Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 117 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Meta: Levizja jone ka qėllim shpėtimin e PS
Postuar nga: Albo

Politike Intervistė me ish Kryeministrin Ilir Meta marre nga Zėri i Amerikės ne shqip.


Nė Partinė Socialiste tashmė ėshtė zyrtarizuar ndarja nė gjirin e saj. Konferenca e Tiranės duket se ishte ballafaqimi i fundit mes dy rrymave qė s’mund tė bashkėjetojnė mė. Kryetari socialist Fatos Nano hoqi ēdo dyshim pėr mundėsinė e njė pajtimi duke i konsideruar kundershtarėt e tij tė drejtuar nga ish Kryeministri Ilir Meta tė pozicionuar jashtė partisė. Zoti Nano deklaroi se nuk do te kandidohet pėr deputet asnjė nga ata qė kafshojnė dhe bėrtasin kundėr Partisė Socialiste. Grupi i deputetėve tė kryesuar nga zoti Meta shpalli tė hėnėn Lėvizjen Socialiste pėr Integrim dhe po vazhdon njė turne takimesh me elektoratin socialist nė zona tė ndryshme tė vendit.




Arben Xhixho
15 qershor 2004

Zėri i Amerikės: Zoti Meta, bazuar nė fushatėn qė keni ndėrmarrė ju kohėt e fundit dhe nė komentet e Kryeministrit Nano, shumė nė Shqiperi nuk shtrojnė mė pyetjen nė se ju do tė formoni njė parti apo jo, por kur do tė ndodhė kjo. A jeni sot nė gjendje t’i thoni publikut, tė pėrgjigjeni mė konkretisht se kur do tė shkėputeni pėrfundimisht nga Partia Socialiste?


Ilir Meta: Dua t’i sigurojė tė gjithė se nuk jam shkėputur aspak nga programi dhe nga vlerat e Partisė Socialiste, tė cilat sė bashku me shumė kolegė tė tjerė, kam njė kohė tė gjatė qė i mbroj. Unė pėrpiqem pėr tė rikthyer Partinė Socialiste nė programin dhe identitetin e vet politik, pasi ėshtė lidershipi aktual i Partisė Socialiste i kryesuar nga zoti Nano, qė ka braktisur tė gjitha vlerat programore dhe politike tė Partisė Socialiste, qė ka braktisur solidaritetin dhe drejtėsinė sociale dhe qė po nxit me politikat e gabuara tė qeverisjes, polarizimin dhe diskriminimin social. Nė kėtė kuadėr ėshtė edhe konferenca e fundit e Tiranės. Platforma pėr integrim qė unė paraqita nė emėr tė shumė socialistėve nga e gjithė Shqipėria, ėshtė shansi i fundit qė ne i japim lidershipit aktual tė Partisė Socialiste, i cili instaloi njė pushtet tėrėsisht tė mbyllur dhe autokratik nė Kongresin e fundit tė dhjetorit dhe aspak nė mėnyrė demokratike, qė tė kthehet nė programin politik dhe nė vlerat e vėrteta qė ka demonstruar Partia Socialiste nė 12 vitet e fundit tė aktivitetit tė saj politik.

Zėri i Amerikės: Zoti Meta, mė lejoni ta riformuloj pyetjen: pėr tė mbrojtur kėto vlera socialsite ēfarė rruge do tė ndiqni ju, pasi brenda partisė sė tanishme socialiste duket se nuk ka vend mė pėr ju?


