Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Virtyti eshte vesi me i kushtueshem.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Histori :: Historia mijėravjeēare e Himarės
Postuar nga: Skampa

Histori Edhe dokumente dhe arkiva tė huaja vėrtetojnė karakterin shqiptar tė krahinės dhe tė popullsisė sė njohur tė Himarės.

Kohėt e fundit, shtypi dhe media nė pėrgjithėsi, ka treguar njė vėmendje disi tė veēantė ndaj krahinės sė Himarės dhe kjo, sigurisht pėr shkak tė disa akteve provokative me karakter spektakolar qė "individė" apo "grupime tė veēanta" u shfaqėn sidomos nė zgjedhjet e fundit vendore. Manifestimet mediatike tė flamujve dhe gjuhės greke, tė shoqėruara kėto edhe me njė urrejtje tė egėr verbale ndaj shtetit shqiptar, gjuhės, kulturės dhe gjithēkaje tjetėr me identitit kombėtar, i lėnduan tė gjithė shqiptarėt. Akte tė tilla janė shqetėsuese nė kėtė periudhe tė vėshtirė kalimtare qė kalon vendi, sepse mund tė sjellin zhvillime tė rrezikshme pėr qendrueshmerine e tij. Kjo u vu re qartė nė reagimin e tė rinjve vlonjatė, tė cilėt tentuan tė shkonin me Himarė me flamuj kombėtarė. Pėr meritė tė policisė qė bllokoi rrugėn, kjo u evitua, por gjithsesi nuk do tė thotė qė "ngjajret " e Himarės tė nėnvleftėsohen. Kjo vlen, jo vetėm pėr organet e shtetit shqiptar, qė duhet tė mbajnė qėndrim nė bazė tė ligjeve nė fuqi, por edhe pėr historinėt, tė cilėt duhet t'i rikthehen paqyrimit tė burimeve dhe fakteve historike, qė provojnė pa mėdyshje karakterin e pastėr etnik shqiptar tė krahinės dhe popullsisė sė Himarės. Fakte tė tilla janė tė shumta dhe tė ndyshme. Shumė nga kėto gjenden edhe nė arkivat e vendeve tė huaja, sepse Himara ėshtė njė nga krahinat e vendit qė "ka prodhur histori", lėvizje dhe kryengritje, qė ka lėnė gjurmė nė arkivat e vendeve qė i ndiqnin ato mė vėmendje. Tė tilla janė arkivat e Mbretėrisė sė Napolit, tė Venedikut, tė Papatit dhe tė Perandorisė Osmane, qė pasqyrojnė kryengritjet e himariotėve tė vitit 1480, 1484-1485, 1488, 1492, 1537 etj. Po japim nė kėto radhė disa nga kėto fakte.

Kryengritjet himariote

Arkivat apo kronikat e kohės qė regjistrojnė kryengritjet e lartpėmendura, pėrmendin si popullsi tė Himarės vetėm himariotėt dhe asnjė popullsi tjetėr. Veē kėsaj, kėta himariotė ata i specifikojnė si shqiptarė apo popullsi shqiptare. Njė specifikim tė tillė, tė qartė tė himariotėve si popullsi shqiptare, bėn kronisti Stefan Magno kur tregon vrasjen nga himariotėt tė Komjan Arianitit, djalit tė ish-sundimtarit tė tyre tė mėparshėm, Gjergj Arianitit. Ngjarja ndodhi pas shtypjes sė kryengritjes qė kishin bėrė himariotėt nėn udhėheqjen e Gjon Kastriotit mė 1480-1481. Atėhereė turqit osmanė ishin hedhur nė Itali (Pulje) dhe kishte marrė Otranton. Himariotėt kishin shpresuar se pėrballė rrezikut osman, shtetet e krishtera italiane (Mbretėsia e Napolit, Papati etj) do tė ndėrmerrnin njė kryqėzatė kundėr turqve, duke zbarkuar nė Shqipėri. Por nuk ndodhi kėshtu. Pas ēlirimit tė Otrantos dhe tėrheqjes sė turqve nga Italia e Jugut, flota e Mbretėrisė sė Napolit dhe e Papatit, nuk zbarkoi nė Vlorė.

