Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Keshilla eshte ajo gje qe kerkojme kur tashme e njohim pergjigjen edhe pse uronim te mos e dinim.
--- Erica Jong

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 135 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Intimitet :: Miss Shqipėria shtegton nė kalanė e Beratit
Postuar nga: Albo

Intimitet Miss Shqipėria” dhe konkurentėt. Ndryshimi i modelit tė bukurisė dhe sfida e Bozdos me pjesėmarrjen nė shtatė kompetecionet botėrore. Kthimi i koregrafes Kozeta Bakiu tek spektakli i bukurisė “Miss Shqipėria” e Petri Bozdos. Risitė dhe prestigji i bukurosheve. Si do shkojnė ato nė spektalin madhėshtor tė “Miss World” qė do tė zhvillohet sė afėrmi nė Durrės

Bozdo: Kam mundur tė zgjedh 31 bukuroshe ndėr 292 pjesėmarrėse, pa u kėrkuar lekė.

Spektakli shtegėtar drejt kalasė sė Beratit

Dhurata Hamzai

Shqipėria ēdo herė ka njė trevė me histori nė tė cilėn nusėron edhe nga njė monument pėrkatės. Kjo gjė e ka shtytur mė tepėr producentin e spektaklit tė madh tė bukurisė “Miss Shqipėria”, Petri Bozdon, qė t’i jap ēdo edicioni njė risi. “Spektakli im me miss-in shtegėtar kėtė vit ka qenė mė i lehtė pėr tė udhėtuar. Berati ėshtė afėr Tiranės dhe obligimet pėr tė do tė na lehtėsohen mjaft, duke na lėnė kėshtu hapėsirė pėr spektaklin e madh tė Durrėsit, ku pėr rreth 52 vende tė botės do tė hapet porta e Durrahut antik pėr tė pritur bukuroshet pėr Miss VVord. Por jo vetėm qė ne kursejmė pak energji pėr spektaklin e madh tė ardhshėm, por edhe pėr faktin se pėr qytetin e Beratit unė kam nostalgji, sepse gjyshja ime ėshtė beratase dhe me kėtė rast unė do tė kujtojė edhe historinė e fisit tim”. Berati, pėrveē kėsaj, ka qenė njė qytet qė mė ka lidhur mua me fotografinė, thotė Bozdo pėr “TemA”. “Objektet e atij qyteti m’a zgjonin ēmendurisht pasionin dhe kjo mbresė e jashtėzakonshme e mbetur nė mua, mė ka shtuar pėrgjegjėsinė qė t’ia kthejė kėtij qyteti pėr ca kohė gjallėrinė e jetės kulturore”, thotė Petri Bozdo.


