Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nė jetė ashtu si nė art e bukura gjarpėron me kthesa.
--- Edward Robert Bulwer-Lytton

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Sport :: Mėsime tė EURO 2004
Postuar nga: Albo

Sport Kush ėshtė nė prapaskenė?

* 18 vetė qėndrojnė prapa trajnerit Santini tė Francės.

* Pesė mjekė pėrbėjnė vetėm stafin mjekėsor tė Kampiones sė Evropės.

* Kuzhinierė italianė gatuajnė pėr Francėn dhe Gjermaninė.

* 29 njerėz pėrbėjnė stafin e Gjermanisė nė Portugali.

* Trajneri Voller ka njė staf teknik prej 10 trajnerėsh.

* Gjashtė profesorė tė mjekėsisė pėrbėjnė stafin mjekėsor tė Gjermanisė.

* Kroacia me njė staf tė pėrsosur: 21 vetė.

* 6 zėvėndėstrajnerė pėr 70-vjeēarin Oto Baric.

* Nė stafin mjekėsor kroat edhe njė shqiptar 30-vjeēar: Nderim Rexhai.

* Gazetarė tė dėgjuar – zėdhėnės tė shtypit tė skuadrave


Besnik DIZDARI

Tė gjithė merren vetėm me atė qė duket. Pra, me lojtarėt dhe e shumta me trajnerėt. Pakkush merret me atė qė nuk duket, qė zakonisht nuk shihet asnjėherė nė fushėn e lojės. Mirėpo, njė skuadėr futbolli ka dhe anėn e saj tė padukėshme; ose njerėzit e saj tė prapakuintave, tė cilėt nė tė vėrtetė, pėrbėjnė themelet e gjithė kėtij ndėrtimi qė shfaqet i brishtė, njerėzor, emotiv, krijues, vetjak dhe kolektiv nė

fushėn e blertė. Nė njė farė mėnyre, kjo ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e vetė “teknologjisė” sė futbollit tė sotėm. E pra, kush e mban nė kėmbė me tė gjithė “agregatėt” e saj njė skuadėr kombėtare futbolli? E bėj kėtė pyetje, ngaqė kjo ėshtė njė pėrvojė qė vlen pėr tė gjitha llojet e skuadrave. Por e bėj mė tepėr se ende nė Shqipėri skuadrat e futbollit, e aq mė tepėr Kombėtarja, nuk janė ndėrtuar kėsisoji, siē tregohet mė poshtė. Mbi tė gjitha, skuadrat e futbollit tek ne, pėr fat tė keq shpesh nuk rrethohen, nuk drejtohen, nuk pėrgatiten nga njerėzit e duhur nė detyrėn e duhur. Dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme, ende ne nuk e kemi ndėrtuar siē duhet pikėrisht “arkitekturėn” e njė skuadre pėrfaqėsuese moderne. E ndoshta mė fort se me “tifon” e EURO 2004, do tė ishte mirė tė merreshim me kulturėn qė vjen prej kėsaj gare tė madhe. Pėr tė shtjelluar kėtė temė, pėr fat kam ndėr duar emra dhe emėrtime konkretė tė tre skuadrave, dy tė mėdha tė modelit Perėndimor dhe njė ballkanike tė modelit qė ndoshta duhet ta quajmė tė Evropės Qendrore.

