Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Budallai ka fat vetem ne perralla!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: 29 Shtatori, Dita Kombėtare e Trashėgimisė Shqiptare
Postuar nga: Albo

Kulture AKTIVITETET NE DITEN KOMBETARE TE TRASHEGIMISE KULTURORE

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve:

Hapja ceremoniale e festimit tė Ditės Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore Shqiptare nė qytetin muze tė Gjirokastrės nė kuadėr tė Festivalit Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės 29 Shtator-5 tetor 2004, pėrurime objektesh tė restauruara, panaire tradicionale, prezantime botimesh, koncerte me muzikė tradicionale etj.


Muzetė Kombėtarė nė varėsi tė MKRS:

Muzeu Historik Kombėtar- Tiranė
Muzeu Gjergj Kastrioti Skenderbeu- Krujė
Muzeu Etnografik- Krujė
Muzeu i Artit Mesjetar- Korcė
Muzeu Onufri- Berat
Muzeu Etnografik- Berat

Hapur falas pėr publikun


" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Tiranė:

1. Pritje vizitorėsh nė Mozaikun e Tiranės
2. Ekspozim i stendave lidhur me punimet e restaurimit nga Drejtoria e Tiranės.
3. Sitet e Apollonisė, Lezhės dhe Bylisit do tė jenė hapur falas pėr publikun.


" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Sarandė:

1. Biseda nė shkolla me mėsues e nxėnės me temė: "Monumentet e kulturės, pasaporta e kombit"
2. Ekspozita fotografike "Monumentet e kulturės Sarandė"
3. Vizita tė organizuara tė shkollave nė monumentet e kulturės.
4. Ditė homazh nė shenjė nderimi pėr arkeologėt Dhimosten Budina dhe Selim Islami nė Butrint dhe Bazilikėn e Sarandės.
5. Biseda informative nė radio Saranda pėr trashėgiminė kulturore tė rajonit.
6. Bisedė e ilustruar me fotografi dhe dokumenta "Bazilika qė I dha emrin Sarandės".

" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Gjirokastėr:

1. Inaugurim i restaurimit tė Qafės sė Pazarit.
2. Inaugurim i restaurimit tė shtėpisė sė Zekatėve.
3. Qendra pritėse e Antigonesė.


" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Vlorė:

1. Bisedė nė kalanė e Kaninės mbi monumentet e kulturės dhe njė program artistik.
2. Bisedė me nxėnės e mėsues tė shkollave.
3. Transmetim nė TV lokale me pamje tė monumenteve tė kulturės nė rrethin e Vlorės.

" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Shkodėr:

1. Organizim i seminarit "Banesa karakteristike shkodrane, historiku dhe inaugurimi I tyre"
2. Koncert me nxėnės tė shkollave tė qytetit.

" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Berat:

1. Projektim filmi dokumentar "Monumentet e qytetit tė Beratit" nė ambiente publike.
2. Intervistė nė TV Onufri pėr projektet dhe kriteret e Drejtorisė Rajonale pėr ndėrhyrjet nė mirėmbajtjen dhe restaurimin e vlerave monumentale tė qytetit.
3. Artikull nė gazetėn lokale Lajmėtari: "Berate, Onufri dhe shkolla e tij", nga Agron Polovina
4. Ekspozitė fotografike, Monumentet e Beratit dhe biseda nė shkollat e mesme tė qytetit.

" Drejtoria Rajonale e Monumenteve tė Kulturės Korcė:

1. Bisedė nė TV lokal nė bashkėpunim me bėrthamėn arkeologjike tė qytetit tė Korcės.
2. Emision televiziv nė TV Kristal mbi monumentet e kulturės tė rrethit tė Korcės.
3. Vizita tė organizuara tė shkollave nė monumentet e kulturės.


Intervistė pėr gazetėn KORRIERI nė kuadėr tė "Ditės Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore dhe Festivalit Folklorik Kombėtar, Gjirokastėr 29 Shtator-5 Tetor 2004

Me Prof. As. Dr. Vasil S. TOLE, Drejtor i Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve


Pyetja: Pėr herė tė dytė po realizohen Ditėt e Trashegimise Kulturore tė organizuara nga MKRS. Ēfarė pėrfaqėsojnė ato nė vetvete, por dhe pėr edukimin dhe krenarinė kombėtare?

