Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E sotmja e qesh tė djeshmen
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 132 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Paradokset e politikes shqiptare
Postuar nga: Albo

Politike Paradoksi me i madh i imi eshte titulli i ketij artikulli. Duhet ta titulloja "Paradokset e politikes shqiptare", apo duhet ta titulloja "Paradokset e jetes shqiptare". A mund te barazohet jeta me politiken? Sigurisht qe jo, por per ata qe nuk kane nje jete, mendimi se merren me politike eshte ngushellimi i vetem. Dhe shqiptaret ashtu sic u ushqyen per 50 vjet qe e kishin barkun bosh e gojen plot me parrullat dhe mesimet e Partise, edhe ne keto 13 vjet trazicion qe kane ikur jane perseri me barkun bosh e gojen plot. Propaganda politike shqiptareve nuk u ka munguar, packa se puna dhe aspirata per nje jete me te mire ne ate vend jane tashme nje iluzion. Vete jeta shqiptare ose ajo qe na pelqen ta quajme "realiteti shqiptar" eshte nje labirinth i pafund paradoksesh qe mund ti shikosh vetem nga larg e jo kur je skllav i atij realiteti.

Dhe une jam larg, shume larg atij realiteti si ne hapesire edhe ne kohe. Nuk mundem ta prek ate por i shoh fare qarte dimensionet e frikshme te jetes paradoksale shqiptare.


Paradoksi #1 Te presesh nga e shkuara qe te ndertoje te ardhmen

Hidhini nje sy se kush drejton institucionet e vendit dhe e perbashketa e tyre eshte se te gjithe pa perjashtim, qe nga presidenti e deri tek deputeti jane produkte te se shkuares. Ata jane lindur nen komunizem, jane rritur dhe thinjur ne te. Vetem ne kohen e thinjave, keta breza u duhej te mesonin rregullat e lojes se re, demokracise. Bejini pyetjen tjeter vetes: Sa prej tyre jane edukuar ne shoqeri demokratike? Ju siguroj qe do te gjeni shume qe kane mbaruar ne Moske apo Evropen Lindore, ashtu sic do te gjeni plot qe kane mbaruar shkollen e partise. Ju ka shkuar ndonjehere nder mend se si mund te presesh nga kjo kategori njerezish qe nuk e njohin demokracine te ndertojne nje shoqeri demokratike? Sa prej tyre kane punuar e jetuar ne Perendim, duke u njohur nga afer se si funksionojne shoqerite demokratike? Ju siguroj une qe asnje. Te gjithe kane shkuar me specializime, bursa pasuniversitare te paguara nga ambasadat e huaja ne vend si shperblim per sherbimin e tyre, por askush nga klasa politike shqiptare nuk eshte perballur me veshtiresite e jetes qe perballen 1 milion shqiptare ne Perendim. Mos u cudisni atehere kur nje lider si Fatos Nano, nuk ka arritur qe te mbylli me sukses asnje mandat si kryeminister i vendit, edhe pse eshte emeruar kryeminister 6 here ne 14 vjet. Vetem ne Shqiperi nje deshtak i permasave universale si Nano arrin jo vetem te rizgjidhet kryeminister por te vazhdoje te jete lider i partise ne pushtet. Merite e Nanos apo injorance e elektoratit shqiptar?! Po te pyesesh nje "analist" te shtypit shqiptar, apo nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi do te thote qe eshte "merite e Nanos". Nese me pyet mua apo nje amerikan te thjeshte, do tu thote se kush jane ata budallenj qe rizgjedhin nje njeri qe ka deshtuar plot 5 here me pare. Ndryshimi midis budallait dhe te zgjuarit eshte pikerisht fakti se i zgjuari nxjerr mesime nga gabimet e tij, budallai i perserit ato.


