Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Njeriu i edukuar mire, rri tek e dashura edhe vdes tek gruaja e tij.
--- Becque

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Histori :: Goditja ndaj deputetėve tė opozitės 1945
Postuar nga: Skampa

Histori Opozita ka dalė hapur si grup i organizuar nė mbrojtje tė parimeve tė demokracisė perėndimore. Ka qenė pikėrisht ēasti kur ky grup mori nismėn pėr tė penguar miratimin e projektkushtetutės sė parė komuniste.

Kjo ka ndodhur qė nė parlamentin e parė tė Shqipėrisė sė pasluftės, i dalė nga zgjedhjet e 2 dhjetorit tė 1945 dhe qė filloi funksionimin nė 12 dhjetor tė po atij viti. Aftėsitė organizuese dhe intelektin interpretues grupi qė do tė bėnte opozitėn e parė i shfaqi qė nė momentet e para tė punimeve, pikėrisht kur po zgjidhej Kryesia e Asamblesė Kushtetuese, nė tė cilin ata desh bėnė tė mundur zgjedhjen e njerėzve tė tyre. Por nuk do tė kalonin veē tre muaj veprimtari dhe ata do tė binin menjėherė nė syrin e Enver Hoxhės, i cili i denoncoi nėpėrmjet fjalės sė njėrit prej njerėzve tė tij tė afėrt tė asaj kohe, Nako Spirut. Ka qenė pikėrisht momenti kur ky grup kishte marrė iniciativėn pėr tė penguar miratimin e projektkushtetutės sė parė komuniste. Iniciativa e tyre pėr tė ndalur revanshin komunist do t'u kushtonte jetėn jo vetėm 17 deputetėve qė kishin mundur tė hynin nė parlament, por edhe shumė bashkėpunėtorėve, duke arritur numrin e 40 vetave.

Gjithēka mėsohet pikėrisht nė shkrimin e mėposhtėm, tė mundėsuar nėpėrmjet faktesh tė grumbulluara nga dosja pėrkatėse qė i pėrket procesit hetimor tė "Grupit tė deputetėve", qė gjenden nė AQSH, si dhe dokumentet qė u pėrkasin punimeve tė parlamentit tė viteve 1946-1947, tė ndodhura po nė kėtė arkivė.

Si do ti kundėrviheshin Enver Hoxhės

Ishte fillimi i prillit tė vitit 1946, kur nė njė mbledhje tjetėr tė bėrė nė shtėpinė e Hysen Shehut, nga "Grupi i deputetėve", siē u vetemėrua, madje edhe u konsiderua nga opinioni i mėvonshėm grupi qė po merrte pėrsipėr tė bėnte opozitėn nė parlamentin e parė tė Shqipėrisė komuniste, ėshtė deklaruar se planet e tyre pėr tė rrėzuar Enver Hoxhėn sė shpejti do tė gjenin zbatim. Pėr kėtė, disa anėtarė tė grupit, si Riza Dani, Selman Ndreu, Kolė Kuqali etj., pak orė para se tė fillonte mbledhja nė fjalė, ishin takuar me misionarėt e pėrfaqėsisė amerikane nė Tiranė. Kėshtu, sa u mblodhėn tė gjithė, ata njoftuan pėr ēka kishin biseduar me misionarėt e huaj dhe pėr porositė qė kishin marrė prej tyre. Njoftuan se prej tyre u ishin dhėnė detyrat qė duhej tė zgjeronin organizimin e ēetave, tė fillonin nga aksionet e tė pėrgatiteshin pėr kryengritje, pasi ata sė shpejti do tė zbarkonin me forca ushtarake. Konkretisht, gjatė fjalės sė tij Riza Dani mėsohet tė ketė thėnė: "Nė bisedimin qė kemi pasur me misionin amerikan dhe me gjeneralin Hodgson, kemi marrė premtimet se ata sė shpejti do tė merrnim masa pėr atė ēka kėrkonim, vetėm se kėrkonin nga ne qė tė mos zhgėnjeheshin".

