Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēdo gjė nė vend tė vet, ēdo punė nė kohė tė vet
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 86 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Histori :: Roshniku, fshati qė nxorri pesė kryeministra
Postuar nga: Skampa

Histori Fshati eshte ndertuar ne rreze te malit Tomor. Por sa futesh ne fshat ajo qe te bie ne sy eshte muzeu i fshatit, nje nga me te vjetrit ne vend.

Ne zemer te maleve, aty ky natyra ka falur gjithe bujarine e saj, gdhihen e ngrysen 6 mije banore. Dielli nuk lind askund me i bukur se ne Roshnik. Fshati eshte ndertuar ne rreze te malit Tomor. Madje fshatrat e kesaj zone duket sikur jane futur ne rreze te malit Tomor. Lindja e diellit te mrekullon me vezullimin e tij dhe lajmeron fillimin e nje dite. Kur kujton emrin Roshnik te perpelitet ne kujtese nje vend me nje histori te rralle. Por sa futesh ne fshat ajo qe te bie ne sy eshte muzeu i fshatit, nje nga me te vjetrit ne vend. Ai eshte deshmi e gjalle e traditave te historise se kesaj zone, nga me te vjetrat ne Ballkan. Eshte gati nje histori me vete. Adriatik Serjani, kryetari i komunes Roshnik, tregon se banoret e 10 fshatrave te kesaj zone merren me vreshtari dhe pemtari dhe nje pjese e vogel merret me blegtori. Fshati duket i qete dhe i paster, rrugicat jane te shtuara me kalldrem. Ne qender te fshatit eshte ndertuar edhe nje fabrike vere, prone e fermerit te kesaj zone, Beqo Fisha, e cila perpunon gjithe sasine e rrushit te fermereve te zones, me te cilen prodhohet vere dhe raki. Ky prodhim shperndahet me pas ne tregjet e vendit.

Ne muzen e fshatit ruhen edhe doreshkrimet e viteve 1578, 1661, ne gjuhen turke. Ne to shkruhet se nga zona e Roshnikut kane dale 5 vezire qe kane drejtuar Perandorine Osmane nga 35 shqiptare qe ka pasur ne majat e saj. Dihet historikisht qe sulltani themeloi Perandorine ne vitin 1363 dhe organizoi nje ushtri. Osmanllinjte kane marre me pahir djemte shqiptare dhe nga shtetet boshnjake. Sipas doreshkrimeve historike tregohet se zgjuarsia e shqiptareve i ndihmoi ata per t'u ngjitur ne postet e larta. Djemte te marre me force per te sherbyer ne ushtrine perandorake, shume shpejt u vune ne krye te perandorise. Madje eshte per t'u theksuar shperblimi i sulltanit per shqiptaret qe i sherbyen Portes se Larte, per besnikerine shqiptare te valinjve, pashallareve dhe strategeve ushtarake.

Nga 35 vezire shqiptare, 5 kane qene nga Roshniku i rrethit Berat, qe administruan Perandorine Osmane. E pikerisht kane qene qyprilli Mehmet Pasha, lindur ne Qyprilli te Anadollit (1578-1661), ai sherbeu si kryvezir 5 vjet, nje muaj e 15 dite. Eshte shqiptar nga fshati Roshnik i Beratit, familja e tij kishte migruar ne Anadoll. Mehmet Pasha ishte nga kryeveziret me te mire ne kete detyre. Qyprilli Ahmet Mustafa Pasha (1635-1676), biri i madh i Mehmet Pashes, sherbeu si kryevezir 15 vjet, 1659 u gradua vezir dhe marshall, ne 1661 filloi sherbimet kolosale si sadrazem, udheheqes i menēur qe organizoi ushtrine e prishur dhe rregulloi punet e shtetit.

Qyprilli Fazell Mustafa Pasha (1637-1691) sherbeu 2 vjet e 3 muaj, biri i dyte i Mehmet Pashes, ai ra deshmor ne lufte.

Amxhzade Huesin Pasha, nga familja e Mehmet Pashes qyprillij, sherbeu 4 vjet, 11 muaj e 16 dite. Ishte nje udheheqes i mencur por me pas dha doreheqjen. Sipas shenimeve dihet vetem viti qe ka vdekur, 1702. Qyprilli Numan Pasha, sherbeu 2 muaj e dy dite ne 1710.