Paradoksi #2 Elita hesht, injoranca trumbeton

Sa mesues te nderuar, profesore universitetesh, akademike, inxhiniere, mjeke e intelektuale shikoni ne ekranet e televizoreve, degjoni ne radio apo lexoni ne faqet e gazetave sa here qe nje problem debatohet ne vend? Besoj se ju ka marre malli per ta pasi keta tashme ne Shqiperi jane qytetare te dores se dyte, jane te pavlere. Sigurisht qe ata qe kane mbetur, pasi shumica e tyre kane zgjedhur te largohen nga Shqiperia ne menyre te heshtur ne kerkim te nje jete me te mire ne Perendim. Nga mbrapa lene pas vite mesimdhenie, respektin dhe nderin e fituar ne vite, per tu perballur me nje jete te re te veshtire qe u duhet ta fillojne nga fillimi. Vendin e tyre e zene ata parazite qe po tu heqesh titujt qe i kane vene vetes, karriget qe ua kane falur te tjeret apo i kane marre me dhune, ngelen askushi. Sa prej tyre u eshte dashur te sakrifikojne dicka nga profesioni apo jeta e tyre per tiu sherbyer ju o popull? Sa prej tyre jane parazite qe fryhen si ato kepushat me gjakun tuaj? Nuk mund te besh me faj injorantin se eshte injorant e nuk deshiron te mesoje. Une bej me faj te gjithe eliten shqiptare, te medhenj e te vegjel, ne Shqiperi apo jashte saj, qe zgjedhin te heshtin perballe nje realiteti qe eshte nje njolle e perbashket turpi ne identitetin tone kombetar si brenda edhe jashte Shqiperise. Per aq kohe sa elita zgjedh te heshti, injorantet do te kendojne e hedhin valle.


Paradoksi #3 Deshtimet e politikes shqiptare = integrimin evropian

Besoj se tashme ju jane shurdhuar veshet me fjalet "integrim evropian". Ate e kane ne goje te gjithe politikanet qe e llomotitin pa teklif perpara ekraneve te televizorit. Per nje reporter te huaj qe i degjon per here te pare, ai togfjalesh i le te kuptoje se politika shqiptare eshte orientuar pro-perendimit. Per mua qe i kam lexuar e degjuar me mijra here, ai togfjalesh eshte ngushellimi i vetem qe u ka mbetur politikave te deshtuara te qeverise shqiptare. Per kryeministra qe nuk mund te dalin ne popull e te mburen me vendet e reja te punes te hapura, me shkollat dhe spitalet e reja te ngritura, me rritjen e pagave dhe pensioneve, me uljen dhe kontrollin e cmimeve te ushqimeve te shportes, sigurisht qe do te dalin e te bejne adetin e rradhes per "integrimin". Cfare eshte integrimi evropian i Shqiperise? Integrimi evropian eshte nje proces reformash qe cdo vend ndermer per te permbushur kriteret dhe standartet e antaresimit ne BE. Per politiken shqiptare, eshte e vetmia fitore ne nje lume deshtimesh. Me flamurin e integrimit ne dore, keta donkishote kerkojne ta integrojne Shqiperine ne Evrope atehere kur duan ata, jo atehere kur shqiptari te jetoje njesoj si ai fqinji i tij evropian. Aq fort i trumbetohet "integrimit evropian", aqsa te krijohet pershtypja se Shqiperia nuk eshte gjeografikisht ne zemer te Evropes por nje ishull i larget i saj. Dhe integrimi evropian qe shqiptareve u eshte shitur here si "cek i bardhe" e here si "zgjidhja e gjithe problemeve te vendit", vazhdon te ngelet nje fjale e pakuptimte per veshet e shqiptareve. Politikanet nga ana tjeter me ndihmen e "integrimit evropian" u shesin shqiptareve nje imazh te reme sikur jane te perkushtuar ndaj integrimit evropian te Shqiperise. Integrimi evropian i Shqiperise fillon dhe mbaron me reforma te suksesshme demokratike ne vend dhe Shqiperia nuk duhet te kerkoje daten e hyrjes ne BE, duhet te kerkoje ndihmen e BE ne permbushjen me sukses te reformave ne vend. Nese politika shqiptare do te harxhonte me pak fjale boshe per konsum te brendshem dhe ti merrte me seriozisht reformat ne vend, sot Shqiperia nuk do te ishte vetem nje hap larg perjashtimit nga i vetmi institucion evropian qe ka aderuar ne 1995, Keshillin e Evropes.


Paradoksi #4 Demokracia apo Demopartia shqiptare?

