Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Humbe pasurine, hic asgje; humbe shendetin ke humbur dicka, humbe shpresen, ke humbur gjithcka
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Kulture :: Historia e veshjes Shqiptare tė Lord Bajronit
Postuar nga: Skampa

Kulture Romakėt u frymėzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarėve. Kostumi Shqiptar i veshur nga Bajroni eshte pronė e njėrės prej familjeve mė tė famshme britanike dhe ėshtė shfaqur nė Londėr.

Vizita nė Shqipėri i la mbresa tė thella Bajronit. Te shqiptarėt ai pa njė shpirt tė veēantė, i cili ndezi imagjinatėn e tij poetike pėr tema ekzotike. Nė shėnimet e mbajtura, kur ishte nė Shqipėri, pėr poemėn "Shtegtimi i Ēajld Haroldit", ai shkruante pėr shqiptarėt: "Mė tėrheqin shumė me atė ngjashmėrinė e tyre me malsoret e Skocisė, nė veshje, nė pamje dhe nė mėnyrėn e jetesės. Malet e tyre tė shumta ngjajnė me Kaledoninė dhe kanė njė klimė tė kėndshme. Fustanellat e tyre tė bardha, veprimet energjike qė kryejnė dhe dialekti i tyre, qė pėrngjan me tingujt keltikė, janė mbresėlėnėse. "Si kujtim ai mori njė kostum tradicional shqiptar, me tė cilin piktori Tomas Filips i ka bėrė njė portret. Ky kostum ka njė histori mė tė gjatė. Ai tani ėshtė i paraqitur nė Bowood Estates, Angli.

Nė pėrshkrimin e udhėtimeve tė tij Bajroni thotė: "Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi s'do tė kish dobi. Pėr fat tė mirė, era reshti dhe vetėm na ngau drejt bregdetit tė Sulit, ku dolėm nė stere. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t'u zė besė naftėve turq, megjithėse pashai pati udhėzuar galeotėt e tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Mesalongj nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t'i radhit nė kokė, as t'i shkruaj dot nė kartė, veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk jane tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishtere… Kurrė s'do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė, kur po perėndonte dielli. Mė solli nė mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me anteri e jelek kadifeje tė kuqe, tė qėndisura me ojna tė arta), me jataganė e pisqollė tė sermėt, tartarėt me feste tė gjata, turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh, tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arabė nė galerinė e madhe, tė gjatė, me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposhtė, dyqind atllarė tė shaluar dhe gati tė sulen nė ēdo moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e muezinėt qė thėrrasin ezanin nga minaretė e xhamive - tė gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė, sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka".

Interesant ėshtė fakti se Bajroni mori pjesė edhe ne varrimin e Marko Boēarit. Mė 9 gusht 1823, Marko Boēari u vra duke luftuar kundra ushtrisė sė Mustafa Bushatit, shqiptar edhe ky, Pasha i Shkodrės. Vdekja Marko Boēarit u bė e njohur nė tė gjithė Europėn, ai i kishte shkruajtur njė letėr Bajronit kur ky ishte rrugės pėr nė Mesollogji. Poeti i madh anglez Lordi Bajron erdhi kur Marko Boēari kishte vdekur, dhe mbajti njė fjalim mbi varrin e Markos i veshur me kostumin e njohur kombėta Shqiptar ose arvanitas. Pas pak kohėsh turko-egjiptianėt u pėrpoqėn ta poshtrojnė varrin e Marko Boēarit, por arvanitėt (shqiptarėt) myslimanė u sullen kundėr tyre dhe i penguan tė poshtėrojnė varrin e heroit. Ata e morrėn trupin e Markos dhe e varrosėn me nderim heroik, me njė cermoni tė thjeshtė.

Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėrinė jugore e mė saktėsisht nė Janinė nė vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise njė kostum tradicional shqiptar. Do tė ishte pikėrisht bukuria dhe e veēanta e kėtij kostumi, qė nė verėn e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips qė tė realizonte portretin e famshėm tė lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet "Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian" (portret i njė fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me njė veshje ku ndėrthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu tė njė njė turbani qė i pėrngjan mė shumė njė shalli; e bardha e kėmishės dhe e fustanellės me tė zezėn e kadifenjtė tė njė xhakete. Ai mban nė duar njė jatagan i cili ka njė kėllėf tė purpurt e tė argjendtė. Portreti u vendos asokohe nė Royal Academy dhe tani ėshtė i vendosur nė amasadėn britanike nė Athinė. Megjithatė, ky nuk ishte i vetmi portret qė piktori i bėri Bajronit. Nė 1835 dhe nė 1840 Filips pikturoi dy variante tė tjera tė kėtij portreti. I pari iu dhurua mė 1862, nga i biri i piktorit, Galerisė Kombėtare tė Portreteve (National Portrait Gallery) nė Londėr, ku vazhdon tė jetė i ekspozuar aktualisht. Ndėrsa varianti i dytė, qė u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmės nė Albermarle Street, Londėr.

Bajroni ka pasur njė korrespondencė flirtuese me Margaret Mercer Elfiston, tė bijėn e lord Keitit, dhe mė 1814, ai i dhuroi asaj kostumin Shqiptar duke i sugjeruar qė ta pėrdorte si veshje balloje, pasi kjo veshje ishte e veēantė. Mė pas kostumi kaloi nėn zotėrimin e familjes Lansdoun dhe u rizbulua nė vitin 1962. Njė nxėnėse qė studionte Bajronin, e quajtur Doris Lenglej Mor, shkon nė familjen Landsdoun e, mė saktėsisht, nė Bowood House, nė Wiltshire pėr tė marrė materiale nė lidhje me kėtė familje dhe e njeh kėtė kostum. Nė njė artikull tė publikuar nė "Costume Society Journal" nė 1971, Mor pėrshkruan emocionin qė pati ndjerė kur kishte mbajtur nė duar atė kostum. Pasi u shfaq nė Muzeun e Kostumeve, nė Bath, kostumi shqiptar ishte kthyer nė Bowood pėr t'u ekspozuar. Pikėrisht dy jelekė tė marrė nga ky kostum tashmė janė tė varur nė murin e dhomės nė tė cilėn qėndronte dikur Mercer Elfinstoni. Kjo gjė tregon njė lidhje tė dukshme mes Bajronit dhe Shqipėrisė.

Rezidenca Bowood House & Gardens u ble nga duka i dytė i Shelburnit nė 1754, nė njė gjendje gjysmė tė kompletuar dhe u pėrfundua para vitit 1760. Njė pjesė e shtėpisė u shkatėrrua nė 1955, dhe pjesa e mbetur u riorganizua mjaft mirė. Gjysma e asaj qė ka mbetur ėshtė e hapur pėr vizitorėt. Sėr Uilliam Peti ishte stėrgjyshi i kėsaj familjeje dhe baronesha Shelburn ishte gruaja qė ai e la tė ve. Djali i tyre i madh u bė markezi i parė i Landsdounit. Ai njihej mė mirė si Shelburni qė ndihmoi Jozef Preslin, kimistin e parė qė zbuloi formulėn e oksigjenit nė Bowood. Gjithashtu, Shelburni ka pasur komunukime tė shpeshta edhe me Xhonsonin, Goldsmithin, Hymen dhe Xhorxh Uashingtonin. Akti i tij mė heroik, pasi ishte bėrė kryeminstėr, ishte negocimi pėr paqe me shumė tė rejat Shtete tė Bashkuara tė Amerikės mė 1783. Djali i tij krijoi njė koleksion mahnitės arti dhe njė librari madhėshtore. Nipi i tij u bė Guvernatori i Pėrgjithshėm i Kanadasė, i Viceroit tė Indisė, si dhe sekretari i Jashtėm pėr disa kohė. Ishte ky i fundit qė arriti nė Entente Cordial (Marrėveshje mirėkuptimi) me Francėn nė vitin 1904 dhe, po ashtu, arriti qė tė vendosė paqen nėpėrmjet negociatave me Gjermaninė nė vitin 1917. Janė pikėrisht kėta disa prej njerėzve mė tė mėdhenj qė ka nxjerrė kjo familje.

