Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te keqen me te madhe njeriu ia ben vete vetes!
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 146 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Demokraci :: Shteti demokratik dhe shtetaret ilegjitime
Postuar nga: Shqiptar

Demokraci Ne kete artikull kam dashur te shpreh kendveshtrimin tim mbi shoqerine shqiptare dhe perfaqesimin e saj politik. Artikulli eshte postuar kohe me pare ne forumin shqiptar dhe po e ripostoj ketu, pasi mendoj se ka nje rendesi kardinale nese vertet duam qe ne Shqiperi te ndertojme nje shoqeri demokratike. Shkrimi eshte i hapur per komente dhe diskutim.

Shteti demokratik dhe shtetaret ilegjitime

Sikur shqiptaret te kishin kulturen e duhur demokratike dhe politike, Shqiperia nuk do te qe ne kete gjendje qe eshte. Ky eshte perfundimi qe kam arritur une dhe eshte vetem 1 nder shume faktore qe kane ndikuar ne shkaterrimin e shoqerise shqiptare.

Ku duket shkaterrimi i shoqerise shqiptare?

Zakonisht, shoqerite e botes vuajne nga nje degradim moral i shoqerise kurse ne Shqiperi ajo faze eshte tejkaluar dhe tashme jemi ne fazen e degradimit fizik te shoqerise. Degradimi moral ne shoqerine shqiptare duket shume tek shkalla e larte e kriminalistikes, korrupsionit, trafiqeve ilegale, prostitucionit dhe gjithe te zezave te tjera qe jane mbledhur ne Shqiperi. Shume kush mund te dali e thote: "se ka 100 kriminele e trafikante nuk duhet qe edhe ne shumices qe jemi njerez te ndershem e puntore te na futni ne te njejtin kallep". Ketyre njerezve une u them se ju e kini hak imazhin e keq dhe turpin qe u kane sjelle trafikantet dhe te korruptuarit, pasi ju i keni lejuar e toleruar te gjithe kete kategori njerezish. Dhe kjo shumice njerezish te ndershem zgjedhin largimin nga Shqiperia, qe ne vetvete perben edhe shkaterrimin fizik te shoqerise shqiptare.

Perse njerezit votojne ne demokraci?

Njehere e nje kohe, njerezit banonin neper fise e principata ku sundonte ai qe qe me i forte. Ai qe kish ushtrine me te madhe, arrinte te pushtonte e sundonte mbreteri e popuj te tere. Mirepo ky mbreterim kish edhe nje kosto te larte, qe qe gjaku i atyre luftrave qe beheshin per te marre pushtetin e pushtuar kalate. Kurse ne kohet moderne, njerezit e kane kuptuar se ata mund te properojne e jetojne ne paqe vetem nese ata:

1. Respektojne njeri tjetrin
2. Si zgjidhje zgjedhin kompromisin

Dhe ne demokraci ka vetem nje kompromis dhe nje parim te shenjte:

PAKICA I BINDET SHUMICES!

Por thundra e Akilit e demokracise si sistem eshte pikerisht parimi i mesiperm qe zbatohet me se miri ne diten e zgjedhjeve ku te gjithe shtetasit e lire shkojne te votojne per te shprehur vullnetin e tyre politik. Se cfare lind nga vulneti politik i sovranit popull ate do ta trajtoj me poshte.

Cfare eshte shteti demokratik?

Shteti demokratik nuk eshte nje individ, as nje parti, as nje organizate apo dicka abstrakte. Shteti si nocion permbledh te gjitha institucionet juridikisht te ngritura me vullnetin dhe perkujdesjen e gjithe shtetasve. Qe demokracia te funksionoje duhet qe"

1. Te gjithe te reskpektojne shtetin si institucion
2. Te gjithe te dyshojne qendrimet e shtetareve

Pika e pare do te thote qe respekti per institucionet e shtetit nuk buron nga fakti qe je socialist apo demokrat dhe i mbron institucionet per aq kohe sa partia qe ti simpatizon eshte ne pushtet, per ti djegur sapo kundershtari politik te mari pushtetin. Jo perkundrazi:

INSTITUCIONET SHTETERORE JANE TE SHENJTA, POR JANE ATA QE PUNOJNE NE ATO INSTITUCIONE QE I NJOLLOSIN ATO ME QENDRIMET E TYRE!

