Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Lajme :: Jessen-Petersen emerohet shefi i ri i UNMIK-ut
Postuar nga: Albo

Lajme Diplomati danez, Soren Jessen-Petersen ka konfirmuar emerimin e tij nga ana e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, si kreu i UNMIK-ut. Ne nje interviste per BBC-ne, zoti Jessen Petersen tha se pas zhvillimeve dramatike te marsit bashkesia nderkombetare nuk guxon te injoroje Kosoven ne kete moment, sepse ky do te ishte nje gabim shume i madh.

Ai gjithashtu tha se ngjarjet e marsit ishin nje deshmi se ekziston nevoja per t'u ballafaquar me urgjentisht me pasigurine qe rrethon te ardhmen e Kosoves.

Zoti Jessen-Petersen ka punuar me komisionerin e larte te OKB-se per refugjatet (UNHCR), sekretariatin e OKB-se dhe se fundmi, per Bashkimin Evropian, si perfaqesues special i tij ne Maqedoni. Mandatin e tij ne Kosove zoti Jessen Peteresen do ta filloje ne muajin gusht. Faik Luta eshte gazetari qe bisedoi me zotin Jessen-Peteresen.

Sa i vetedijshem jeni se do ta trashegoni kete post ne periudhen ndoshta me kritike te situates se pasluftes ne Kosove?

"Se pari, dua te them se jam mjaft i vetedijshem se situata ne Kosove ne kete moment eshte shume kritike. Une kam vizituar Kosoven shume here e kohet e fundit me kapacitetin tim aktual zyrtar, prandaj mendoj se jam shume i vetedijshem se Kosova ndodhet ne nje periudhe kritike. Ky eshte nje moment i veshtire edhe per bashkesine nderkombetare ne teresi, ndersa per UNMIK-un dhe rolin e tij ne vecanti. Prandaj, une nuk kam iluzione dhe jam shume i vetedijshem se me presin disa sfida te medha, por une kam qene i perfshire ne rajon, dhe me konkretisht edhe ne Kosove, tashme per nje kohe te gjate, keshtu mund te them se nuk shkoj atje i papergatitur".

Zoti Jessen-Petersen, cilat do te jene perparesite tuaja qe ne ditet e para te mandatit tuaj si perfaqesues i OKB-se ne Kosove?

"Mendoj se eshte pak heret te me pyesesh rreth perparesive ne kete moment kur sapo jam emeruar. Por nje gje qe mund te them per momentin eshte ajo se ne baze te zhvillimeve te dhunshme dhe dramatike qe ndodhen ne Mars te ketij vitit, une arrij ne dy konkludime, qe u theksuan edhe atehere, po qe ende mbeten te vlefshme. Eshte absolutisht e qarte se bashkesia nderkombetare nuk guxon te mos jete me e angazhuar ne Kosove. Kuptohet se ka perparesi te tjera te rendesishme si Iraku apo Afganistani, por une mendoj se nese injorojme Kosoven ose nese nuk angazhohemi sa duhet atje, do te ishte nje gabim shume i madh, dhe une jam i sigurt se bashkesia nderkombetare eshte e vetedijshme per kete. Se dyti, ngjarjet e marsit treguan gjithashtu se ekziston nevoja qe te shkojme perpara me nje urgjence me te shpejte qe te ballafaqohemi me pasigurine qe rrethon te ardhmen e Kosoves. Kjo eshte e rendesishme per Kosoven dhe per rajonin".


Soren Jesen Petersen, Kryeadministrator i Kosoves

Lajmi

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, ka emeruar me daten 17 qershor diplomatin danez, Soren Jesen Petersen, ne krye te administrates nderkombetare ne Kosove.

Nje tjeter nordik ne krye te administrates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove

Kofi Anan emeron danezin Petersen per postin e shefit te UNMIK-ut. Ai do te zevendesoje Hari Holkerin, qe ka dhene doreheqjen para nje muaji per shkak te shendetit. Pedersen ka qene deri me tani, i derguar special i Bashkimit Evropian ne Maqedoni

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Anan, ka emeruar te enjten diplomatin danez, Soren Jesen Petersen, ne krye te administrates nderkombetare ne Kosove. Petersen zevendeson Hari Holkerin, i cili dha doreheqjen para nje muaji per arsye shendetesore. Nga Janari i ketij viti, Petersen ka qene i derguar special i Bashkimit Europian ne Maqedoni. Ai eshte danezi i dyte i emeruar ne postin e kryeadministratorit nderkombetar te Kosoves, pas Hans Hakerupit, i cili dha doreheqjen ne vitin 2001.

