Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnjė shtėpi nuk tė kėnaq si e jotja
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 156 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Xhon Kerry: 10% e shqiptareve jane minoritare greke
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Ne te njejten kohe qe disa organizata shqiptare ne Washington dhe New York, kane ndermare hapa publike ne mbeshtetje te kandidatit demokrat per president ne SHBA, Xhon Kerry i kthen pergjigje nje letre te lobit grek ne SHBA ku i kerkohej qe ai te prononcohej mbi problemet qe shqetesojne greket e Amerikes, mes tyre edhe minoriteti grek ne Shqiperi.

Me poshte ju percjellim te plota mesazhet qe Kerry i ka derguar komunitetit shqiptare ne SHBA dhe mesazhin qe ai i ka derguar komunitetit grek. Mesazhet jane kontradiktore, por ne ua leme ju ne dore qe te nxirrni perfundimet tuaja pasi ti lexoni.

MESAZHI I KERRY PER SHQIPTARO-AMERIKANET

"Ndihmė ekonomike Shqipėrisė, statusin Kosovės"


Nė kulmin e fushatės sė tij pėr t'u zgjedhur si President i SHBA, kandidati i Partisė Demokrate, Xhon Kerri, nuk la jashtė vėmendjes sė tij edhe probleme qė lidhen me komunitetin nė rritje tė banorėve amerikanė me origjinė shqiptare. Kerri shpall dhe planet e administratės sė tij, nėse fiton, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Njė vėmendje e tillė shpreh tendencėn e administratės sė SHBA qė t'u kushtojė mė shumė vėmendje, si atyre, tashmė tė integruar nė shoqėrinė amerikane, me komunitetet pėrkatėse, kishat, xhamitė, teqetė, shkollat, klubet, gazetat, restorantet, festat, koncertet, librat, televizionet e radiot, ashtu edhe Ballkanit e shqiptarėve tė atjeshėm. Qofshin kėta nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi. Mė datė 23 korrik 2004 Zyra e Shtypit e kandidatit demokrat pėr postin e Presidentit publikoi deklaratėn e tij mbi ēėshtjen shqiptare, tė cilėn e gjetėm me vend ta botojmė tė plotė.