Nė kėto kushte himariotėt, tė ndodhur pėrballė Bajazitit II, i bėnė tė ditur, aty nga vitet 1484-1485 se e pranonin ta njihnin sundimin osman, me kusht qė tė dėrgonte si sundimtar Komjan Aranitin, i cili ndodhej nė oborrin e tij. Sulltani pranoi dhe e caktoi Komjanin sanxhakbej nė Vlorė, por himariotėt mė pas e vranė atė dhe u hodhėn pėrsėri nė kryengritje. Duke njoftuar kėtė ngjarje, Stefan Magno vė kėtė shėnim: "Ata tė Himarės, popuj shqiptarė, me qene sė nuk kanė treguar bindje ndaj babait tė kėtij sulltani, iu lutėn t'u shėnonte pėr qeverisje tė birin e tė ndjerit, z. Aranit, i cili gjendej nė oborrin e tij".

"Shqiptarė" i cilėson Stefan Magno himariotėt, edhe kur bėn fjalė edhe pėr kryengritjen e vitit 1488. "Shqiptarėt e Himarės dhe tė Sopotit (Albanexi della Cimera et Sopota), shkruan ai, u ngritėn kundėr sulltanit dhe e bėnė copė-copė sanxhakbeun me shumė turq". Tė dhėna pėr karakterin shqiptar tė krahinės sė Himarės dhe tė banorėve tė saj, japin edhe kronistėt osmanė kur bėjnė fjalė pėr kryengritjen e vitit 1492. Siē dihet, pėr shtypjen e kėsaj kryengritjeje erdhi vetė sultan Bajaziti II dhe kjo bėri qė pėr kėtė ngjarje tė shkruanin shumė kronistė osmanė si Kemal Pashazade, Oruēi, Kronikat Osmane Anonime, Bitlisiu, Nishanxhiu, Aliu, Sollakzade, Mynexhimbashi. Tė gjithė kėta autorė shėnojnė se kjo kryengritje kishte ndodhur nė Shqipėri, se atė e kishin bėrė shqiptarėt. Disa kronistė pėrmendin se kryengritja kishte ndodhur nė "vendin e Juanit" (vendin e Gjon Kastitotit), ē'ka nėnkupton pėrsėri Shqipėrinė, vendin e shqiptarėve. Kėto hollėsira tė rėndėsishme kronistėt osmanė i thonė kur bėjnė fjalė pėr vendin ku u nis pėr tė luftuar ushtria osmane me nė krye Bajazitin II.

Kronikanėt e huaj tregojnė Himarėn

Kemal Pashazade, p.sh., shkruan se sulltani u nis nė "vendin e shqiptareve", "nė nahijėn e njohur nė atė vend me emrin vilajeti I Juvanit"; Oruēi shėnon se sulltani u nis nė "vendin e Juvanit", Bitlisiu, tregon se vendi i fushatės ishte "Shqipėria". Po ky autor, shkruan mė tej se sulltani urdhėroi Sinan Pashėn, komandantin e flotės turke, qė "tė nisej nga ana e tij me 300 anije nė drejtim tė Shqipėrisė dhe t“i nxirrte ato nė Vlorė". Bitlisiu shton se Vlora, ku duhej tė ankoronte Sinan Pasha, ishte "fqinjė mė viset shqiptare" (kryengritėse). Kronisti tjetėr, Aliu, njofton se turqit nė fillim nuk ishin tė pėrcaktuar pėr drejtimin e fushatės, sepse kishin edhe ēėshtjen e Beligradit, por mė pas vendosėn "qė tė pushtonin vilajetin e shqiptarėve". Aliu e pėrsėrit kėtė edhe kur flet pėr vendosjen e sulltan Bajazitit II nė Tepelenė. "Nė kohėn kur padishahu ishte nisur pėr pushtimin (e vendit) e shqiptarėve, padishahu ishte vendosur plot madhėshti nė Tepelenė". Kronisti Sollakzade, i cili ėshtė i vetmi qė e lidh gabimisht kėtė fushatė, jo me Sulltan Bajazitin II, por me vėllanė e tij, Xhemin, shkruan se sulltani e pa "tė domosdoshme qė tė bėjė njė ekspeditė kundėr krahinave tė shqiptarėve nė vitin 897 hixhri (1492). Munixhim bashi, i cili flet shumė shkurt pėr kėtė fushatė, shkruan se turqit "u nisėn pėr pushtimin e viseve tė tjera tė vendeve tė shqiptarėve".

