Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 153 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Feja :: Dr. Don Lush Gjergji, biograf i Nėnė Terezės
Postuar nga: Albo

Feja Intervistė: Dr. Don Lush Gjergji, biograf i Nėnė Terezės

Askush s’mund ta pėrvetėsojė Nėnė Terezėn, ajo vetė ėshtė deklaruar se ėshtė shqiptare

-Ne jemi jo vetėm tolerantė por edhe jemi pėr bashkėjetesė dhe bashkėvėllazėrim me tė gjithė. Sepse tė tolerosh, njė fjalė kjo qė vjen prej latinishtes, do tė thotė tė bartėsh dhe tė durosh. Ne jo vetėm qė e durojmė njėri tjetrin, por, bashkėpunojmė dhe e duam njėri tjetrin.

Kėtė javė qendra pėr hulumtime strategjike “Forum”, organizoi njė tribunė kushtuar Kosovės, ku ishte i ftuar edhe Don Lush Gjergji. Me kėtė rast, ai dha njė intervistė pėr gazetat shqipe, “Flaka” dhe “Fakti”.

Dr. don Lush Gjergj, prift katolik i Ipeshkisė Shkup–Prizren, ėshtė doktor i shkencės sė psikologjisė, ku nė Romė mė 1975 ka mbrojtur doktoraturėn me temė “Gruaja shqiptare”. Veē kėsaj ai ka mbaruar tre fakultete, atė tė teologjisė, filozofisė dhe sociologjisė. Ka botuar 49 vepra dhe sė shpejti pritet dhe vepra e tij e 50-tė. Ka qenė shumė i afėrt me Nėnėn Terezėn, pėr jetėn dhe veprimtarinė e saj ka botuar 13 vepra tė pėrkthyera nė 35 gjuhė tė botės. Ėshtė themelues i Shoqatės Bamirėse “Nėna Terezė”, mė 10 maj 1990. Gjatė kėtyre dy dekadave e begatoi mjaft krijimtarinė kulturore dhe fetare. Ai u gjend, gjithmonė atje ku e kėrkoi vullneti njerėzor, pėr paqe, afrim dhe unitet nacional.

-Sa i takon ēėshtjes religjioze tė shqiptarėve, ata dallohen si popull me tolerancė tė madhe ndėrfetare. Ku mendoni se qėndon merita pėr kėtė?

D.L.GJERGJI: Toleranca, pėr mua ėshtė njė fjalė tepėr e vogėl, pėr gjithė atė ēka jemi, duhet tė kemi jo vetėm tolerancė, por edhe pėr bashkėjetesė dhe bashkėvėllazėrim tė tė gjithė shqiptarėve. Sepse tė tolerosh, njė fjalė kjo qė vjen prej latinishtes, don tė thothė tė bartėsh dhe tė durosh. Ne jo vetėm qė e durojmė njėri tjetrin, por bashkėpunojmė dhe e duam njėri tjetrin. Si tė tillė neve, nė rradhė tė parė jemi vėllezėr tė gjakut (muslimanė e tė krishterė), pėr njėri tjetrin dhe pastaj vėllezėr tė fesė me tė tjerė qė nuk i kemi tė gjakut. Njė traditė shumėshekullore shqipėtare. Njė vėlla mund tė jetė i krishterė katolik njė tjetėr mysliman dhe kjo nuk na ka penguar asnjėherė nė jetėn e pėrditshme nė begatinė kulturore dhe shpirtėrore. Kėto begati dhe trashėgimi duhet t’i ruajmė si sytė e ballit.

Ku mendoni se qėndron merita e kėtij atributi?

D.L.GJERGJI: Shqipatrėt janė tė vetėdijshėm se me shekuj kemi qenė tė krishterė dhe se ndarja fetare ka ndodhur, fatkeqėsisht, por jo edhe pėrēarja. Turqit janė munduar nėpėrmejt sundimit dhe ndikimit fetar tė na ndajnė dhe pėrēajnė, mirėpo fatbardhėsisht nė rrėnjėt e popullit shqiptar ėshtė i pranishėm edhe krishterizmi edhe islamizmi. Jemi edhe tė krishterė edhe muslimanė, por mbi tė gjitha jemi njerėz dhe jemi shqiptarė.

Nė ēfarė niveli qėndon shkalla e besimtarisė fetare te shqiptarėt?

D.L.GJERGJI: Shqiptarėt janė besimtarė mė tepėr tradicionalisht se sa personalisht apo bashkėrisht. Kjo e ka njė tė mirė. E mira ėshtė se feja nuk paraqet njė ngarkesė, pra nuk ka njė tė keqe. Feja i ka tri aspekte: prej tradicionales kalohet nė personale dhe prej saj nė atė ēka ėshtė komunitare apo e bashkėsisė. Te shqiptarėt besimi ėshtė nė fazėn e parė, tradicinale. Dalngadalė duhet tė pėrvetėsohet nė nivel personal, qė tė mund tė kalojė nė nivelin komunitar. Mirėpo, rrethanat historike nuk na kanė lejuar qė tė formohemi nė nivele mė tė larta tė besimit fetar, sepse kemi jetuar dhe luftuar pėr tė mbijetuar.

-Krijohet pėrshtypja se serbėt, kisha ortodokse e tė cilėve zhvillon propagandė kundėr tolerancės fetare dhe ndėretnike nė Kosovė, janė besimtarė fanatikė. Mos vallė, nga qė janė nė shkallėn e besimit komunitar fetar?

