Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Veprat e mira tonat jane shpesh me turbulluese se sa mekatet tona.
--- Marcel Ayme

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Volejbollisti korēar do pėrfaqėsojė ekipin amerikan nė Olimpiadėn 2004
Postuar nga: Skampa

Sport Suxho, njė shqiptar nė Olimpiadė. SHBA-ja ka pėrfshirė nė listė edhe yllin 28-vjeēar.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė shpallur dje emrat e ekipit kombėtar tė volejbollit qė do t'i pėrfaqėsojė nė Olimpiadė dhe nė tė figuronte dhe emri i shqiptarit Donald Suxho. Kėshtu, pas sportistėve shqiptarė tė tjerė si Mirela Manjani, Pirro Dhima apo Luan Shabani, tashmė edhe Donald Suxho do tė luajė pėr njė flamur tjetėr nė Olimpiadė. Volejbollisti korēar luan prej vitesh nė Amerikė dhe talenti i tij ka bėrė qė ai tė grumbullohet shpeshherė me kombėtaren amerikane tė volejbollit. Megjithėse ėshtė pėr tė ardhur keq qė njė sportist shqiptar tė luajė pėr njė vend tjetėr, ėshtė hera e parė qė njė shqiptar arrin nė nivele kaq tė larta. Suxho zotėron njė talent tė padiskutueshėm dhe kjo ka bėrė qė amerikanėt ta grumbullojnė atė rregullisht me pėrfaqėsuesen e tyre tė volejbollit. Aventura olimpikase pėr Donald Suxhon starton mė 15 gusht, atėherė kur kombėtarja amerikane do tė pėrballet me skuadrėn qė mban vendin e dytė nė botė, Italinė. Mė pas amerikanėt do tė ndeshen mė 17 gusht me Hollandėn, mė datė 19 me Rusinė, mė datė 21 me Australinė dhe mė 23 me Brazilin. Donald Suxho, (i datėlindjes 12 shkurt 1976 ) ka mahnitur sportin amerikan tė volejbollit pėr djem, dhe ėshtė njė ndėr volejbollistėt e famshėm tė USC-Universitetit tė Karolinės sė Jugut.

Nė vitin e parė tė tij ai u fut si ndihmės stervites me skuadrėn e djemve tė kėtij universiteti. Suxho ka fituar disa tituj dhe medalje nderi, nė rang kombėtar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Korēari ka fituar ēmimin "AVCA National Player of the Year", "MPSF Player", "Year Honors", "Trojan senior in 2000" e tė tjera. Nga viti 1999 deri mė 2000-shin, duke luajtur me seleksionin e volejbollistve mė tė mirė amerikanė "All-American", Suxho theu rekordin me 164 gjuajtje dhe pėr katėr sezone ka qenė gjuajtėsi mė i mirė nė Ameirkė. Po me fanellėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Suxho luan me seleksionin e volejbollistėve amerikanė nė "2003-Men's World Cup". Megjithatė, karriera e tij pėr njė farė kohe ėshtė spostuar edhe nė kontinentin plak. Gjatė vitit 2001-'02, Suxho transferohet nė Evropė pėr tė luajtur me skuadrėn profesioniste polake "Azs/Pzu Olstyn", duke marrė me vete ēmimin "Player of the Month", njė ndėr ēmimet me tė rėndėsishme nė sportin e volejbollit nė Poloni dhe zgjidhet njė ndėr yjet e volebollit polak. Por mė pas, gjatė verės sė vitit 2002, Suxho u rikthye nė ligėn e parė tė volejbollit amerikan AVP me skuadrėn "Trojan Chris Guigliano". Nė Karolinėn e Jugut shqiptari u bė trajner i skuadrės sė vajzave "Southern California Volleyball Club", duke marrė pjesė nė edicionin e 17-tė tė vlojebollit nė det (beach-volley) nė Manhattan Beach (Calif.).

KARRIERA NĖ SHQIPĖRI

Donald Suxho ka filluar tė luajė volejboll nė rolin e gjuajtėsit nė Shqipėri me Kombėtaren nė periudhėn 1995-'96 dhe me seleksionin e tė rinjve shqiptarė nė volejboll 1991-'96. Nė Shqipėri tė gjithė e thėrrisnin "Best Setter", titull i fituar nė kampionatin Ballkanik tė tė rinjve ku ai dhe seleksioni shqiptar ngritėn lart flamurin kuq e zi, duke fituar titullin e kampionit tė Ballkanit nė volejboll. Ai gjithashtu, ka luajtur pėr skuadrėn koraēare "Skėnderbeu", nga viti 1991 deri mė 1996, kur trainer e i saj ishte babai i tij, njė volebollist i njohur nė Shqipėri, Petraq Suxho, ndihmės trajner i seleksionit tė tė rinjve shqiptarė mė 1996m kur u shpallėn kampionė tė Ballkanit. Donald Suxho e ka filluar pėrgatitjen e tij nė shkollėn e mesme "Koēi Bako" nė Korēė. Nė fillim atij i pėlqente shumė tė luante futboll, si edhe tė notonte. Edhe vėllai i tij, Rando, luante volejboll nė Shqipėri. Donald Suxho shkoi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe u vendos nė Masaēusets, nė kėrkim tė njė kolegji ku mund tė vazhdonte studimet, nė vitin 1996. Suxho ėshtė diplomuar nė Degėn e Komunikimit nė Universitetin e Karolinės sė Jugut, nė vitin 2000. Ai ka lindur mė 21 shkurt 1976. Suxho ėshtė i martuar me Kim Neale-May dhe kanė njė djalė 2 vjeē, qė quhet Shane.

SPORTISTĖT SHQIPTARĖ QĖ PĖRFAQĖSOJNĖ VENDE TĖ TJERA NĖ OLIMPIADĖN 2004

HEDHJE SHTIZE - Mirela Manjani

PESHĖNGRITJE - Pirro Dhima, Luan Shabani

VOLEJBOLL - Donald Suxho


F. Kodra, Panorama, 11-07-2004


-----------------------
Disa fotografi te shkeputura nga forumi






(numri 7 djathtas)



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.