Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burri tė mbytė ose ta falė, i ligu as tė mytė as ta falė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Krimi shqiptar kėrcėnon Evropėn
Postuar nga: Albo

Lajme Presidenti i Shėrbimit Sekret Gjerman August Hanning flet nė njė simpozium pėr globalizimin dhe krimin e organizuar

“Krimi shqiptar kėrcėnon Evropėn”

TIRANE- Shėrbimi Sekret Gjerman mendon se kriminaliteti i organizuar i shqiptarėve pėrbėn sot kėrcėnimin mė tė madh pėr Evropėn. Radio “Dojēe Vele” deklaroi dje se presidenti i Shėrbimit Sekret Gjerman (BND) August Hanning sqaroi gjatė njė simpoziumi pėr globalizimin e terrorizmit dhe tė kriminalitetit tė organizuar nė Berlin, se ende nuk ėshtė arritur qė tė fitohen “zemrat dhe mendjet” e banorėve tė atyre zonave tė Evropės dhe tė botės qė janė tė pėrfshira nė krizė. Presidenti i Shėrbimit Sekret Gjerman, August Hanning tėrhoqi qė nė fillim tė fjalės sė tij vėmendjen se gjatė viteve tė kaluara ėshtė vėnė re njė shtim i ndjeshėm i kriminalitetit tė organizuar dhe njė pėrzierje e kriminalitetit tė organizuar dhe e terrorizmit. Si ndėr rreziqet mė tė mėdha pėr Evropėn, presidenti i Shėrbimit Sekret Gjerman, August Hanning pėrmendi kriminalitetin e organizuar nė radhėt e shqiptarėve pėr vetė shtrirjet e tij tentakulare jo vetėm nė Evropė, por edhe nė SHBA apo Australi.
“Nė fushėn e kriminalitetit tė organizuar na duhet tė konstatojmė, se gjatė viteve tė kaluara ky e ka zgjeruar ndjeshėm fushėn e tij tė veprimit dhe tė ndikimit. Tepėr i suksesshėm ka qenė kriminaliteti i organizuar i shqiptarėve. Nė tėrėsinė e tij, kriminaliteti i organizuar shqiptar pėrbėn sot kėrcėnimin mė tė madh tė Evropės, me njė rrjet qė shtrihet deri nė SHBA dhe nė Australi. Kriminaliteti i organizuar po ndėrkombėtarizohet dhe sot ekziston njė ndarje ndėrnacionale e veprimtarive kriminale, sidomos nė fushėn e trafikimeve. Por sikur tė mos mjaftonte kjo, vihet re edhe njė pėrzierje e kriminalitetit tė organizuar dhe terrorizmit”, - tha Hanning.
Mė tej presidenti i Shėrbimit Sekret Gjerman tėrhoqi vėmendjen se nė vendet myslimane po shtohet numri i predikuesve tė urrejtjes. Megjithė vrasjen e disa prej terroristėve tė rėndėsishėm dhe shkatėrrimin e disa strukturave terroriste, nuk ėshtė arritur qė terrorizmit t’i vihet pre.
“Nė vendet myslimane unė vėrej njė rritje tė pėrgjithshme tė ndjenjave antiperėndimore. Ideja e kultivuar prej Bin Ladenit se islamizmi ėshtė i kėrcėnuar prej pėrpjekjeve hegjemoniste dhe imperialiste tė kryqėzatave tė Perėndimit, vazhdon tė mbetet tėrheqėse pėr shumė myslimanė tė deziluzionuar”, - tha Hanning.
Opinionet e kreut tė Shėrbimit Gjerman duket se i referohen tė dhėnave pėr elementėt kriminalė shqiptare qe sipas tij veprojnė jo vetėm nė Evropė por edhe tė shtrirė nė SHBA e Australi. Por, nė shumė konferenca rajonale dhe evropiane jo vetem nga zyrtarėt shqiptarė por edhe tė huaj ėshtė theksuar fakti se elementėt kriminalė shqiptarė veprojnė nė bashkėpunim me ata vendas. Vetėm para njė jave ambasadori ynė nė OSBE Zef Mazi ndėrsa i bėnte oponencėn raportit tė Liponen dhe, duke ju referuar edhe situatės sė kriminalitetit nė vend tė ekspozuar nga ish-kreu i OSBE-sė nė Tiranė tha se “Pse ne qenkemi qendra e gjithė tė kėqijave, e krimit tė organizuar, trafikut tė qenieve njerėzore, drogės dhe korrupsionit? Le tė ndalemi nė veēanti tek trafiku i qėnieve njerėzore. Shohim njė mospėrputhje mes paraqitjes qė bėn BE dhe diskutimit tė ministrave tė Rendit Publik nė Bruksel, ku ministri thotė se trafikimi i qenieve njerėzore ka zbritur nė nivelin zero. Si ėshtė e mundur qė njė vend i vogėl si Shqipėria tė konkurrojė nė trafikimin e njerėzve dhe prostitucionin, nėpėr Evropė, dhe tė ketė njė numėr tė madh grupesh kriminale ngado. Prej mediave, ku mungojnė “dylbitė” e OSBE-sė ne mėsojmė pėr kolapse bankare, veprimtari mashtruese me pasoja tė rėnda, korrupsion, e tė tjera si kėto, megjithatė, pak dėgjojmė pėr kėto kėtu. Kėto veprimtari janė absolutisht tė dėnueshme, pse ne i harrojmė kėta lloj kriminelėsh qė veprojnė nė apo prej Shqipėrisė, tė cilėt mund tė kenė homologėt e tyre nė vende tė tjera tė Evropės”.

