Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe te bertet shume ne fillim, te del i mire ne fund.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 109 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Arratia e arvanitasve nėpėr Greqi
Postuar nga: Skampa

Histori Mė lejoni, admiral, - tha te Palaska duke rregulluar uniformėn e tij, - ta jap unė komandėn. Ai i dha tė gjitha urdhėrat shqip dhe ekuipazhi u ēmpi.

"...Atika, Argolidha, Viotia, Fokidha dhe ishujt Idhra, Speca, Salamina dhe Andros... banoheshin nga arvanitas." Kjo ėshtė shtrirrja gjeografike qė i jepte historiani Th. Gordon popullit aravanitas. Nė librat e tij ai thekosn se ata u vendosėn nė kėta ishuj aty nga fundi i shekullit tė XV. Gjithēka i pėrket periudhės bizantine, sipas tij, kur ishulli i Specės ishte tepėr i populluar, edhe pse mė pas, banorėt e braktisėn atė pėr shkak tė kalimeve shkatėruese tė Saraqinėve dhe kalimtarėve tė tjerė tė huaj. "Arvanitasit e parė mbėrritėn nė Specė nė vitin 1463, pas pėrndjekjeve qė nisi kundėr tyre nė Peloponez Verziri i madh Mahmudi atė vit", shkruan Gordon. Tmerret e tij i detyruan arvanitasit qė me varka tė vogla, pėrgjatė brigjeve, tė merrnin arratinė deri nė ishujt pėrballė tė Idhrės, Specės dhe Poros tė cilat ishin tė pabanuara pėr shkak tė zullumeve tė udhėtarėve tė huaj kalimtarė pa atdhe.. ndėrsa shton mė tej se pas vendosjes sė kėsaj "baze", kohė pas kohe, aty do tė vendoseshin edhe shumė bashkėgjakas tė tjerė, sikundėr kanė qėnė shpėrnguljet e mėdha tė viteve 1502 dhe 1540 kur shumė familje arvanitase u rivendosėn nė Argolidha, por edhe nė ishujt e Argosaronikos.

Megjithėse kėto tė dhėna kundėrshtohen nga shėnimet e historianit tjetėr Andre Thevet, i cili shėnon se nė mes tė shekullit XVI ishujt e Idhrės dhe Specės ishin ende tė zbrazta. Ka mundėsi qė ato pak familje barinjsh shėtitės tė mos i kenė rėnė nė sy kalimtarit soditės. Sepse edhe Francesco Grassetto i cili bėri njė udhėtim nė Egjeun Lindor nė vitin 1511 dhe vinte kėtu pasi kishte vizituar gjithė bregdetin e Dalmacisė, tė Jonit dhe pastaj tė Egjeut. Ai shkruan se: "Aty rreth orės dhjetė tė natės u nis qė aty (nga Sifno) madhėria i privilegjuar (providitor) dhe nė 6 tė mėngjesit arriti nė shkėmbinjtė poshtė Idhrės, (Sidres), nė njė vend tė pabanuar pikėrisht nė drejtim tė Specės (Specie) ku gjenden rreth dhjetė shkėmbinj tė pabanuar." Kjo tingėllon pakėz e ēuditshme. Ndoshta kėta ushtarė tė huaj nuk kanė hyrė fare nė brendėsi tė ishujve Idhra dhe Speca, ose bėjnė fjalė pėr shkėmbinj tė vegjėl qė gjenden nė det midis tyre. Sepse gjyshi i tij A. Miauli shėnon se shqiptarėt e parė erdhėn nė kėto ishuj nė vitin 1470.

Katastrofa e parė qė ra mbi banorėt arvanitas tė ishullit tė Specės nė vitin 1769 gjatė luftės ruso-turke. Admirali rus Orlov bėri pėr vete banorėt e ishullit duke i hedhur ata kundėr turqve. Veē pas disfatės sė flotės sė Orlovit nė Peloponez, turqit dėrguan njė mizėri ushtarėsh shqiptarė tė moslemanizuar nė Specė, tė cilėt shkatėrruan qytetin nė vendin e quajtur Kasteli dhe ishulli u shkretua. Shumė nga banorėt ikėn nė Idhra. Vetėm pas pesė vjetėsh u dha nga Porta e Lartė njė amnisti e gjerė nga e cila u falėn banorėt e shpėrngulur. Pas rikthimit ata ngritėn qytetin e ri nė vendin e quajtur Dapia, ku gjendet edhe sot qyteti i Specės.