Pėrgjigje: Nė kuadėr tė zbatimit tė ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", nė nenin 5 tė tij ėshtė pėrcaktuar qė Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve shpall Ditėn Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore. Pikėrisht me Urdhėrin Nr. 348, dt. 28.07.2003, tė Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ėshtė shpallur dita 29 Shtator e c`do viti si Dita Kombėtare e Trashėgimisė Kulturore.
Nė qendėr tė kėsaj dite, qėndron pėrkushtimi dhe sakrifica e tė gjithė atyre qė kanė kontribuar nė formimin dhe studimin e e kėsaj trashėgimie, e po aq edhe vepra dhe jeta e atyre qė janė sakrifikuar drejtpėrsėdrejti pėr tė. Kėtu gjej rastin tė pėrmend faktin se edhe akti sublim i ushtarakut shqiptar Kamber Bėnja i cili nė vitet 1920 mbrojti pasuritė e Apollonisė nga vjedhja ėshtė trupėzuar nė shpalljen e kėsaj Dite Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore. Nė vijim tė pyetjes Suaj, do tė pėrmendja se ndėr tė tjera, festimi i kėsaj dite parashikon edhe detyrimin e tė gjitha institucioneve kulturore dhe ato tė trashėgimisė, nė varėsi tė pushtetit qėndror dhe vendor qė nė kėtė Ditė, tė organizojnė aktivitete tė ndryshme kulturore dhe qė institucionet kombėtare tė trashėgimisė, Muzetė Kombėtarė dhe Galeritė tė hapen falas pėr publikun. Fakti qė nė festimet kombėtare tė vitit 2003 u pėrfshinė tė gjitha institucionet lokale, kombėtare si dhe komuniteti, ėshtė tregues i mjaftė pėr tė thėnė se kjo Ditė ka qėnė e mirėpritur qysh nė fillim prej tė gjithėve. Edhe sivjet ka njė calendar mjaft tė pasur aktivitetesh.


Pyetje: Ēfarė specifike do tė ketė kjo festė kėtė vit...dhe na thoni disa detaje te saj?

Pėrgjigje: Padyshim kėtė vit festimi i kėsaj feste kap njė ridimensionim mbarėkombėtar. Nė drejtimin e z. Blendi Klosi, Ministėr i Kulturės, njė komitet organizativ i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė institucioneve qėndrore, atyre vendore dhe institucioneve shkencore e artistike tė vendit, prej gati njė viti po drejton punėn pėr organizimin e Festivalit Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės i cili do tė zhvillohet nė periudhėn 29 Shtator-5 Tetor 2004. Pra kėtė vit, Dita Kombėtare e Trashėgimisė Kulturore, 29 Shtatori ėshtė nė hapje tė Festivalit Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės por dhe nė qendėr tė festimeve mbarėkombėtare. Kulmi i festimeve tė kėsaj dite do tė jetė nė qytetin-Muze tė Gjirokastrės, por ndėrkohė nė tė gjithė Shqipėrinė, ashtu si nė njė zinxhir festimesh do tė pėrkujtohet kjo date simbol e trashėgimisė europiane tė shqiptarėve. Ndėr tė tjera, festimi i kėsaj dite nė qytetin muze do tė pėrfshije festėn tradicionale tė mikpritjes gjirokastriste, panairin e librit etnokulturor, pėrurimin e restaurimeve tė objekteve tė trashėgimisė kulturore si: Qafa e Pazarit, Kalaja e Qytetit, shtėpi dhe kalldrėme karakteristike etj.


Pyetje: Po nė lidhje me Festivalin Folklorik Kombėtar tė Gjirokastrės 2004?

