Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 103 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Intimitet :: Interviste me ēiftin e artisteve Ēako-Mula
Postuar nga: Albo

Intimitet "PIRRO NUK ME THOTE KURRE JE E SHKELQYER"

Cifti i artisteve Cako-Mula tregojne per "KJ" peripecite e nje viti pune dhe sekretin per te mbajtur nje familje te forte . Ata jane kritizeret me te medhenj te punes se tyre...

Erl Murati

"Adoro Dio". Keto dy fjale jane qendisur me germa te argjendta ne bluzen e zeze verore te Inva Mules. Megjithate ajo thote se planet e saj, nuk parapelqen t'ia lere ne dore Zotit, por vullnetit personal. Kalendari i koncerteve e ka lodhur gjate gjithe vitit, por kjo nuk reflektohet fare ne fytyren e saj, aspak te nxire nga dielli i gushtit. Inva qendron lirshem ne hollin e jashtem te hotel "Rogner" dhe bisedon qetesisht me bashkeshortin. Kantautori i njohur Pirro Cako sapo ka promovuar albumin e tij te ri "Heret a vone", i cili eshte mirepritur nga publiku brenda dhe jashte vendit. "Pas tre ditesh do te nisemi per pushime ne Turqi. Me ne fund, pak kohe vetem per ne", buzeqesh ai. Cifti i artisteve kane vendosur qe t'i kalojne pushimet verore larg Frances e Shqiperise, sebashku me djalin e tyre, Antonin. "shkruhet Anthony)

Teksa pranojne te intervistohen ne "Koha Jone", qe te dy reflektojne ne fytyre dhe nuk ngurrojne te shprehin nje lloj skepticizmi per gazetaret. Nuk ka kaluar shume kohe qe kur shtypi ne Shqiperi shpalli se Inva Mula eshte perfshire ne politike. Kur lajmi mberriti deri ne Paris, ata u cuditen te dy, sepse asgje nuk ishte e vertete. Megjithate, "incidenti" tashme eshte harruar dhe Pirro me Inven pranojne te rrefejne per publikun te thenat e te pathenat e jetes se tyre. Gjate javeve te shkuara, sopranoja e njohur i eshte perkushtuar nje produksioni te ri te operas "Traviata" ne "L'Arena" te Verones. "Me ka marre malli te dal ne diell, por edhe te bertas e te flas derisa te lodh kordat zanore", thote ajo. Ndersa Pirro flet per pasionin e djalit te tyre per muziken. "Shpeshhere ai merr mikrofonin e ben si une, shpeshhere kendon si Inva", thote ai. Ndersa, mamaja shton: "Nuk do te doja kurre qe djali im te behet nje artist mesatar".

Mendohet se ju keni pasur nje vit te ngjeshur me aktivitete nga pikepamja profesionale. A ndiheni te lodhur nga kjo eksperience apo ruani akoma energjite e fillimvitit?

Inva: Ideja eshte qe vertet kur vjen momenti i fundit te sezonit, gjithkush ndien ate lodhjen dhe peshen e gjithe aktivitetit qe ka pasur gjate gjithe vitit dhe une vertet kete vit kam ndier kete lodhje te jashtezakonshme, duke qene se edhe aktivitetet tani po mbarojne. Ne kete moment une mbyll sezonin 2003-04, ne "Arena" te Verones me nje produksion te ri te operas "La Traviata" dhe deri tani kam bere kater shfaqje, neser "11 gusht) eshte shfaqja e peste. Eshte nje pune kolosale qe duke u bashkuar edhe me vapen qe ben ne vere - nuk e di a mund te fillohet intervista me ankesa - or kjo eshte puna ime dhe une marr sadisfaksion te jashtezakonshem, por deri diku jam edhe e kenaqur qe tani do ta mbyll kete kapitull, per te bere vetem 10 dite pushime dhe per te filluar ne shtator sezonin e ri 2004-05.

Pirro: Si per cdo njeri pushimet jane mese te domosdoshme, sepse jane vete muajt qe e lodhin njeriun dhe ai ka nevoje te pushoje. Une kisha promovimin e albumit, gjithe kete periudhe jam marre me shtyrjen e tij ne menyre qe te kurohej sa me mire dhe eshte momenti tani qe ne do te vemi ne Turqi per dy jave.