Mė tej, po ky autor, bėn tė qartė se "sulltani hoqi dorė nga mendimi (pėr pushtimin e Beligradit) dhe u nis nė drejtim tė Shqipėrisė". Kronistėt osmanė japin edhe detaje tė tjera interesante rreth karakterit shqiptar tė popullsisė sė Himarės. Oruēi, p.sh., duke folur pėr banorėt kryengritės tė kėsaj krahine dhe masat qė kėta kishin marrė pėr tė pėrballuar turqit (duke sistemuar fėmijėt nė disa kulla tė ndėrtuara nė vende tė larta tė paderpėrtueshme pėr armikun), shkruan se kryengritėsit "besonin njė dogmė dhe kishin njė gjuhė". Tė njėjtėn gjė thonė edhe Kronikat Osmane Anonime. Sipas tyre, kryengritėsit "...flasin njė gjuhė". Njoftime me interes, kronistėt jepin edhe kur bėhet fjalė pėr shtypjen e kryengritjes. Biltsiu njofton pėr shumė tė rinj dhe tė reja qė u zunė robėr nga turqit. Kėta robėr ai i quan tė gjithė shqiptarė, pa vėnė pra nė dyshim, pėrkatėsinė etnike tė tyre. Ndryshe nga kronistė tė tjerė, Bitlisiu pėrshkruan edhe bukurinė e himariotėve tė zėnė rob nė luftime. Ai flet pėr djem dhe vasha "sysorkadhe qė tundeshin si thėllėza e qė kishin zili zanat pėr trupin dhe fytyrat e tyre si argjėndi". "Shqiptarėt,- shkruan me kėtė rast Bitlsiu, - janė mėzė dhe dallohen pėr bukurinė dhe hijeshinė e pamjes sė tyre. Vashat shqiptare, shkruan ai, janė "si lule mali me sy tė zinj".

Botime perėndimore pėr Himarėn shqiptare

Krahas kronistėve osmanė, pėr kryengritjen e himariotėve tė vitit 1492 bėjnė fjalė edhe burimet perėndimore, por edhe kėto nėnvizojnė karakterin shqiptar tė krahinės dhe tė banorėve tė saj. Kėshtu, nė dorėshkrimet e tij, Stefan Magno i pėrmend himariotėt si shqiptarė, kur bėn fjalė edhe pėr pėrpjekjet e sulltanit pėr t'u marrė nė befasi venedikasve (aty nga qershori i vititi 1492) ishullin e Korfuzin. Sipas tij, sulltani dėrgoi "njė fustė" (anije lufte) midis Korfuzit dhe Butrintit "me qėllim qė himariotėt tė mos kishin mundėsi tė iknin me anije nė Korfuz apo gjetkė". Sulltani e bėri kėtė, sepse "ishin duke ardhur dy sanxhakbejlerė pėr t“u rėnė shqiptarėve tė Himarės dhe tė Sopotit". Le tė pėrmendim kėtu edhe informacionin qė i dha Dukės sė Milanos, i dėrguari i tij nė Venedik, mė 27 qeshor 1492. Sipas tij, sulltani kishte bėrė gati nė Vlorė dy galere dhe dhjetė fusta tė armatosura "pėr tė shkuar nė Shqipėri kundėr disa anėshtetasve tė vet rebelė". Sinjora e Venedikut, vijonte ai, kishte marrė edhe njė letėr nga sulltani me anė tė sė cilės kėrkonte leje tė kalonte anijet e veta nga Korfuzi, meqenėse donte tė shkonte "kundėr shqiptarėve tė tij rebelė". Se cilėt ishin kėta "shqiptarė rebelė", kėtė e bėn fare tė qartė Stefan Magno, nė dy shėnime tė tij mė 29 qershor dhe 5 korrik 1492. Kėta shqiptarė ishin himariotėt. Shqiptarė, i konsideron himariotėt Stefan Magno, edhe kur bėn fjalė pėr shtypjen e kryengritjes sė vitit 1492. "Turqit, - shkruan ai, pushtuan malet e Himarės, nga Vlora deri nė Sarandė. Mė parė ata kishin marrė kėshtjellėn e Himarės dhe tė Sopotit; nė disa maja tė maleve kapėn shumė shqiptarė; tė tjerėt janė shpėrndarė dhe kanė ikur".

