterorin 2006

Keshtu e nxjerr perfundimin nje sondazh ne faqen "tifozat.com", qe u perket tifozeve kuqezinj, nga Kosova. 245 votues, baraz me 46.31 perqind besojne se "me Briegelin do te shkojme ne Boterorin 2006". 27.03 perqind (143 vete) besojne se Briegel eshte "trajneri ideal per ne", ndersa 11.72 perqind (62 vota) besojne se "ka edhe (trajnere) me te mire". 41 votues (7.75%) besojne se "po (eshte i pershtatshem per Shqiperine), por FSHF nuk duhet me ia prish qejfin". Se fundi vetem 38 vete (7.18%) kane mendimin se Briegel eshte "shume kryeforte, nuk ben ashtu".


Strakosha e Rraklli, pas 11 vjetesh serish kunder Danimarkes

Portieri i kombetares, Foto Strakosha dhe sulmuesi, Altin Rraklli, do luajne perballe Danimarkes pas 11 vjetesh. Keta jane te vetmit futbolliste te kombetares qe kane luajtur ndaj danezeve ne 1993. Strakosha ka luajtur ne takimin e Tiranes me 8 shtator, ndersa Rraklli ne Kopenhagen me 2 qershor.

Ndeshjet e luajtura

4 shtator 2004
Danimarke-Ukraine 1-1
Turqi-Gjeorgji 1-1
Shqiperi-Greqi 2-1

8 shtator 2004

Gjeorgji-Shqiperi 2-0
Greqi-Turqi 0-0
Kazakistan-Ukraine 1-2

9 tetor 2004

Ukraine-Greqi 1-1
Turqi-Kazakistan 0-0
Shqiperi-Danimarke 0-0

Do te luhen

13 tetor 2004

Danimarke-Turqi
Kazakistan-Shqiperi
Ukraine-Gjeorgji

Skuadra N F B H Gol P

1.Gjeorgji 2 1 1 0 3-1 4

2.Ukraine 2 1 0 1 2-3 3

3.Shqiperi 2 1 0 1 2-3 3

4.Turqi 2 0 2 0 1-1 2

5.Danimarke 1 0 1 0 1-1 1

6.Greqi 2 0 1 1 1-2 1

7.Kazakistan 1 0 0 1 1-2 0

Bilanci ndaj Danimarkes:

5 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 4 humbje, golaverazhi 1-11. Shikues gjithsej ne 5 ndeshjet jane 115.468 (mesatarja 23.093 per ndeshje).


Shqiptari Shefki Kuqi i jep fitoren Finlandes


Shefki Kuqi shenoi dy gola dhe siguroi nje fitore 3-1 per Finlanden, ne eliminatoret e Boterorit 2006, ndaj Armenise. Kuqi shenoi qe ne minuten e 8-te dhe pastaj ne minuten e 88-te, ndersa Eremenko shenoi nje gol shume te bukur mes dy golave te Kuqit, ne 28'. Shqiptari me pasaporte finlandeze ka qene ne forme shume te mire per klubin e tij Ipseich Toen ne Angli, duke i qetesuar tifozet finlandeze, qe ishin te shqetesuar per shkak te mungeses te sulmuesit Forssell. Ne Tampere, skuadra vendase ishte nen tension qe nga minutat e para, por goli erdhi shpejt. Eremenko gjuajti dhe topi shkoi ne drejtim te Kuqit. Ky e "kalkuloi" mire goditjen qe perfundoi ne rrjete, nga 2 metra larg. Eremenko, qe luan me Leccen ne Itali, shenoi nga nje goditje denimi ne 28', nga 20 metra largesi. Armenia u pergjigj me golin e Shakhgeldyan. Ky ekzekutoi nje goditje denimi, por topi u devijua ne menyre te pavullnetshme nga Hyypia dhe perfundoi ne porte. Armenet ishin te rrezikshem dhe kerkuan barazimin, por 2 minuta para fundit, Kuqi vrapoi dhe leshoi nje gjuajtje te fuqishme nga 30 metra largesi duke i dhene fitoren 3-1 Finlandes.

Kortezi e gazetes Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.