D.L.GJERGJI: Nuk ėshtė nė pyetje fanatizmi fetar, por keqpėrdorimi i fesė pėr ēėshtje kombėtare. Deri tani Kisha Ortodokse ėshtė quajtur Kisha Ortodokse Kombėtare, prandaj ėshtė rrezik qė tė jetė identifikimi i kombit me fenė. Nuk duhet tė pėrzihen kėto dy ēėshtje. Kombi e ka vendin e vet dhe feja e ka tė vetin. Ato janė si dy binarė dhe po t’i afrosh ato nuk janė mė binarė. Fetarja dhe kombėtarja duhet tė begatohen dhe ta ndihmojnė njėra tjetrėn.

-Si i vlerėsoni tendencat e maqededonasve dhe vllehėve pėr ēkombėtarizimin e figurės sė Nėnės Terezė?

D.L.GJERGJI: Unė e kam thėnė nė 13 veprat e mia tė botuara nė 35 gjuhė tė botės, ku gjithmonė fjala e parė ka qenė Gonxhe Bojaxhiu ėshtė shqipatre, prandaj mė mirė le tė mos lodhemi me kėto spekulime negative, por ta shikojmė dhe ta ndriēojmė veprėn e saj.

-Megjithatė, njė tezė mbi gjoja pėrkatėsinė kombėtare vllehe e ka mbėshtetur edhe shkrimtari nga Shqipėria, Aurel Plasari?

D.L.GJERGJI: E kam lexuar edhe kėtė tezė tė tij, por edhe ajo ėshtė e pabazė. Sepse nė asnjė mėnyrė, nuk gjendet asnjė argument apo dokument, pėr njė gjė tė kėtillė. Pėrkatėsinė kombėtare tė saj, Ajo e ka dėshmuar edhe nė Osllo, me rastin e marrjes sė ēmimit Nobėl duke thėnė nė praninė e 1.200 gazetarėve se “Unė ēdo herė e kam nė zembėr popullin tem shqiptarė”. Prandaj kush ka tė drejtė tė interpretojė se kush ėshtė Nėna Terezė nėse ajo nuk ka tė drejtė ta interpretojė veten e saj? Gjaku, tradita, kultura, tė gjitha i kishte shqiptare.

Pėrse nuk ndodhi shenjtėrimi i Nėnės Trezė, sikundėr paralajmėrohej, por vetėm beatifikimi (lumturimi) i saj?

GJERGJI: Kjo ėshtė shkalla e rėndomtė, prandaj ėshtė njė lloj befasie qė ka ndodhur edhe lumturimi i saj. Nėnė Tereza nuk ka nevojė pėr pėrjashtime. Ajo me jetėn dhe me veprėn e saj i dėshmoi botės mbarė se ēfarė do tė thotė fuqia e fesė dhe dashurisė, prandaj njerėzit e quajnė atė tė shenjtė. Selia e shenjtė, respektoi procedurėn dhe ajo sė shpejti do shpallet e tillė (shenjtore e dashurisė) edhe pse vetėm me lumturimin veē mė ėshtė shenjtėreshė, meqė ndėrohet si e tillė.

-A do tė jeni edhe ju nė Shkup me rastin e ardhjes sė Ages, mbesės sė Nėnės Terezė, e ftuar nga Shoqata “Shkupjanja Tereza”

D.L.GJERGJI: Agen, vitin e kaluar e thirėm tė merr pjesė nė Ditėt e Nėnės Terezė, qė u organizuan nė Kosovė, me rastin e beatifikimit tė saj nga Kisha e Shenjtė, mirėpo nuk mundi tė vijė pėr shkak se e kishte tė sėmurė babanė, Lazrin. Pėrndryshe, me Agen njihem dhe bashkėrisht kemi qenė nė Osllo, mė 1997 kur Nėnės Terezė iu nda ēmimi Nobėl pėr Paqe. Mė vjen mirė qė ajo do tė vijė nė vendlindjen e Nėnės Terezė dhe tė atit tė saj Lazri, e ftuar nga Shoqata maqedoanse “Shkupjanja Terezė”. Unė nuk jam i ftuar tė marr pjesė.

-A ėshtė paraparė nė Kosovė tė zhvillohet ndonjė aktivitet pėr ndrer tė kėtij jubileu?

D.L.Gjergji: Sigurisht. Ne i kemi nė Kosovė “Ditėt e Nėnės Terezė”, qysh nga kalimi i saj nė amshim, prej 26 gushtit deri mė 5 shtator, ndėrsa kėtė vit kemi edhe pėrvjetorin e parė tė lumturimit apo beatifikimit tė Nėnės Terezė dhe ky manifestim do tė jetė ndėr mė tė mėdhenjtė, shpirtėror dhe kulturor nė Kosovė. Ky manifestim organizohet nėn patronatin e presidentit Ibrahim Rugova dhe nė bashkėpunim me Ministrinė e Kulturės dhe tė gjitha qendrat rajonale nė Kosovė. Vitin e kaluar kėto aktivitete i kemi zgjeruar edhe nė Maqedoni dhe Shqipėri, ndėrsa kėtė vit do t’i zgjerojmė nė nivelin ballkanik dhe evropian.

-Keni nė dorė dorėshkrimin e veprės sė 50-tė. Cili ėshtė ai libėr?

D.L.GJRGJI: “Prej dashurisė nė dashuri”, do tė jetė titulli i librit qė analizon situatėn e pėrgjithshme tė Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėve dhe i ftoj tė gjithė qė tė mendojnė prej asaj qė ėshtė natyrore tė kalojė edhe nė sferėn shpirtėrore apo mbikulturore. Zot ėshtė dashuria, Ai i dhuroi jetė dashurisė dhe jetėn duke na dhuruar qytete nė botė, qė neve tė jemi ata qė ta ndjejmė dashurinė.

Kur mund ta presim tė dalė nga botimi ky libėr?

D.L.GJERGJI: Shpresoj gjatė kėtij viti, me shpresėn e Zotit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.