Ne piken e dyte, po ju sjell si shembull kushtetuten amerikane. Ata qe kane formuluar ate kushtetute jane nisur nga parimi qe: "shtetasi i lire nuk duhet te besoje verberisht qeveritaret". Perkundrazi ai duhet te jete shume i kujdesshem dhe eshte i lire te protestoje aq here sa qeveritaret e paskrupujt mund te cenojne lirite dhe te drejtat e individit. Amerika eshte mbase nje nder te vetmit vende te botes qe njerezit e kane te drejten me ligj ne kushtetute ku cdo shtetas ka te drejten e mbajtjes se armes. Prandaj sa here qe nje shtetas amerikan i preken te drejtat, ai proteston ne menyren e vet, jashte cdo kornize politike.

Cili eshte misioni i shtetareve?

Shteti ngrihet mbi kushtetuten dhe ligjet demokratike te nje vendi. Shtetaret nuk jane Zoter te shtetit por jane sherbetore te tij. Ne ate moment kur nje shtetar thyen dhe neperkemb ligjet e atij shteti, ai ka shkelur kompromisin e gjithe shtetasve te atij vendi. Qe nga ky moment, i gjithe sistemi qeverises dhe te gjitha raportet shtet-individ jane vene ne pikepyetje. Pra, sistemi punon, por jane njerezit qe ngrihen ne institucionet shteterore qe prishin cdo kompromis dhe cdo raport. Mirepo shume njerez nuk e bejne dot dallimin e shtetit si institucion i shenjte me nje grup njerezish te korruptuar qe njollosin tempullin e shtetit.


Cfare eshte qeveria?

Zakonisht njerezit nuk e bejne dot dallimin midis shtetit dhe qeverise. Sic e thashe me lart, shteti eshte keshtjella institucionale qe permbledh te gjitha institucionet juridikisht te bazuara tek kushtetuta dhe ligjet demokratike. Qeveria ose kabineti qeveritar eshte ne vetevete nje grup njerezish te zgjedhur te drejtojne dhe koordinojne punen per mbarevajtjen e shtetit. Shtetasit respektojne dhe mbajne si te shenjta institucionet, pra shtetin, por jo qeverite qe vine e ikin. Qeverite e fitojne respektin dhe urrejtjen e shtetasve te vet jo fale fjaleve te mira qe te huajt thone per ta, por tek realizimet e premtimeve qe ata kane bere kura kane mare postet e caktuara.

Raporti Shtet - Qeveri - Shtetas

Shteti eshte dicka konkrete por e pa jete. Shtetin e vene ne levizje dhe e mbajne ne jete qeveritaret. Qeveritaret ne vetvete jane te zgjedhurit e nje shumice te elektoratit shqiptar te reflektuar tek zgjedhjet e lira dhe demokratike. Shteti nuk i duhet qeveritareve por individid te lire pasi ai shtet do te sherbeje si tempull i shenjte ku shtetasit e vet mund te zgjidhin mosmareveshjet e tyre, dhe ne te njejten kohe tu garantoje lirite dhe te drejtat e tyre themelore. Qeveritaret i kane keto detyrime ndaj shtetasve te vet ne cdo kohe dhe ata duhet te vene ne levizje cdo strukture te shtetit qe te mbroje dhe garantoje te drejtat e individit. Pra me pak fjale, SOVRANI eshte individi i lire, TEMPULLI I SHENJTE eshte shteti, dhe SHERBETORI eshte qeveria.


Cilat jane detyrimet e shtetasve ndaj shtetit?

Shteti nuk eshte i kryeministrit, as i partive politike, as i presidentit, por eshte i cdo shtetasi dhe te gjitheve se bashku pasi interesave tona u sherben. Te gjitha shpenzimet e nevojshme per te mbajtur te gjalle e ne levizje shtetin dalin nga xhepat e shtetasve te vet. Shtetasi ne shoqerite demokratike paguajne taxa ne shtet ashtu sic paguajne edhe bizneset dhe firmat e ndryshme. Me te gjitha keto te ardhura qe perbejne edhe buxhetin e shtetit, qeveria i menaxhon ne nje menyre sa me efikase qe tu afroje shtetasve te vet sherbimet e nevojshme.
Por shtetasit nuk kane vetem detyrimin ekonomik ndaj shtetit te tyre. Shetasit kane edhe detyrimin patriotik dhe atdhetar qe atehere kur strukturat e shtetit shqiptar vihen nen shenjestren e personave te papergjegjshem qe duan ti djegin e shkaterrojne sic ndodhi ne 1997, cdo individ i ndershem duhet ti mbroje keto institucione. Mbrojtja e institucioneve nuk nenkupton mbrojtjen e pushtetit te partise ne pushtet, por nenkupton mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te te gjithe atyre njerezve qe varen nga shteti per sigurine e jetes dhe te lirive te tyre. Sic na tregoi historia e 1997, ne Shqiperi nuk u rrezua nje parti apo nje njeri nga pushteti, por u shkaterrua nje shtet, dhe ai nuk qe shteti i Berishes apo PD-se, por qe shteti i shqiptareve. Ngjarjet e 1997 treguan me se miri brishtesine e strukturave te nje shteti, ashtu sic deshmuan edhe tradhetine kombetare te te gjithe atyre qe vune dore ne institucionet e shenjta te shtetit.