Franca

19 njerėz pėrbėjnė stafin e Kampiones sė Evropės nė fuqi. I pari i tė parėve ėshtė Jacques Santini, trajneri siē i themi ne, ndėrsa francezėt i thonė pėrzgjedhėsi (seleksionuesi). 52 vjeēar i njė karriere krejt tė panjohur pėr ne, ish futbollist i Saint-Etienne, karriera e tij nis nė Ligėn 3 tė Francės, duke u pėrshkuar te klubet Lisieux, Toulouse, Lille, Saint-Etienne, Sochaux, Lyon, dhe qysh nga 2002 trajner i Francės me tė cilėn ka fituar Kupėn e Konfederatave. Kjo ngjitje hap pas hapi, disi e ngadalėshme, ėshtė forca dhe pjekuria e tij pėr tė drejtuar njė Francė. Pas tij ka njė staf tjetėr, qė francezėt e quajnė stafi teknik. Janė tre njerėz: Franēois Blaquart (50 vjeē) qysh nga 1999 trajner nė FFF (Federata Franceze e Futbollit), Pierre Mankowski, 52 vjeē, ish trajner me Kamerunin dhe qysh mė 2002 i thirrur nga Santini. Bruno Martini, ish portjeri i Francės nė 31 ndeshje, 42 vjeē, mbyll treshen teknike tė drejtimit tė kėsaj France e cila ka ardhur nė Portugali tė mbrojtė titullin e Kampiones sė Evropės. Dhe mandej vjen stafi i intendencės, siē e emertojnė francezėt, thuajse me terminologjinė e luftės. Kryesohet nga Henri Emile, 61 vjeē, i cili ėshtė me Kombėtaren e Francės qysh mė 1984! Emile merret kryesisht me vendqėndrimet e Kombėtares, hotelet sidomos, ēka Santini e quan tejet tė rėndėsishme. 58-vjeēari Diamantino Defaria ėshtė magazinjeri i bluve, qysh mė 1988, i pagabueshėm nė punėn e tij. Frederic Lincker merret vetėm me rregullimin e punėve qė kanė tė bėjnė me pajisjet zyrtare tė Kombėtares sė Francės nėn emblemėn “Sport, marketing, futboll”. Gjithēka ėshtė e lidhur me Adidas. Dhe mandej stafi mjekėsor, ku kėtu organizimi ėshtė spektakolar. Janė pesė njerėz: Ai qė quhet shefi mjekėsor, Jean-Marcel Ferret, 56 vjeē, qysh mė 1993 me Kombėtaren. Mik i vjetėr i trajnerit Santini, ky njeri ka ndėrtuar skedėn mjekėsore tė ēdo lojtari nė veēanti. Kinoteraupeti Albert Gal, 62 vjeē, ėshtė “dekani” pėr pėrvojėn e madhe qė ka. 39-vjeēari Tierry Laurent, konsiderohet njė talent mė vete dhe prej dhjetė vjetėsh, me gjithė moshėn e re ka ndjekur gjithė fushatat e Francės. 49 vjeēari Jean-Claude Boyer dhe 46 vjeēari Philipe Boixel mbyllin kėshtu, pesėshen mjekėsore tė Francės, ku ky i fundit kryen detyra tė tilla edhe pėr Juventusin dhe Arsenalin falė aftėsisė sė tij tė pabarazueshme. Ndėrkaq, vjen stafi i kuzhinės: Andre Bisson dhe Roberto Falvo. I pari 58 vjeē. I dyti vetėm 35, pėrgatitės i kuzhinės italiane e lakmuar prej francezėve. Dhe ja Franēois Vidal, agjenti i sigurimit, 56 vjeē, njė regbist i vjetėr, kapiten policie. Mandej shoferi Alain Decone, njė 56 vjeēar i cili e shoqėron Francėn qysh mė 1996. Nuk mbaron kėtu. Janė dy teknikė audiovizivė: Thierry Marszalke dhe Eric Dubray, 37 dhe 36 vjeē. I pari punon tejet pėr shėrbimin dokumentar tė informacionit dhe tė teknikės sė imazhit, qysh me trajnerin Jacquet, i cili i kushtonte njė rėndėsi tė madhe pėrdorimit tė teknologjive tė reja (montazhit, videos pėr tė gjitha ndeshjet). Ndėrsa Dubray ėshtė specialist i telereportazheve. Dhe nė fund, por kurr i fundit, Philipe Tournon, 60 vjeēari zėdhėnės i shtypit, gazetar i njohur i L’Equipe, ish zėvėndėskryeredaktor madje. Sa mungesa prej gjithė kėtyre detyrave e funksioneve ka Kombėtarja e Shqipėrisė?…