Njė familje nga Labova e Gjirokastrės e fisit Meksi ishte njė ndėr familjet mė tė mėdha qė jetonin nė Specė dhe krejt ishujt e Egjeut. Ishte fillimi i shekullit tė XVIII kur familja Meksi u larguar nga ai fshat i vogėl pėr t’i shpėtuar turqėve. Ėshtė cilėsuar si familja mė e madhe pėr forcėn e saj ekonomike, por edhe pėr shėrbimet qė i ka dhėnė kryengritjes greke tė vitit 1821. Ashtu si edhe familja Botashi, e njohur pėr trimėritė e saj qė nga vitet 1630-1640 pėrmes pushkėve tė Lazar Kapedanit e Kol Kapedanit, Meksėt u bėnė tė famshėm pėr energjinė dhe pasurinė e tyre nė shėrbim tė kryengritjes. Sipas biografit Vasil Meksi dhe librit tė tij Familja Meksi, historiku dhe episode tė vjetra, Athinė 1984, mbiemri i parė i kėsaj familje duhet tė ketė qėnė Meksa, ndėrsa afėrsia e tij me fjalėn shqip Mjeku nuk ėshtė e mundur. Paraardhėsi i njohur i familjes ka qėnė Theodhori Meksi i cili mori pjesė dhe u shqua nė luftrat kundėr turqve tė vitit 1769. Djali i tij ėshtė heroi i njohur i Specės Haxhijani Meksi i cili u lind nė vitin 1754 dhe vdiq nė vitin 1844. Bashkė me vėllain e tij Theodhoraqin, (baba e bir kishin tė njėjtin emėr, -M.Q.), themeluan tė parėn shoqėri detare lundrimi dhe pėr njė kohė tė shkurtėr nisėn ndėrtimin e anijeve. E famshėme pėr shpejtėsinė e saj u bė anija me emrin krejtėsisht shqiptar Shkrepėtima.

Te Haxhijani Meksi njihet nsima pėr bashkėrendimin e veprimeve luftarake dhe ekonomike tė Specės me tė dy ishujve e tjerė Idhra dhe Psara. Ndihmesa e tij nė luftėn kundėr turqėve e ēmuar nė para ishte 735360 dhrahmi ari, njė shumė kjo e jashtėzakonshme pėr kohėn. Anijet qė morėn pjesė nė tė gjitha fushatat luftarake gjatė periudhės sė kryengritjes ishin: Themistokli e ndėrtuar nė vitin 1820 me aftėsi bartėse 460 tonė dhe me kapiten Theodhori Jani Meksin. Anija Leonidha e ndėrtuar nė vitin 1816, 300 tonėshe dhe kapiten D. N. Llambron apo Leonidha. Epaminonda e ndėrtuar nė vitin 1817, 377 tonėshe dhe me kapiten Nikolla Jani Meksin dhe sė fundi anija Perikliu e drejtuar nga kapiteni Gjika Ēupa. Njė lidhje shumė e ngushtė shpirtėrore, por edhe familjare e lidhte familjen Meksi tė Specės me heroinėn e famshme Laskarina Bubulina. Ajo i ēmonte labovitėt e lashtė sidomos pėr besnikėrinė e tyre dhe i vizitonte shpesh dhe ndonėse fillimisht banore e Idhrės, nė Specės e kishte zemrėn. Bubuli, burri i saj i dytė, do tė gjendej nė Specės. Sa herė mbėrrinte para pallatit tė familjes Meksi nuk priste tė hynte brenda, por ia behte.
- Krushk Jan, ēė rim ti stroksim do i..( Krushk Jani, shumė po rrimė, do t'i ndjekim, apo jo ?)
Dhe Meksi i pėrgjigjej nga lart.
- Do i stroksim, do i stroksim!

