Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 163 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Njoftime :: Ndėrron jetė burri i Nermin Vlora Falaskit
Postuar nga: Skampa

Njoftime Renzo Falaski lė amanetin e tij qė tė prehet nė tokėnshqiptare nė Kaninė tė Vlorės. Bashkėsia ALBASOUL i shpreh me kėtė rast ngushėllimet atdhetares Nermin Vlora Falaski, gruas sė tij, mbesės sė Ismail Qemalit.

Shoqata kulturore-atdhetare "Ismail Qemali" e drejtuar nga Prof. Dr. Bardhosh Gaēe si dhe shoqata kulturore "Kanina" po pėrgatisin ceremoninė e varrimit. Ndėrkohė zonjės Vlora i kanė dėrguar ngushėllimet e rastit nėnkryetarja e Parlamentit tė Shqipėrisė, drejtuesit e pushtetit vendor nė Vlorė dhe shoqata tė ndryshme. Nermin Vlora thotė: "Ka 48 orė qė ka pushuar zemra e bashkėshortit, por nuk dua ta besoj. Ai ka qenė i shtruar nė spital pas njė operacioni qė bėri nė kėmbėn qė theu. Tė mėrkurėn kam biseduar me tė nė spital. Ishte nė humor tė mirė. U ngrit nga krevati, u ul nė karrige dhe mė tha se do tė dilte. Nuk mund tė lė vetėm, Nermin, ishte shprehur ai. Tani ndihem mirė dhe avash-avash do tė eci. Por gjendja e tij ishte ndryshe nga ēfarė thoshte. Ai nuk hėngri drekė, u shtri dhe mė pėrcolli me sy, duke mė thėnė se do tė takoheshim tė nesėrmen. Nė orėn 4 tė mėngjesit tė sė mėrkurės mjekėt mė lajmėruan se Renco kishte vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe se e dėrguan nė njė spital tjetėr pėr t'i dhėnė ndihmė. Kur shkova atje, nuk e gjeta, e kishin kaluar nė njė dhomė tė mbuluar me ēarēaf. Renco im i shtrenjtė, me tė cilin kam bashkėjetuar 64 vjet, kishte heshtur pėrgjithmonė. Ndjeva njė dhimbje thikė nė zemėr, por duhet tė qėndroja e fortė", thotė Nermin Vlora.

"Me Rencon pėrballova njė jetė tė vėshtirė. Ai mė ndihmoi tė pėrcjell nėpėr botė zėrin dhe kulturėn e vendit tim. E kisha shok dhe bashkėshort ideal. Mė ka dashur dhe mė ėshtė gjendur pranė tėrė jetėn, duke mė ndihmuar tė pėrballoj jetėn e vėshtirė, si dhe tė pėrēoj zėrin dhe kulturėn e vendit tim nėpėr botė. Kėto janė fjalėt e para tė shprehura nga Nermini disa orė pas ndarjes me bashkėshortin. Renco, qė ishte me shėrbim nė ambasadėn italiane nė Tiranė, kur i dhashė fjalėn dhe besėn, vendosi tė rrinte nė familjen tonė, me gjyshen dhe nėnėn time. Por situata ndryshoi kur regjimi filloi tė hakmerrej me familjen e Ismail Qemalit", thotė zonja Vlora. Por nuk kishte rrugė tjetėr shpėtimi pėr familjen e shquar Vlora. Arratisja ishte e vetmja rrugėzgjidhje, por duheshin marrė parasysh edhe pasojat. Mund tė binin nė sy tė rojeve bregdetare dhe mė pas kjo familje e nderuar do e kalonte jetėn nė burg dhe internime. Megjithatė, ata ishin tė vendosur. "Nė kėtė situatė gjyshja na tha: Ikni mė mirė, shikoni jetėn tuaj.