C'mund te na thoni dicka qe nuk eshte thene me pare rreth albumit tuaj?

Pirro: Me thene te drejten, une nuk kam c'te them me shume, vetem do te perseritem sepse albumi nuk eshte me i fshehte. Te gjithe e njohin ecurine e tij sepse ketu eshte nje vend i vogel. Eshte nje fakt qe albumi eshte mirepritur sepse njerezit kane gjetur aty copeza nga jeta e tyre, une ende vazhdoj marr mesazhe nga njerez qe e duan muziken. Tani albumi eshte edhe online ne internet dhe une kam nje sajt ku mund ta degjosh ate. Une marr shpesh shume pershtypje nga njerezit dhe ata ne unanimitet thone pothuajse te njejtat fraza. Albumi i ka prekur vertet aty ku une shpresoja, me thjeshtesi, sigurisht me profesionalizem, kenget kane percuar tek zemrat e njerezve ate mesazh, per te permbushur ate pjese ate jetes, te cilen nuk arrijne dot ta permbushin me ate rutinen e perditshme. Kjo eshte pika me e suksesshme e albumit tim. Pra, une mendoj se sekreti i suksesit tim si Pirro eshte thjeshtesia dhe si te thuash kjo muzike qe gershetohet bukur me poezine. Forca qe ka lidhja e muzikes me poezine ka depertuar tek keta njerez, te cilet shpeshhere shohin vetveten ne kete album.

Tani do te filloni pushimet verore. Cfare do te beni tani qe nuk e keni bere gjate gjithe vitit ?

Inva: Gjeja kryesore qe mua me ka munguar eshte se ne cdo moment une nuk kam te drejte te jem ne nje ambient me ajer te kondicionuar, ne nje korent ajri, te jem ne plazh, te rri ne diell, te jetoj sic mund te jetoje cdo njeri normal. Une kam kujdes per zerin, duhet te mendoj se neser pasneser kam nje shfaqje me shume pergjegjesi dhe duhet te jem gjithnje ne forme. Ky eshte nje tension permanent, i cili te krijon nje lodhje te jashtezakonshme. Une kam bere plan per te bere shume gjera gjate pushimeve, per gjeja kryesore qe do te bej eshte te mos mendoj pikerisht se neser do te kem nje shfaqje por te jetoj dhe une si gjithe njerezit e tjere. Ne kemi deshire te bejme pushime aktive, kemi deshire te bejme sport, te notojme, te qendrojme prane shoqerise per t'u argetuar dhe per te karikuar ato bateri qe jane boshatisur gjate gjithe vitit. Me ka marre malli te bertas dhe te flas deri sa te me lodhen kordat vokale.

Juve ju takon shpesh te jetoni larg njeri-tjetrit, per arsye profesionale? Si arrini te mbani nje familje te forte ne kete menyre?

Inva: Ne marredheniet ne familje, ne marredheniet ne cift si dhe ne marredheniet prinder-femije, ka me shume rendesi cilesia, sesa sasia. Mund te rrish me bashkeshortin dhe femijen gjithe diten, por nuk ke cfare jep. Ndersa, kur momentet jane te forta me shume dashuri, me shume emocion, te bushura me nje ndjenje reciproke, them qe ne nuk i masim me p.sh. kemi ndenjur 2 apo 3 jave pa u pare, por intensiteti eshte i madh. Plus qe telefoni eshte nje mjet i domosdoshem dhe ne flasim gjate gjithe dites dhe nuk krijojme absolutisht asnje shkeputje, per ta rifilluar aty ku e kemi lene. Por, eshte nje vazhdimesi e cila s'mbaron asnjehere.

Djali juaj, a e vuan faktin qe i duhet te jetoje me prinder fizikisht te ndare here pas here?