Kur e pyeten nje burokrat ish-komunist rus se cila ishte veshtiresia me e madhe qe ai kishte hasur ne karrieren e tij te re politike tani qe Rusia eshte kthyer ne nje rend politik pluralist, ai iu pergjigj shkurt e prere: te qeverisesh me opozite. Besoj se edhe ish-komunistet shqiptare mendojne njesoj si ai homologu i tyre rus. Tranzicioni me i veshtire per ta nuk ka qene heqja dore nga marksizem-leninizmi, tranzicioni me i madh i tyre ne jeten politike eshte qeverisja me opozite. Ne komunizem nuk kish opozite, opozita pushkatohej, burgosej, internohej, luftohej ne luften e klasave. Ne komunizem nuk kish as votime me shume parti e shume kandidate, ne komunizem kish vetem popull qe vihej ne rresht si bageti dhe hidhnin ne kuti ate voten qe u jepte i derguari i partise. As nuk e hapnin, as nuk e lexonin, as nuk pyesnin se per ke shkonte, vetem benin adetin e votimit. Per te tjerat "mendonte partia". Ua solla keto kujtime te se shkuares, per tu bere te mundur qe te vini re ngjashmerite e Shqiperise tani 14 vjet pasi ka rene komunizmi. Sot opozitaret nuk vriten larg syrit te publikut, vriten perpara selive te partive te tyre. Burgosjet e kundershtareve per krime kunder njerezimit i ndoqen shqiptaret edhe ne pluralizem. Praktika e votimit si ne komunizem eshte tashme jo nje pjese e se shkuares, eshte nje realitet shqiptar. Demopartia eshte mutacioni me i fundit shqiptar, dicka e ndermjetme midis demokracise dhe komunizmit. Opozita ka vetem pushtetin e fjales, pushtetin e votes se sovranit popull e ka "Partia". Shqiptaret jane zhveshur serisht nga pushteti i sovranit, dhe kane veshur edhe njehere robat e skllavit te Partise. A-ja e demokracise eshte mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe demokratike ku vota e cdo shqiptari respektohet dhe numerohet.


Paradoksi #5 Kur pakicat kombetare flasin per ceshtjen kombetare

Kur nje ambasador i huaj i akredituar ne Tirane u interesua qe te informohej edhe mbi "kombesine" e krereve me te larte te shtetit dhe politikes shqiptare, perkthyesi i tij shqiptar u habit se nga lindi valle ky interes i papritur i ambasadorit. Por ambasadori jo vetem qe insistoi ne kete, por kerkoi edhe fakte te besueshme ne formen e nje studimi mbi historine e pakicave kombetare ne Shqiperi. Pasi i mblodhi keto te dhena, ai krijoi ne kompjuterin e tij nje raport ku ndante sipas perqindjes se kombesise komitetet drejtuese te partive me te medha politike ne vend. Njera nga keto parti perbehej nga 40% "pakica kombetare" ne komitetin drejtues se saj, dhe nder to mbizoteronin pakicat vllahe, greke, gorane dhe maqedonase. Pasi e datoi dhe firmosi dokumentin, e nisi me faks ne zyren perkatese te departamentit te shtetit perkates. Shkaku i nje raporti te tille te pazakonte ishte bere pershtypja e njerit prej ketyre diplomateve te larte ne kete departament, qe pasi ishte takuar me njerin prej krereve shqiptare, ishte habitur se mund te perballej me nje qendrim te tille nga pala shqiptare, qendrim qe edhe pse e bente me te lehte misionin e diplomatit, ishte komplet ne kundershtim me interesat kombetare te gjysmes tjeter te kombit shqiptar. I shtyre nga ai incident personal, ai kerkoi te mesonte me shume mbi qendrimet e komunitetit shqiptar ne vendin e tij per ate problem. Ua solla kete episod kuptimplote pasi ja tek kemi nje diplomat te huaj qe shokohet nga qendrimet antikombetare te qeverise shqiptare, por ja tek jemi 7 milion shqiptare ne Ballkan e 10 milion ne mbare boten qe i kemi lene fatet e vendit ne duart e pakicave kombetare. Pakicat kombetare ne Shqiperi duhen nderuar dhe respektuar si shtetas shqiptare, por kur vjen fjala tek interesat tona kombetare, pakicat kombetare nuk e kane te drejten e fjales. Shqiptare nuk jane ata qe flasin apo shkruajne shqip, shqiptare jane ata qe kane gjak shqiptari dhe kush ka gjak shqiptari nuk hesht kur shqiptareve ne Kosove u tregohet Beogradi si kryqytet, apo kur nxenesve shqiptare u mesohet greqisht ne shkollat shqiptare. Sa femije shqiptare prej atyre 600,000 emigranteve shqiptare ne Greqi po shkojne ne shkolla shqipe atje? Kur kongresi amerikan dhe Keshilli i Evropes kalojne gati ne uninamitet votash rezoluta ne mbrojtje te interesave te te shperngulurve ēame nga Greqia, maxhoranca socialiste ne kuvendin shqiptar rrezon edhe te vetmen inisiative te ketij kuvendi per kete ceshtje!