Pedersen, ne korrik ne Kosove

Danezi, Soren Jessen-Petersen, i emeruar si shef i ri i UNMIK-ut nga sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Kofi Annan, ka deklaruar menjehere se ndihet i "nderuar" nga besimi" qe i eshte dhene atij, por gjithashtu "eshte i ndergjegjshem per sfidat e medha" qe e presin. Jessen-Peterssen, perfaqesues i posacem i Bashkimit Europian ne Maqedoni, njoftoi se do te shkoje ne Prishtine ne korrik. "Sic dihet une kam qene i angazhuar ne rajon keto 10-15 vitet e fundit dhe e kam vizituar Kosoven shume here. Ja pse jam i ndergjegjshem per sfidat e medha qe me presin", tha ai. Jessen-Peterssen tha se do t'i trajtonte keto sfida, i vendosur per te bere perpara ne interes te te gjithe komuniteteve ne Kovose dhe ne interes te paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Politikanet kosovare: Pesimiste

Politikane ne Kosove kane shprehur skepticizem lidhur me perparimin qe mund te behet ne procesin politik pas emerimit te shefit te ri te UNMIK-ut, Soeren Jessen Petersen. Petersen, i ngarkuar nga Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Kofi Annan, me detyren e kreut te misionit te OKB-se ne Kosove, njihet pak ne vend. Ai njihet me poziten, qe ka pasur si ndihmes i komisionierit te OKB-se per refugjatet, "UNHCR" dhe per detyren, qe ka tani si i derguari i posacem i Bashkimit Evropian per Maqedonine. Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi tha se Petersen eshte diplomat me karriere, eksperience te gjate dhe me nje njohje te mire te realitetit ne Ballkan e Kosove. Megjithate, ai shprehet me skepticizem per faktin nese ai do te kete forcen e nevojshme, qe te ndikoje ne arritjen e progreseve mbi procesin politik ne Kosove. "Une jam skeptik vetem ne mandatin e tij, qe iu dha nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se dhe konkretisht nga misioni paqeruajtes, nese do te kete fuqi te vendose vete per shume ceshtje, qe duhet te ndryshojne ne misionin e UNMIK-ut", tha Rexhepi. "Nuk dyshoj ne cilesite, as ne qendrimin e tij pragmatik dhe ne kete aspekt mund te jete me i sukseshem se paraardhesit e tij", shtoi ai. Kreu i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj tha se ishte befasuar nga emerimi i Petersen ne krye te UNMIK-ut. Ai pohoi se shpresonte qe pasardhesi i Harri Holkerit te ishte nje njeri me pervoje me te madhe "ne marrjen e vendimeve". "Ne kete moment ne Kosove kemi nevoje per nje zyrtar nderkombetar me pervoje ne Ballkan dhe nje person me pervoje ne marrjen e vendimeve" tha Haradinaj.

Ai sugjeroi qe perparesi e Petersen te jete vendosja e nje afati kohor per ndryshimin e mandatit dhe te organizimit strukturor te UNMIK-ut. Analisti dhe botuesi kosovar, Veton Surroi u shpreh me rezerva ne nje shkrim te botuar ne gazeten "Koha Ditore", duke e keshilluar Petersen te mos e marre kete detyre. "Njerezit e Kosoves kerkojne nje aksion te vendosur te administrates nderkombetare", shkruhej ne artikullin e Surroit. "Ata kerkojne nje kurs te qarte ndaj te gjitheve. Kerkojne qe te realizohen te drejtat e tyre dhe qe te mos vlejne rregulla e kritere te ndryshme per shqiptaret apo serbet", pohon ai. Surroi sugjeron qe perparesite e shefit te ri te UNMIK-ut te jene permbushja e standardeve, kryerja e privatizimit qe eshte i bllokuar, rimekembja e ekonomise qe eshte ne piken me te ulet te zhvillimit dhe kalimi i kompetencave tek autoritetet vendore. Ai tha se eshte detyre e UNMIK-ut qe vendi te udhehiqet nga kosovaret dhe jo qe keta te fundit te jene "nen tutelen e UNMIK-ut". "Te mos krijohet bindja se UNMIK-u eshte ketu per te shfuqizuar vendimet e institucioneve vendore, por eshte per te qene partner ne zhvillimet e Kosoves", shtoi ai.