Ilir Meta: Ėshtė e qartė se sipas koncepteve tė klanit aktual qė drejton Partinė Socialiste dhe qė ka uzurpuar pothuajse gjithė strukturat e saj dhe tė qeverisjes sė vendit, i cili tashmė ėshtė bėrė njė klient pa kushte i oligarkėve tė rinj, tė cilėt posedojnė nė tė vėrtetė pushtetin politik dhe vendimarrjen e Partisė Socialiste dhe tė qeverisjes, nė kėmbim tė imunitetit politik pėr aferat e tyre, pra atje nuk ka vend as pėr mua, por as pėr gjithė socialistėt ndaj tė cilėve ėshtė ndjekur njė politikė pėrjashtimi dhe eliminimi politik, nė tė gjitha nivelet prej mė se njė viti, proces qė ka filluar nė mėnyrė sistematike, qė pėrpara pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr nė pushtetin vendor, qė mė pas vazhdoi me konferencat vendore tė Partisė Socialiste dhe qė kulmoi me Kongresin e qė pa dyshim gjithshka pas Kongresit ėshtė nė linjėn e filozofisė sė pėrjashtimit qė ai sanksionoi. Pra, mė duket se platforma pėr integrim qė ne kemi ofruar, edhe nga vetė emri i saj, synon qė lidershipi aktual dhe ajo i bėn thirrje nė radhė tė parė anėtarėsisė sė Partisė Socialiste, pėr ta distancuar Partinė nga Kongresi i dhjetorit, pėr tė pranuar parimin njė-anėtar-njė-votė, qė ėshtė parimi mė demokratik, qė ėshtė parimi mė pėrfaqėsues dhe parimi mė integrues, i cili mund t’i bashkojė socialistėt dhe pa dyshim edhe tė zgjidhė konfliktin e interesave, qė ėshtė problemi mė madhor, qė ka sot vendi, qė ka qeverisja e vendit dhe qė shprehet nė tė gjitha format dhe pasojat mė negative me tė cilat ndeshet sot shoqėria shqiptare. Natyrisht nė se kėto nuk pranohen, nuk reflektohet, sigurisht qė ne kemi bėrė tė qartė edhe faktin se jemi tė vendosur mė pas, nė bazė tė kėsaj platforme, pėr tė ecur pėpara dhe pėr tė pėrfaqėsuar tė gjithė ata qė e kanė mbėshtetur, qė e mbėshtesin dhe qė do ta mbėshtesin kėtė platformė. Platforma nuk e dėshiron krijimin e partisė sė re, por as nuk mund ta pėrjashtojė. Vendimtare ėshtė tė pranohen propozimet e platformės pėr integrim.


Zėri i Amerikės: Le ta ēojmė mė tej kėtė ide. Pėrvoja e deritanishme e Shqipėrisė, ka treguar se partitė e treta, lėvizjet e vogla, kanė mbetur tė vogla, pa ndikim tė madh nė jetėn e vendit. A jeni i shqetėsuar se, nė se vjen puna pėr krijimin e njė partie tė tillė, levizja juaj mund tė pėsojė tė njejtin fat?


Ilir Meta: Unė jam i shqetėsuar, sė bashku me tė gjithė kolegėt e mi, pėr situatėn nė tė cilėn ndodhet vendi, pėr bllokimin e tė gjithė procesit tė integrimit evropian, pėr faktin qė Shqipėria ka dy vjet, qė ka mbetur nė kategorinė e dytė tė vendeve pėr shkak tė trafikut. Jemi tė shqetėsuar pėr rritjen e varfėrisė, sigurisht qė jemi tė shqetėsuar pėr kėtė situatė tė Partisė Socialiste, sepse kjo nuk ėshtė nė tė mirė, as tė tė gjithė socialistėve, por as nė tė mirė tė vendit. Tė kemi parasysh se nė krahun tjetėr qėndron ende njė alternativė destruktive, do tė thosha, siē ėshtė ajo e Berishės. Po pa dyshim, qė pėr ne, mė tė rėndėsishme janė bindjet tona dhe qė nėpėrmjet tyre t’i shėrbejmė vendit, t’i shėrbejmė kapėrcimit tė kėsaj krize politike e morale nė tė cilėn ndodhet shoqėria jonė, t’i themi jo kėtij stagnacioni ekonomik dhe keqėsimit tė problemeve sociale, t’i themi jo kėsaj varfėrie, e cila nė shumė zona tė vendit po bėhet vėrtetė migjeniane. Pa dyshim nė se lidershipi aktual ėshtė i vendosur nė politikėn e vet tė pėrjashtimit, do tė mbajė gjithė pėrgjegjėsinė pėr refuzimin e variantit tė platformės tonė tė integrimit dhe tė bashkimit nė bazė tė principeve, nė mėnyrė transparente dhe pa dyshim, qė ne do tė konkurojmė nė rast se konsumohen tė gjitha pėrpjekjet e mėparshme dhe kemi shumė besim, se nė se kjo do tė ndodhė, gjė qė ne nuk e dėshirojmė, por as nuk mund ta pėrjashtojmė se nuk varet prej nesh, pa dyshim, qė kemi besim tė plotė, se do tė kemi njė mbėshtetje shumė tė gjerė dhe kjo nuk ka tė bėjė fare me pėrvojat e mėparshme.