LAJMI

Ja ēfarė deklaron senatori Kerri: Jam krenar qė po marr pėrkrahje nga ana e shqiptaro-amerikanėve. Pėr breza me rradhė, shqiptarėt qė vinin nė Amerikė morėn mbi vete, me entusiazėm, pėrgjegjėsitė dhe mundėsitė qė sjell qytetaria amerikane. Brezat mė tė rinj tė shqiptaro-amerikanėve e kanė pėrcjellė kėtė traditė nė njė mėnyrė tė tillė, qė i bėn paraardhėsit tuaj - dhe tė gjithė ata qė e duan Amerikėn - tė ndihen krenarė. Nė deklaratėn e tij kandidati i demokratėve shton se: si amerikanė, ju keni ngritur bashkėsitė tona, duke krijuar mundėsi dhe begati ekonomike. Ju vlerėsoni familjen, bashkėsinė, pėrgjegjėsinė dhe mundėsinė. Dhe shumė shqiptarė kanė dhėnė jetėn e tyre nė forcat tona tė armatosura gjatė shekullit tė kaluar, duke i shėrbyer me zell vendit tonė dhe duke mbrojtur liritė tona. Duke vazhduar me premtimet Kerri u drejtohet shqiptaro-amerikanėve duke thėnė: si president, do tė nxit politika qė do tė mbrojnė bashkėsitė qė ju keni ndėrtuar dhe tė ruajnė vlerat qė ju keni respektuar. Ne do tė kujdesemi pėr tė moshuarit tuaj, do ta bėjmė mė tė shpejtė kujdesin shėndetėsor, do tė zhvillojmė arsimin, do tė ndihmojmė bizneset e vogla dhe do tė sigurojmė mundėsi tė barabarta pėr tė gjithė.
Duke i'u referuar trojeve Shqiptare nė Ballkan, Kerri thotė se: unė vlerėsoj, gjithashtu, lidhjet e forta qė shqiptaro-amerikanėt kanė me miqtė, familjet dhe tė afėrmit e tyre nė Evropėn Juglindore. Kėto lidhje e bėjnė vendin tonė tė fuqishėm dhe tė madh. Ato na kujtojnė vlerat qė na sollėn kėtu, si dhe shpresat dhe mundėsinė qė mbeten kudo. Ato e ndihmojnė Amerikėn tė krijojė miqėsi dhe tė farkėtojė aleanca. Nuk ėshtė e rastit qė Shqipėria ka dėrguar trupa nė Afganistan dhe Irak, qė Shqipėria ėshtė treguar e vendosur nė luftėn kundėr terrorizmit, apo qė shqiptarėt konsiderohen sot si ndėr mė pro-amerikanėt nė botė. Kjo vjen si pasojė e rrjetit tė lidhjeve, qė bashkon, jo thjesht qeveritė, por njerėz qė besojnė nė tė njejtat vlera. Ju keni vepruar kėshtu pėr vendin tuaj sot dhe pėr vendet e stėrgjyshėve tuaj.
Unė besoj se stabiliteti, demokracia dhe zhvillimi nė Ballkan janė nė interes tė Amerikės. Administrata ime do tė rivendosė lidershipin e Amerikės, veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. Kerri thotė se: administrata e Bushit i ka kthyer shpinėn rajonit, ka dobėsuar praninė tonė tė sigurimit dhe i ka privuar banorėt e rajonit nga mundėsia e tė vetėqeverisurit. Nė njė kohė kur popujt e kėtyre vendeve kanė ndėrmarrė hapa tė guximshėm pėrpara pėr tė shkėputur lidhjet me tė kaluarėn dhe po pėrpiqen me dėshpėrim tė konsolidojnė reforma tė pėrkohshme, administrata e Bushit po bėn sa mė pak qė tė jetė e mundur. Ajo humbi njė mundėsi historike. Administrata ime do tė veprojė me shpejtėsi pėr tė pėrballuar problemet qė has Kosova. Statusi i ardhshėm i Kosovės duhet tė vendoset sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Kosovarėt duhet tė jenė nė gjendje tė pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre, duke pėrfshirė edhe mėnyrėn se si ata duan tė qeverisen. Propozimet pėr tė ndryshuar territorin e Kosovės apo pėr ta ndarė atė me kufij etnikė nuk mund tė ndihmojnė krijimin e njė shoqėrie multietnike dhe pėrgatitjen e rajonit drejt tė ardhmes sė tij evropiane. Nė tė njejtėn kohė qė do tė punojmė pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ne dėshirojmė tė punojmė nga afėr me tė tjerėt nė rajon dhe t'i tėrheqim ata nė njė tranzicion tė butė. Shtyrja e vazhdueshme e afateve - e vetmja gjė qė ka ofruar administrata e Bushit - pėrforcon pozitat e ekstremistėve tė tė gjitha ngjyrave. Rajoni kėrcėnohet nga nacionalistėt e brendshėm dhe ekstremistėt e jashtėm; ne mund tė ndihmojmė nė rindėrtimin e institucioneve qė do tė mbrojnė banorėt e Kosovės, nė mėnyrė qė ata t'u rezistojnė thirrjeve pėr mė shumė dhunė dhe katastrofa tė tjera. Nė rast se do tė lejohej qė situata nė rajon tė pėrkeqėsohej, ai do tė kthehej nė epokėn e mungesės sė ligjit tė Millosheviēit dhe kriminaliteti do tė lulėzonte.
Ne do tė na duhet ndihma tuaj. Ne duhet tė gjejmė njė zgjidhje pėr statusin e Kosovės qė tė krijonte njė siguri mė tė madhe pėr fqinjėt. Kjo do tė kėrkonte lidershipin, aleancėn dhe pėrpjekjet amerikane, nė atė formė si u veprua me Evropėn Perėndimore nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe kjo do tė kėrkojė kohė; ne nuk mund tė ikim nga Kosova dhe rajoni. Unė kam nevojė pėr ndihmėn tuaj pėr tė krijuar mbėshtetjen nė Kongres dhe nė popullin amerikan pėr tė pėrmbushur kėtė detyrė historike. Me pėrkrahjen tuaj, administrata ime do tė: Punojė sė bashku me aleatėt tanė evropianė pėr tė bėrė tė mundur qė shtetet e Gadishullit Ballkanik tė zenė vendet e tyre si anėtarė me tė drejta tė plota tė institucioneve-kyē qė ndihmuan tė fitohej Lufta e Ftohtė, duke pėrfshirė kėtu NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Ofrojė asistencė pėr qeveritė e vendeve tė rajonit qė tė zhvillojnė tregtinė, tė tėrheqin investime dhe tė pėrballojnė problemet e korrupsionit, trafikut tė qenieve njerėzore e tė tė drejtave tė minoriteteve. Ndjekė personat e akuzuar pėr krime lufte. Tė gjitha qeveritė e rajonit duhet tė bashkėpunojnė pėr tė arritur kėtė qėllim dhe pėr t'ia dorėzuar kriminelėt e luftės drejtėsisė. Pas kėtyre premtimeve Kerri shton se: unė do tė kem, gjithashtu, nevojė pėr ndihmėn tuaj pėr tė pėrkrahur mė fuqishėm pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė zhvilluar ekonominė e saj, pėr t'u integruar nė institucionet euro-atlantike dhe pėr tė forcuar demokracinė. Ne do tė vazhdojmė tė mbėshtetim pėrpjekjet e shqiptarėve nė Maqedoni dhe Malin e Zi pėr t'u bėrė qytetarė tė barabartė nė shoqėri demokratike. Jo ēdo gjė do tė jetė e lehtė. Amerika ka si synim kryesor realizimin e tė drejtave tė njeriut pėr tė gjithė. Administrata ime do tė kėrkojė mbėshtetjen tuaj qė tė realizohen tė drejtat e njeriut nė mbarė rajonin. Kjo duhet tė pėrfshijė edhe serbėt e komunitetet e tjera etnike qė jetojnė nė Kosovė. Ndryshe, do tė jetė mė e vėshtirė, nė mos po e pamundur, tė arrijmė njė paqe dhe zhvillim tė qendrueshėm nė rajon dhe tė plotėsojmė aspiratat e ligjshme tė tė gjithė atyre qė jetojnė atje. Jam krenar se ne, sėbashku, do tė kontribuojmė nė kthimin nė realitet tė ėndrrės sė shqiptarėve, amerikanėve, aleatėve tanė dhe tė gjithė atyre qė kanė pėr zemėr sigurinė dhe lirinė tonė, asaj tė krijimit tė njė Evrope paqėsore, demokratike, qė nuk njeh frikėn dhe shtypjen, njė Evrope tė lirė dhe tėrėsore, qė nga Balltiku nė Detin e Zi. Nėn administratėn Kerri, deri nė detin Adriatik! Kėshtu perfundon deklarata e kandidatit amerikan pėr zgjedhjet presidenciale Xhon Kerri.