Jessen-Petersen: Detyra ne Kosove eshte jashtezakonisht e veshtire

Shefi i emeruar i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen deklaroi menjehere sapo mori detyren se do te kete nje detyre jashtezakonisht te veshtire ne Kosove, sidomos pas ngjarjeve te marsit. Ne nje interviste telefonike, qe i dha "Zerit te Amerikes" nga Shkupi, ai tha se keto ngjarje tregojne se problemi i Kosoves ka nevoje per nje zgjidhje urgjente. Ai pohoi, gjithashtu, se do te perpiqet te ndertoje nje konsensus nderkombetar per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Petersen tha se kjo eshte nje periudhe shume kritike per Kosoven. Ngjarjet e marsit shenuan nje kthim shume te madh prapa dhe ato tregojne se komuniteti nderkombetar nuk duhet te ktheje shpinen dhe te humbase angazhimin, ashtu si kishte bere deri tani. Se dyti ai deklaroi se keto ngjarje flasin qarte se kerkohet nje urgjence shume me e madhe per te ecur drejt nje zgjidhjeje te problemit. Persa i perket sfidave, eshte e qarte se edhe UNMIK-u pesoi nje deshtim te madh, lidhur me imazhin dhe emrin e tij dhe eshte e nevojshme, qe ky imazh te rindertohet. Pervec kesaj, ka edhe shume sfida te tjera, per te cilat ai pohoi se ishte, plotesisht, i vetedijshem, por qe per momentin ende nuk kane qene ne qender te vemendjes. Jessen Petersen tha se ai ende nuk ka plane per reformimin e UNMIK-ut, por shtoi se se shpejti do te shkoje ne Nju Jork dhe Bruksel per te diskutuar dhe hartuar planet e tij. I pyetur per rolin, qe ai parashikon te luaje lidhur me ceshtjen e statusit te Kosoves, shefi i ri i UNMIKU-t, Jessen-Petersen, pohoi se do te bente gjithcka ishte e mundur. "Une deshiroj te luaj nje rol te rendesishem, pra te bej c'eshte e mundur per te ndertuar ate qe sot nuk ekziston, nje lloj konsensusi nderkombetar ne rrugen qe kemi perpara. Nje nga veshtiresite eshte se pikepamjet per kete ceshtje jane shume te ndryshme, pasi kemi te bejme me nje ceshtje jashtezakonisht te nderlikuar. Por, natyrisht, une kam ndermend te luaj nje rol per arritjen e nje konsensusi nderkombetar ne kete drejtim. Deri tani kjo nuk eshte arritur por eshte e qarte se ky konsesus duhet arritur patjeter", deklaroi ai.

Jessen-Petersen tha se qe prej 8 vjetesh ka punuar per ceshtje qe lidhen me Kosoven, megjithese asnjehere nuk ka patur zyre atje. Ai shtoi se ka qene shume here ne Kosove dhe kohet e fundit eshte takuar me udheheqesit e ketij vendi, me aktoret nderkombetare ne Kosove si dhe me udheheqes te rajonit, perfshire ata te Beogradit. "Situata ne Kosove nuk eshte dicka e re per mua", tha Jessen-Petersen. "Gjate 6 muajve te fundit qe kam qene ketu ne Maqedoni dhe e kam ndjekur nga shume afer gjendjen", shtoi ai.


Kush eshte Soren JESSEN-PETERSEN

Jessen-Petersen ka sherbyer qe nga muaji shkurt i ketij viti, si perfaqesues i posacem i Bashkimit Evropian ne Maqedoni. Perpara kesaj detyre, ai ka punuar per Agjencine e OKB-se per Refugjatet (UNHCR) dhe sekretariatin e OKB-se.

Z. Sųren Jessen-Petersen ka sherbyer si Asistent Komisioner i Larte ne Kuartierin e UNHCR-se ne Gjeneve qe nga janari i vitit 1998 dhe deri ne dhjetorin e vitit 2001. Ky pozicion, eshte graduar me pas deri ne nivelin e Asistentit te Sekretarit te Pergjithshem dhe ka qene i treti ne rradhen e hierarkise se UNHCR-se.