Gjermania

Vijmė te Gjermania. Dhe ndėrsa Franca kishte njė staf me 19 njerėz, Gjermania ka plot 29 vetė! Eshtė njė rekord mė vete. Natyrisht pa pėrfshirė kėtu kryesinė e delegacionit: presidentin e DFB (Federata Gjermane e Futbollit) Gerhard Mayer-Vorfeldewr, Horst Schmidt, sekretar i pėrgjithshėm i DFB, qysh kur Gjermania vinte nė Shqipėri mė 1981! Dhe me rradhė, presidenti i Ligės, Werner Hackman, pėrfaqėsuesi tjetėr i Ligės, Wilfried Straub, pėrfaqėsuesi i atij qė quhet “klub Gjermani”, Reiner Calmund, zėvėndėspresidenti i sigurimit, Alfred Sengle dhe i famshmi Uwe Seeler, kapiteni i nderit i Kombėtares. Por tė vijmė te 29-shja e veprimtarisė sė drejtpėrdrejtė. Rudi Voller, dihet, ėshtė kryetrajneri 44 vjeēar, si lojtar 90 herė me Kombėtaren e Gjermanisė dhe 47 gola tė shėnuar. Mandej stafi teknik i tij gjigand, prej tė cilėve shumė tė njohur edhe pėr ne, i pėrbėrė nga kėta dhjetė vetė: Erich Rutemoller, i gjithanshėm, vėzhgues dhe studiues i kundėrshtarėve, qė bėn pjesė edhe nė stafin teknik tė FIFA-s, 59 vjeē. Sepp Maier, portieri i mirėnjohur i Gjermanisė, sot 60 vjeē, Kampion i Botės, i Evropės, i Kupės sė Kampioneve, i Kupės sė Kupave, i Kupės Ndėrkontinentale, Kampion i Gjermanisė dhe qysh mė 1987 trajner i portierėve tė Gjermanisė, tė cilit Voller i beson shumė edhe nė vėzhgimin e kundėrshtarėve. Dhe me rradhė edhe tetė tė tjerė: Jorg Daniel, trajneri i 16-vjeēarėve tė Gjermanisė, Dieter Eilts i 19-vjeēarėve, Horst Hrubesch i 20 vjeēarėve, Ralf Peter, trajner i femrave deri nė 17 vjeē, Klaus Sammer i formimit sportiv dhe i shkollės sė futbollit qė vjen nga ish RDGJ-ja, babai i tė famshmit Mathias Sammer, Paul Schomann i 17-vjeēarėve, i dėgjuari Uli Stielike i Shpresės dhe i 18-vjeēarėve dhe nė fund Bernd Stober i 15-vjeēarėve! Eshtė vėrtet gjigande! Gjermania mendon pėr sot dhe pėr nesėr! Ne natyrisht, nuk e marrim me mėnd se sa prej tyre i japin kėshilla Volleri-t. Gjashtė profesorė tė mjekėsisė pėrbėjnė stafin mjekėsor tė Gjermanisė nė Portugali: Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, 61 vjeē, njė atlet i dikurshėm, ish mjek i Bayernit ėshtė shefi, autor i disa librave pėr shėndetin dhe dietetikėn. 59-vjeēari Josef Schmitt, ndėrkaq dhe shef i spitalit nė Bergisch-Gladbach, ėshtė numri 2 i kėtij stafi, bashkėpunėtor mė i afėrt i tė cilit ėshtė mjeku i pėrgjithshėm Tim Meyer. Dhe vijnė me rradhė katėr kinoteraupetė: Klaus Eder (50 vjeē), Adolf Katzenmaier (69), i cili ėshtė nė DFB qysh mė 1963 dhe i pranishėm nė turne qysh me Kupėn e Botės 1974, Christian Muller (41) dhe Wolfgang Bunz (46). Kuzhinierėt edhe me Gjermaninė janė dy: Heinz Imhof (51), shef i restaurantit tė njohur “Kempinski Gravenbruch” tė Frankfurtit si dhe Saverio Pugliese (48) kalabrez, i restaurantit “Alter Haferkasten” nė Neu-Isenburg po afėr Frankfurtit, gjithnjė kompetent i kuzhinės italiane, e cila siē shihet, ėshtė mbizotėruese nė shijen franko-gjermane. Pesė vetė pėrbėjnė stafin e intendencės: Bernard Pfaff (64), koordinator i pėrgjithshėm i ekipit pėr udhėtimet, hotelet, fushat e stėrvitjes; Flavio Batisti (61) krahu i djathtė i tė parit (biletat e avionit, vendet pėr ndeshjet), i cili ėshtė i pranishėm nė shtatė Kupa tė Botės, madje njė herė (1974) edhe me Italinė. Ai ėshtė njė poliglot i cili flet edhe portugalisht; Manfred Drexler (52), “zotnia Adidas”, ish mbrojtės i Schalke 04, i cili pėrgjigjet pėr fanelat, topat, publicitetin; Thomas Mai (38) magazinjer si dhe Wolfgang Hochfellner (51) – shoferi. Dhe nė fund dy njerėz si zėdhėnės tė shtypit: Gerhard Meier-Rohn (57) gazetar i shquar i ARD, mė parė shef nė radio dhe Harald Stenger (53), ish gazetar i “Frankfurter Rundschau”, i cili prej afėr tridhjetė vjetėsh organizon konferenca shtypi dhe i cili merret edhe me botimet e Federatės Gjermane.