Kortezi e gazetes "Shekulli"



15 familjet mafioze shqiptare

E Diele, 10 Tetor 2004
Ne nje raport zyrtar per mafian nderkombetare, ne pjesen per Shqiperine dhe shqiptaret, konfirmohet per here te pare, ekzistenca dhe kristalizimi i familjeve mafioze. Nje strukture kjo, e ngjashme me ato te krimit te organizuar tradicional italian dhe qe zoterojne miliarda dollare pasuri, nga trafiku i drogave, armeve dhe i qenieve njerezore. Me i spikaturi mes ketyre figurave te krimit shqiptar, konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski, i arrestuar pak vjet me pare ne Durres

Ekzistojne dhe jane identifikuar 15 familjet mafioze shqiptare. Per to kemi informacione te plota, por lufta kunder tyre eshte e veshtire, pasi nje pjese e tyre ka lidhje shume te afreta me politiken. Ka qene ky thelbi i nje bisede mes zyrtareve te Byrose Federale te Hetimit Amerikan, (FBI) dhe njerit prej zyrtareve me te larte te Policise se Shtetit, ne ministrine e Rendit Publik e zhvilluar disa muaj me pare ne Tirane, ne kuader te bashkepunimit ne luften antikrim, mes dy vendeve tona. Nje alarm qe javet e fundit eshte shtuar, pas publikimit te disa raporteve nga zyrtare te FBI amerikane qe kane dhene alarmin se "Mafia e re" e SHBA mban emrin e shqiptareve, te cilet mund te zevendesojne familjet e vjetra mafioze italiane te "La Cosa Nostra". Nje raport tjeter i FBI i botuar nga "Korrieri" shkonte me tej, kur konkludonte se grupet e krimit te organizuar shqiptar, kane ne perberje te tyre edhe grupe paraushtarake. Ndersa dje, "Korrieri" botoi nje interviste me shefin e sherbimit sekret gjerman, i cili jepte alarmin se "krimi i organizuar shqiptar, perben sot kercenimin me te madh per Europen". Sipas tij, tentakulat e saj jane shtrire jo vetem ne kontinentin tone, por edhe ne SHBA e deri ne Australi. Pak dite me pare, Parlamenti shqiptar miratoi paketen ligjore antimafia, nje dokument shume i rendesishem per luften kunder krimit te organizuar. Por, te cilit i mungon objekti dhe mbi te gjitha subjekti qe te jete i zbatueshem. Pasi mungon "Harta e Krimit Shqiptar", nje dokument qe duhet perpiluar ne rruge operative nga policia kriminale dhe sherbimi sekret, per te qene nje detyre e strukturave te specializuara qe te grumbullojne provat juridike ndaj strukturave mafioze, per ti vene ato perpara bankos se te akuzuarve.

Per te kuptuar trafikun nderkombetar te heroines eshte e rendesishme te kuptohet krimi i organizuar shqiptar. Kjo pasi shqiptaret jane ndermjetesit mes mbjellesve afgane dhe pakistaneze te heroines, prodhuesve turq dhe tregut boteror te heroines. Ne boten e krimit, shqiptaret jane personat qe kane lidhjet me te mira per perhapjen dhe tregtine e droges.