Pėrgjigje: Vetė organizimi i Festivalit Folklorik Kombėtar, Gjirokastėr 2004 do tė vazhdojė ti shėrbejė ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit tė trashėgimisė shpirtėrore mbarėkombėtare, duke pėrzgjedhur nė tė krijimet mė autentike e mė tė lashta, qė populli ka krijuar nė shekuj por dhe ato me te fundit syresh. Pjesėmarrja nė Festival e grupeve tė trashegimise shpirterore (grupe shteterore te qendrave kulturore, te shoqatave folklorike-NGO dhe individeve te lire), nga Shqiperia, Kosova, shqiptarėt e Maqedonisė, Malit tė Zi, arbėreshėt, arvanitasit, diasporės dhe tė folklorit ēam, etj, do tė zgjerojė jo vetėn hapėsirat gjeografike tė FFK-se, por do tė sjellė me siguri edhe vlera te paekspozuara deri me tani nga kulturėn tradicionale shqiptare.
Pėr organizimin e kėtij festivali, mund tė pohojmė se ėshtė i pari festival folklorik kombėtar pas viteve 1990, i cili ėshtė organizuar jo mbi direktiva dhe improvizime, por ėshtė i mbėshtetur tėrėsisht nė legjislacionin organik tė fushės sė trashėgimisė shpirtėrore. Pėr kėtė aktivitet, ne permbushje te detyrimeve ligjore, MKRS ka aprovuar qysh njė vit pėrpara Urdhėrin nr. 462, dt. 16.10.2003 "Pėr organizimin e Festivalit Folklorik Kombėtar Gjirokastėr 2004"; Urdhėrin, nr. 28, dt. 11.02.2004, "Pėr miratimin e kritereve shkencore dhe udhėzimeve pėr punėn pėrgatitore tė Festivalit Folklorik Kombėtar Gjirokastėr 2004, ėshtė aprovuar Statuti dhe matrica e detajuar e kėtij festivali" si dhe VKM 572, dt. 27.08.2004 "Pėr njė shtesė fondi nė buxhetin e vitit 2004 … pėr financimin e Festivalit Folklorik Kombėtar, Gjirokastėr 29 Shtator - 5 tetor 2004".Pa u zgjatur, nje material i permbledhur mbi legjislacionin dhe aktet nėnligjore pėr trashėgimine shpirterore gjendet i permbledhur ne botimin me te fundit te MKRS, "Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastrės", Tiranė 2004.
Eshtė kėnaqėsi tė pohoj faktin se qeveria shqiptare dhe Z, Kryeministėr Fatos Nano, me cilėsinė e Presidentit tė Nderit tė Festivalit, janė angazhuar maksimalisht qė ky festival tė jetė mė i miri festival i organizuar ndonjėherė nė Shqipėri.


Pyetje: Po ligji i ri i trashėgimisė, sa e mundėson ndihmėn pėr trashėgiminė kulturore kombėtare?