Paradoksi #6 Korrupsion i ligjeruar qe luftohet me fjale

Vit pas viti, Shqiperia eshte ne krye te vendeve me te korruptuara ne Evrope dhe bote ne cdo studim te bere nga departamentet e shtetit apo institucionet nderkombetare. Ne cdo takim nderkombetar, komuniteti nderkombetar i ben te qarte qeverise shqiptare se niveli i korrupsionit ne Shqiperi eshte teper alarmant dhe ajo qe eshte akoma me alarmante eshte mos ndeshkimi me ligj i te korruptuarve. Cila eshte pergjigjia e qeverise shqiptare dhe kryeministrit Nano? Do te krijojme nje zyre te re anti-korrupsion. Aq qesharake dhe te pafytyra jane bere qendrimet e qeverise shqiptare, aqsa ambasadoret e akredituar ne Tirane te lodhur nga menefregizmi i qeverise shqiptare i hoqen dorashkat dhe dolen hapur per te denoncuar ne nje ze me opoziten korrupsionin ne instancat me te larta te shtetit, si ne pushtetin ekzekutiv, edhe ate gjyqesor e legjislativ. Shtypi perendimor jo pak here ka cituar emra deputetesh dhe ministrash shqiptare si te implikuar ne trafiqe ilegale qe variojne nga trafiku i droges, ne trafikun e njerezve. Tani se fundmi mesuam edhe per trafikun e organeve njerezore. Te gjitha keto behen perpara syve te gjithe shqiptareve, behen nen hunden e mbare botes. Dhe bota e tha fjalen e saj: SHBA e heq Shqiperine nga lista e vendeve qe do perfitojne ndihmen ekonomike amerikane nga programi "Sfida e Mijevjecarit", ashtu si BE dhe KE perdorin edhe karten e fundit me Shqiperine, kercenimin me perjashtimin nga Keshilli i Evropes, i vetmi institucion evropian qe Shqiperia ben pjese qe prej 1995. Nese ne Shqiperi nuk mbahen zgjedhje te lira dhe demokratike ne 2005, Shqiperia perjashtohet nga KE. Pra ne 10 vjet Shqiperia ne vend qe te integrohet ne Evrope, po perjashtohet prej saj.


Paradoksi #7 MJAFT protestave jo-politike!

Ju kujtohet levizja MJAFT qe u fry e fry nga mediat e paguara shqiptare si nje tullumbace derisa iu plasi ne fytyre? E keni harruar? Si ore e keni harruar? Per MJAFT u shkruajten romane neper gazeta, u thurren telenovela ne ekranet e televizoreve qe arriten deri ne kryeministri. Kaq shpejt e harruat MJAFT? Mos u merzisni se ua kujtoj une. MJAFT eshte ajo organizata rinore, e para e ketij lloji ne Shqiperi dhe ne bote pasi eshte e para organizate ne bote qe une njoh qe proteston per dicka, por eshte TEPER e kujdesshme qe te mos beje proteste politike. Me falni per injorancen time, por une e dija se sa here qe dikush proteston, qofte per drita, qofte per uje, qofte per telefon apo per rritje rroge, ai ben nje KERKESE e nje DEKLARATE qe i drejtohet DIKUJT dhe ka ne qender DICKA. Interesi i protestuesit + Kerkesa si artikulim i ketyre interesave + Adresimi i kerkeses tek organi perkates = Politike. Ah po! Politika ne shqip ka nje perkufizim tjeter. Politika eshte gjithcka qe del nga goja e Nanos apo Berishes apo jo?! MJAFT ishte forma me qesharake dhe e deshtuar e atyre qe nuk duan te monopolizojne vetem pushtetin politike dhe ekonomik te vendit, por duan te monopolizojne edhe pushtetin e opozites ne vend. Protestoni te dashur shqiptare, por aman te keqen se mos beni politike!!! Kur opozita e vertete nxorri ata dhjetra mijra ne shesh nga mbare Shqiperia, MJAFT doli nga skena e heshti, ashtu sic heshti para manipulimeve te zgjedhjeve te tetorit. Le te jemi une i pari qe ti them MJAFT protestave jo-politike!