Per te perhapur tregtine e tyre kriminaliteti shqiptar ben marreveshje me "N'Drageten" italiane, "Kamorren", "Stiden" dhe Mafian si dhe me keqberesit rus "Solentskai", krimin e organizuar ne Poloni, si dhe me organizata kriminale ne Nigeri, Kolumbi, Meksike, Serbi, Britani, Irlande, Hollande dhe organizatat kriminale kurde. Ne fakt kriminaliteti shqiptar punon me cdo lloj grupi kriminal ne te gjithe boten. Por lidhjet e tyre me shqetesuese jane me grupe kriminale nga Serbia dhe Afganistani.

Retrospketive

Lidhjet mes politikes qe ndjekin grupet terroriste dhe bandat kriminale te perfshira ne trafikun e droges dhe heroines, ne skllaverimin e personave, grabitje dhe shfrytezim njerezish u kthye ne nje nder problemet kryesore te botes ne 1990. Organizatat kriminale dhe organizatat terroriste filluan te bashkepunonin me njeri tjetrin kur vune re se ata mund te fitonin shume para bashke. Ne fakt te gjithe grupet terroriste kane nevoje per para te cilat i perfitojne nga aktivitete kriminale. Duke punuar ne nje kohe te shkurter (part time) si terroriste dhe mekohe te plote (full time) si kriminele. Kriminaliteti shqiptar me shume se shume grupe te tjera kriminale u kthyen ne grupe me te varura ne lidhjet e tyre me grupe terroriste dhe ne drejtimin e qeverisjes se lidhjeve mes grupeve terroriste.

Pas gjithe shperndarjes se heroines ne bote ishin talebanet, dhe me pas kontrollin e moren Afganet e Veriut te cilet kane lidhje me shqiptaret. Organizatat kriminale Shqiptare jane organizata hibride. Keto grupe jane te perfshira si ne krim ashtu dhe ne politike. Ndryshe nga grupet e tjera te organizuara kriminale shume prej drejtuesve shqiptare kane nje ideologji politike me te cilen drejtojne veprimet e tyre.

Ne 1986 prishja e "Pizza Conection" beri te mundur qe grupe te tjera kriminale te vendosen ne territorin italian dhe ne territorinm e familjeve kriminale italo- amerikane. Kjo ne menyre te vecante ishte e lehte per grupet kriminale shqiptare pasi ata kishin punuar shume afer me mafian siciliane dhe grupe kriminale amerikane homologe gjer te pakten ne vitet 1970.

Gjate nje zhvillimi te koshiences etnike- e nxitur dhe nga nje politike serbe antishqiptare- ne 1980 dhe 1990 shqiptaret dhe ne menyre te vencate kosovaret filluan te zhvillonin sensin e identitetit kolektiv i cili i parapriu perfshirjes se tyre ne organizata kriminale te cilat perseri ishin bazuar ne nje klan besueshmerie dhe lidhjesh familjare. Pikerisht ky element bashkoi klanet per te zhvilluar biznesin ne fushen e krimit.Grupet kriminale shqiptare mes grupeve kriminale karakterizoheshin nga besimi ne dhenien e fjales dhe nje sens per te vepruar ne menyre te kundra ligjshme. Ky ishte pikerisht dhe kushti qe transformoi dhe mafian italiane gjate shekullit XIX.

Lordet shqiptare te krimit u perhapen ne gjithe Europen dhe me pas erdhen dhe rrjetet e tyre. Pas mbarimit te konfliktit ne Kosove lordet shqiptare ne fushen e krimit u kthyen si lojtaret me te medhenj ne trafikun nderkombetar te droges.

Kur lufta mbaroi, i gjithe Ballkani u perfshi nga nje lum ndihmash humanitare. Mijera kosovare u kthyen ne shtepite e tyre nga kampet e refugjateve dhe vune re se

komshinjte tashme ishin bere me benza, visheshin me kostume dhe ishin kthyer ne njerezit me te forte te lagjeve.

15 familjet mafioze

Elementi kryesor i cili u shfaq ne kete kohe u njoh si 15 familjet. Keto 15 familje kryesisht ishin marre me kontrabande kohe me pare dhe duke perfituar nga lufta ne Kosove arriten te vinin pasuri shume te medha, per shkak te trafikut te armeve, trafikut te heroines e cila u lehtesua ne ndonje rast dhe nga zyrtare te korruptuar te ish- UCK-se. I tere rajoni vuante nga mos ekzistenca e ligjit dhe e rendit. Shqiperia u kthye ne nje shtet anarkik dhe 15 familjet u kthyen nder vendet me te fuqishme ne ate zone. Secila prej ketyre familjeve kishin planet e veta kriminale dhe ushtrine e vet.