Pėrgjigje: Nė mbeshtetje tė kėtij ligji, po ngrihet rendesia e institucioneve te trashegimise kulturore, ne menyre qe ndikimi i tyre te perkoje me rendesine politike te identititetit kulturor. Kjo gje eshte ne perputhje te plote edhe me udhezimet e Unescos dhe te Keshillit te Eupropes ne kete fushe. Nė kėtė kuptim:
-Per muzeumet kombetare parashikohet rritja e statusit te tyre administrativ dhe ligjor. Keto muzeume gjithashtu do te konsiderohen si institucione polifunksionale, nder te tjera edhe si qendra muzeumologjike (me rol trajnues, studimor dhe shkencor), edhe per mbare rrjetin kombetar te muzeumeve lokale. Per to synohet futja e konceptit te krijimit te te ardhurave, si dhe vetmanaxhimit te tyre ne funksion te rivitalizimit te ketyre qendrave te verteta te trashegimise sone kombetare ne kulture. Me tej, ne nje fokus me te gjere, muzeumet duhet te jene pjese e rrjetit nderkombetar te institucioneve te kultures nepermjet: Marrjes dhe dhenies se informacionit, si dhe shkembimit te kulturave reciproke. Per kete synojme rikonceptimin e strukturave te tyre aktuale si dhe te pavioneve te tyre nen kete vizion. Gjithashtu synohet nxitja e dhe finalizimi i iniciativave private lidhur me formimin e muzeumeve te rinj private tipologjike si dhe mbeshtetja e te gjitha atyre iniciativave qe kerkojne themelim te fondacioneve private ne fushen e trashegimise kulturore.
-Per institucionet e monumenteve te kultures neper rrethe parashikohet kalimi i tyre nga pika servisi ne qendra rajonale te trashegimise, ku nder te tjera synohet zgjerimi multifunksional i tyre. Synohet rritja e rolit kontrollues te tyre ne fushen e urbanistikes me qellim qe roli, vizioni dhe pesha e tyre ne baze te ligjit te jete e padiskutueshme. Per monumentet qe ata kane nen ruajtje dhe konservim do te synohet qe ato te rivitalizohen me qellim perdorimin e tyre si vende ku mund te punohet dhe jetohet, kuptohet brenda funksioneve kulturore te tyre. Ne kete kuader do te ndermerren iniciativa per te mbeshtetur me kredi me kushte lehtesuese te gjithe ata persona qe kane ne pronesi dhe administrim shtepi monumente kulture. Per kete kategori monumentesh do te synohet qe edhe ato sado pjeserisht te vihen ne dispozicion edhe per ekspozim ndaj publikut.
-Ne funksion te ridimensionimit te punes ne fushen e trashegimise, synohet krijimi i rrjetit kombetar te subjekteve juridike dhe fizike private, nepermjet licencimit te tyre ne fushen e restaurimeve, projektimeve dhe zbatimeve ne fushen e trashegimise. Kjo mase do te sjelle decentralizimin real ne kete fushe, kjo ne funksion te permiresimit te sherbimit ndaj monumenteve te kultures ne vazhdimesi.
-Per institucionet e manaxhimit te vlerave folklorike synohet qe ato te ngrene skemen e veprimtarive folklorike mbarekombetare dhe nderkombetare vjetore; te rrisin bashkepunimin dhe rolin manaxhues te tyre per veprimtarite folklorike te cilat organizohen nga pushteti vendor, me qellim thithjen e resurseve qe ato krijojne ne favor te kultures kombetare dhe te turizmit kulturor. Do te stimulohen te gjitha ato iniciativa dhe festivale te cilat do te organizohen ne qendra historike, kala apo parqe natyrore si vende me shume atmosfere dhe kulture per te percuar artin e cdo lloj forme. Per kete kategori institucionesh do te kerkohet qe te mire manaxhojne vlerat e trashegimise sone folklorike edhe nepermjet percjelljes se tyre me ane te te Cd-ve, kasetave, vidiove. Shitja e programeve qe ato vete organizojne me fondet e shtetit kanaleve televizive dhe radiofonike do te ndikoje ne percjelljen e kultures se vertete muzikore folklorike tek degjuesit, por do te ndikoje edhe ne rritjen e financave te ketyre insitucioneve.
-Per sitet dhe parqet arkeologjike synohet qe te shnderrohen ne qendra te hapura kulturore per publikun dhe turizmin kulturor duke i propaganduar me mire ato ne rang kombetar dhe nderkombetar.
-Per institucionet e ruajtjes se kujteses synohet modernizimi i tyre dhe perfundimi i katalogimit informatik dhe dixhital i te gjithe pasurise sone kulturore. Do te konsiderojme detyre paresore te ketyre insitucioneve, pergatitjen e te gjithe atyre programeve informuese te natyres dixhitale per konsum kulturor nepermjet internetit, dhe CD-ve propaganduese per te gjithe.



Pyetje: Cilat janė aktet nėnligjore qė kanė dalė deri mė tani nė zbatim tė ligjit "Pėr trashėgiminė kulturore"?

Pėrgjigje: Pas punės shumė tė frutshme qė Drejtoria e Trashėgimisė Kulturore dhe institucionet nė varėsi tė saj bėnė pėr hatimin e ligjit 9049 "Pėr trashėgiminė kulturore", prej gati njė viti pas aprovimit tė tij kemi qėnė tė angazhuar, krahas tė tjerash edhe pėr hartimin e akteve nėnligjore nė zbatim tė tij. Pėrmbledhtazi, duke pasur parasysh rėndėsinė qė kanė kėto akte pėr trashėgiminė kulturore po i paraqes ato pėr ju.

1.Ne nenin 5, pika 2 te ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Per trashegimine kulturore" thuhet se: Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve shpall Diten Kombetare te Trashegimise Kulturore. Kjo gje eshte permbushur me Urdhėrin Nr. 348, dt. 28.7.2003 "Pėr shpalljen e Ditės Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore", te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve, i cili ka shpallur daten 29 Shtator te cdo viti, si Diten Kombetare te Trashegimise Kulturore. Duke filluar nga 29 Shtatori i vitit 2003, ne kete date u festua ne te gjithe Shqiperine, Dita Kombetare e Trashegimise me aktivitete te larmishme kulturore. Enkas per kete date, nga MKRS, ne bashkepunim me institucionet kombetare te trashegimise dhe Qendrat Kulturore ne rrethe u publikuan ne nje broshure te gjitha aktivitetet e kesaj dite. Kete vit, ne dt. 29 Shtator do te nise Festivali Folklorik Kombetar i Gjirokastres 2004.