Kroacia

I afrohemi “krahinės” sonė, Ballkanit. Pra Kroacisė, e cila nuk i lė gjė mangut dy tė mėdhenjve. Plot 21 vetė nė staf! Kryesohet nga Vlatko Markovic (69 vjeē), president i Federatės sė Kroacisė, lojtar i dėgjuar i Jugosllavisė deri nė Kampionatin Botėror tė Kilit mė 1962, ish trajner i Kroacisė. Kryetrajneri ėshtė 70-vjeēari i mirėnjohur Oto Baric, i lindur nė Austri, me dy pasaporta nėnshtetėsie, trajneri i dėgjuar i Dinamos Zagreb, Wacker Insbruk, Rapid Vienė, Lask Linz, Sttutgart, i Kombėtares sė Austrisė. Ai ka jo pak, por plot gjashtė zėvėndės pas krahėve: Zoran Vulic (42), Drazen Ladic (41), Martin Novoselac (54), Marijan Vlak (49), Jerko Tipuric (44), Tomislav Ivkovic (44) – tė gjithė trajnerė me karrierė tė pasur nė ish Jugosllavi, madje edhe nė Belgjikė e Greqi. Ndėrkaq, pesė mjekė pėrbėjnė stafin mjekėsor. Tė kryesuar nga Boris Nemec (59), kirurg ortopedist, profesor i njė klinike tė famshme nė Zagreb. Dhe me rradhė: Zoran Bahtjarevic (40), Domeniko Sizgoreo (41), si dhe preparatori fizik Vratoslav Mihacic (37), profesor universitar i edukimit fizik, ish portieri i Hajdukut tė Splitit dhe tė NK Zagreb. Po cili ėshtė i pesti? Kėtu ka njė befasi. E quajnė Nderim Rexhai, 30 vjeē djalė, mjafton emri pėr tė marrė vesh se kemi tė bėjmė me njė shqiptar tė Kroacisė, i cili ka punuar edhe me tė famshmin Ciro Blazevic, ish trajner i Prishtinės sė madhe tė viteve ’80. Zorislav Srebric (64), sekretar i pėrgjithshėm i Federatės Kroate, ėshtė pėr ēudi supervizori i stafit tė intendencės, dy ndihmėsit e tė cilit janė magazinieri Zeljko Mesic (53), i vetmi i cili ėshtė nė Kombėtare qysh nė themelim tė saj mė 1990 si dhe Mladen Pilcic (44). Kombėtarja e Kroacisė ka edhe njė staf qė ajo e quan tė administratės: Ivnacica Sudac – njė poliglote 39-vjeēare ėshtė shefe e sektorit tė jashtėm tė Federatės sė bashku me Iva Ilivari (35) dhe Ruzica Bajric (40), kjo e fundit thesarieria e skuadrės. Kroacia ka vetėm njė kuzhinjer, Dragutin Goricki (45) shef i restorantit “Sheraton Zagreb” nė kryeqytetin kroat. Njė personazh i madh ėshtė shefi i sigurimit Zoran Cvrk (39), sepse njihet si njė hero i luftės pėr pavarėsinė e Kroacisė! Ndėrsa Ivan Rotim (35) ėshtė shefi i shtypit, radiokronist i njohur i ndeshjeve, i cili pėrgatit dhe faqen e internetiti tė Federatės, mė parė zėdhėnės i shtypit tė Dinamos sė Zagrebit.

A ngjalli njė kėrshėri tė veēantė ky shkrim me gjithė kėta emra dhe funksione? Shpresoj qė po. E pra, kjo ėshtė ana e padukėshme e njė Kombėtareje qė vjen nė Kampionatin Eropian. Kjo ėshtė ajo, prapaskena qė mban nė kėmbė arkitekturėn e skuadrės, vetė jetėn e saj nė njė farė mėnyre, nė pėrkujdesjen e saj, ēka nė futbollin e sotėm janė tejet pėrcaktuese. Morali? Shqipėria nuk ėshtė e ndėrtuar kėsisoji as nė kėtė fushė. Jemi prapa edhe kėtu. Le tė shpesojmė se do tė mėsojmė, para se tė bėjmė tifo…


Anglia fiton dhe hyn nė ēerekfinale

Anglia ka arritur njė fitore spektakolare 4-2 nė ndeshjen e fundit, por pėr shkak tė humbjes sė ndeshjes sė parė me Francėn, nuk ka mundur tė zėrė vendin e parė. Megjithatė skuadra ishullore ėshtė renditur nė vendin e dytė tė grupit B dhe nė ēerekfinale do tė ndeshet me Portugalinė, e cila ka zėnė vendin e parė nė grupin A. Ka qenė njė ndeshje e mirė pėr skuadrėn angleze, ku duke pėrjashtuar 10 minutat e fillimit, ajo e ka dominuar tėrėsisht lojėn.