Pas shumė orė diskutimesh dhe sugjerimesh, nė fund ka folur dhe njeriu me mė shumė ndikim i grupit, Shefqet Beja, i cili, si edhe parafolėsit e tij, ėshtė shprehur: "Zgjerimin e veprimtarisė sė ēetave dhe udhėzimet qė morėm nga anglo-amerikanėt pėr njė zbarkim, me tė shkuar nėpėr qarqe do t'ua thoni shokėve dhe tė fillojė njė propagandė e gjerė, duke filluar me parrulla tė ndryshme". Pas tij ka ndėrhyrė deputeti Selaudin Toto, i cili duket se ka pasur njė besim tė padiskutueshėm te aleatėt e tyre antikomunistė tė Perėndimit, pasi ėshtė shprehur: "Duhet tė kemi besim nė premtimet qė na kanė dhėnė anglo-amerikanėt, sepse patjetėr sė shpejti do tė kemi njė zbarkim dhe do tė ndryshojė situata kėtu". Pas kėsaj mbledhjeje, ku sipas procesverbaleve hetimore tė mbajtura nga dėshmitė e vetė personave vetėm pak kohė para daljes sė tyre nė gjyq, ėshtė vendosur edhe pėr masat konkrete qė do tė merrnin nė interes tė njė kryengritjeje tė pritshme tė armatosur, pothuaj tė gjithė krerėt e "Grupit tė deputetėve" shkuan nė rrethe pėr t'u marrė me organizimin.

Detyrat konkrete

Ishte korriku i 1946-s kur u mblodhėn sėrish krerėt e organizatės sė deputetėve nė njė takim tė planifikuar pėr realizimin e platformės sė tyre politike. Aty u ngarkuan Riza Dani, Faik Shehu dhe Jup Kazazi me detyra konkrete organizuese pėr tė pėrgatitur ndėrhyrjen e aleatėve. Nė kėtė nismė u vendos qė tė jepej njė vrull i pėrgjithshėm pėr tė krijuar turbullira nė vend. Gjithsesi, mė pas ata do tė deklaronin pėr mosbesimin qė kishin pasur nė iniciativat e veta. Kėshtu, njėri prej tyre, i njohur me emrin Tefik Deliallisi, gjatė procesit tė tij gjyqėsor para trupit gjykues do tė deklaronte: "Ne dyshonim qė me forcat tona tė mund t'i futeshim kryengritjes, por vetėm kishim besim nė ndihmėn e anglo-amerikanėve. Fillimi i kryengritjes ishte vetėm sa pėr tė gjetur pretekst pėr tė ndėrhyrė me armė, nė mėnyrė qė tė paraqisnim nė botėn e jashtme se nė Shqipėri gjendja ėshtė e turbullt…".

Shėnimet e dorės sė Enver Hoxhės

Nuk kaloi as njė vit nga koha kur ky grup kishte filluar nga veprimi konkret dhe kur Enver Hoxha konstatoi personalisht, qė nė muajin e tretė tė parlamentit, se diēka po lėvizte pas personit tė Riza Danit dhe misionarėve amerikanė. Ky moment kishte qenė diskutimi i bujshėm i Danit, i cili nė emėr tė grupit po kundėrshtonte me gjithėfarėlloj argumentesh projektkushtetutėn e parė. Pas kėsaj, do tė vinte mbikėqyrja e deputetėve nė mėnyrėn mė tė sofistikuar dhe mė tė rreptė, derisa sė fundmi tė vinte arrestimi i tyre. Njė letėr disi e zverdhur dhe e vjetruar nga dhjetėra vitet qė kanė rėnduar mbi tė, qėndron nė njė nga stendat e Muzeut Historik Kombėtar, nė pavionin e gjenocidit komunist, pikėrisht nė seksionin qė u kushtohet deputetėve tė opozitės sė parė tė Shqipėrisė komuniste. Mbi tė ėshtė njė shkrim dore mė se i zakonshėm, madje pa i respektuar as rregullat elementare tė drejtshkrimit. Ajo jep mbylljen e njė historie tė gjatė tė nisur me shumė vrull dhe pasion nga disa intelektualė tė njohur tė Shqipėrisė sė atyre viteve. Ėshtė pikėrisht urdhri pothuajse verbal qė vendoste pėrfundimisht fatin e njė pjese tė deputetėve tė parlamentit tė parė shqiptar. Konkretisht nė tė shkruhet:

"Rendi i ditės: - Sot, mė 14.05.1947, shqyrtimi i ēėshtjes sė arrestimit tė disa tė burgosurve. U muar vendim pėr arrestimin e 10 deputetėve dhe gjithashtu u muar vendim pėr arrestimin e Kadri Hoxhės, meqenėse ishte ngjarje urgjente dhe kjo ēėshtje do t'i paraqitej Komitetit Qėndror tė PKSh. Partia do tė skjarohet nė lidhje me kėtė pėr luftėn qė duhet bėrė kundra reaksioneve dhe gjithė elementėve nacionalistė. Duhet tė kuptohet se ata qė punojnė shtrembėr, do tė dėnohen, ndėrsa ata qė punojnė drejt
ndershėm duhet tė veēohen. Partia e jonė kėrkon tė sqarohet proēesi".
(Poshtė janė firmat e nėnshkruara nga Enver Hoxha, Shefqet Peēi, Hysni Kapo dhe Nako Spiru.)

Gjyqi i opozitės 30 gusht 1947

Trupi gjykues i caktuar nga Komiteti Qendror i PKSh-sė pėrbėhej:

Kryetar i tij ishte kolonel Niko Ēeta, ish-komunist me formimin e Partisė, kuadėr nė luftė dhe pas ēlirimit ka qenė nė organet e punėve tė brendshme e tė Sigurimit, me arsim fillor dhe me profesion furrxhi.

Prokuror i ēėshtjes sė tyre ishte nėnkolonel Josif Pashko, ish-komisar gjatė luftės, ndėrsa pas ēlirimit me funksione tė larta partiake dhe nė organet e punėve tė brendshme, me profesion arsimtar.

Anėtarėt e trupit gjykues ishin tė gjithė besnikė dhe me garanci tė larta politike, ish-pjesėtarė e kuadro tė luftės.

Duke shfletuar dosjen hetimore, mes shumė shėnimesh me vlerė tė madhe historike, nė tė cilat jepet edhe momenti i zhvillimit tė procesit gjyqėsor zhvilluar pėr ta, nėpėrmjet pyetjeve tė prokurorit dhe deklarimeve qė ata kanė bėrė para tij, hidhet dritė mė shumė pėr atė tė vėrtetė historike se iniciativat e para pėr demokratizim nė Shqipėri janė qysh herėt. Ja ēfarė dėshmon nė njė nga ato seanca pyetėsore tė gjyqit qė zhvillohet kundėr "Grupit tė deputetėve", njėri nga pėrfaqėsuesit e kėtij grupi i njohur si intelektual i mirėfilltė, qė ishte edhe ndėr kryesorėt, Shefqet Beja.

Prokurori: - Ēfarė pushteti predikonit ju?
Shefqet Beja: - Ne donim njė pushtet me parimet demokratike tė Perėndimit.
(. . . Vijon. . .)

Kryetari: - Politikėn e amerikanėve?
Shefqet Beja: - Po. Tė pėlciste njė konflikt ndėrkombėtar!
Prokurori i pėrgjithshėm Josif Pashko, nė fjalėn e tij drejtuar trupit gjykues nė kėtė gjyq tė zhvilluar ndaj deputetėve tė legjislaturės sė parė tė Kuvendit Popullor mė 30.08 1947, ndėr tė tjera thekson me forcė: "… Dėnimi qė ju duhet t'u jepni kėtyre, duhet tė jetė i rėndė, se tė rėnda kanė qenė veprat e tyre kriminale, se e madhe ka qenė tradhtia qė kėta i kanė bėrė popullit. Populli ynė e urren tradhtinė dhe prandaj kėrkoj nga ju dėnimin pa mėshirė...".

Vendimi

Mė sė fundmi pas shumė akuzash dhe kundėrakuzash Gjykata e Lartė nxori vendimin nr. 187, datė 27. 9 1947: "…Pėr veprėn e tradhtisė sė lartė pėr rrėzimin e shtetit demokratik Shqiptar…"

Dėnohen:

Me vdekje me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agothokli Zhitoni, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Beqir Ēela, Mehmet Prishtina, Paolo Sogioti, Tefik Delialliasi, Pertef Karagjozi, Shefqet Beja etj., duke pėrfunduar kjo nė shtatėmbėdhjetė tė dėnuar. Nė fund numri i tė ekzekutuarve arriti deri nė 40 persona, pasi mė mbrapa nė kėtė akuzė u pėrfshinė dhe ata qė u konsideruan "bashkėpunėtorė tė deputetėve".