Cila eshte nje "qeveri e jashtligjshme"?

Nje qeveri quhet e jashteligjshme kur ajo nuk eshte e mandatuar nga vullneti i lire i njerezve, i shprehur ne vota te LIRA dhe DEMOKRATIKE. Cdo qeveri e dale nga "zgjedhje te pranueshme per momentin" nuk ka mandat te plote dhe vjen nje kohe qe ajo behet e jashteligjshme. Nje qeveri e ardhur ne te tilla kushte behet anti-kushtetuese kur ajo nuk permbush objektivat e vena vetes qe do ta nxirrnin vendin nga kriza. Nese pas nje periudhe kohe vendi eshte ne krize dhe shoqeria shqiptare ne amulli, qeveritaret kane deshtuar ta nxjerrin vendin nga kriza, por perkundrazi, e kane perzgjatur dhe thelluar krizen institucionale.


Kur qeveritaret japin doreheqjen?

Sic e permenda edhe me lart, qeveritaret nuk jane "Zoter te shtetit" por sherbetore te sovranit popull qe i ka votebesuar qe te udheheqin. Prandaj qeveritaret japin doreheqje menjehere kur:

1. Deshtojne ne mbajtjen e premtimeve para elektoratit
2. Prishin direkt raportet e shtetasve me shtetin
3. Humbasin perkrahjen politike te shumices se elektoratit shqiptar.

1. Nje kryeminister qe ka premtuar para popullit te vet qe do te realizoje nje seri gjerash ne nje periudhe te caktuar kohore dhe nuk i realizon ato, duhet te japi doreheqjen pasi ai ka deshtuar ne qeverisjen e vendit. Kjo vjen natyrshem nga pergjegjesia morale qe ka secili perballe popullit te vet, dhe ne rastin kur kemi te bejme me nje kryeminister te papergjegjshem, partia e vet duhet te nderhyje ne largimin e tij dhe kabinetit te tij nga qeveria. Nese partia nuk e ben kete, eshte detyra e presidentit te republikes te ushtroje te drejten e tij kushtetuese te rrezimit te qeverise dhe daljen me nje formule te re.
Nuk ka asnje justifikim te mundshem per mos realizimin e premtimeve, dhe vetem ne raste te nje rreziku te jashtem kombetar, kryeministri deshtak mund te qendroje ne pushtet per aq kohe qe rreziku nuk egziston me.

2. Qeveria eshte ajo qe nderton raportet e shtetasve me institucionet e shtetit shqiptar. Nese nje pjese e elektoratit shqiptar i kundervihet me proteste qeverise perballe institucioneve te shtetit, kjo eshte shenje qe qeveria ka deshtuar edhe ne ndertimin e urave shtet -individ, ose pozite - opozite. Nje prishje e ketyre raporteve con ne c'ekuilibrime politike qe prishin raportet shumice - pakice. Kur protesta mer dimensione kombetare, qeveria jep doreheqjen ose pushohet nga presidenti, dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare ku sovrani popull thirret te votbesoje perseri nje force politike qe duhet te udheheqe vendin. Ne kete menyre institucionalizohen raportet e reja politike ne vend ku qeveria e re qe do te dali do te jete vullneti i shumices se sovranit popull.

3. Ka raste qe qeveria e nje vendi eshte fryt i nje koalicioni partish qe ben te mundur mbajtjen e qeverise fale 51%++ te votave te elektoratit shqiptar. Nese nje qeveri del nga koalicioni dhe perqindja bie nen 50%, qeveria rrezohet dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Pergjegjesite politike te shtetasit ne nje rend demokratik

Shtetasit e nje shoqerie demokratike nuk kane si pergjegjesi vetem:

1. Te votojne
2. Te paguajne taxa

Pergjegjesia me e madhe politike e shtetasit te lire eshte:

MBROJTJA E LEGJITIMITETIT TE INSTITUCIONEVE TE SHTETIT!