Marrėdhėniet e shqiptarėve me Lidhjen e Shenjtė

Tė dhėna, lidhur me karakterin shqiptar tė popullsisė dhe tė krahinės sė Himarės, japin po ashtu edhe relacionet qė i dėrguan Kongregacinit tė Shenjtė "Vikarėt Apostolikė tė Himarės" nė shekullin XVII. Kėta misionarė u dėrguan nga Selia e Shenjtė pėr t'iu kundėrvėnė pėrhapjes sė besimit ortodoks nė krahinėn e Himarės. Gjithsesi, veprimtaria e kėtyre misionarėve apostolikė nė Himarė, ka njė histori interesante. Arkivat e Kongregacionit tė Shenjtė bėjnė fjalė, p.sh. se mė 1692, disa himaritotė, nė emėr tė 6 mijė tė tė krishterėve, i kishin shkruar Nuncit Apostolik tė Korfuzit qė tė pėrcillte pranė Kongregregacionit tė Shenjtė kėrkesėn e tyre pėr tė dėrguar nė Himarė misionarė katolikė, sepse mungesa e tyre i kishte shkaktuar dėm kishės sė tyre. Mė pas, te sekretari i Kongregacionit tė Shenjtė erdhėn edhe "katėr krerė", tė dėrguar nga popullsia e Himarės pėr ta vėnė nė vijė kėtė punė.

Pas viti 1693, Selia e Shenjtė dėrgoi nė Himarė disa misionarė qė zėvendėsuan nė detyrė njėri- tjetrin, duke filluar me klerikun 22-vjeēar, Nilo Catalano (1693-1694) dhe mė pas, klerikėt Timofeo Zassi (1664-1699), Basilio Matranga (1715), Xhuzepe Skiroi (1715-1741). Pėr tė rritur prestigjin e tyre, Selia e Shenjtė emėroi secilin prej tyre "Vikar Apostolik tė Himarės" dhe "Ipeshkv tė Durrėsit". Vikarėt e lartpėrmendur, gjatė kohės sė shėrbimit tė tyre, i dėrguan Kongregacionit tė Shenjtė disa relacione, tė cilat kanė tė dhėna tė rėndėsishme, jo vetėm pėr gjendjen kishtare, por nė pėrgjithėsi, pėr
historinė e Himarės, shtrirjen e kėsaj krahine, natyrėn dhe zakonet e vendit, gjendjen ekonomike, grindjet midis fshatrave, konfliktet me turqit, rolin dominues tė klerit ortodoks nė jetėn publike dhe kishtare etj. Nė kėto relacione, ka edhe tė dhėna tė rendėsishme mbi karakterin Shqiptar tė popullsisė sė Himarės. U tha se mė 1692 himariotė dėrguan pranė Selisė sė Shenjtė "katėr krerė" tė vendit (deputati). Burimet nuk i japin emrat e kėtyre "himariotėve", por qartėsojnė gjithsesi se kėta ishin "shqiptarė".

Tė dhėna me interes mund tė nxirren kur shqyrtojmė veprimtarinė e Vikarit Apostolik Nilo Katalano. Nga mbiemri, mendohet se ishte me origjinė spanjolle, por ai ishte italian i lindur nė rrethinat e Messinės, Itali. Burimet qartėsojnė se Katalano, para sė tė nisej nė detyrė, iu vu "me shumė ngulm studimit tė gjuhės shqipe dhe nisi tė hartojė edhe njė gramatikė dhe tė hartojė njė fjalor" tė saj. Arsyeja pėrse vikari nė fjalė, iu vu me ngulm shqipes, ėshtė e qartė: donte tė predikonte nė njė popullsi shqiptare, dhe nė kėtė rast duhej tė njihte gjuhėn e vendit. Le tė themi kėtu edhe njė "hollėsi tjetėr" me interes pėrsa diskutojmė. Vikari Nilo Katalano nuk u nis i vetėm nė Himarė, por me njė klerik tjetėr ndihmės tė pėrzgjedhur prej tij. Ky ishte kleriku Filoteo Zassi. Pėrzgjedhja nuk ishte e rastit, pėrkundrazi, pasi Zassi ishte arbėresh. Ai kishte lindur nė koloninė arbėreshe tė Mezzoiusos, pra ai ishte njė klerik qė e njihte e gjuhėn e vendit ku po shkonte superiori i tij, Nilo Katalano. Le tė themi kėtu pėrsėri edhe njė hollėsi tjetėr. Pas vdekjes sė Nilo Katalanit, Selia e Shenjtė emėroi nė vend tė tij si "Vikar Apostolik" dhe "Arkipeshkv tė Durrėsit", pikėrisht ndihmėsin e lartpėrmėndur, Filoteo Zassin. Personi nė fjalė ishte njė klerik i pėrgatur, por burimet bėjnė tė ditur se nė kėtė pėrzgjedhje luajti rol vendimtar fakti se personi nė fjalė e njihte gjuhėn e vendit ose pėr ta thėnė sipas burimeve tė kohės, e kishte shqipen "gjuhė amėtare" (intende latina, nativa albanese).