ĒFARE THA XHON KERRI

- Shqiptarėt konsiderohen si ndėr mė proamerikanėt nė botė.

- Do tė pėrkrah mė fuqishėm pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė zhvilluar ekonominė e saj, pėr t'u integruar nė institucionet euroatlantike dhe pėr tė forcuar demokracinė.

- Statusi i Kosovės duhet tė vendoset sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.


Kortezi e Gazeta Shqiptare




MESAZHI I KERRY PER LOBIN GREK NE SHBA

.....
.....

ALBANIA

My Administration, if elected, to insure our own interest and the interest of maintaining peace and stability in the southern Balkans, will seek to undertake an intense diplomatic dialogue with the government of Albania to ensure that the rule of law is observed and minority and basic human rights are protected. The U.S must make clear that Albania must treat its minorities fairly and humanely the way it wants Albanian minorities in neighboring countries to be treated.

Although Albania successfully sought a census to measure the Albanian minority in neighboring FYROM, its government resists the demand of the European Union to measure its minorities, so it can continue to claim that the Greek minority is small when it constitutes at least 10 percent of the country's 3.5 million population.

...........
...........

Perkthimi ne shqip:

...........
...........

Shqiperia

Nese une zgjidhem, administrata ime, ne menyre qe te siguroje paqen dhe sigurine ne Ballkanin Jugor, do te hapi nje dialog intensiv me qeverine shqiptare per te garantuar shtetin ligjor dhe per te mbrojtur te drejtat humane te minoriteve ne vend. Shqiperia duhet te trajtoje minoritetet ne vend ne te njejten menyre si do te deshironte qe shtetet fqinje te trajtonin minoritetin shqiptar qe banon ne keto vende.

Shqiperia ia doli me sukses qe te kerkoje nje rregjistrim te popullsise shqiptare qe jeton ne IRJM, ajo i ka rezistuar thirrjeve te Bashkimit Evropian per rregjistrimin e minoriteve ne Shqiperi duke vazhduar te insistoje se minoriteti grek ne vend eshte i vogel, kur ne fakt ky minoritet perben te pakten 10% te popullsise prej 3.5 milone banoresh.

.............
.............

Mund te lexoni te plote ne anglisht mesazhin e lobit grek per Kerry dhe pergjigjen e tij ne forumin shqiptar ne adresen:

http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=37586



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.