Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bukuria e gruas duket nė mėngjes
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Nano: Do tė kthejmė 10-11% tė fajdeve
Postuar nga: Albo

Politike Kryeministri nė interpelancė pėr fajdet. Pas shtatė vitesh, nė dhjetor 2004 mbyllet transparenca


Spahia: Ke premtuar nė Vlorė nė vitin 1997 se do tė kthesh 100% tė parave tė piramidave

A.Rama

TIRANE- Kryeministri Fatos Nano deklaroi dje nė Parlament se deri nė fund tė vitit 2004 do tė pėrfundojė procesi i administrimit tė pasurive tė firmave piramidale pėr t’i hapur rrugė kthimit tė parave ish -kreditorėve. Sipas kryeministrit nga vlera e 310 aseteve tė shitura, pronė e ish -firmave rentiere, janė grumbulluar 50 milionė dollarė, qė do t’i shtohen fondit prej 9.5 milionė dollarė lekė gjendje tė bllokuar nė banka para fillimit tė procesit tė transparencės. Nano tha se nga pėrllogaritjet e bėra, rikthimi i vlerės sė parave tė depozituara nė kompanitė piramidale varion nė koeficientėt 10-50 pėr qind. Ndėrkohė qė pėr “Gjallicėn” njė nga firmat kryesore tė skemave piramidale, duket se koeficienti i kthimit tė parave nuk shkon as 2%, pėr t’ua kthyer mijėra kreditorėve tė saj. Por kreu i ekzekutivit shtoi se kompensimi i shumicės sė kreditorėve qė kishin depozituar paratė e tyre nė kompanitė huamarrėse, nuk do tė shkojė mė shumė se 10-11 pėr qind. Nano tha se “kjo vinte si pasojė e faktit se vetėm 5-7 % e pasurive tė firmave piramidale ishin ngurtėsuar nė asetet tė cilat janė shitur dhe se kompanitė nuk kishin aktivitet operues. Duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė kryetarit tė Partisė Lėvizja e Legalitetit Ekrem Spahia mbi ecurinė e procesit tė transparencės sė firmave piramidale, tha se tashmė ishte arritur pėrfundimisht shpėrndarja e kėtyre firmave dhe se tė gjithė ish -drejtuesit e kėtyre kompanive qė kishin sipas tij, arkitekt Sali Berishėn, janė pėrgjigjur para institucioneve tė drejtėsisė ose janė nėn hetim. Ai shtoi se Berisha duhet tė pėrgjigjej se ku i kishte ēuar 1 miliard dollarė qė firmat piramidale kishin gjendje, para se tė shpallnin falimentimin. “Ėshtė pėrgatitur dhe sė shpejti do tė miratohet projektvendimi pėr rikompensimin e kreditorėve tė shoqėrive huamarrėse me koeficientė 10 deri nė 11%, pėr tė realizuar brenda vitit 2004 mbylljen e krejt procesit tė transparencės sė skemave piramidale. Nuk e di se sa nga kėto para shkuan pėr tė financuar dy fushatat elektorale tė PD-sė nė vitin 1996, pasi shumė nga firmat pas zgjedhjeve tė tetorit nė atė vit, filluan tė kishin probleme serioze financiare. Po kėshtu edhe nė kohėn e qeverisė sė Stabilitetit, u zhdukėn shuma tė konsiderueshme nga shumat e ngrira”, -tha Nano. Kreu i qeverisė tha se nuk kishte ndėrmend tė pėrgjigjej pėr akuzat qė opozita kishte ngritur njė vit mė parė nė komisionin hetimor pėr fajdet. Ai e konsideroi tejkalim tė sė drejtės faktin qė njė pėrfaqėsues i opozitės, kėrkon sqrime pėr ēėshtjen e firmave, pėr tė cilin mbajnė pėrgjegjėsinė kryesore, pasi lulėzimi i tyre u realizua gjatė kohės sė qeverisjes sė PD-sė. Nga ana tjetėr, deputeti Spahia tha se PLL-sė nuk kishte qenė asnjė herė nė pushtet qė nga viti 1939 dhe nuk mund tė mbante asnjė pėrgjegjėsi pėr ngritjen e kompanive piramidale. Sipas tij, asetet e pasurive tė firmave janė shitur me ēmime minimale nga administratorėt e vendosur nga qeveria. Ai shtoi se gati 30-35 milionė dollarė, pasuri e kompanive rentiere e depozituar nė banka jashtė vendit, nuk janė tėrhequr ende nga shteti shqiptar. Spahia akuzoi Nanon se kishte mashtruar qytetarėt shqiptarė duke deklaruar nė vitin 1997 nė Vlorė se do tė kthente paratė e humbura nė firma nė masėn 100 pėr qind.

Kortezi e Shekulli


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.