Kėtė vit tė zgjedhurat si drenusha

Ka njė ndryshim tė madh nga spektaklet e tjera tė “Miss Shqipėrisė’. Pėr kėtė ėshtė punuar mė shumė. “Unė e kam pasur shumė tė madh numėrin e pjesėmarrjes nė spektaklin tim para konkurimit, thotė Petri Bozdo, sepse unė nuk u kėrkoj lekė miss-eve pėr konkursin. Kjo mė ka mundėsuar qė tė kem mjaft hapėsirė pėr pėrzgjedhje. Gjėja mė e vėshtirė ndėr kriteret tona ka qenė gjatėsia, sepse kjo nuk ėshtė njė karakteristikė e spikatur e racės ballkanase. Vajzat kanė nė pėgjithėsi trup shumė tė regullt e tė bukur, por gjatėsia gjatė pėrzgjedhjes ka qenė problemi kryesor. Bozdo i ka prezantuar vajzat e pėrgjedhura qė do tė udhėtojnė drejt kalasė sė Beratit tė martėn nė mbrėmje nė mjediset e Hotel Sheraton Tirana. Ato janė paraqitur tepėr thjesht, me tuta tė shkurtra sportive dhe me gjysėm bluzė sport tė veshur pėrmbi gjoks, duke lėnė tė ekspozuara belin dhe lakimet rotull hijeve. Vajzat mbanin njė qėndrim krejt natyral pa shumė truk dhe fare mirė dallohej nė tė gjitha eleganca e lindur, me prirje krejt natyrale dhe jo e fituar pas seancave tė dobėsimit. “Ato janė tė vogla, adoleshente, 16-17 vjeēare, dhe vinė nė kėtė spektakėl me sinqeritetin e fėmijės, duke iu gėzuar bukurisė qė “Zoti ua ka falur”. Nė mjediset e Hotel Sheraton gjatė kohės qė bėheshin xhirimet, vajzat e veshura me rroba tė lehta tė pambukta, tė jepnin pėrshtypjen e njė ekipi me nxėnėse tė edukuara. Duket sikur udhėheqėsi i spektaklit e ka krijuar vetė kėtė frymė disipline, sepse pas kuintave tė ēdo aktiviteti aty rrotull qėndronin prindėrit, tė cilėt merrnin dhe jepnin leje pėr fėmijėt e tyre. Nė trupat elegantė tė vajzave, qė tė kujtonin menjėherė imazhin e njė drenushe tė re, kėmbėt e drejta si tė derdhura nė art skuptural, lėkura e shėndetshme qė bėnte elegancėn krejt bindėse, barku i bukur, jo i gropėzuar nga tė “pangrėnėt” pėr shkak tė dietės, por ashtu si barku i statujės Afėrditė ishte cilėsia e tė gjitha vajzave pjesėmarrėse nė spektakėl. Tė gjata, tė lehta, gazmore, aspak koketa, dukeshin sikur kėto vajza ishin vėrtetė tė denja pėr emrin “Miss Shqipėria”. Me kėtė lloj pėrzgjedhjeje qė Bozdo ka bėrė ėshtė prirur krejtėsisht nga bukuria natyrale. “E kemi kuruar me kujdes kėtė pėrzgjedhje, jo vetėm se Shqipėria do tė jetė pjesėmarrėse nė spektaklin e madh Miss VVord, por edhe se me ndihmėn e televizionit “Top Channel” ne kemi bėrė tė mundur thithjen e dėshirės sė shumė vajzave dhe kemi pasur mė shumė se kurrė, rreth 292, vajza qė kanė ardhur nė fazėn e parė konkuruese pėr t’u seleksionuar. Ėshtė ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė theksojmė faktin se “Miss Shqipėria” nuk kėrkon para pėr ato qė konkurojnė dhe nuk premton para pėr ato qė do tė fitojnė, dhe kėshtu ngelet njė kompeticion shumė serioz, shumė i pastėr, e kėshtu nėpėrmjet njė jurie tė pėrbėrė nga personalitetet dhe nėpėrmjet televotimit nė kėtė rast vetvetiu fiton ajo qė ka mė shumė pikė dhe mė tepėr vlera. Zakonisht juria me personalitetet e ardhura ka pėrkuar edhe me edhe mendimin e publikut. Nė njė spektakėl bukurie gjėrat janė tė thjeshta. Ajo qė ėshtė e bukur ėshtė e dukshme. E bukura vizatohet lehtė nė skenė, sepse bėhet fjalė pėr imazh, pėr portret, pėr elegancė. Tė gjitha kėto elemente ne i kemi pasur kriter gjatė gjithė periudhės kur vajzat i kemi paraseleksionuar. Por e rėndėsishme nė kėtė spektakėl ėshtė qė ne kemi realizuar elementin e gjatėsisė, qė na ka distancuar nė vite nga spektaklet botėrore, ndėrsa kėtė vit gjatėsia mbi 1.73, 1.73 na lehtėson hyrjen nė to. Pra sivjet gjatėsia mesatare e vajzave ėshtė mbi 1.70. Kemi njė ekip kombėtar vajzash me elemente tė lartė gjatėsie. Janė plot 31 vajza qė formojnė gati njė ekip elegantesh, por para se tė kishim kėto kanė konkuruar 230. “Ja vlen pėrzgjedhja!”, thotė produceti i spektaklit Petri Bozdo.


Nata e tre korrikut, Berati nė festė.