Zėri i Amerikės: Zoti Meta, akuzat qė ju ngrini sot kundėr qeverisjes socialiste dhe Kryeministrit Nano, u ngjajnė akuzave qė zoti Nano ngriti ndaj jush, gjatė fushatės kundėr qeverisė qė drejtonit ju. Pėr qytetarin e thjeshtė nė kėtė rast bėhet disi e vėshtirė, se kė tė besojė. Pėrse publiku duhet t’ju besojė ju sot?


Ilir Meta: Unė besoj se nuk asnjė lidhje midis kėtyre qė po ngre unė sot dhe atyre qė ka ngritur zoti Nano pėrpara tre vitesh. Unė nuk jam pėrpjekur tė fyejė askėnd, as personalisht dhe as familjarisht. Po kėshtu gjithė problemet qė unė dhe kolegėt e mi kemi ngritur, janė bėrė gjithmonė nė rrugė parimore dhe nė rrugė institucionale. Unė nuk kam filluar ndonjė fushatė pėr katarsis. Dihet qė, qė para njė viti, kur unė ngrita pėr herė tė parė kėto shqetėsime, tė cilat nuk i ngre sot dhe madje kur unė isha nė pozitėn e zėvendės kryeministrit dhe ministrit tė jashtėm dhe tė anėtarit tė kryesisė, i ngrita nė rrugė institucionale dhe jo nėpėrmjet rrugės pėr t’u bėrė presion institucioneve. Nė rast se unė sot kam zbritur tek anėtarėsia socialiste dhe tek publikun shqiptar, kjo ka ndodhur pasi kam bėrė gjithė pėrpjekjet brenda institucioneve, pasi i kam konsumuar ato dhe pasi ėshtė bėrė e qartė se atje nuk ka asnjė zgjidhje. Sė dyti, mendoj se publiku mund ta gjykojė shumė mirė dhe nė mėnyrė mė objektive dhe konkrete varfėrinė sot, krahasuar me atė tė dy viteve mė parė, mund tė krahasojė nivelin e investimeve publike sot, me atė tė dy viteve mė parė, por edhe mund tė krahasojė moralin politik sot, me atė tė dy viteve mė parė. Pra fushata qė bėri zoti Nano ishte thjesht politike, pėr tė shkatėrruar njė qeveri, e cila kishte fituar zgjedhjet dhe e cila gėzonte mbėshtetje tė jashtėzakonshme ndėrkombėtare, thjesht pėr arėsye tė endėrrave, tė synimeve tė tij pėr pushtet, ndėrsa unė qė nga momenti qė kam ngritur probleme nė mėnyrė institucionale nė kryesinė e Partisė Socialiste, pikėrisht vjet nė qershor dhe gjatė gjithė kėsaj kohe, nuk kam synuar njė pushtet personal. Pastaj fundi i katarsisit ishte pikėrisht kongresi i dhjetorit, ku ministrat qė ai i akuzoi mė shumė pėr trafiqe, pėr kontrabandė dhe pėr trafik droge, nė bazė tė tė dhėnave qė dispononte, siē pretendonte, nga ish prokurori Rakipi, sot i ka nė qeveri dhe me tė cilėt mburret.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.