2.Ne nenin 7, pika 2 te ligjit, thuhet se: objektet e trashegimise, ne menyre te detyrueshme, duhet te regjistrohen ne QKIPK, e cila leshon pasaporten e objektit. Per kete, MKRS nepermjet QKIPK-se, ka perfunduar katalogimin e objekteve te trashegimise ne administrim te institucioneve kombetare te trashegimise dhe atyre te pushtetit vendor, rreth 30.000 objekte. Vazhdon puna per katalogimin e te gjithe atyre objekteve ne administrim te institucioneve te Akademise se Shkencave, institucioneve fetare dhe personave fizike. Ligji parashikon nje periudhe kohore 2 vjecare per perfundimin e katalogimit te objekteve te trashegimise kulturore ne pronesi private. QKIP ka hartuar dhe aprovuar kartelen tip te regjistrimit dhe pashaporten tip per cdo objekt qe regjistrohet, si dhe ka nxjerre Udhezimet perkatese per kete qellim. E rendesishme eshte te thuhet se prane QKIPK po krijohet hap pas hapi, database i trashegimise kulturore shqiptare.

3.Ne nenin 9, pika 4 dhe pika 5, thuhet se: per vleresimin e objekteve ne pronesi private te trashegimise kulturore te luajtshme, qe nxirren jashte territorit te Republikes se Shqiperise, ngrihet nje komision i perhershem me eksperte me vendim te Keshillit te Ministrave. Per kete, me VKM nr.795, dt. 26.11.2003 "Pėr ngritjen, pėrbėrjen dhe mėnyrėn e funksionimit tė Komisionit tė Pėrhershėm tė Vlerėsimit tė objekteve tė trashėgimisė kulturore nė pronėsi private, tė luajtshme dhe kriteret shkencore dhe procedurat e vlerėsimit tė kėtyre objekteve", ka filluar puna e ketij komisioni, me qender prane QKIPK. Me Urdher te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve jane percaktuar emrat ne perberje te tij.

4.Ne nenin 17, pika 3, thuhet se: Ngrihet Keshilli Kombetar i Restaurimeve me urdher te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve se bashku me rregulloren perkatese. Ky Keshill ka per kompetence aprovimin e projekteve te restaurimit dhe testimin e personave fizike e juridike, kandidate per marrjen e licences se ushtrimit te profesionit te restauratorit. Per kete, me Urdhėrin nr. 352, dt. 29.07.2003 "Pėr ngritjen dhe funksionimin e Kėshillit Kombėtar tė Restaurimeve", ka filluar pune ky organizem i ri, shume i rendesishem per trashegimine kulturore materiale. Me vlere eshte te pohojme faktin se ky Keshill, per here te pare kete vit, ka aprovuar perpara realizimit te tyre, te gjitha projektet per nderhyrje ne monumentet e kultures ne te gjithae Shqiperine. Keshilli funksionon mbeshtetur Rregullores se funksionimit, dhe eshte ne prag te permbushjes se testimit te subjekteve te para private per licensim ne fushen e restaurimit te objekteve te trashegimise kulturore.

5.Ne nenin 19, pika 3, thuhet se: levizja e objekteve te trashegimise kulturore te luajtshme, me vlera te vecanta, kombetare dhe unikale, per ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashte territorit te Republikes se Shqiperise, behet me VKM. Procedurat e ketyre levizjeve percaktohen me Udhezim te Keshillit te Ministrave, sipas konventave nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise. Per kete Keshilli i Ministrave, ka aprovuar Udhėzimin nr. 2, dt. 18.03.2004, "Pėr procedurat e lėvizjes sė objekteve tė trashėgimisė kulturore tė luajtshme, me vlera tė veēanta, kombėtare dhe unikale, pėr ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė", ku percaktohen qarte te gjitha procedurat qe duhet te ndiqen ne keto raste te parashikuara ne ligj.

6.Ne nenin 29, pika 2, thuhet se: rregullorja e administrimit per Q-M, QH, A-M, Q dhe P.Arkeologjike miratohet nga KM me propozimin e Ministrit te Kultures. Deri me tani, per sa me siper, me VKM nr. 832, dt. 11. 12. 2003 eshte aprovuar "Rregullorja e administrimit tė qytetit muze tė Gjirokastrės", dhe me VKM nr. 857, dt. 19.12.2003, eshte aprovuar "Rregullorja e funksionimit tė Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Kombėtar tė Butrintit".