Ua ka vrare sado pak veshin keto kohet e fundit togfjaleshi "shoqeri civile"? Po perpjekjet dhe admirimi qe kane dy partite me te medha ne vend per kete "shoqerine civile"? Sigurisht qe duhen admiruar ato qindra organizata jo-qeveritare ne Tirane qe thithin mijra dollare ne investime nga jashte per demokratizimin dhe emancipimin e shoqerise shqiptare. Problemi i vetem qe une kam me keto organizata eshte se njerezit qe i drejtojne ato kane nevoje per pak civilizm vete, para se te ndermarin fushata per te civilizuar mbare shoqerine shqiptare. Ku ishte legjioni i "shoqerise civile" ne diten e zgjedhjeve ne vend kur manipulimet e votave te shqiptareve dolen neper ekranet e televizioneve? Apo e drejta e shqiptareve per te votuar eshte nje shqetesim i politikes dhe jo i mbare shoqerise civile?! Sa prej jush te nderuar "shoqeri civile" nxirrni publikime ne media apo ne shtyp per te emancipuar shqiptaret mbi lirite dhe te drejtat e tyre kushtetuese? Ne Shqiperi nuk ekziston nje shoqeri civile dhe karta e shoqerise civile qe partite politike luajne ne vend eshte vetem nje bllof e asgje me shume. Shqiperia nuk ka nevoje per nje shoqeri civile fiktive, ka nevoje per nje shoqeri civile qe ngreh zerin e saj sa here qe shkelen lirite dhe te drejtat themeltare kushtetuese te shtetasve shqiptare.


Paradoksi #8 "NANO IK", nje rrugė pa krye

Kreret e opozites shqiptare do ta quanin levizjen e tyre "gjeniale", pavaresisht se jo nuk eshte nje levizje dhe nuk ka nje plan te qarte. Qe te kalosh nga protesta ne levizje kombetare ndikojne dy faktore a) pjesmarrja dhe interesi i madh i shqiptareve b) sjellja e ndryshimit pozitiv ne vend. Opozita shqiptare e permbushi me sukses objektivin e pare, ajo i mbushi sheshet e Shqiperise duke treguar keshtu shkallen e larte te urrejtjes qe mbizoteron ne popull ndaj klikes ne pushtet. Por opozita deri me sot ka deshtuar ne piken e dyte, protestat e saj nuk mund te krahasohen me levizjen e dhjetorit qe solli rrezimin e rregjimit diktatorial. "Nano Ik" nuk ka rrezuar asnje rregjim dhe nuk ka sjelle asnje ndryshim, te pakten deri me sot. Nga nje ane opozita e akuzon Nano si hajdut votash, trafikant e kriminel, nga ana tjeter i kerkon qe ky i fundit te preket ne seder nga protesta e tyre?! Nese ky eshte plani i opozites, ajo meriton nje 10 me motivacion naiviteti. Opozita duhet te kerkoje mocion mosbesimi ne parlament dhe ti ftoje edhe ata dhjetra mijra shqiptare ne shesh perpara kuvendit popullor ate dite mocioni. Kuvendi eshte Popullor dhe i perket shqiptareve. Nese ata 100 deputete ne salle nuk kenaqin verdiktin e shumices se atyre dhjetra mijrave ne shesh, atehere ata dhjetra mijra kane cdo te drejte kushtetuese dhe demokratike qe te shperndajne ate kuvend ne cast. Kemba e sovranit popull do te shkeli ne kuvend dhe vetem ashtu pushteti vete perseri tek sovrani. Ky nuk eshte nje "skenar gjeorgjian", eshte B-ja e demokracise. Pushteti i votes i perket sovranit popull dhe kur kjo vote vidhet, sovrani e ve pushtetin e vete ne vend.


