Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Doreheqja eshte heroizmi i mediokritetit.
--- Barney

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Gjuha :: Komision per standartizimin e gjuhes shqipe
Postuar nga: Albo

Gjuha Orientime tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės pėr ēėshtje tė shqipes standarde

Prishtinė, 26 qershor - Akademia e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės ka ngritur njė Komision pėr ēėshtje tė shqipes standarde dhe ka lėshuar nė diskutim njė dokument tė quajtur "Orientime," i cili, siē thuhet, "do tė pėrcaktojė ndryshimet qė duhet tė pėsojė drejtshkrimi me qėllim tė thjeshtėsimit dhe begatimit nė drejtim tė kahjeve tė sotme tė shqipes standarde." Ky komision do tė shprehė sugjerimet e veta pėr ndryshimet e nevojshme dhe ato do t'ia paraqesė Komisionit tė pėrbashkėt. Nė vazhdim po e japim tė plotė tekstin e kėtij dokumenti tė ASHK-ut.


- Nė Konferencėn Shkencore "Shqipja standarde dhe bota shqiptare sot," mbajtur nė Tiranė nė tridhjetėvjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe, ėshtė vendosur qė tė ngrihet njė komision i pėrbashkėt pėrfaqėsues, i cili do tė pėrcaktojė ndryshimet qė duhet tė pėsojė drejtshkrimi me qėllim tė thjeshtėsimit e tė begatimit nė drejtim tė kahjeve tė sotme zhvillimore tė shqipes standarde. Seksioni i Gjuhės e i Letėrsisė i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės e ka konsideruar pėr detyrė qė tė japė ndihmesėn e vet nė kėtė punė tė rėndėsishme dhe ka ngritur Komisionin pėr ēėshtje tė shqipes standarde, i cili do tė shprehė mendimet e sugjerimet e veta pėr ndryshimet e nevojshme e do t'ia paraqesė Komisionit tė pėrbashkėt. Komisioni pėr ēėshtje tė shqipes standarde i ASHAK-ut do tė organizojė edhe tryeza shkencore pėr kėtė qėllim, nė tė cilat do tė kenė rast tė shprehin mendimet e tyre edhe studiues tė tjerė. Komisioni pėr ēėshtje tė shqipes standarde nė mbledhjen e datės 7 qershor 2004 pėrcaktoi kėto:


ORIENTIME

Pėr punėn e Komisionit pėr ēėshtje tė shqipes standarde.

Krijimi i shqipes standarde nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 1972 ėshtė arritje e madhe e gjuhėsisė dhe e kulturės shqiptare. Ky akt u bė i mundur pas pėrpjekjeve tė pareshtura tė gjuhėtarėve dhe tė intelektualėve qė nga Rilindja Kombėtare, pas punės sė K. Kristoforidhit, tė Komisisė Letrare tė Shkodrės, tė Kongresit tė Lushnjės dhe tė konferencave e mbledhjeve gjuhėsore nė Shqipėri e nė Kosovė. Krijimi i gjuhės sė njėsuar tė gegėrishtes, siē ishte edhe ajo qė u pėrdor nė Kosovė, pėrballė toskėrishtes sė formuar mė herėt si e tillė, pėrshpejtoi proceset e normėzimit tė gjuhės sė pėrbashkėt shqipe. Konsulta gjuhėsore e Prishtinės mė 1968 u dha mbėshtetje tė rėndėsishme vendimeve qė do tė merrte mė vonė Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe.