7.Ne nenin 31, pika 1 thuhet se: Qytetet-muze, zonat-muze, qendrat historike, ansamblet muze dhe parqet arkeologjike shpallen te tilla me VKM pas propozimit te Ministrit te Kultures, Rinise dhe Sporteve. Per kete, duke qene se per here te pare futen disa nocione te reja mbrojtjeje per monumentet e kultures, MKRS ka propozuar dhe aktualisht eshte aprovuar VKM nr. 558, dt. 01.08.2003 "Per shpalljen e Voskopojes "Qender Historike" dhe venien e saj ne mbrojtje te shtetit". Jane ne proces hartimi dhe propozimi per fitimin e ketyre ststuseve juridike edhe per disa monumente te rendesishme kombetare.

8.Ne nenin 49 parshikohen kundravajtjet administrative te cilat denohen me gjobe, dhe ne nenin 50, pika 1 thuhet se: te drejten e venies se gjobes e kane inspektoret e IA, IMK, dhe QKIPK, sipas fushave qe mbulojne. Ne zbatim te ketij neni, MKRS ka aprovuar fleten tip te gjobes, si dhe ka autorizuar institucionet ne varesi te saj qe te krijojne strukturat e inspektoreve te gjobave, shtypjen e fleteve te gjobave dhe fillimin brenda muajit Korrik 2004 te punes se tyre.

9.Ne nenin 53, pika 1 thuhet se: IMK dhe IA, brenda gjashte muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, i paraqesin per miratim KM zonat arkeologjike brenda qendrave te banuara ne Shkoder, Lezhe, Kruje, Durres, Elbasan, Berat, Vlore dhe Sarande. Si jini ne dijeni, jemi ne prag te permbushjes se ketij detyrimi pasi hartat e zonave arkeologjike jane hartuar dhe pritet aprovimi nga Keshilli i Ministrave.

10.Po ne nenin 53, pika 2, thuhet se: brenda nje viti nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, IMK dhe IA i paraqesin per miratim KM kufijte dhe rregulloret e administrimit te parqeve arkeologjike te Shkodres, Lezhes, Apolonise, Bylisit, Amanitias, Orikumit, Antigonese, Finiqit dhe Butrintit. Per kete eshte duke u punuar per hartimin e nje rregulloreje tip te administrimit te Parqeve Arkeologjike.

11.Po ne nenin 53, pika 3 thuhet se: brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, institucionet e specializuara ne varesi te MKRS, statutet e te cilave miratohen nga Ministri I Kultures, Rinise dhe Sporteve, bejne ridhikimin ketyre statuteve, sipas dispozitave te ketij ligji. Per kete, MKRS ka permbushur deyrimin per hartimin dhe aprovimin e statuteve te reja te MHK, IMK, Muzeut Onufri dhe atij Etnografik ne Berat, Muzuet te Artit Mesjetar ne Korce, Muzuet Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Etnografik ne Kruje, etj.

Ju faleminderit



Programi FFK, Gjirokaster 2004, Dt. 29 Shtator

Ora 16.30: festimi I dites kombetare te trashegimise kulturore ne qytetin muze, me koncerte, panaire perurime etj.

Ora 18.30: koncertet konkuruese ne kala me grupet e qarkut Kukes, Fier dhe grupet e Kosoves. Pershendetin grupet e emigranteve shqiptare ne Greqi.

Dt. 30 Shtator

Ora 18.30: koncertet konkuruese ne kala me grupet e qarkut Diber, Tirane dhe grupet e shqiptareve ne MAlin e Zi. Pershendet grupi folklorik I shqiptareve ne Ukraine.

Dt. 1 tetor

Ora 18.30: koncertet konkuruese ne kala me grupet e qarkut Shkoder, Berat dhe grupet e shqiptareve ne Maqedoni.

Dt. 2 Tetor

Ora 18.30: koncertet konkuruese ne kala me grupet e qarkut Lezhe, Elbasan dhe grupet e Kosoves. Ershendet grupi folkloric I shqiptareve ne Zvicer.


Dt. 3 Tetor


Ora 18.30: koncertet konkuruese ne kala me grupet e qarkut Vlores, Durresit dhe grupet e arberesheve te Italise. Pershendet grupi folklorik I diasporas ne Gjermani.

Dt. 4 tetor


Ora 18.30: koncertet konkuruese ne kala me grupet e qarkut Korce, dhe Gjirokaster. Pershendesin grupet e diasporas shqiptare ne usa.
Ndarja e Cmimeve dhe Ceremonia e mbylljes.





© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.