Tashmė sende personale e objekte tė tjera tė ndryshme tė pjesėtarėve tė kėsaj familjeje qėndrojnė nė shtėpinė e transformuar nė muze, e cila ėshtė e zbukuruar nga njė kompozim shekullor mobiljesh. Rreth shtėpisė shtrihen rreth 800 ha lėndina, njė pyll i vogėl me pisha, njė kopsht lulesh, njė tempull i stilit dorik dhe njė ujvarė spektakolare. Djali i markezit tė tetė, lordi Shelburn, mori nė dorė drejtimin e Bowood-it nė vitin 1972. Ai hapi shtėpinė dhe ambientet rreth saj pėr publikun nė vitin 1975 e, mė vonė, i ktheu stallat e kuajve dhe dhomat e stallierėve nė ambiente ekspozimi, nė njė restorant dhe nė njė dyqan dhuratash. Pikėrisht kėtu ėshtė i ekspozuar kostumi shqiptar i lord Bajronit. Kostumi i ėshtė veshur njė manekini. Gjithashtu, nė ekspozim janė dhe maska e vdekjes sė Napoleonit, gurėt e ēmuar tė Keitit dhe njė koleksion sa i rrallė aq edhe i jashtėzakonshėm pikturash angleze, tė punuara nė akuarel, ndėrmjet tė cilave qėndrojnė edhe punimet e tė njohurve Bonington dhe Turner. Deri tani ky ėshtė stacioni i fundit i veshjes sė hershme shqiptare.

Romakėt u frymėzuan nga fustanella ilire kur krijuan veshjet e legjionarėve. Fustanella e famshme shqiptare ishte njė veshje e zakonshme pėr burra nė shekullin XIII. Ajo ishte veshur rregullisht nga fisi i dalmatėve, njėri prej fiseve ilire. Nė atė kohė ajo quhej "dalmatika". Megjithatė, ekzistojnė teori se fustanella e ka origjinėn e saj shumė mė tė hershme dhe ka pasur pamjen e njė kėmishe tė gjatė qė quhej "linja", e cila kur lidhej nė mes nga njė shirit ngjasonte me fustanellėn. Copa me tė cilėn bėhej veshja ishte nė varėsi tė statusit shoqėror tė personit qė e mbante atė. Kėshtu, veshja mund tė ishte e leshtė nėse vishej nga fshtarė, apo copė e kushtueshme nėse vishej nga tė pasurit. Megjithėse fustanella ishte veshje tradicionale nė tė tėrė Shqiprinė, ajo nuk i rezistoi kohės dhe mbeti si veshje tradicionale vetėm nė disa vende tė saj. Etnografi hungarez, baroni Nopēa, besonte se fustanela shqiptare apo ilire, ishte modeli mbi tė cilin u ndėrtua veshja ushtarake romake.

Gjithashtu, edhe pėr sa i pėrket ngjashmėrisė sė saj me "kiltin" keltik. Ai teorizon gjithashtu se legjionarėt romakė tė vendosur nė Britani ushtruan njė ndikim jo tė vogėl midis vendasve. Pjesė e kėtij ndikimi, sipas Nopēės, ėshtė edhe fustanella qė romakėt e patėn marrė mė parė nga dalmatėt. Tė paktėn qė nga shekulli XIV, filloi tė prodhohej njė veshje e forte pambuku, e cila u quajt fustan dhe qė kėtu e merr emrin fustanellė edhe kjo veshje burrash. Megjithatė, evidencat arkeologjike tregojnė se fustanella ka qenė njė veshje shumė e hershme. Provat arkelogjike mė tė rėndėsishme qė hedhin dritė mbi lashtėsinė e kėsaj veshje janė: njė statujė e vogėl qeramike e shekullit IV e.s., e e cila ėshtė gjetur nė Durrės. Kjo statujė paraqet njė burrė tė veshur me njė fustanellė tė gjatė, tė cilėn e ka tė lidhur me dy breza qė kryqėzohen nė kraharor; njė gur varri i shekullit III - IV e.s., i gjetur nė Smokthinė (fshat pranė Vlorės), i cili tregon njė burrė tė veshur me fustanellė. Njė gdhendje tjetėr, akoma mė e lashtė, ėshtė gjendur nė Maribor, Slloveni, dhe tregon njė burrė tė veshur me njė fustanellė dhe dy breza tė kryqėuar nė kraharor, pikėrisht si nė dy rastet e mėsipėrme. Kjo gdhendje daton nė shekullin V p.e.s. Ndoshta Bajroni e dinte se veshja qė po merrte nuk ishte veshja e njė populli tė zakonshėm e pa histori.

Albert Hitoaliaj , Panorama, 14-05-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.