Vikari apostolik, Nilo Katalano nuk jetoi gjatė. Ka mundėsi qė tė ketė qenė shėndetlig, sepse sapo vuri kėmbė nė "Provincėn e Himarės", qėndroi nė Drimades (Dhėrmi) pėr shkaqe shėndetėsore. Mė vonė ai u sėmur nė Vuno. Miqtė e dėrguan nė Korfuz, meqėnėse kishte nevojė pėr shėrbim mjekėsor, por kjo rezultoi pa dobi. Megjithėse jetoi pak, Katalano bėri mjaft punė pėr Selinė e Shenjtė. Ai gjeti njė situatė tė rėndė kishtare nė Himarė; njėrėzit nuk kishin edukimin e mjaftueshėn nė besimin e krishterė. Arsyet ishin tė shumta; kishte mėse 23 vjet qė aty nuk kishte shkeluar asnjė misionar katolik; njė punė tė keqe kishte bėrė nė kėtė drejtim kleri ortodoks qė varej nga mitropolitit i Janinės. Pushtimi osman, po ashtu kishte sjellė njė pėrhapje tė myslimanizmit. Gjithsesi, monsinjor Katalono nuk u thye, por iu vu punės. Ai hapi njė shkollė pėr tė rinj e tė reja, pėr tė pėrhapur doktrinėn e krishterė nė popull. Veē kėsaj, ai filloi tė predikonte ēdo tė dielė. Nė kėtė drejtim, ai thotė se pati mjaft sukses, sepse vente mjaf popull pėr tė dėgjuar. Nilo Katalano nuk na thotė nė asnjė rast "ēfarė kombėsie" ishin kėta tė rinj e tė reja qė frekuentoninshkollėn. Eshtė pasardhėsi tij Zassi, qė qartėson nė relacionin e tij tė mėvonshmėm se nė shkollėn qė kishte hapur monsinjor Katalano, vinin mjaft "tė rinj" dhe se kėta tė rinj ishin "shqiptarė". (Scuola di molti giovani albanesi).

Kur diskutojmė pėr karakterin shqiptar tė popullsisė sė Himarės nė fund tė shekullit XVII, vlen tė pėrmendim edhe njė dėshmi tė Abatit tė Pėrgjithshėm Petro Meniti. Abati nė fjalė i kishte rekomanduar Kongregacionit tė Shenjtė emėrimin si Vikar Apostolik tė Himarės, Filoteo Zassin. Pasi e siguronte Kongregacionin pėr aftėsitė e tij, Abati Petro Menniti njoftonte se Zassi, aktualisht "ndodhej si misionar nė Himarė, nė ato popuj shqiptarė". Misionarėt e lartpėrmendur konfirmojnė edhe karakterin shqiptar tė fshatrave kur flasin pėr to. Monsinjor Katalano nuk arriti t'i shkelte tė gjitha fshatrat e Himarės, sepse nuk ishte e lehtė pėr shkak tė terrenit malor tė krahinės dhe tė rreziqeve tė kohės, sidomos turqve osmanė. Nė kėtė drejtim, bėri mė shumė pasaradhėsi i tij, Zassi. Ky i fundit, duke i relatuar Kongregacionit tė Shenjtė punėn qė kishte bėrė nė tre vjetėt e fundit nė fshatrat Piluri, Caldesi (Kudhėsi), Cuzei (Kuci ), i quan kėto vendbanime "fshatra shqiptare" (terre albanesi). Zassi bėn tė ditur se nė kėto fshatra kishte predikuar edhe paraardhėsi i tij, Katalano, i thirrur nga banorėt pėr shkak se dinte gjuhėn e tyre, gjuhėn shqipe. Katalano thirrej pėr tė mbajtur meshė ditėn e Shėn Athanasit.