Kjo gjuhė e njėsuar shkrimore u pėrdor nė tė gjitha trevat e shqiptarėve dhe gjatė kėsaj periudhe mė se tridhjetėvjeēare kreu funksionin e saj shoqėror e kulturor me efekte integruese gjithėkombėtare dhe ngriti shkallėn e trajtimit tė kulturės shqiptare si tėrėsi tė pandarė. Ajo pati efekte tė rėndėsishme nė afrimin e varieteteve tė folura nė drejtim tė normave tė saj. "Gjuha e pėrbashkėt pėrcaktohet gjithmonė nga rrethanat jashtėgjuhėsore. Ajo i detyrohet shtrirjes sė forcės sė organizuar politike, ndikimit tė njė klase mbizotėruese apo epėrsisė sė njė literature; cilado qė tė jetė origjina qė i njihet, gjithmonė ka arsye politike, sociale a ekonomike qė ndikojnė pėr ta krijuar e pėr ta mbajtur - Rrethanat historike shprehin mbizotėrimin e gjuhės qė ėshtė marrė si bazė" (J.Vendryes). Ky pėrcaktim i pėrgjithshėm i arsyeve dhe i rrethanave tė krijimit tė gjuhėve tė standardizuara vlen edhe pėr krijimin e gjuhės sė njėsuar shqipe nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 1972. Rrethanat politike e shoqėrore tė kohės nė Shqipėri nuk kishin si tė mos ndikonin nė pėrcaktimin e gjuhės sė pėrbashkėt dhe qė toskėrishtja e unifikuar tė bėhej bazė zotėruese e gjuhės standarde shqipe. Rrethanat shoqėrore e politike tė Kosovės mė 1968 mundėsuan qė Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės tė dilte me moton: "Njė popull - njė gjuhė" e ta pranonte tė zbatueshėm pa asnjė ndryshim Projektin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe tė publikuar nė Tiranė mė 1967. Kėshtu, arsyet e pranimit tė gjuhės sė pėrbashkėt me kodifikim tė tillė ishin tė ndryshme; nė Tiranė - edhe nėn ndikimin e mekanizmave shtetėrorė, nė Prishtinė - nga kėrkesa e pėrgjithshme pėr integrim kombėtar, qė nė ato rrethana shoqėrore e politike pushteti i atėhershėm jugosllav nuk mund ta ndalonte, sė paku jo nė fushė tė njėsimit tė gjuhės, edhe pse kėtė nuk e dėshironte.

Por, siē ėshtė thėnė nga studiuesit, krijimi i njė forme tė pėrbashkėt tė gjuhės, sado e pėrsosur qė tė jetė ajo, nuk ėshtė veēse njė moment nė histori tė njė gjuhe. Ajo shėnon njė kohė tė ndalur nė zhvillimin e gjuhės, kėshtu qė format e saj, duke qenė tė qėndrueshme, vijnė e ngurtėsohen dhe e humbin zhdėrvjelltėsinė natyrore tė jetės. Gjuha e pėrbashkėt nuk mund tė qėndrojė e flksuar po u desh qė ajo tė jetė vijmisht e pėrdorshme si e tillė. Le qė ajo edhe spontanisht, duke e zgjeruar pėrdorimin, huazon elemente tė varieteteve tė folura. Eshtė vlerėsuar se gjuha standarde "ėshtė gjuhė qė ka njė lloj baraspeshe vijimisht tė ndryshueshme midis fiksimit dhe evoluimit," por qė "ėshtė fatale nėse ajo u nėnshtrohet goditjeve tė rėnda dhe transformohet nė tė njėjtėn mėnyrė si varietetet e folura." Edhe Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe ka porositur qė "duke marrė parasysh ndryshimet qė pėson gjuha letrare gjatė zhvillimit tė saj si dhe ēėshtjet e reja qė nxjerr politika gjuhėsore, Rregullave tė drejtshkrimit t'u bėhen, nė tė ardhmen, kur tė jetė e nevojshme, pėrmirėsimet dhe plotėsimet e duhura." Kjo u tha edhe nė Konferencėn gjuhėsore qė u mbajt nė Tiranė nė tridhjetėvjetorin e Kongresit tė Drejtshkrimit.

Ndryshimet politike e shoqėrore qė ndodhėn nė Shqipėri, nė Kosovė e nė trevat e tjera shqiptare bėnė tė mundur lidhjet e gjithanshme tė subjektit shqiptar nė tė gjitha nivelet dhe sollėn nė kontakt mė intensiv varietetet e folura, tė cilat nė gėrshetim do tė mund tė krijojnė hapėsira tė reja gjuhėsore. Nė dinamizmin e ri shoqėror e hapėsinor tė botės shqiptare standardi empirik nuk do tė mund tė mbetet i pandryshuar.