Qytetarėt Beratit e kanė pritur me dėshirė ardhjen e miss-eve. Madje sipas drejtuesve tė spektaklit ata kanė ofruar edhe banesat e tyre nė shėrbim tė pjesėmarrėsve dhe vajzave konkuruese. Nata e tre korrikut do tė konsiderohet si njė festė e madhe nė qytetin e Beratit. Kėtė atmosferė feste e ka pėrgatitur padurimi dhe vėmendja e tyre kundrejt kėtij spektakli. Unė qė kam prejardhjen nga ai qytet i kuptoj shumė mirė ata, thotė Bozdo, sepse ata janė tronditur shumė qė nga ngjarjet e 97-ės dhe unė dua t’u kthej buzėqeshjen dhe risinė e jetės. Mė e bukura ka qenė se tė gjitha shtėpitė e Kalasė sė Beratit ku do tė konkurojnė vajzat na kanė ofruar ēdo lloj ndihme qė vajzat e spektaklit tė konkurojnė me dinjitet, dhe ata kanė premtuar se do t’u pėrgjigjen atyre pėr ēdo gjė. Jo vetėm Kosova e Maqedonia, por edhe pėr ata tė huaj qė kanė kanė lidhje gjaku me Shqipėrinė ky spektakėl ka qenė e do tė jetė i hapur, thotė Bozdo.


Kompeticionet botėrore

“Janė shtatė kompeticione botėrore, ku ne do tė delegojmė fitueset tona”, thotė Bozdo. Dy kompeticionet qė ne nuk i kemi pasur nė kontratė “Mis VVord” dhe “Miss Univers”, niveli mė i lartė i konkurseve botėrore do tė marim pjesė nė 2005. Normalisht nė rangun tjetėr tė konkurseve ne kemi marrė ēmime nė Mis Turizėm internacional qė u zhvillua nė Turqi. Para njė jave ka ardhur vajza. Kemi njė vajzė aktualisht nė Maltė pėr “Miss Bikini of the Vvord”, dhe vetėm dje ėshtė nisur vendi i dytė i “Miss Shqipėrisė” sė Lėkursit nė “Miss Turizėm Internacional, njė konkurs i madh nė Kinė, ku marrin pjesė 62 vende tė botės. Gjatė gjithė periudhės qė nga momenti qė fillon spektakli i Miss-it tė njė viti e deri kur fillon tjetri aderojmė nė shtatė kompeticione botėrore, thotė Bozdo pėr “TemA”. Ndoshta nuk bėjmė aq publicitet me kėto pjesėmarrės, por zakonisht ne konkurojmė. Ngrejmė njė flamur shqiptar nė botė domethėnė pėrkatėsht nė ēdo spektakėl. Pėr tė shkuar atje edhe njėherė ua them unė nuk kėrkojė para nė miss-et e mia. Ėshtė rėndėsishme tė paguash udhėtimin dhe tė ngresh njė flamur”. E ndwrsa Bozdo thotw kwshtu, na kujtohte pikėrisht ai flamur qė kėtė vit i mungoj Miss Universit, duke mbetur bosh vendi i fituesve tė spektaklit tė drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe Vera Grabocka, fituesja e tė cilit kosovarja e bukur Agnesa Vuthaj nuk u delegua prej tyre nė atė kompeticion tė rėndėsishėm botėror. “Kulmi i pjesėmarrjes nė kompeticione botėrore do tė arrihet vitin tjetėr dhe ne do tė vendosim edhe pikat mbi i pėr sa u pėrket statuseve ligjore qė kemi nė rapotin tjetėr me krahun tjetėr, thotė Bozdo. Kėtė perspektivė kanė shpalosur producetėt e Miss Shqipėria, ndėrsa pohojnė se dhurata qė do tė bėhen pėr tetė misse, do tė mbulohen nga firma “Prestigj”. Firma tė tjera sipas Bozdos kanė dhėnė ndonjė kontribut, sidomos pėr skenografinė e Bledar Agalliut qė kėtė herė Bozdo thotė se nuk ėshtė marrė ndonjėherė me vete njė e tillė nė “foletė e miss-eve shtegėtare”. Skenografia ėshtė mjaft agresive, e pėshtatshme pėr faktorin kala. Gjithashtu misset do t’i shoqėrojė nė ēdo performancė stilisti i njohur Ardi Asllani. “Pėr herė tė parė unė punojė edhe me koreografen Kozeta Bakiu qė ka qenė pjesė e stafit tė konkurentėve tė mi “Miss Abania” Vera Grabockės dhe Ardit Gjebresė. I pyetur me kėtė rast se me ēfarė e konkurojnė ata, ai thotė se s’kanė me ēfarė tė mė konkurojnė, niveli i prezantimit tė bukurisė shqiptqre nė spektklet e mia synon qė tė kthejė kėtė veti nė monumentalitet. Mua do tė mė interesonin edhe ca kohė t’i kisha konkurente, pėr tė dalė nga rutina e pėrvitshme dhe pėr tė pasur njė zgjedhje tė re.


Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.