Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Asnjėherė mos e urrej armikun tėnd sepse nuk do arish tė bėsh zgjedhjet e zgjuara.
--- Micheal Corleone

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Balerinet shqiptare mbajne gjalle Baletin Kombetar Grek
Postuar nga: Skampa

Art Pjesa derrmuese dhe me e shkelqyer e balerineve te Teatrit te Operas dhe Baletit Grek jane shqiptare. Permes punes dhe talentit te tyre te padiskutueshem, arriten te behen boshti i Baletit shtetror Grek. Sfidat, qe i vune vetes, nga emigrante ne artiste, qe sot realizojne koroegrafite e Lojrave Olimpike te Athines. Rracizmi dhe formula, qe i beri fitues.

Nje balet gjigand nga me terheqesit e realizuar ndonjehere nga Petipa, eshte gjetja e Baletit shtetror Grek per te terhequr popullin. Harrojeni Petipen. Per sa kohe produksioni i Teatrit te Operas dhe Baletit eshte i perzier, koreografia do te realziohet ne origjinal nga vete rusi Igor Zelensky dhe do te vihet ne skene nga artsitet me te mire ne Athine. Si per ironi te fatit shumica e tyre jane shqiptare.

Gjithcka nisi rreth 20 vjet me pare ne Tirane, ku ne shkollen e baletit mbizoteronte sistemi vaganova. Ata e nisen si balerine. Dhe kjo ishte gjithcka qe donin te benin. Por askush nuk po bente, ate te lloj kercimi qe ata donin te shfaqnin dhe askush nuk po iu ofronte nje kontrate financiare, keshtu qe perfunduan duke emigruar per ne Greqi, duke ndjekur endrren e nje jete me te mire artistike. Ata nuk kishin asnje ide, se do te beheshin biznesmene dhe menaxhere te vetes se tyre, por kjo ndodh kur arrin suksesin, edhe pse ai mund te jete fare i vogel dhe qe s'mund te kete te beje fare me boten e baletit. Papritmas atyre iu duhet te mesojne gjuhen, kulturen, te gjejne para per te mbijetuar dhe per te mbajtur trupat e tyre ne forme, ne rastin duhur qe do i'u shfaqej per te bere balerinet. Si ia dolen? Cfare mesuan? Se pari, ata identifikuan ate qe pane ne kater bazat e nje balerini: stervitja, perkryerja, komunikimi dhe bisedimi. Por shume e kuptuan se bisedimi nuk ishte fuqia e tyre; rrjedhimisht mund te mendohet se kete funksion ia deleguan menaxhereve te baletit. Jo. Eshte e veshtire per tu besuar, por Athina nuk ka menaxhere baleti per te perfaqesuar kercimtaret.

Ja pse Baleti shtetror Grek, i cili nuk mund te ofroje superyje, perfiton duke dalluar talente. Ata kerkojne balerine, ne vende te panjohura. Zbulojne balerine me eksperienca te pakta. Me e rendesishmja per ta eshte te rizbulojne veterane te kercimit, talenti i te cileve nuk u lejua te shkelqente ne vende te tjera. Ne kete menyre terhoqen dhe balerinet shqiptare, te cilet kishin nje bagazh te mbushur me njohuri, por dhe aq eksperience ne skenen boterore. Permes punes dhe talentit te tyre te padiskutueshem, balerinet shqiptare u bene boshti i Baletit Kombetar Grek dhe e cuan kompanine ne nje drejtim tjeter. Nje drejtim, qe e beri tekniken e tyre te te kercyerit me kompetitive me kompanite e njohura te baletit ne bote. Sipas komentete te mediave greke, keta balerine shqiptare ishin atletet flututurues me te shkelqyer, qe Baleti Grek ka pare ndonjehere. Kur erdhen ne Greqi, shumica prej tyre e quajten te nevojshme te praktikonin gjithcka qe konsiderohej e mire, nga ato qe kishin mesuar ne Shqiperi, por gjithashtu edhe te gjenin menyra per ta perdorur ate ne rrethana te ndryshme dhe te asimilonin influenca te reja. Dhe funksionoi. Shumica e tyre filloi te kerceje per yjet e popit grek, ne Televizionin Publik Grek, ne video muzikore dhe tani bejne koreografi dhe do te performojne per Lojrat Olimpike "Athine 2004". Ne nje kohe te shkurter ata moren admirimin e grekėrve dhe jane bere ambasadoret me te mire te shqiptareve ne bote ku racizmi eshte ende i gjalle. I pyeta si ia dolen mbane? Dhe pergjigjia ishte: ne rast se ke guxim, synime te qarta dhe kembenguljen per ecur perpara, je fitues. Dhe ne syte e shume shqiptareve, ata jane te gjithe fitues.

Aris Golemi
Balerin dhe koreograf ne Altanta (SHBA)

Korrieri, 25/06/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.