Pirro: Si cdo femije edhe djali yne ka nevoje te qendroje prane prinderve, por me duket se sot ne keto kohe, nuk mendoj se e vuan shume sepse ai sheh rendimentin e punes qe ne bejme dhe suksesin, une besoj se ai ndihet krenar dhe keto besoj jane momente me shume vlere ne jeten e tij. Ai eshte akoma i vogel, 9 vjec, dhe une per vete 9 vjec shume pak imazhe kam nga jeta. Megjithate, ai brumoset me ndjesine e largesise nga prinderit. Por, eshte krijuar kot ideja qe Antoni ka qene larg nga ne. Sic e tha edhe Inva, nuk jane ato 2-3 jave shkeputje qe bejne te lindin problemet. Kjo mund te ndodhe edhe ketu "ne Shqiperi), shume njerezve te politikes apo te artit u ndodh te shkeputen nga familjet. Ne jemi gjithnje prezente dhe kontakojme me telefon. Dua te them nje gje: une vertet ka qe nga shkurti qe vij verdalle neper Tirane, por po te kthehesh te shikosh se sa kohe kam ndenjur me tim bir, do te thoja qe eshte dicka e superueshme, si nga ai, si nga ne. Tashme u be gati nje muaj qe ne jemi sebashku dhe nuk ka asnje traume. Nje lloj traume p.sh. une do te kujtoj kur une isha i vogel, para 30 e ca vjetesh, babai im ishte jashte vendit me specializim dhe nuk kishte te drejte te kthehej para se te mbaronte, ai nuk me ka pare per nje vit e disa muaj. Kjo po, eshte nje distance shume e madhe kohore dhe po ta besh disa here, vertet femija e ndien. Por largesia jone, eshte boshllek i mbushur me dashuri dhe kjo sherben per te vendosur disa raporte te drejta, dhe kjo e forcon dashurine.

A ka shprehur djali juaj deri tani afeksion per muziken? Cfare do te deshironit ju qe ai te behet kur te rritej?

Pirro: Mendoj se ai ka shprehur instiktet e para. Fillimisht ai shkonte ne spektaklet e Inves dhe madje ndonjehere e zinte gjumi ne duart e mia. Te gjitha keto ndikojne tek nje femije qe rritet ne familje muzikantesh. Antoni ka filluar pianon, por une mendoj se ai ka talent per te levruar gjinine e artit sepse ai shpeshhere merr mikrofonin dhe ben si une, shpeshhere kendon si Inva. Nga brenda eshte shume muzikal, i ndjeshem dhe ka disa karakteristika tipike, qe ai mund te behet edhe artist kinematografie, mund te behet regjizor. Ai ka detaje artisti ne shpirtin e tij te cilat vlejne per t'u survejuar. Ve re qe ai eshte djale me shume ndjenje.

Do te deshironit qe djali juaj te behej patjeter nje artist?

Inva: Jane dy gjera te cuditshme. Do te doja shume qe djali im te behej artist, do me pelqente shume qe tradita e familjeve tona te vazhdonte dhe ai eshte i vetmi trashegimtar qe mund ta beje kete, cka do me pelqente jashtezakonisht shume. Nga ana tjeter, duke qene se ne te gjithe kemi shume kerkesa ndaj vetvetes, ne momentin qe une do ta kuptoja qe talenti i djalit tim do te jete mesatar, nuk do te doja qe ai te behej artist. Pra, une do te doja qe ai te jete vertet i denje dhe shume i talentuar ne ate qe do te zgjedhe.

Nese do te jete si te gjithe te tjeret, nuk do te kisha deshire te zgjidhte rrugen e artit.

Kete keni kerkuar edhe nga vetja juaj, te mos jeni si te gjithe te tjeret?

Inva: Po, pikerisht. Nuk eshte ceshtje per te qene egoiste apo ambicioze, nuk kam qene asnjehere ambicioze. Por, kam pasur shume kerkesa ndaj vetes. Dhe, kjo na ka ndodhur dhe me njeri-tjetrin. Sa here ka ardhur ne shfaqjet e mia, Pirro kurre nuk me ka thene se isha e shkelqyer. Ai gjithmone me ka drejtuar gjithnje ndonje kritike konstruktive qe me ka vlejtur shume per te ecur perpara. Pastaj me ka bere komplimentet. Edhe kur Pirro me kerkon t'i degjoj nje krijim te tij, megjithese me pelqen, prape mundohem te gjej si te rregullohet dicka qe te jete akoma me mire. Kjo eshte nje kerkese ndaj persosmerise qe duhet ta kete cdo artist per te ecur perpara dhe per te mos u kenaqur asnjehere. Prandaj, une do te kerkoja dhe nga djali qe te mos hiqte dore nga nje gje e tille.

Prej kohesh jeni te dy persona publike. A keni fansa personale dhe kryesisht ku gjenden ata?