Paradoksi #9 Presidenti konsensual dhe "te urtet"

Shqiperia ka nje president qe edhe pse nuk gezon mbeshtetjen as te partise ne pushtet dhe as te opozites, ai vazhdon te qendroje ne kete post. Nese deri dje presidenti mund ti bente qejfin vetes se ai te pakten gezonte mbeshtetjene palekundur te faktorit nderkombetar, ai sot e ka humbur edhe kete mbeshtetje. E ka humbur per faktin se presidenti konsensual, misioni i te cilit ishte garantimi i zgjedhjeve te lira, deshtoi ne menyre te turpshme ne permbushjen e ketij misioni te besuar nga komuniteti nderkombetar. Pra presidenti eshte nje zhgenjim i trefishte: zhgenjeu mbi te gjitha forcat opozitare ne vend qe e emeruan ne ate post, zhgenjeu elektoratin shqiptar qe shikonin tek ai nje rreze shprese per ndryshim, zhgenjeu edhe faktorin nderkombetar qe shpenzoi kohe per te mbushur vakumin e pushtetit politik qe presidentit i mungonte. Sot presidentit i duhet qe te krijoje "grupe te urtesh", duke komunikuar keshtu mesazhet e tij politike dy forcave politike ne vend jo direkt, por me proksi. Presidenti nuk mund te shkarkoje kryeministrin e vendit pasi edhe pse e gezon kete kompetence, ai nuk ka pushtet politik ne vend. Detyrimisht eshte kthyer ne nje figure ceremoniale, ashtu si dhe paraardhesi i vet. Akti i vetem qytetar qe ju ka ngelur zoti president eshte doreheqja juaj. Ne pamundesi per te zgjidhur nje krize, ju nuk duhet te beheni pale ne perzgjatjen e krizes ne vend.


Paradoksi #10 Mediat qe pasqyrojne realitetin socialist

Letersia shqiptare ka njohur nje periudhe 50 vjecare me emrin "realizem socialist", ku te gjithe krijuesit shqiptare duhet te ktheheshin ne konformiste te "mesimeve te Partise" duke i thurrur lavde partise ne pushtet. Sot letersia bashkekohore eshte cliruar nga prangat e realizmit socialist, por keto pranga i kane veshur me deshire gazetaret dhe analistet shqiptare qe mbushin faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve. Shqiperia eshte vendi me i korruptuar ne Evrope, por asnje afere korruptive nuk eshte zbuluar nga njerezit e mediave shqiptare. Perjashtim ben ketu Fiks Fare, nje emision ne pamje te jashtme satirik por qe eshte me prane problemeve te shqiptareve se mediat kryesore shqiptare. Raportet nderkombetare flasin per korrupsion ne instancat me te larta te shtetit, por asnje emer nuk eshte publikuar dhe hetuar nga gazetaret shqiptare kur kete gje e kane bere edhe gazeta te huaja. Ne gazetat shqiptare publikohen artikuj e analiza nga analiste, qe po tua serviresh 3-4 muaj me vone, do tu vinte turp edhe atyre qe i kane shkruajtur ti lexonin. Ne gazetat shqiptare gjen plot kujtime te byrose politike, por nuk gjen aspak vend per adresimin e problemeve me te mprehta te jetes shqiptare. Mediat shqiptare kane krijuar nje monopol qe i ngjan nje bunkeri nga ata te komunizmit. Jane publikuar me dhjetra raporte nderkombetare per Shqiperine, sa prej tyre kane lexuar te plota shqiptaret neper gazetat shqiptare? Vendin e raporteve e zene komentet ku vetem ata qe "analizojne" e dine se per cfare shkruajne. Faqet e gazetave mbushen me 3-4 emra analistesh qe shkruajne sa ne nje gazete tek tjetra, kur ne Shqiperi jetojne me mijra intelektuale. Shqiptaret nuk e lexojne te verteten me syte e tyre, por me syzet e analisteve qe duhet te justifikojne rrogen ne fund te 15-ditshit.

Shqiperia dhe shqiptaret meritojne nje jete me te mire, nje jete pa paradokse te tilla te frikshme dhe ne te njejten kohe te dhimbshme. Jane keto paradokse qe shtojne vuajtjet e atyre shqiptareve qe u duhet te jetojne me to perdite. Jane keto paradokse shkaku qe rinia dhe intelektualet shqiptare po e braktisin Shqiperine per te gjetur nje jete me te mire ne Perendim. Jane keto paradokse qe mbajne larg Shqiperise mijra shqiptare te rinj ne moshe qe jane shkolluar dhe jetojne prej vitesh ne Perendim. Kjo hemoragji dhe keto vuajtje duhet te ndalen nje ore e me pare dhe kjo eshte detyra e gjithesecilit prej nesh qe na dhimbset Shqiperia. Nxjerrja ne drite e ketyre paradokseve eshte vetem hapi i pare.

Ilirjan Papa - SHBA
19 Korrik 2004



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.