Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Cfaredo qe te thone kundershtaret, nje femer e bukur ka megjithate nje gje te perbashket me te verteten: te dyja japin me shume lumturi kur desherohen se sa kur zoterohen.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Forum :: Falsifikimet nė Atlasin Gjeografik tė Shqipėrisė
Postuar nga: Skampa

Forum Pėr kėtė atlas ėshtė folur e diskutuar shumė.

Shtypi i shkruar dhe pamor ka paraqitur debatet e diskutimet pėr njė hartė tė rėndėsishme tė kėtij atlasi-harta e pakicave etnike. Kam qenė edhe pjesėmarrės (i paftuar) nė Konferencėn Ndėrkombėtare organizuar mbi atlasin e popullsisė sė Shqipėrisė. Mua mė ēudit fakti se si njė njeri i vetėm (A. Bėrxholi) merr guximin tė pėrpilojė tė dhėnat pėr njė vepėr kaq tė madhe dhe tė rėndėsishme. Dhe ē'ėshtė mė e keqja, A. Bėrxholi, duke qenė drejtori i Qendrės sė Studimeve Gjeografike (pranė Akademisė sė Shkencave), merr pėrsipėr tė na japė shifra mbi pakicat etnike nė Shqipėri, ndėrkohė kur nė tė gjitha vendet e tjera, kėto shifra janė zyrtare dhe jepen nga institucione tė specializuara, pasi duhet shumė kohė, fonde e njerėz pėr t'i saktėsuar ato. Numri i minoritarėve pėrcaktohet saktė kur kryhet regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė. Bėrxholi nuk ka tė drejtė tė japė shifra pėr pakicat etnike as personalisht, as nė emėr tė Akademisė sė Shkencave. Bėrxholi kur pėrmend shifrėn 8.6% pėr pakicat etnike gabon dhe gabon rėndė, sepse pėrqindja zyrtare e dalė nga institucioni shtetėror INSTAT ėshtė 1.4%, d.m.th. mbi gjashtė herė mė pak etni joshqiptare, nė krahasim me atė qė japin autorėt e Atlasit; po ashtu ėshtė pėr tė theksuar se pėrqindja e pakicave kombėtare 8.6% rezulton nga matjet grafike nė hartėn-3.

Nė Atlasin Gjeografik tė Popullsisė sė Shqipėrisė gjenden vetėm dy harta historike: 1. Shqipėria rreth viteve 1550; 2. Shqipėria rreth viteve 1800; pėr ēudi kėto harta nuk janė komentuar. Mendoj se autorėt nė kėtė Atlas mund tė kishin vendosur tė paktėn dyfishin e kėtyre hartave duke filluar nga harta e Anaksimandrit (610-546 p.e.s.), harta e Ptolemeut (shekulli II p.e.s.), atė tė Mesdheut nė hartėn e botės sė Fra Mauros 1459 dhe vijuar me dy-tre harta tė tjera qė kanė me shumicė vendbanime njerėzore.

Sė pari, ai gabimisht fut nė kategorinė e pakicave etnike romėt dhe arumunėt dhe sė dyti, ai jep shifra tė stėrzmadhuara pėr kėto pakica. (Pėr kėto unė kam shkruar nė gazetėn Shekulli datė 7 dhe 8 dhjetor 2003). Duhet tė theksoj mė tej se Bėrxholi ka botuar dhe njė libėr me titull "Atlasi gjeografik i popullsisė sė Shqipėrisė - vepėr shkencore solide me interes teorik e praktik" nėn siglėn e Akademisė sė Shkencave tė R.Sh. Tė ēudit fakti qė Bėrxholi pretendon se ka pėrdorur metodat mė tė arrira shkencore pėr tė pėrcaktuar pakicat etnike. Nuk e di kush janė kėto metoda? Detyrė e njė studiuesi ėshtė qė shifrat pėr minoritetet, tė marra nga burime tė ndryshme, t'i analizojė dhe t'i perzgjedhė pėr tė dhėnė shifrat sa mė afėr sė vėrtetės. Nuk mund tė quhen mė tė sakta shifrat e dhėna nga shoqatat apo anketimet se sa ato tė dhėna nga regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė i kryer nga strukturat shtetėrore.

Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se nė dy hartat e para tė Atlasit ku tregohet pozicioni gjeografik i Shqipėrisė nė Europė dhe nė Europėn Juglindore Kosova ėshtė ngjyrosur si Serbia dhe Mali i Zi, veprim ky me ngjyrime kundrakombėtare. (P.sh Bėrxholi, pėr minoritetin grek jep shifrėn 65 869, ndėrsa nė librin "Minoritetet nė Shqipėri", Tiranė 2003, pėrgatitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se: "Siē rezulton nga studimi INSTAT-it, ka njė ulje tė ndjeshme tė numrit tė minoritarėve, krahasuar me atė qė rezulton nga regjistrimi i popullsisė sė vitit 1989", etj). Konkretisht sipas tė dhėnave zyrtare, ėshtė zvogėluar numri i minoritarėve grekė, serbo-malazezė etj.

