Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kujdesi eshte frika qe ecen ne maje te gishtave.
--- Zamacois

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 128 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Feja :: Epitafi i Gllavenicės
Postuar nga: Albo

Feja Ē’thonė analizat pėr “thesarin” e Arianitėve

Studiues nga Hungaria, Brukseli e Shqipėria kanė kryer analiza mbi Epitafin e Gllavenicės. Gjergj Arianiti, murgu qė qėndisi thesarin e Mesjetės. Tezat e Theofan Popės e Dhimitėr Shuteriqit

Alma Mile

Si ai janė vetėm tre nė gjithė botėn. Tepėr i lakmuar pėr bukurinė dhe vlerėn e tij, prej koleksionistėve tė huaj, por edhe prej grabitėsve, Epitafi i Gllavenicės, ka qenė kohėve tė fundit, objekt i studimeve tė historianėve e shkencėtarėve shqiptarė e tė huaj. Ky objekt i rrallė, i vitit 1373, nė qendėr tė tė cilit konturohet trupi i Krishtit tė vdekur, shtrirė mbi njė ēarēaf, rrethuar nga shenjtorė, serafinė e ėngjėj, pėrbėnte njė mister pėr studiuesit, tė cilėt kanė qenė tė interesuar tė zbulojnė diēka mė shumė rreth historisė sė krijimit tė tij, por edhe tė realizimit. “Epitafi i Gllavenicės ėshtė njė nga objektet mė tė rėndėsishme qė trashėgon Shqipėria nga Mesjeta, njė brilant historie e teknologjie. Ai ėshtė konceptuar si njė pikturė, duke pėrdorur tė gjithė elementėt e saj”, - thotė Frederik Stamati, shefi i laboratorit tė Arkeometrisė dhe Konservimit, pranė Institutit tė Kulturės Popullore, i cili ka drejtuar studimet mbi epitafin. Sipas tij, nė kėtė vepėr, e grabitur njė herė nė vitin 1995, rigjetur njė vit mė vonė e qė tani ruhet nė Muzeun Historik Kombėtar, ka njė larmi ngjyrash, dritė – hije, madje dhe njė pikė imagjinare drite, e cila ndriēon gjithė epitafin dhe i japin atij njė vezullim gati qiellor. “Fatkeqėsisht Mesjeta jonė ėshtė e varfėr nė dokumente tė shkruara. Deshifrimi i strukturės lėndore tė njė objekti ėshtė sikur ta ndriēosh atė nga brenda dhe na jep tė dhėna, prej tė cilave mund tė nxjerrėsh pėrfundime. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse ndėrmorėm njė varg studimesh shkencore mbi materialin qė ėshtė pėrdorur pėr realizimin e epitafit”, -shpjegon Stamati, i cili nė Kongresin e Akademikėve nga e gjithė bota, ka referuar mbi epitafin dhe pėrfundimet e analizave. Kėto studime janė kryer nga Laboratori i Arkeometrisė dhe Konservimit, pranė Institutit tė Kulturės Popullore, nė bashkėpunim me Laboratorin Qendror tė Restaurimeve Muzeut Kombėtar Hungarez (Magyar Nemzeti Muzeum) dhe Institutit Mbretėror pėr Trashėgiminė Kulturore nė Bruksel. Mėsohet se pėr kryerjen e kėtyre analizave kanė punuar dy historianė mjaft tė njohur botėrorė, hungarezja, Marta Jaro, specialiste pėr fillin metalik dhe belgu Jan Wouters, specialist pėr analizat e ngjyruesve tė fillit tekstil. Sipas Stamatit, pėrveēse u arrit tė zbuloheshin pėrbėrėsit e fijeve, me tė cilat ėshtė qėndisur epitafi, studimet e kryera, hedhin dritė edhe mbi origjinėn e kėtyre fijeve dhe marrėdhėnieve tregtare. Pėr t’i vėnė njė emėr origjinės sė kėtij filli, nė pėrbėrjen e tė cilit janė zbuluar elementė tė mėndafshit, bakrit, argjendit e arit, studiuesit i janė referuar studimeve tė Hoke dhe Petraschek – Heim, tė cilėt duke u mbėshtetur tek raporti i bakrit dhe argjendit, bėjnė dallimin mes prodhimit evropian dhe atij lindor. Sipas tyre, nė bazė tė kėtij raporti, filli i pėrdorur nė epitafin e Gllavenicės, ėshtė prodhuar dhe tregtuar nė vendet e Lindjes. Kjo tregon pėr njė lidhje tregtare qė ka ekzistuar nė shek.XIV. Frederik Stamati sqaron se tė njėjtėn pėrbėrje fijesh e gjejmė edhe nė tekstilet mė tė rralla, tė asaj kohe, qė ruhen nė muzeumet e Evropės. Pėrsa i pėrket ngjyrave, nė tė dallohen katėr ngjyra bazė: e kuqe, blu, jeshile dhe e verdhė. Sipas tij, tashmė qė kanė kaluar gjashtė shekuj dhe veprimi i dritės ka ndikuar nė zbardhjen e ngjyrave, ėshtė e vėshtirė qė tė flasėsh me saktėsi dhe tė vlerėsosh nuancat e dikurshme. Megjithatė, pavarėsisht ndryshimeve nga koha, nė tė dallohen qartė, nga tre nuanca pėr ēdo ngjyrė. “Nuancat e sė njėjtės ngjyrė janė pėrdorur kryesisht nė veshjet e paraqitura nė epitaf pėr tė formuar dritė-hijet, si nė rastin e Shėn Llukės, Shėn Markut, Shėn Theollogut, ose pėr tė dalluar veshje tė ndryshme dhe pėr tė konturuar linjat e pjesėve tė trupit, nė rastin e nuancave bezhė. Kėshtu ėshtė vepruar pėr flokėt, mjekrėn, buzėt, sytė, hundėn, gishtat, e sidomos nė dritė-hijen e Krishtit”, - shton Stamati. Sipas analizave qė u janė bėrė fijeve, ka rezultuar se ngjyrosja e tyre ėshtė bėrė nga katėr lloj bimėsh dhe njė insekt, disa prej tė cilave jo vetėm rriteshin nė vendin tonė, por edhe eksportoheshin drejt Venedikut.