Ndonėse Speca do tė ēlirohej e para ndėr ishujt e Egjeut dhe pikėrisht mė 3 prill 1821, ditėn e diel tė Dafinave, pėrpjekjet kundėr turqėve nuk pushuan. Beteja detare e armatės, -siē quhej, -u bė mė 8 shtator 1822 dhe me fare pak burra bėn qė armiku tė dėshtojė. Rol udhėheqės nė kėtė betejė luajti Haxhijani Meksi. Emri Haxhijan nga disa historianė, si p.sh. Anastasio Orlando, shkruhet edhe Haxhi Jani Meksi. Nuk ėshtė e qartė nė se emri i babait i ėshtė ngjitur emrit Haxhi apo ato janė tė ndara. Pėr nder tė asaj beteje dhėndri i tij, Jani Kuēi, ndėrtoi nė njė kishė tė cilėn e emėrtoi Shėn Maria e Armatės. Atje vizatoi skena nga beteja detare dhe vet Meksin, ndėrsa poshtė ikonės sė tij fjalėt: Haxhijani Meksi, shpėtimtari. Duke shėnuar edhe emrat e pjestarėtarve tė tjerė tė betejės sė Specės, mėsojmė se shumė mbiemra janė krejtėsisht shqiptare dhe pikėrisht: Dashi, Kuēi, Hoxha, Bujuri, Druga, Gjika, Breshkas, Bojaxhi, etj, etj.

GJUHA E DETEVE

Detarė tė dorės sė parė arvanitasit formuan jo vetėm flotėn e kėtyre ishujve por edhe tė gjithė fjalorin detar i cili mbeti nė pėrdorim tė flotės greke shumė vite pas kryengritjes tė vitit 1821 dhe mė vonė u shkri nė greqishten e re. Nė veprėn e tij tė botuar nė Athinė nė vitin 1855 dhe nėn titull "Dialekti i detarisė" Dr. C. Reinhold, nė pjesėn e parė tė tij boton njė gramatikė tė gjuhės arvanite tė ishujve tė Idhrės, Specės dhe Porės. Nė pjesėn e dytė njė fjalor tė arvanitasve dhe nė pjesėn e tretė njė antologji tė vogėl tė kėngėve erotike tė periudhės sė tij. Kėshtu nė kėtė libėr theksohet fakti se kur nisėn pėrpjekjet pėr ta bėrė gjuhėn e detarisė nga arvanishte nė greqisht, vėshtirėsitė ishin tepėr tė mėdha. Detarėt flisnin vetėm shqip dhe nuk kishte tė tjerė greqishtfolės pėr t'i zėvendėsuar. U vendos atėbotė tė mėsonin sė paku shėnjat detare. Studimi hyri nė rrugė dhe njė ditė erdhi pėr inspektim mes detarėve admirali Palaskas. Ekuipazhi ishtė tepėr i tendosur gatitu dhe admirali jep komandėn "qetėsou!", por asnjė detar nuk lėvizi nga vendi. Admirali e pėrsėriti komandėn e tij me zėrin mė tė fortė qė mund tė kishte. Por pėrsėri askush nuk luajti nga vendi. Detarėt arvanitas nuk merrnin vesh nga tė tilla komanda dhe fjalėt nuk i kuptonin. Dhe nisėn tė pėshpėritnin me njėri-tjetrin,
- Re ēėsh thot ai...?

Pas kėsaj admirali Pavllo Kondurioti i cili gjendej aty nxorri gjendjen nga hutimi duke ndėrhyrė.
- Mė lejoni, admiral, - tha te Palaska duke rregulluar uniformėn e tij, - ta jap unė komandėn.
Ai i dha tė gjitha urdhėrat shqip dhe ekuipazhi u ēmpi.

