Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sherbetoret perfundojne se ngjari padronit te tyre. Te gjithe "minj e kishes" marrin ,me kalimin e kohes, fytyren e priftit.
--- de Chazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Skandal ne kabinetin qeveritar, keshilltari i Nano jep doreheqjen
Postuar nga: Albo

Lajme Ylli Manjani dha dje dorėheqjen nga kabineti i Nanos pas njė konflikti, ku ende nuk janė tė qarta detajet

Manjani: Nano, veprim cubash

Ish-kėshilltari: Dhashė dorėheqjen. Kryeministri: E shkarkuam

N.Perndoj

TIRANE – Kėshilltari i kryeministrit, Ylli Manjani dha dje dorėheqjen nga kabineti i Nanos pas njė konflikti, ku ende nuk janė tė qarta detajet. Kryeministri Fatos Nano, nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp ka deklaruar dje se e ka shkarkuar kėshilltarin e tij Ylli Manjani. Sipas njoftimit zyrtar tė Kėshillit tė Ministrave, Ylli Manjani ėshtė shkarkuar me motivacionin e braktisjes sė detyrės dhe thyerje tė disiplinės nė punė. Por prapa kėtij shkarkimi qėndron njė pėrplasje e madhe mes vetė kryeministrit dhe ish-kėshilltarit Manjani. I kontaktuar mbrėmė nga gazeta “Shekulli”, Manjani ka deklaruar se ai kishte dhėnė dorėheqjen dy ditė mė parė, pranė drejtorit tė kabinetit sipas procedurave qė parashikon ligji, dhe se ajo ēka thuhej nė njoftimin zyrtar ėshtė nė kundėrshtim me ligjin. “Nėse njoftimi zyrtar ėshtė formuluar nė kėtė mėnyrė, atėherė unė mund tė them se ky ėshtė njė veprim cubash dhe po punohet pas krahėve. Dorėheqjen time mund ta provojė protokolli. Dje mbasdite nė orėn 16.00 unė paraqita dorėheqjen pranė drejtorit tė kabinetit tė kryeministrit dhe ai nuk mund tė marrė njė vendim tjetėr pas dorėheqjes time. Sė dyti nuk ka ligj pėr kėtė ēėshtje”,- tha mbrėmė Manjani. Vetėm pak muaj mė parė, Ylli Manjani dha dorėheqjen nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kryeministrisė, pėr t’ju afruar sėrish stafit tė kreut tė ekzekutivit nė postin e kėshilltarit pak ditė mė pas. Ndėrsa dy ditė mė parė nė njė mbasdite tė zakonshme pune, juristi Manjani i ka dorėzuar drejtorit tė kabinetit kėrkesėn e dytė pėr dorėheqje. Kėsaj here edhe nga padia qė ai kishte ngritur individualisht ndaj deputetit Nikolle Lesi pėr shpifje. Juristi Manjani deklaroi mbrėmė se dorėheqja e tij ėshtė krejtėsisht personale. “Unė kam dhėnė dorėheqjen pėr motive personale. Unė jam jurist profesionist ndaj dhe puna qė unė bėja nuk mė pėrshtatej me profesionin dhe natyrėn time. Eshtė njė funksion politik, qė nuk kam pse ta mbaj ende pėr sa kohė, qė nuk i pėrshtatet CV-sė time”, - tha mbrėmė Manjani. Ndryshimet e shumta qė shoqėruan ardhjen e Nanos nė postin e kryeministrit nė gusht tė vitit 2002, pėrfshinė edhe postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kryeministrisė. Manjani pėrgjatė njė viti e gjysmė tė qeverisjes “Nano” ishte njohur si njė bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt. Dalja e tij nė publik pėr ēėshtjen e pesė rrogave shpėrblim tė marrė prej tij, drejtorit tė kabinetit tė kryeministrit Agim Isakut dhe vetė Nanos, duket se e rreshtoi atė ndėr njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit. Por gjithēka krisi me dorėheqjen e paarsyetuar publikisht tė Manjanit nga posti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, tanimė edhe nga posti i kėshilltarit. Manjani u angazhua nė strukturat politike tė maxhorancės pas njė pėrvoje, qė ai pati nė OSBE si jurist. Nė OSBE Manjani ka kontribuar nė hartimin e Kodit Elektoral tė miratuar nė vitin 2000 si dhe nė monitorimin e zgjedhjeve prej OSBE-sė nė qershor tė 2001.

Intervista
TIRANE – Nė njė intervistė pėr “Shekullin”, dje nė mbrėmje, Ylli Manjani sqaroi pozicionin e tij pas dorėheqjes. Sipas tij, deklarata e Kryeministrisė ėshtė veprim cubash.
Z.Manjani, cila ėshtė arsyeja e dorėheqjes suaj nga posti i kėshilltarit dhe nga padia e ngritur ndaj deputetit dhe botuesit tė gazetės “Koha Jonė”, Nikollė Lesi?
Unė kam dhėnė dorėheqjen pėr motive personale. Unė jam jurist profesionist ndaj dhe puna qė unė bėja nuk mė pėrshtatej me profesionin dhe natyrėn time. Eshtė njė funksion politik, qė nuk kam pse ta mbaj ende pėr sa kohė, qė nuk i pėrshtatet CV-sė time. Ndėrsa lidhur me tėrheqjen time nga padia mund tė sqaroj se ajo ka qenė individuale dhe jo pėr shkak tė detyrės. Unė nuk mund ta gjykoja mė tej qė e drejta ime tė mbrohej duke u politizuar problemi, pa pėrmendur fajtorė. Unė mbroj thjesht profilin tim si jurist.
Ndėrkaq, z.Manjani nė njoftimin zyrtar tė Kryeministrisė thuhet se ju jeni shkarkuar nga kryeministri Fatos Nano me motivacionin e braktisjes sė detyrės dhe thyerje tė disiplinės nė punė………
Nėse njoftimi zyrtar ėshtė formuluar nė kėtė mėnyrė, atėherė unė mund tė them se ky ėshtė njė veprim cubash dhe po punohet pas krahėve. Dorėheqjen time mund ta provojė protokolli. Dje mbasdite nė orėn 16.00 unė paraqita dorėheqjen pranė drejtorit tė kabinetit tė kryeministrit sipas procedurės qė parashikon ligji. Ai nuk mund tė marrė njė vendim tjetėr pas dorėheqjes time. Sė dyti nuk ka ligj pėr kėtė ēėshtje



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.