Porosia
Dora e Gjergj Arianitit


Pėrsa i pėrket moshės dhe deri diku krijuesit tė tij, flet vetė epitafi. Mbi tė ėshtė shkruar: “U plotėsua (u qėndis) ky areas (epitaf) i gjithėnderuar dhe i hyjshėm i sė mbishenjtės Hyjėlindėse tė patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit tė gjithėhirshėm Kalisit tė Glavenicės dhe Beratit nė muajin mars 22, viti 6881 (1373). Ti qė zotėron jetėn, ah! Si (je) trup i vdekur pa frymė. Nė kohėn e zotėrimit tė zotėrijve tė shumėlartė tė Serbisė, Rumanisė dhe gjithė Albanit dhe vėllezėrve Gjergjit dhe Ballshės. Dora e Gjergj Arianitit dhe arėqėndisėsit”.
Sipas shefit tė Laboratorit Arkeometrik dhe tė Konservimit, Frederik Stamati, fillimisht, ky shkrim ėshtė botuar nga A. Papadopulos-Kerameus dhe shqip nga Theofan Popa nė vitin 1957 nė studimin “Tė dhėna mbi princėt mesjetarė shqiptarė nė mbishkrimet e kishave tona”. “Nė vitin 1964, nė studimin “Glavenica e lashtė dhe Ballshi i sotėm”, Popa pėrmend se “…ekziston nė Berat njė gojėdhėnė, sipas sė cilės epitafi dhe disa objekte tė tjera tė rėndėsishme janė sjellė nė kishėn “Fjetja e Shėn Mėrisė” nga manastiri i “Shėn Mėrisė” sė Ballshit. Fillimisht kallogjerėt i ēuan kėto objekte nė manastirin e Shėn Gjergjit tė Mbreshtarit (rreth dy orė larg Beratit)”. Nė vitin 1974, ndėrsa punoja pėr njė restaurim tė pjesshėm tė tij, Theofan Popa mė thotė se “Epitafi i Glavenicės ėshtė qėndisur nga dora e murgut Savia, me porosi tė Gjergj Arianitit, qė historikisht i bie tė jetė gjyshi i vjehrrit tė Skėnderbeut. Gjithashtu prej tij kam mėsuar se epitafi ėshtė gjendur nė bodrumin e njė shtėpie tė rrėnuar nė Ballsh, e cila nė atė kohė ishte dioqezė, ku ishte futur pėr tu ruajtur si njė objekt shumė i vlefshėm dhe se ishte dėmtuar nga minjtė, gjė qė ne e vumė re gjatė restaurimit, nė njėrėn nga mbulesat anėsore tė epitafit”, - thotė shefi i laboratorit. Sipas Stamatit, tė njėjtėn ide, lidhur me Gjergj Arianitin, e ka mbėshtetur edhe Dhimitėr Shuteriqi, studiues i historisė sė Arianitėve, vetėm pak kohė para se tė ndahej nga jeta. Megjithatė, sipas tij, ky Gjergj Arianiti, ka qenė murg dhe mbetet tė ketė qenė gjyshi i vjehrrit tė Skėnderbeut, i cili mund tė jetė bėrė murg, pas vdekjes tė sė shoqes. Pėr kėtė Shuteriqi nuk kishte gjetur dokumente.

“Epitafi i Glavenicės ėshtė qėndisur nga dora e murgut Savia, me porosi tė Gjergj Arianitit, qė historikisht i bie tė jetė gjyshi i vjehrrit tė Skėnderbeut. Gjithashtu prej tij kam mėsuar se epitafi ėshtė gjendur nė bodrumin e njė shtėpie tė rrėnuar nė Ballsh, e cila nė atė kohė ishte dioqezė, ku ishte futur pėr tu ruajtur si njė objekt shumė i vlefshėm dhe se ishte dėmtuar nga minjtė, gjė qė ne e vumė re gjatė restaurimit, nė njėrėn nga mbulesat anėsore tė epitafit”

Sipas analizave qė u janė bėrė fijeve, ka rezultuar se ngjyrosja e tyre ėshtė bėrė nga katėr lloj bimėsh dhe njė insekt, disa prej tė cilave jo vetėm rriteshin nė vendin tonė, por edhe eksportoheshin drejt Venedikut.

Tė dhėna

Epitafe tė kėtij lloji janė vetėm tre nė botė
I pėrket vitit 1373
U grabit nė vitin 1995
Sot ndodhet nė Muzeun Historik Kombėtar




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.