GRUAJA E REVOLUCIONIT

Ishte gruaja mė e famshme e kryengritjes greke. Pėr epokėn qė jetoi, vendin e gruas nė mjedisin ballkanik, jeta e saj ėshtė vėrtetė njė formė njerėzore heroike. Prindėrit e Laskarinės ishin nga ishulli i Idhrės, njė zonė tėrėsisht, apo nė pjesėn mė tė madhe tė banuar nga arvanitas, njė vend qė i dha Greqisė shumė personalitete tė larta, pėrfshirė edhe disa kryeministra. Pas martesės sė parė u vendos nė Specės. Kjo martesė nuk zgjati shumė vite pėr shkak tė vdekjes sė tė shoqit. U rimartua por pati tė njetin fat. Pas vdekjes edhe tė burrit tė dytė, Dhimitėr Bubulit, nė vitin 1811, iu kushtua tėrėsisht luftės pėr ēlirimin e vendit tė saj. Nė dispozicion tė kėsaj lufte ajo vuri jo vetėm shpirtin dhe zemrėn e saj heroike, por edhe njė pasuri tė pallogaritshme qė trashėgoi nga tė dy martesat. Nė zotėrim tė saj ishte gati njė flotė e tėrė detare dhe pikėrisht kėtu, nė det, Bubulina fitoi lavdinė mė tė madhe. Pas krimeve ēnjerėzore tė Kara Aliut nė ishullin e Hios, mė 27 mars 1821 ku u vranė, u mbytėn, apo u varėn me mijėra luftėtarė por edhe popullsi e pafajshme, frika e sulmeve tė flotės turke mbi ishujt e tjerė tė rezistencės pėr pavarsi ishte e pashmangshme.

Ca mė tepėr kur nė brigjet e ishullit tė martirizuar tė parėt qė mbėrritėn pėr ndihmė ishin arvanitasit e Specės, me anijet e tyre tė vogėla. Nuk mundėn tė bėnin asgjė, veēse tė tmerroheshin nga kasaphana. Hios ishte rrafshuar. Flota turke ishte tėrhequr nė Stamboll. Megjithė lėvizjet e shpeshta dhe situatėn e tensionuar nė Egje, turqit ende nuk guxonin tė dilnin nga ngushtica e famshme sepse prisnin nga ēasti nė ēast njė sulm nga flota ruse e Pontit nė shėnjė hakmarrjeje pėr masakrėn e Hiosit. Po kur Porta e Lartė besoi se kjo pritmėri e kishte guximuar detarinė e Egjeut, madje edhe krejt Peloponezin nė sterė, vendosi tė ndėrhyjė. Por hasi nė rezistencėn e njė flote vėrtetė me anije tė vogėla, dhe barkat e mbushura me barut qė arvanitasit i vendosnin netėve nė shpinė tė anijeve tė mėdha turke, do tė sillnin disfata tė mėdha. I famshėm mbeti pėr kėto veprime tė guximshme Dhimitri Papanikolla Nė betejat detare tė vitit 1822 kundėr flotės turke, duke pasur tėrėsisht njė ekuipazh arvanitasish trima, Laskarina u vuri flakėn anijeve turke dhe mbyti shumė syresh. Nami pėr burrėrinė e saj ishte aq i madh sa shpesh i kalonte pėrmasat e legjendės. Arvanitasit moslemanė tė Greqisė sė Veriut e pėrfytyronin gjithashtu edhe shumė tė bukur, sepse kjo gjini njerėzore shpesh e barazonte trimėrinė me bukurinė. Kėshtu kur u vra nė Arahova trimi mosleman arvanitas Mustabej Daglli Qafėzezi, (duhet tė ketė qėnė Dangėlli, pėr shkak se kėto dy krahina tė Kolonjės dhe Pėrmetit janė kufi me njera-tjetrėn), i kėnduan kėtė kėngė.

Sihariq, moj Bubulinė,
Suallnė Mustabelli
Dagllinė...
Dhe ajo pėrgjigjet.
Po ta keshėn pruar tė gjallė,
Unė burr' tim do ta kesh marrė.


****
Mihallaq Qilleri, Panorama, 10-05-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.