Inva: Fansat jane fatmiresisht ne te gjithe boten. Do te thoja qe ne keto shfaqjet qe une po bej ne Verone, ne daljet e mia nga teatri gjeja njerez qe kishin ardhur ng Belgjika, Gjermania, Franca. Jane njerez te pergatitur, ata vijne me fotografi nga shfaqjet e mia te kaluara dhe ata jetojne me kronologjine e aktivitetit tim dhe shpeshhere me befasojne. Ata jane njerez per t'u respektuar. Gjithmone marr letra nga njerez qe une nuk i njoh, edhe me lutem qe une t'u dergoj nje fotografi me nenshkrimin tim. Ndonjehere te ngjallin ndonje lloj bezdie sepse jane momente jo te pershtatshme, por artisti nuk mund te jetoje dot pa to, por ka per detyre ta ushqeje publikun dhe t'i mbaje keta njerez brenda endrres se tyre.

A keni ndonje fans special?

Inva: Kam ata njerez, qe dikur kane qene fansa dhe jane kthyer ne miq. Kjo me ka ndodhur ne disa raste. Kam nje shoqe, njeren nga shoqet e mia me te mira, qe e kam njohur para 13 vjetesh ne Paris. Une pashe perpara meje nje njeri te mrekullueshem me nje pasion shume te madh dhe pastaj ish-fansja ime u kthye ne nje nga shoqet e mia sot per sot.

Fansat tuaj i keni ne Shqiperi?

Pirro: Nuk mund te them i kam ne Shqiperi, apo jashte saj. Besoj qe i kam shqiptare shumicen, kuptohet, pasi une kendoj shqip. Por une marr mesazhe nga Kanadaja dhe Amerika, pra ne te gjitha vendet qe jetojne shqiptare, fale internetit tashme. Fansa te shumte kam edhe ne Kosove dhe ata shprehin nje entuziazem te jashtem me shume se ne Shqiperi. Nga mesazhet qe une marr, kuptoj se fansat e mi shtohen dita-dites, ata jane gjithandej dhe jane kryesisht shqiptare. Kam edhe admiratore te huaj te cilet kane shprehur pelqimin e tyre per muziken time, por qe per arsye te gjuhes ata nuk mund te depertojne ne thellesi te kenges sime. Une kam nje projekt qe dy-tre kenge qe kam ne album, t'i perkthej e t'i kendoj ne gjuhe te huaj. Kjo, per sadisfaksionin tim, por edhe per t'u dhene mundesi atyre njerezve qe jane te huaj te kuptojne se cfare shpreh muzika ime dhe si kryqezohet ajo me fjalet.

Ka njerez te cilet i perkasin profesionit te dyte me te vjeter ne bote, ra politikanet thone qe nuk pushojne, por punojne edhe gjate veres. Juve a ju pelqen politika dhe a i besoni asaj?

Pirro: Une besoj politiken kur shoh gjera konkrete.

C'mendim keni per politikanet shqiptare?

Pirro: Ju me beni nje pyetje qe mua me duhet te dal nga guacka ime si muzikant. Une ne kenget e mia une nuk kam folur asnjehere per politiken dhe bej te kunderten e asaj qe bejne politikanet. Ata merren me pjesen e jashtme te individit, kurse une me pjesen shpirterore. I bera pak bisht pyetjes sepse nuk marr vesh nga politika dhe me pelqen ajo kur jep rezultate. Por, une them se politika dhe arti jane gjera diametralisht te kunderta me njera-tjetren.

Zonja Mula, a i ndiqni zhvillimet politike ne Shqiperi apo jeni indiferente?

Absolutisht jo. Une i ndjek shume, madje i ndjek me shume se te tjeret dhe ngaqe udhetoj shume, lexoj gjithmone shtypin dhe kjo me eshte kthyer ne nje mani. Jam ne korrent te cdo ngjarjeje, te cdo levizjeje, te cdo evenimenti qe ndodh ne Shqiperi. Ne pergjithesi kam natyre kurioze, dua te di cdo gje te re dhe absolutisht nuk jam indiferente. Politiken shqiptare e ndjek si nje spektatore komplekse, qe nuk ka asnje lloj implikimi dhe asnje lloj simpatie ne politiken aktuale shqiptare. Mua me intereson shume cfare perspektive do te kete vendi. Dhe meqenese ne e duam shume Tiranen, e duam shume Shqiperine, na dhimbset kur degjojme lajme te keqija.