15 familjet vazhdonin te pasuroheshin duke fituar 2 bilione dollare nga trafiku i heroines vetem per vitin 2000. Ata vazhduan te rriten dhe te behen aq te fuqishem sa sot 80 % e trafikut te heroines kalon permes Shqiperise. Pjesa me e madhe e trafikanteve te heroines ne Europe i referohen heroines shqiptare si "Albanka" apo "Albanian lady".

Heroina vjen ekskluzivisht nga Azia Perendimore. Shqiptaret marrin prodhimin nga prodhuesit afgane. Me pas opiumi afgan udheton nga Irani per ne Turqi. Ne Turqi opiumi kthehet ne heroine dhe me pas shitet te shqiptaret per tu tregtuar ne Europe.

Ate cfare kartelet meksikane jane per trafikun e kokaines ne Ameriken Veriore, karteli shqiptar eshte per trafikun e heroines ne Europe. Ata jane UPS e droges ne boten e krimit.

Me pas lufta ne Bosnje perhapi shqiptaret neper Europe, sebashku me to ne Europe u perhapen dhe shume kriminele te cilet rane ne kontakt me elemente te krimit te organizuar ne Europe. Kjo rriti shume fuqine dhe perfitimet e tyre.

Si Mafia tradicionale europiane ashtu dhe Mafia ruse u lidhen me shqiptaret per te shperndare trafikun e heroines. Me fondet e tyre ata arriten te blenin banka. Kontrabandistet shqiptare arriten te mblidhnin shume leke kesh ne dore nga trafiku i armeve, droges, njerezve dhe prodhimeve te duhanit dhe shume shpejt kuptuan se kishin nevoje per pastrim parash. Duke qene Kosova nje shtet anarkik, kriminelet paten pak probleme per tu perfshire ne sistemin bankar. Keto u kthyen ne komisionere te botes se krimit. Ata mund te pastronin te ardhurat e fituara nga Mafia ruse dhe Italiane kundrejt nje cmimi.

Bosi me i madh i 15 familjeve mafioze shqiptare konsiderohet i mirenjohuri Daut Kadriovski (i arrestuar disa vjet me pare ne Shqiperi, ne qytetin e Durresit dhe u akuzua nga media e Tiranes per lidhje te aferta me disa familje politikanesh shqiptare shume te njohur, apo me femijet e tyre. shen. i red.). Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te medhenj ne Europe. Kadriovski ishte arrestuar ne vitin 1985 ne Gjermani. Autoritet konfiskuan ne ate kohe disa vila, jahte dhe makina luksoze qe ishin ne pronesi te bosit te trafikut.

Ai u arrestua dhe te gjithe besonin se kishin degjuar per fundin e Daut Kadriovskit, por ai arriti te arratiset nga burgu dhe te strehohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Besohet se vazhdoi aktivitetin e tij kriminal ne Nju Jork dhe Filadelfia. Ai eshte i njohur i familjeve te "Cosa Nostra". Ai konsiderohet si nje nder trafikantet me te njohur dhe organizata e tij besohet se eshte nje nga burimet kryesore te heroines afgane ne Ameriken e Veriut.

Trafikantet kosovare kane konsoliduar fuqine e tyre dhe jane kthyer ne shperndaresit me te mire te droges ne rrjetin kolumbian, dhe jane me te rinjte ne kete biznes. Shqiptaret kane lidhje me rrjetin e kolumbianeve duke u kthyer ne burimin kryesor te kokaines ne Europe qe i lejon ata te kene ne dore para ne kesh, me te cilat me pas ato bejne pastrim ne sistemet e tyre bankare. Keshtu trafikantet shqiptare u kthyen ne trafikantet me te qendrueshem ne Europe, si dhe trafikante te kokaines.

Ato kane ne shtepite e tyre sisteme te pastrimit te parave dhe lidhje politike qe shumica e trafikanteve e enderrojne ta kene. Ato jane gjithashtu nje nder kryesoret e botes se krimit dhe pjesa me e madhe e bashkepunetoreve vazhdon te mbetet e panjohur per forcat e rendit. Te 15 familjet shqiptare mafioze, dalengdadale po kthehen ne organizata kriminale te fuqishme aq sa nuk i keni degjuar ndonjehere.

* Marre nga Raporti: Mafia nderkombetare.

* Adresa me pagese ne internet:

http://glasgowcrew.tripod.com/albanian.html



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.