Gjuha e pėrbashkėt shkrimore ėshtė nė relacion tė ndikimit reciprok me varietetet e folura tė saj, tė cilat, duke synuar respektimin e strukturės sė gjuhės sė shkrimit, sjellin elemente tė ndryshme shqiptimore e, lidhur me to, edhe ndonjė njėsi morfosintaksore, e cila me spontanitetin e zhdėrvjelltėsinė e saj mund tė kalojė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm. Toskėrishtja, me prestigjin e bazės sė gjuhės sė pėrbashkėt, ushtron trysni efektive qė disa elemente tė saj tė shqiptimit, tė morfologjisė, tė sintaksės, tė leksikut etj, tė trajtohen me vlerė tė normės sė gjuhės sė standardizuar. Kjo lė pėrshtypjen pėr njė kthim te toskėrishtja nė realizimin e standardit dhe krijon efekte psikologjike pėr motivimin e refuzimeve mė tė gjera. Synimi i tillė mund tė ngrejė ndjenjėn "e pabarazisė subjektive gjuhėsore" qė pasqyrohet si pabarazi shoqėrore. Nga ana tjetėr, ėshtė vėrejtur se varieteti i toskėrishtes sė folur nuk ėshtė refuzues ndaj ndonjė elementi gjerėsisht tė pėrdorshėm nė komunikimet e niveleve tė ndryshme tė gegėrishtes. Varieteti gegė i shqiptimit tė gjuhės sė normuar del me variante prozodike, tė cilat bėjnė trysni pėr tė qėndruar a pėr tė hyrė nė normė. Krahas kėtyre, varieteti i gegėrishtes ka tendenca tė ndikojė qė tė hyjė nė pėrdorim tė pėrgjithshėm ndonjė element morfologjik, me funksione tė atilla sintaksore qė do t'i begatonte mundėsitė shprehėse e nuk do tė pėr bėnte shmangie tė painkuadrueshme nė normė. Nė procesin e evoluimit tė gjuhės standarde ėshtė reale tė pritet qė ndonjė element i tillė i varietetit gegė do tė sillet gradualisht nė nivel tė normės nėpėrmjet pėrdorimit nė funksion tė njė varianti tė lirė. Ndryshimet e tilla kanė mbėshtetje edhe nė kompromisin qė ekziston nė gjuhėn standarde me praninė e disa elementeve tė gegėrishtes sė njėsuar edhe pse nė pėrmasa tė reduktuara. Parimi i kompromisit dhe i kombinimit tė elementeve tė ndryshme strukturore me burim nga dy varietetet e mėparme letrare nė shqipen standarde, jo vetėm qė nuk kanė shkaktuar vėshtirėsi, por e kanė tegatuar standardin.

Rrethanat e reja kėrkojnė nga gjuhėtarėt pėrgjigje tė shpejtė pėrmes njė politike gjuhėsore, e clla do tė synonte zgjerimin e aftėsive komunikuese, rritjen e fleksibilitetit tė normave tė standardit, ngritjen e shkallės sė pranueshmėrisė sė standardit, gjithė duke pėrpunuar mė tej tė arriturat e tri dekadave tė fundit e duke mos lejuar alternativa tė skajshme tė varieteteve tė folura. Rezultatet e kėsaj politike gjuhėsore do tė ndikonin qė tė shmangen pėr njė kohė tė gjatė zhvillimet e ndara nė tė gjitha kodet e gjuhės. Studiuesit e shqipes standarde do tė kenė pėr detyrė qė tė pėrcaktojnė prirjet e zhvillimit nė ndėrthurje tė varieteteve tė gjuhės sė folur mbi bazėn e gjuhės sė shkruar unike dhe tė mundėsisė sė saj qė tė pėrfshihen nė normė ato elemente qė ndihmojnė qė gjuha standarde tė fitojė gjithnjė nė spontanitet e t'i pasurojė mundėsitė e saj shprehėse.

Planifikimet gjuhėsore janė pjesė e planiflkimeve mė tė gjera, tė modernizimit, tė integrimeve kombėtare, politike, kulturore, ekonomike etj. Komisioni pėr ēėshtje tė shqipes standarde, i ngritur nga ASHAK-u, do tė planifikojė trajtimin e ēėshtjeve konkrete tė normės nė drejtim tė ngritjes sė aftėsive tė funksionimit tė shqipes standarde si gjuhė e pėrbashkėt. Pėrfundimet e veta ky komision do t'ia paraqesė Komisionit tė pėrbashkėt e do t'i publikojė.

Anėtarėt e Komisionit:
Besim Bokshi (kryetar) Idriz Ajeti, Fadil Raka, Shefkije Islamaj, Isa Bajēinca, Flutur Ēitaku, Nebi Caka.

Prishtinė, 22. VI. 2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.