Ekzekutimi

Plot njė muaj tė lidhur nė njė mėnyrė tė tillė qė nuk mund tė lėviznin fare kanė ndenjur tė gjithė deputetėt e dėnuar me vdekje nė qelitė e burgut tė sigurisė sė lartė Nr/313 nė kryeqytet nė pritje tė zbatimit tė vendimit tė ekzekutimit tė tyre. Brenda atij muaji ata u munduan tė bėjnė dhe pėrpjekjet e fundit pėr tė shpėtuar jetėn. Kėshtu sejcili dėrgoi nė organet mė tė larta tė shtetit dhe kryesisht nė Kryesinė e Asamblesė Kushtetuese, antėrė tė sė cilės deri pak kohė mė parė se tė dėnoheshin kishin qenė edhe ata vetė, kėrkesat pėr falje tė tyre. Mėsohet se ata deri nė momentet e fundit nuk i kishin humbur shpresat pėr falje nga ish kolegėt e tyre paralmentarė. Megjithatė ajo nuk u realizua kurrė. Ka qenė njė shkresė e nisur nė drejtorinė e burgut ku ata ishin tė izoluar, e firmosur nga Sekretari i Presidiumit, Sami Baholli e cila u bėnte tė diutur refuzimin e lutjeve tė tyre pėr tu dhėnė mundėsinė pėr tė jetuar. Konkretisht ajo shkresė ka mbajtur datėn 9 tetor 1947 dhe ka qenė rregjistruar nė numrin 180 tė rregjistrit tė parlamentit tė atij viti. Pas kėsaj do vinin orėt e para tė mesnatės sė 10 tetorit, kur skuadra e pushkatimit do t'i merrte pėr t'i ēuar nė zonėn e Malit me Gropa, ku do tė ekzekutoheshin qė tė gjithė. Kėshtu u mbyll kjo histori e kėtij grupi tė lindur me shumė bujė dhe qė pati njė jehonė tė jashtėzakonshme, pėr vetė faktin se mori pėrsipėr tė hapte siparin e mendimit ndryshe nė pushtetin komunist tė painstaluar akoma mirė nė Shqipėri.

PROCES-VERBALI

Dokumenti sekret, Prokurori Pashko: Si u ekzekutuan deputetėt rebelė

PROĒES - VERBAL – EKZEKUTIMI

Sot mė datėn 10. X. 947 0ra 3 para-dite, unė Josif Pashko, i ngarkuar me cilėsi Prokuror, i shoqėruar dhe nga ndihmėsi Harito Nashi dhe Dr. Major Ibrahim Dervishi, shkuam nė burg dhe muarmė nė dorėzim tė pandehurit tė dėnuar me vdekje: Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agathokli Xhitoni, Abdyl Kokoshi, Salim Kokalari, Beqir Ēela, Mehmet Prishtina, Paolo Saggioti, Tefik Deliallisi dhe Pertef Karagjozi dhe mbasi u siguruam pėr identitetin e tyre tė shoqėruar dhe nga rojet, shkuam nė vendin e caktuar pėr ekzekutimin e tė pandehurave. Mbasi u kėnduam vendimin e gjykatės sė Naltė Nr/ 187 dt 27. IX. 1947 qė dėnon tė gjithė tė pandehurit e naltė-pėrmendur me vdekje, mbasi u kėnduam shkresėn e Presidiumit tė Kuvendit Popullor Nr/ 180 tė Regj. Dt 9. X. ,947 qė refuzon lutjet e tyre pėr falje dhe mbasi u pyetėn dhe thanė flaėn e fundit, nė bazė tė vendimit tė naltpėrmendur u ekzekutuan.

Nėnshkruar sot mė 10. X. ,947
Prokuror Ndihmės Prokurori Mjeku ligjorė
Ibrahim Dervishi Josif Pashko Major Ibrahim Dervishi


Fatos Veliu , Gazeta Shqiptare 05-10-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.