Por kryevezireve te Roshnikut iu shtohet edhe Veziri i pakurorezuar Ahmet Kaja lindur ne nje nga lagjet e Roshnikut - Perisnak. Nga tregimi i 105-vjecarit Shefit Kaja mesojme se Perisnaku eshte vendlindja e vezirit te pakurorezuar. Emri i plote vjen nga bashkimi i emrave te dy vellezerve te vendosur per here te pare ne kete fshat, Perikliu dhe Nako, prej nga vjen dhe emri. Sipas historianeve mendohet se pasardhesit e Perikliut dhe Nakos jane vendosur ne vitet 1960. Pasi kishin pranuar fene islame ishin ingranuar ne Perandorine Turke, nga ku per shkak te fisnikerise, bujarise e trimerise moren dhe emrin bej. Nuk ishte rastesi qe njeri nga familja e madhe e fisit Kaja, fis i kurorezuar me titullin bej, te behet nje nga luftetaret me emer ne ushtrine turke dhe ky qe Ahemt Bej Kaja. Luftrat e zhvilluara ne ushtrine turke sidomos ato te pushtimit te Jemenit, e shfaqen ate si nje komandant te zot dhe te zgjuar. Dhe pas kesaj Ahmet bej Kaja do te propozohej nga Porta e Larte per te marre detyren e Vezirit. Sipas historianeve dhe tregimit te 105-vjecarit Shefit Kaja se per kete ka ndihmuar edhe bashkefshataret e tij nga Roshniku te njohur tashme nga Porta e Larte si veziret Qyprillinj. Menjehere pas njohjes me propozimin qe i ishte bere Ahmetit nga Porta e Larte, ai nxori ne shitje te gjithe pasurine. Por ne vendin e quajtur Beja (toka e beut) emer me te cilin njihet dhe sot, ai vritet aksidentalisht nga hyzmeqari i vet ndersa ishin duke numeruar mijera bageti qe kishte ne pronesi.

Hani i Perisnakes ka qene nje nga pronat e Ahmetit qe ka nje histori prej 30 vitesh. Ky han ka sherbyer si qender e perkohshme por edhe shkembimesh tregtare te zones se Korēes, Beratit, Gjirokastres e Permetit. Aty karvanet e gjate te ardhur nga Korēa dhe nga zonat e Tomorices kalonin naten per te zbritur ne Berat e me gjere. Madje ky han do te ishte dhe nje qender ekonomike per shkembim mallrash dhe bagetish. Kjo beri qe edhe ne han te kishte dhoma fjetjeje per tregtaret. Ai i ngjante nje tregu zhurmues prej nga mori dhe emrin qe perdoret sot dhe njihet ne te gjithe vendin me fjalet "nuk jemi tek hani i Perisnakes". Hani ka qene ndertuar ne vendin qe edhe sot quhet Vrom, qe do te thote rruge qe lidh zonen e Korēes dhe ate te Tomorices me Beratin. Hani pas vdekjes se Ahmetit eshte trasheguar nga niperit dhe sterniperit e tij dhe ne fund sternipi i tij i quajtur Dane Kaja, dhe ky nje luftetar i zoti qe kishte sherbyer ne ushtrine turke. Eshte karakteristike e ketij fshati, tregon plaku Kaja, se ka qene pikerisht ky han qe diktoi edhe njohjen e banoreve te fshatit me zonen e Korēes dhe te Tomorices, qe prej qindra vjetesh vetem kjo zone kishte hanxhnj. Ketu mund te permendim grate e martura ne kete fshat qe para 100 vjetesh, si Xhevahirja, Radovica, Karafilja nga Trebla, Bajamja nga Greva, etj. Por jo vetem kaq, ne vendin e quajtur Beja qe ne ate kohe i ngjante nje qyteze te lashte, ne vitin 1980 nga punimet e kryera ne keto zone jane gjetur dhe zbuluar varre me mbishkrim dhe shkrime tė lashta, ku u thurreshin vargje te afermve te vdekur si dhe jane gjetur kolona te medha mermeri, dy prej te cilave edhe sot jane te vendosura ne ballkonin e ndertesave te familjeve te ketij fshati.

Dilaver Xhelili
Koha Jone 20-09-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.