Ne kete funksion, si Asistent Komisioner i Larte, Z.Jessen-Petersen ka drejtuar te gjitha operacionet e UNHCR-se duke drejtuar punen qe nga nje Byro qe mbulonte dhe kishte nen varesi te gjithe rajonet e Botes. Komisioneri ka bere rreth 80 misione ne te gjithe rajonet e Botes, me qellim zhvillimin e strategjive operacionale, si edhe mobilizimin per mbeshtetjen e disa qeverive per aktivitetet e UNHCR-se. Ai e ka perfaqesuar po ashtu UNHCR-ne ne nje numer te madh samitesh nderkombetare, konferenca dhe mbledhje te ndryshme.

Para ketij emerimi ne Gjeneve, Z.Jesen Pedersen ka sherbyer si drejtor i Zyres se Zyres se Bashkepunimit te UNHCR-se ne Kuartierin e Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, qe nga 1 gushti i vitit 1994 dhe deri ne 9 janar te vitit 1998. Ne kete vend, ai kishte lidhje te drejtperdrejte me zyren e Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se dhe po ashtu dhe me departamentet e OKB-se. Ai e ka perfaqesuar kete institucion ne komitete te ndryshme dhe ne mbledhje ne Kuartierin e Kombeve te Bashkuara, duke perfshire ketu dhe punen ne nje komitet te Sekretarit te Pergjithshem mbi Reformat e OKB-se dhe ne Komitetin Ekzekutin per Paqen dhe Sigurine, si edhe per Ceshtjet Humanitare. Gjate emerimit te tij, ai ka relatuar dhe me Keshillin e Sigurimit ne nje numer te madh rastesh.

Jessen Petersen ka sherbyer me pare ne nje mision, si Komisioner i Larte per te Derguarin Special ne ish Jugosllavi nga dhjetori i vitit 1995 dhe deri ne shtatorin e vitit 1996 (me baze ne Sarajeve), ku ai ishte pergjegjes per zhvillimin e strategjive dhe implementimin e Aneksit VII te Marreveshjes se Paqes se Dejtonit dhe per ndihmat humanitare qe shkonin ne 350 milion USD perafersisht rreth 4 milione refugjate, njerez pa shtepi, te sapokthyerit dhe viktimat e tjera. Ai ka menaxhuar me shume se 500 njerez te stafit te UNHCR-se.

Nga viti 1990 dhe deri ne vitin 1993, ai ka qene shef kabineti i Komisionerit te Larte te UNHCR-se me qender ne Gjeneve. Po ashtu, ai ka sherbyer si keshilltari kryesor diplomatik dhe politik per Komisionerin e Larte. Ne te njejten kohe, ai ishte Drejtor per Lidhjet me Jashte (1992-1994) dhe drejtonte kontaktet e jashtme te UNHCR-se me qeverite dhe me organizatatat e tjera, per mbledhjen e fondeve dhe aktivitetet informuese publike gjate nje periudhe, ku UNHCR kishte mobilizuar me shume se se 1 miliard dollare ne vit. Ai po ashtu ka inincuar dhe zhvilluar procesin e PARinAC (Partnership in Action) me disa organizata jo qeveritare (NGO).

Ne vitin 1989, ai ka sherbyer si punonjes ne UNHCR, saktesisht si keshilltar special per nensekretarin e pergjithshem per Ceshtjet Politike dhe si anetar i nje Task Force per Sekretarin e Pergjithshem ne procesin e organizimit per pavaresine e Namibise.

Ne vitin 1986, Petersen ka hapur zyren rajonale te UNHCR-se per vendet nordike, me baze ne Stokholm, ku ai ka sherbyer si perfaqesues rajonal i Komisionerit te Larte deri ne vitin 1989, duke mbuluar me kete rast Danimarkes, Finlanden, Islanden, Norvegjine dhe Suedine. Ai ka qene po ashtu Kryetar per emerimet, promovimet dhe korrespondencen e UNHCR-se (1993);Sekretar Ekzekutiv i Koferences nderqeveritare per azil-kerkuesit dhe refugjatet ne Evrope (1985);Sekretar Ekzekutiv i Konferences se Dyte Nderkombetare per Asistence ndaj Refugjateve ne Afrike (ICARA II) nga 1983 deri ne 1984; shef i sekretariatit te Komitetit ekzekutiv te UNHCR-se (1981-1982). Ai ka sherbyer per UNHCR-ne ne Afrike (Zambia, Egjipt dhe Etiopi) nga 1972 deri ne 1977. Ai eshte qytetar danez dhe eshte me profesion jurist dhe gazetar. Me emrin e tij jane shume botime. Ai eshte i martuar dhe ka kater femije.

Kortezi e gazetes Korrieri


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.