Kroacia e ka nisur mirė ndeshjen dhe qė nė minutėn e pestė ka arritur tė shėnojė golin e parė. Pas njė rrėmuje nė zonė ka pėrfituar Kovaē, i cili ka zgjatur kėmbėn dhe ka dėrguar topin nė rrjetė. Pas kėtij goli skuadra angleze ėshtė hedhur e tėra nė sulm pėr tė kėrkuar golin e barazimit. Gjuajtjeve tė Ouenit, Runit dhe Skollsit, i ėshtė pėrgjigjur mė sė miri portieri Budina, i cili nuk ka lejuar prekjen e rrjetės. Pas njė presioni shumė tė madh tė skuadrės angleze vjen edhe goli i parė me anė tė Skolls. Runi jep njė top me kokė pėr lojtarin e Manchester, i cili po me kokė, nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė.

6 minuta mė vonė do tė shėnohet edhe goli i dytė pėr skuadrėn angleze me anė tė Runit, i cili shėnon golin e tretė nė po kaq ndeshje. Nė pjesėn e dytė skuadra e Sven Goran Erikson ka qenė mė e qetė dhe mė e organizuar, ndėrsa nga ana tjetėr Kroacia ka ndier lodhjen dhe aksionet e saj ishin shumė tė ngadalta. Brenda 10 minutave tė pjesės sė dytė Skolls dhe Ouen kanė patur disa raste tė mira pėr tė shėnuar, por tė dy kanė gabuar duke e lėnė rezultatin pėr disa minuta tė hapur. Nė minutėn e 68-tė Runi pasi merr njė top nga Ouen dhe pėrballė portierit kroat nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė. Pas kėtij goli anglezėt ēlirohen plotėsisht dhe luajnė sikur kanė pėrballė njė skuadėr tė rinjsh. Por atėherė kur Anglia po e kontrollonte lojėn nė tė gjitha repartet, do tė vijė edhe goli i dytė pėr kroatėt. Mornar, nė minutėn e 74-t, kroson nė zonė pas njė goditjeje dėnimi dhe aty i lirė ėshtė mbrojtėsi i Juventusit, Igor Tudor, i cili e ēon topin nė trekėndėsh. Kroacia hyn edhe njė herė nė lojė, por i duhen dy gola pėr tė kaluar nė ēerekfinale. Kjo shpresė e kroatėve ėshtė shuar nė minutėn e 79-tė kur Lampard me njė goditje nga jashtė zone do tė shėnojė golin e katėrt.

Franca bėn detyrėn ndaj Zvicrės

Franca ka bėrė detyrėn nė ndeshjen e fundit tė grupit B pėrballė Zvicrės. Nė fakt mendohej njė fitore e kampionėve tė Europės nė fuqi, por pėr disa momente skuadra zvicerane arriti tė barazonte rezultatin, madje edhe ta rrezikonte portėn e Bartez. Pas fitores 3-1 Franca ėshtė renditur nė vendin e parė nė grupin B dhe nė ēerekfinale do tė ndeshet me Greqinė.

Nė minutėn e 20-tė do tė vijė edhe goli i parė pėr skuadrėn franceze. Pires kroson nga kėndi dhe gjen tė lirė Zidanen, i cili me kokė nuk mund tė gabojė dhe kalon skuadrėn e tij nė avantazh.

Nė minutat e fundit tė pjesės sė parė Franca ka disa raste tė tjera pėr tė shėnuar, por nuk ka mundur tė kalojė portierin Shtiel. Nė pjesėn e dytė Franca e ka rritur dukshėm nivelin e saj dhe kombinimet mes sulmuesve Henri dhe Zidane kanė qenė mė tė sakta. Nė minutėn e 76-tė ėshtė Zidane qė jep njė krosim te Pires, i cili me kokė e dėrgon topin te Henry qė pėrballė portierit zviceran nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė. Pas kėtij goli Franca nuk e ka mė frikėn e ndonjė pėrmbysjeje dhe loja e saj tani ėshtė mė spektakolare. Nė minutėn e 84-t ėshtė sėrish Zidane qė jep njė top te Henri qė nuk mund tė gabojė duke shėnuar golin e tretė pėr Francėn dhe tė dytin personal.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.