Keni votuar ndonjehere ne Shqiperi?

Inva: Fatkeqesisht, kam votuar vetem ne kohen e diktatures.

E mbani mend per ke keni votuar?

Inva: Po, por behet fjale perpara demokracise. Kam votuar per personin qe ishte ne lagjen tone, nuk e mbaj mend c'vit ka qene, por qe ishim te detyruar te votonim, dhe dihej qe personi do te fitonte 99.99 per qind. Ndoshta ne si qytetare, do te duhej te jepnim tani kontributin tone, edhe dy vota me shume do te benin pune, pse jo?! Nuk e di a mund te votohet kur je jashte, ndoshta kjo mund te behet ne ambasadat perkatese.

Nese nje dite do t'iu kerkonin te votonit per Fatos Nanon, Sali Berishen apo Edi Ramen, ju kujt do t'ia jepnit voten tuaj?

Inva: Une shpresoj se zgjedhjet ne Shqiperi jane ende te lira dhe diten e votimit ka nje dhome te fshehte, dhe vota eshte krejt personale. Kjo vote e fshehte besoj se me takon edhe mua, apo jo? "qesh)

Pergjigje diplomatike. Po ju zoti Cako, ke do te zgjidhnit nga keta tre politikane?

Pirro: Une nuk jam shume i lidhur me politiken. Ne kemi pare ne televizion imazhet e ardhjes se demokracise dhe pame imazhet e shkaterrimit te demokracise ne "97-n nga Parisi. Une kam ikur heret nga Tirana dhe kohet e fundit kam hasur ndryshime ne kete qytet. Sa here qe kam shkelur kam verejtur se ndryshime pozitive kane ndodhur gjate viteve te fundit. Une kam votuar me shpirt per demokracine, dhe tani qe vij here pas here ne Tirane e gjej veten jashte politikes. Dhe tani qe jam jashte politikes, me teper me intereson bashkia e Tiranes. Aty po shoh qe po levizin ca gjera. Kur shoh ndryshimet ne Tirane, automatikisht mbeshtes punen qe eshte bere nga bashkia. Une mund te them dhe kete: qe kete pune qe ka bere Edi Rama per Tiranen, mund ta beje ndoshta shume mire edhe nje tjeter. Po, ve re qe edhe jashte vendit, ndryshimi pozitiv ndihet. Edhe njerez qe kane ardhur tek ne nga Shqiperia, me kane folur shume mire per punen e ketyre njerezve. Ata shprehen vazhdimisht: "sa kishte ndryshuar Tirana!", "sa ishte zbukuruar Tirana!". Kur degjoj keto fjale, mua me ngrohet zemra. Une mendoj se puna qe eshte bere ne bashkine e Tiranes, do te perbeje ne te ardhmen nje objekt konkurrence per pasardhesit e Rames. Ndersa, persa i perket dy forcave kryesore politike, une u uroj atyre suksese ne zgjedhjet e ardhshme dhe shpresoj se kushdo qofte fituesi, te punoje me shume se bashkia e Tiranes se edhe mundesite i kane me te medha.

Nese nuk do te ishit bere artiste, cfare do te ishit duke bere tani?

Pirro: Une e kam shume te veshtire ta imagjinoj, sepse gjithe jeten kam imagjinuar ate qe bej tani. Pasi edhe nuk mund ta kthesh dot historine mbrapsht per te marre me mend se cfare mund te jesh bere. Une dua te bej gjithnje dicka te bukur qe ka brenda frymezim dhe reflektim. Dhe per ta bere kete kam punuar gjithe jeten time me mendje dhe s'e imagjinoj dot veten time jashte ketij realiteti.

Gjithmone jemi ushqyer me ndjenjen per te pare traditen familjare dhe me idene se "do te behemi artiste". Vetem se kur kam qene i vogel thoja se doja te behesha shofer. Kete ma thone prinderit se une vete nuk e mbaj mend.

Inva: Pasioni i artit per nje artist eshte dicka e jashtezakonshme. Cdo gje eshte e natyrshme dhe pasioni eshte kaq i madh sa te kondicionon gjithe jeten. Do te thoja se kete pyetje nuk ia kam bere kurre vetes. Sikur nje mije jete te kisha do te kisha bere kete qe bej.

Faleminderit...


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.