Sic e thashe me lart, shteti eshte nje tempull i shenjte, por jane qeveritaret me qendrimet e tyre qe e njollosin kete tempull. Nuk eshte pergjegjesia e klases politike apo opozites, sa c'eshte pergjegjesia e shtetasit te lire qe te reagoje dhe te mos lejoje qe qeveritare te papergjegjshem te njollosin e shkaterrojne keto institucione. Ne fund te fundit, shteti nuk i sherben politikes por njerezve. Cdo qendrim dhe cdo metode qe ushtron qeveria ne emer te shtetit duhet te peshohet nga mendja e cdo shtetasi dhe atje ku i preken interesat, secili dhe te gjithe bashke duhet te reagojme fort. Shteti nuk duhet lene ne dore te njerezve te papergjegjshem qe duan ta mjelin ate per perfitime personale, ai duhet te punoje vetem per shtetasit, dhe qeveritaret duhet te jene sherbetore te bindur te vullnetit te sovranit.


Si gjykohet puna e nje qeverie?

Njerezit qe ne gjykim nisen nga emocionet e castit apo paragjykimet, jane edhe humbesit e madh pasi do te bien pre e politikaneve te paskrupujt dhe te papergjegjshem. Asnjehere mos u nisni te gjykoni nje alternative para se te votoni, ose nje qeveri, nga emocionet. Duhet nje llogjike e shendoshe qe te peshoje punen e cdo qeverie. Nga se nisem une te gjykoj:

1. Cili eshte realiteti aktual qe jeton vendi?
2. Cili qe realiteti ne kohen qe kjo qeveri erdhi ne pushtet?
3. Krahasoi te dyja dhe gjyko nese eshte nje realitet me i pranueshem apo me i keq per ty dhe familjen tende?
4. Cilat qene premtimet qe u bene kur kjo qeveri mori pushtetin?
5. Sa jane mbajtur keto premtime?

Dhe mos u genjeni nga gazetat, televizoret apo diplomatet e paguar qe te bardhen e bejne te zeze dhe te zezen te bardhe. Qeverite dhe qeveritaret gjykohen nga puna dhe arritjet e tyre dhe jo nga fjalet e gazetave dhe diplomateve. Dhe asnjehere mos u ktheni ne skllever dhe te mendoni se "kete qeveri e do bota". Bota mund te kete plane te tjera per shqiperine e shqiptaret, por QEVERIA NUK DUHET TE PUNOJE PER LLOGARI TE BOTES, POR PER LLOGARI TE SHQIPTAREVE!


Protesta e shtetasve ndaj qeveritareve

Protesta e individit te lire eshte nje drejte e tij ne shoqerine demokratike. Ajo ka permasa nga nje tubim ne nje proteste kombetare. Megjithate mos i ngaterroni protestat paqesore demokratike me protestat e inspiruara me synim djegien dhe shkaterrimin e institucioneve shteterore.

PROTESTAT DEMOKRATIKE JANE PAQESORE DHE NUK JU DREJTOHEN INSTITUCIONEVE POR ATYRE QE PUNOJNE NE ATO INSTITUCIONE!

PROTESTAT QE CENOJNE INTEGRITETIN E INSTITUCIONEVE NUK JANE TE LIGJSHME DHE KANE PER SYNIM JO RREZIMIN E QEVERITAREVE POR SHKATERRIMIN E SHTETIT SHQIPTAR. RASTI ME I MIRE ESHTE REVOLUCIONI BOLSHEVIK I 1997 QE DOGJI E SHKARERROI INSTITUCIONET E SHTETIT SHQIPTAR!!!!

Protestat fillesen e kane tek prekja e interesave dhe lirive te shtetasve nga qendrimet e qeveritareve ose shtetareve te vecante. Protesta e njerezve ndaj qeverise jane me serioze se nje mocion mosbesimi ndaj qeverise ne parlament pasi ne momentin qe protesta kap permasa kombtare, raporti shtet - individ eshte prishur dhe faji per kete bie plotesisht dhe krejtesisht mbi qeverine shqiptare. Eshte detyra e qeverise qe ti ruaje e forcoje keto raporte. Qeveritaret duhet te japin doreheqjen ne kete pike dhe nese ata hezitojne ta bejne kete, vete partia qe i ka zgjedhur i rrezon ne parlament me shumicen e votave ne nje mocion mosbesimi. Arsyeja eshte e thjeshte, rritja e protestes do te thote humbje elektorati dhe partia humbet shume here me teper se c'fiton nga mbajtja ne pushtet i nje qeverie qe askush nuk e respekton. Nese partia e vet nuk e ben nje gje te tille, atehere eshte presidenti i vendit qe ushtron kompetencat e tij dhe e rrezon qeverine me qellimin e vetem qe te ruaje unitetin shoqeror dhe te mos lejoje skajezimin e urrejtjes ndaj qeverise ne nje mungese besimi dhe respekti ndaj sistemit dhe institucioneve te shtetit. Presidenti mbledhe partite politike dhe ju servir shtetasve nje formule te re politike qe do te qetesonte zemerimin e tyre.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.