Udhėtimi i tmerrit. Udhėtuam me njė lundėr druri 15 orė nė mėshirė tė fatit, me djalin Roberto 1 vjeē e gjysmė nė prehėr. Mė 14 tetor tė vitit 1943 nisėm udhėtimin e tmerrit pėr tė ikur nė Itali. Burrė e grua, me djalin e vetėm 1 vjeē e gjysmė nė prehėr u futėm nė njė barkė druri 7 metra e gjatė. Sapo bėmė miljet e para, filloi njė stuhi, qė na pėrplaste sa andej-kėndej. Jeta jonė ishte nė mėshirė tė fatit dhe i luteshim Zotit orė e ēast. Pas 15 orė udhėtim mbėrritėm nė Bari. U strehuam nė njė shtėpi, qė ishte pronė e njė familjeje tė arratisur", shprehet Vlora teksa psherėtin pėr humbjen e bashkėshortit.

Mundėn tė mbėrrijnė nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut shėndoshė e mirė. Por njė jetė tjetėr i priste. Nuk e harroi kurrė vendin e saj, por nga anan tjetėr gjeti edhe pėrkrahjen e madhe tė bashkėshortit. "Unė rrija nė shtėpi me djalin, Renco filloi punė nė BBS. Mė vonė shkuam nė Siena, vendlindja e Rencos, ku filloi tė punonte si avokat dhe pas vitit 1947 do tė niste karrierėn diplomatike, me tė cilėn u nda nė gusht tė vitit 1981. Kemi kaluar tėrė jetėn, mbi 30 vjet nė 30 shtete tė botės dhe secili bėnte detyrėn e tij, thotė Nermini. Renco ishte ambasador i shtetit italian, kurse unė gruaja e tij, shqiptarja, studioja, shkruaja, hulumtoja, botoja e shkruaja qindra artikuj nėpėr organet e shtypit tė atyre vendeve, duke pėrhapur zėrin dhe kulturėn e vendit tim, lashtėsinė e gjuhės, trimėrinė e Skėnderbeut, patriotizmin e Ismail Qemalit, qė themeloi shtetin shqiptar.

Ėshtė njė periudhė e gjatė, ku edhe jam vlerėsuar me tituj si studiuese e gjuhės shqipe, duke vėnė nė jetė amanetin e gjyshit, qė tė mos reshtim pėr Shqipėrinė. Si diplomat me pėrvoj Renco studioi, hulumtoi dhe shkroi librin "Diplomacia e Ismail Qemalit", tė cilin unė e kam pėrkthyer nė gjuhėn shqipe. Tėrė jetėn e tij respektoi veprėn e Ismail Qemalit, jo sepse ishte gjyshi im, por se admironte zgjuarinė dhe diplomacinė e plakut tė Pavarėsisė, qė e kishte idhull, sikur tė ishte shqiptar", Nermin tha Vlora.

Edhe pse ishte me origjinė italiane, Renco ishte i mahnitur pas historisė shqiptare dhe kulturėn e kėtij populli. Por mbi tė gjitha shkroi shumė pėr Ismail Qemalin. Dhe kėtė e bėri jo se ishte gjyshi i bashkėshortes, por tek ky politikan pa vlerat e njė strategu tė madh qė ēoi njė komb drejt pavarėsisė. Por amaneti i tij i fundit tregon edhe dashurinė qė shfaqi pėr kombin shqiptar. "M'i ka thėnė me humor, pėr tė mos ndier peshėn e dhimbjes, por tani qė ai nuk ėshtė mė, ato duhet tė vihen nė jetė. Amanetin nuk e tret dheu-kemi njė shprehje nė shqiptarėt- Ēdo gjė duhet tė shkojė nė vend tė vet. Sipas traditės italiane, Renco ka kėrkuar qė tė digjet trupi i tij pas vdekjes dhe hiri tė vendoset pranė meje kur tė kaloj nė pėrmasėn tjetėr. Donte qė tė ishim bashkė pėrjetėsisht nė Kaninė tė Vlorės, vendlindjen e tė parėve tė mi. Unė e kam kundėrshtur djegien e trupit, por do tė jetė mendimi i pėrbashkėt me tim bir, Roberton, qė ėshtė ambasador, pėr tė vendosur e zbatuar amanetet e tij. Ajo qė ndiej nė kėto momente ėshtė dhimbja pėr humbjen e tim shoqi", pėrfundon Nermin Vlora.

Gazeta Ballkan 04/10/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.