Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ja keshilla me e mire per nje njeri te arsyeshem: mos i zer bese nje gruaje, edhe kur ajo po te thote te verteten.
--- Euripide

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 154 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Shqiptarėt japin leksion qytetarie nė Athinė
Postuar nga: Skampa

Kulture Kanė kaluar thuajse tė gjitha kufijtė dhe parashikimet. Protesta antiraciste e zhvilluar dje pasdite nė Athinė ka mbledhur rreth 15 mijė persona, shqiptarė e qytetarė grekė, tė cilėt kanė kėrkuar t’i jepet fund dhunės kundėr emigrantėve.

Racizmi dhe ksenofobia qė u tulatėn nga reagimi i madh i politikanėve, por edhe i opinionit tė gjerė, pas ngjarjeve tė hidhura tė dhunės sė ushtruar anekėnd Greqisė kundėr manifestuesve emigrantė pėr fitoren e kombėtares sė tyre nė “Qemal Stafa” tė shtunėn nė darkė, dje morėn njė tjetėr goditje, shumė mė tė fuqishme se mė parė.

Manifestimi paqėsor ka qenė njė prej arritjeve mė tė mėdha qė kanė arritur emigrantėt shqiptarė nė Greqi. Me moton pėr tė civilizuar ekstremistėt helenė, forumi i bashkuar i shqiptarėve dhe grupimet antiraciste greke kanė pėrshkuar pėr rreth dy orė itenerarin Omonia-Parlament-Omonia, duke hedhur parrulla kundėr dhunės dhe dhėnies fund tė keqtrajtimit tė emigrantėve. Rruga e pėrshkuar nga 15 mijė protestuesit kishte njė qėllim: kthimi i “Omonias” nga sheshi i dhunės dhe i urrejtjes, qė ishte tė shtunėn, nė sheshin e mirėkuptimit dhe tė bashkėjetesės. Numri i madh i qytetarėve grekė tė pranishėm nė kėtė manifestim ka qenė me tė vėrtetė njė surprizė pėr organizatorėt shqiptarė. Manifestuesit, sipas etnive, kishin pėrgatitur edhe parrullat. Grekėt brohorisnin kundėr racizmit, ndėrsa nė duar mbanin parrulla “Emigrantėt janė vėllezėrit tanė”. Ndėrkohė, protestuesit shqiptarė hidhnin parrullat “Drejtėsi e barazi”, “T’i jepet fund dhunės”, “Kėrkojmė tė drejtat tona”, etj. Protesta e djeshme ka pasur njė jehonė tė madhe nė politikėn dhe nė median greke. Mesazhi i kėtij manifestimi ishte paralajmėruar nga afishet e shumta nėpėr rrugėt kryesore tė kryeqytetit grek,si dhe nė edicionet televizive dhe korrespondencat gazetareske. Nė mbrojtje tė tė drejtave tė shqiptarėve, kanė qenė tė pranishėm nė manifestim edhe shumė figura tė njohura tė politikės greke. Nė krye tė politikanėve grekė qėndronte deputeti i partisė Synaspizmos, Alekos Alavanos. Ndėrsa nė krah tė tij qėndronin deputeti tjetėr i kėsaj partie, Fotis Kuvelism, si dhe ish-zv.ministri i Pushtetit Lokal nė periudhėn kur qeveriste PASOK-u, Nikos Bishtis. Shqiptarėt drejtoheshin nga kryetari i Forumit tė emigrantėve, Ervin Shehu, ndėrkohė qė tė pranishėm ishin edhe pjesėtarė tė tė gjitha grupimeve dhe shoqatave tė tjera.

Nė pėrgjithėsi, protesta ėshtė zhvilluar e qetė, ku shqiptarėt e grekėt kanė manifestuar nė mėnyrė paqėsore. Por, vetėm prej qėndrimit dinjitoz tė protestuesve, manifestimi i djeshėm ka ruajtur misionin e tij. Pas kthimit nga Parlamenti pėr nė sheshin Omonia, forcat e policisė, tė cilat e kanė ndjekur nga shumė pranė protestėn, kanė lėshuar gaz lotsjellės. Njė situatė e tillė, e panevojshme pėr vetė ritmin qė po karakterizonte manifestimin, u shmang shumė shpejt. Protestuesit nuk i janė pėrgjigjur provokimeve tė policisė duke ruajtur qetėsinė. Ky ishte i vetmi incident, ndėrkohė qė protesta ka vijuar qetėsisht deri rreth orės 20:00. Atmosfera ka qenė e shkėlqyer dhe pėr rreth dy orė, emigrantėt shqiptarė kanė ndjerė se nė Greqi ka nisur era e ndryshimeve nė qėndrimin grekėrve karshi fqinjėve tė tyre veriorė, tė cilėt jetojnė dhe punojnė nė tokėn e tyre. Protesta e djeshme nė Athinė do tė pasohet mė 11 shtator edhe nė Selanik, qytet qė ka qenė njė tjetėr arenė e dhunės sė ekstremistėve grekė kundėr emigrantėve.

Numri i madh i grekėve, surprizė e veēantė

Mihal Jano, sekretari i shoqatės shqiptare Lushnja nė Greqi, e konsideron manifestimin e djeshėm nė Athinė si njė arritje shumė tė madhe. Numri rekord i tė pranishmėve, rreth 15 mijė, por sidomos prania e mijėra grekėve dėshmon, sipas Janos, se nė Greqi do tė nisin tė ndryshojnė shumė gjėra kundrejt trajtimit tė emigrantėve shqiptarė. E veēanta e madhe e protestės sė sotme (djeshme) ėshtė numri i madh i qytetarėve grekė. Askush nuk e priste njė interesim kaq tė madh”, shprehet Jano. Pėr tė, me vlerė tė veēantė ishin edhe fjalimet e politikanėve grekė, tė pranishėm nė manifestim. Sipas tij, manifestimi paqėsor i zhvilluar nė qendėr tė Athinės shėnon kulmimin e protestave tė emigrantėve shqiptarė kundėr dhunės, racizmit dhe ksenofobisė sė njė pjese tė grekėve.

Shqiptarėt, leksion emancipimi ekstremistėve

Emigrantėt shqiptarė u dhanė sot (dje) njė leksion tė shkėlqyer qytetarie grekėve. Nase Jani, kryetar i shoqatės sė shkrimtarėve shqiptarė nė Athinė, Drita, e komenton nė kėtė mėnyrė protestėn paqėsore tė zhvilluar dje nė kryeqytetin grek. Sipas tij, manifestimi nė Omonia kishte dy kahje. Nė njėrėn anė gjenden protestuesit grekė, kryesisht intelektualėt, tė cilėt dėnonin aktet ekstremiste si dhe njė pjesė tė medias sė djathtė qė nxit racizmin kundėr emigrantėve. Ndėrsa nė anėn tjetėr qėndrojnė shqiptarėt, tė cilėt parashtrojnė kėrkesa pėr njė jetė mėse normale: punė dhe jetesė pa frikėn ndaj akteve raciste dhe demostrimit tė ksenofobisė. Sipas Janit, manifestimi paqėsor ka pasur sukses edhe pėr faktin se, ndryshe nga herėt e tjera, dje kėrkoheshin ruajtja e vlerave qytetare, emancipimi I shoqėrisė ekstremiste greke dhe krijimi i formave tė duhura tė bashkėjetesės.

Gazeta Ballkan, 09/09/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.