Me interes nė diskutimin tonė ėshtė edhe informacioni i Vikarit tjetėr Apostolik tė Himarės, Xhuzepe Skiroit, edhe ky njė klerik arbėresh, qė njihte gjuhėn e vendit. Duke informuar Kongregregacionin e Shenjtė pėr pėrhapjen e kishės ortodokse nė Himarė dhe luftėn qė klerikėt ortodoksė i bėnin misionit katolik, Skiroi njofton se "provinca e Himarės" dikur kishte pasur njė popullsi mjaft tė gjerė katolike, por tani nuk kishte mė shumė se 14 fshatra, qė ushtronin ritin ortodoks, nga tė cilat 12 kishin popullsi shqiptare (di natione albanesi). Kėto ishin fshatrat Egliates (Iljaz), Vuno, Caloghirates (Kallarati), Piluri, Clapero (Qeparo), Pichierasi (Piqeras), Luculo (Lukova), S. Basili (Shėn Vasili), Gudezzona (Hundėsova), Nivizza e Likunisi (Lėkursi). Autori shėnon se Himara, Drimates (Dhėrmiu) dhe Palasa ishin me origjinė greke, por kjo kundėrshtohet nga tė dhėnat e regjistrave kadastralė osmanė tė vitit 1520 tė arkivit tė kryeministrisė tė shtetit turk (ish-arkivi i sulltanit). Nė kėto regjistra emrat dhe mbiemrat e kryefamiljarėve, tė vejave dhe beqarėve tė fshatrave, janė tė gjithė tė truallit arbėror si Gjin, Gjon, Ndue, Kolė etj. Nė kėtė regjistėr nuk ka antroponi ose patronimi tė onomastikės greke. Pėrveē emrave tė onomastikės shqipe, nė kėto regjistra ka edhe toponime shqipe.

Himara ėshtė njė vendbanim i lashtė. Ai pėrmendet pėr herė tė parė nga Plini. Ky autor i vjetėr romak e vendos atė nė malet Akrokeraune. Njė shėnim nga autorėt antikė impresiononin nė pėrgjithėsi studiuesit. Informacioni i Plinit ka nxitur edhe udhėtarė tė huaj nė shekulin XIX tė vizitojnė vendin me shpresė se do tė gjenin atje gjurmė tė antikitetit, rrėnoja themelesh dhe muresh tė vjetėr etj. Ky entuziazėm konstatohet lehtė te konsulli i njohur francez pranė pashait tė Tepelenės, Pukėvilli, i cili ka lėnė edhe disa shėnime pėr Himarėn. Konsulli frances, nė fakt u zhgenjye kur shkeli nė qytetin e Himarės, sepse nuk gjeti aty asnjė gjurmė tė antikitetit. Sipas tij, Himara e vjetėr, Himara "homerike", duhet tė ishte "pak mė tutje" "nė rrėnojat e themeleve tė njė rrethimi tė vjetėr pelasgjik", qė ndodhej aty pranė, mbuluar me bar, ku kulloste njė tufė dhėnsh. Banorėt e quanin atė "kėshtjella e vjetėr e mbretėreshės", meqenėse gjenin vazhdimisht modhedha me fytyrėn e njė gruaje. Pėr Pukėvillin shpjegimi ishte i vagėt. Sipas tij, "Kėshtella e vjetėr e Mbretėreshės" duhej tė lidhej me kujtimin e vajzės sė perandorit Aleks i Komnenit tė Bizantit, Ana, meqenėse ajo e kishte riparuar kėshtjellėn-qytet tė Himarės. Pėr kėtė qytet, ajo madje, fliste edhe dy herė nė tregimin e saj mbi luftėrat e Bizantit me normanėt e Robert Guiskardit dhe djalit tė tij, Boemundit. Ndryshe nga Plini apo Pukėvilli, qė merren me Himarėn si vendbanim, nė burimet e shekullit XV rezulton se Himara i kishte dhėnė emrin njė krahine tė tėrė, e cila rezulton shumė mė e gjėrė se sot.

Burimet e pėrshkruajnė si njė krahinė malore, mjaft tė vėshtirė pėr t“u pėrshkruar. Stefan Magno, nė njė shėnim tė vitit 1481, njofton se Himara (apo "malet e Himarės", siē shkruan ai) shkonin deri nė Vlorė dhe kjo krahinė pėrfshinte 50 fshatra. Po ashtu, mjaft tė gjerė e paraqet atė vikari apostolik, Zassi, nė njė relacion tė fundit tė shek XVII. "Provinica e Himarės", shkruante ai, "si stende... da 50 miglia in circa...; confina con Avellona di parte di Venetia , con Delvino dalla parte di Corfu. Fakti qė Himara ka qenė kaq e gjerė si krahinė, ka rėndėsi kur analizohet kultura shpirtėrore, doket dhe zakonet e Himarės. Studjuesit e kulturės shpirtėrore kanė konstatuar se Himara ka doke e zakone (qė shprehen nė lidhje martesore, kėngė, valle, rite e zakone) tė ngjashme me ato tė Mallakastrės dhe tė krahinave tė tjera shqiptare pėrrreth, pra me ato krahina, do tė thonim ne, qė dikur nė shekullin XV hynin nė krahinėn e Himarės. Si ēdo krahinė, ka njė histori tė lidhur ngushtė me atė vend. Le tė kujtojmė kėtu luftėn e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut nė shekullin XV. Arkivat e kohės (tė Vatikanit, tė Venedikut, tė Napolit e etj.) nuk bėjnė fjalė shumė pėr pjesėmarrjen e himariotėve nė kėtė luftė, por nuk ndodh kėshtu me burimet e traditės popullore tė krahinės.

Studiuesi i palodhur, Fane Veizi, qė e ka mbledhur atė me durim, sjell dėshmi se himariotėt morėn pjesė gjerėsisht nė kėtė luftė duke filluar madje qė nga beteja e Torviollit, pėr tė cilėt ata kanė edhe kėngė. Beteja e Torviollit, siē bėn tė ditur Barleti, ėshtė e para betejė e pare e heroit tonė kundėr turqve osmanė. Himariotėt pėrmendin nė burimet e traditės edhe disa heronj apo prijės tė shquar tė tyre. Ata, po ashtu, kanė ruajtur brez pas brezi edhe kėngė pėr vdekjen e Skėnderbeut ku thonė se presin kthimin e tij. Burimet provojnė se ata "e mbajtėn" kėtė premtim kur erdhi nė Shqipėri i biri i tij, Gjon Kastriot Skėnderbeu. Ata e njohėn Gjonin si sundimtar tė tyre dhe kjo ndodhi, sepse himariotėt ishin shqiptarė po aq sa ai. Me Gjonin ata bėnė vepra tė shėnuara, ēliruan kėshtjellat e Himarės dhe tė Sopotit. Burimet perėndimore njoftojnė se nė kėto luftime himariotėt zunė rob edhe Bejlerbeun e Rumelisė. Nė traditėn popullore, himariotėt kanė disa kėngė pėr kėtė ngjarje.

Himariotėt, sė fundi kanė edhe njė flamur tė tyre. Ai nuk ėshtė flamuri qė u valvit nė zgjedhjet e fundit vendore nga provokatorė dhe individė tė dyshimtė. Flamuri i himariotėve ėshtė flamuri i Skėnderbeut, flamuri kombėtar i tė gjithė shqiptarėve. Himariotėt kanė mė shumė se kushdo tjetėr tė krenohen pėr kėtė, sepse siē provon tradita popullore e tyre e bėn atė flamur tė vetin. Pėr himariotėt mund tė thuhet edhe diēka tjetėr e veēantė. Ata janė ndėr shqiptarėt qė kanė fiksuar nė kujtesėn e tyre se janė pasardhės tė Aleksandit tė madh dhe tė Pirros. Pasardhės tė Pirros e quante veten edhe Skėnderbeu dhe bashkė mė tė, gjithė shqiptarėt nė shekullin XV.

Dr. Luan Malltezi
Panorama, 17-06-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.