Kėtu dua tė ndalem nė dy probleme qė unė i konsideroj madhore: Sė pari nuk u muar vesh se kush e organizonte Konferencėn Ndėrkombėtare mbi atlasin nė nėntor 2003. Pse nuk morėn pjesė nė kėtė konferencė titullarėt e Universitetit dhe pedagogėt e Katedrės sė Gjeografisė (kur sipas shtypit tė shkruar nė dhjetor 2003, atlasi nė kuadėr tė njė projekti, ėshtė i Katedrės sė Gjeografisė tė UT-sė). Sė dyti kush ia jep tė drejtėn, Bėrxholi tė dalė nė emėr tė Akademisė sė Shkencave me shifra personale, nė kundėrshtim me shifrat zyrtare pėr minoritetet? Ēfarė qėndrimi ka mbajtur Akademia e Shkencave pėr shfirat e pavėrteta e tė dhėnat antishkencore nga z.Bėrxholi?

Tė gjitha tė dhėnat, studimet dhe regjistrimet e tė gjitha kohėve tregojnė se minoritetet nė Shqipėri nuk janė mė shumė se 3% dhe shifrat e dhėna nga atlasi i shėrbejnė qarqeve kundrahqiptare. Ne nuk pajtohemi me atė ē’ka shkruan Omari: "…se Akademia nuk ndėrhyn kurrė nė punėn e studiuesve". Mendojmė se Akademia duhet tė mbajė njė qėndrim dhe jo tė marrė pėrsipėr gabimet e A. Bėrxholit, i cili gjithshka shkruan mbi tė dhėnat e Atlasit etj., i ka shkruar nėn siglėn e Akademisė sė Shkencave.

Unė habitem se si autori i ka ndėrruar bindjet brenda njė viti. Nė Gjeografinė e Shqipėrisė (Tekst pėr shkollat e mesme eksperimentale), viti 2001, Prof. Dr. Arqile Bėrxholi pohon se Shqipėria ėshtė njė shtet homogjen, rreth 98% e popullsisė ėshtė e kombėsisė shqiptare. Pakicat kombėtare pėrbėjnė 2% tė popullsisė, prej tė cilave 1.8% janė minoritarė grek, 02%. janė minoritete tė tjera. Si thoni, a i duhet zėnė besė kėtij Atlasi Gjeografik tė popullsisė tė Shqipėrisė me pakica kombėtare tė mbipesėfishuara brenda dy vjetėsh?

Mė poshtė po japim disa tė dhėna pėr ROMĖT nė vendin tonė: Si rrjedhim ata nuk janė 109036 vetė siē vihet nė dukje nė atlasin gjeografik tė popullsisė, por disa herė mė pak. Nė librin "Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri, Konventa, legjislacion, raporte dhe materiale shpjeguese mbi pakicat kombėtare, botim i QSHNI, Tiranė 2004, fq.155 pohohet: "Sikurse ėshtė theksuar edhe mė lart, tė dhėna statistikore lidhur me numrin e romėve qė jetojnė nė Shqipėri, mungojnė, pasi njė regjistrim i pėrgjithshėm i tyre nuk ėshtė bėrė asnjėherė. Romėt janė bashkėsi gjuhėsore qė hyjnė nė pėrbėrjen e kombit shqiptar. Deri nė vitin 1960 romėt e Shqipėrisė bėnin jetė nomade. Kėshtu thuhet dhe nė "Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri", Tiranė 2004. Urbanizimi qė i imponoi shteti komunist shqiptar romėve bėri ta humbasin gjuhėn pjesa mė e madhe e tyre. Dihet nga tė gjithė qė gjuhėn e tyre ata nuk e shkruajnė, ata nuk kanė as edhe njė shkollė.

Nė maj tė vitit 1996 gazeta "Ditėt tona" vinte nė dukje se erdhėn disa kopje abetaresh nė gjuhėn rome nė Baltėz tė Fierit, tė dėrguara nėpėrmjet Ministrisė tė Arsimit dhe Kulturės tė Republikės sė Shqipėrisė. Abetarja titullohej "Limba Romani", dhe thuhej se do tė shpėrndahej ato ditė nė Baltėz tė Fierit. Komiteti shqiptar i Helsinkit nė "Minoriteti nė Shqipėri", viti 2003, pohon se nė kėtė fshat ėshtė hapur njė kurs pėr mėsimin e gjuhės rome. Atje shkonin jo vetėm fėmijėt romė por edhe joromė pėr tė mėsuar gjuhėn e tyre, por ėshtė pėr t'u theksuar se kjo ndodh vetėm nė Baltėz. Gjuha rome rrjedh nga grupi gjuhėsor indian i pjesės veri-perėndimore me elemente tė huazuara nga shtete tė tjera, nė tė cilat ata banonin si nomadė pėr njė farė kohe. Romėt pasi ikėn nga Hindia, vendi i parė qė qėndruan pėr njė kohė tė gjatė ishte Irani. Nė atė vend njė grup i tyre ndejti pėrgjithmonė, tė tjerėt shkuan nė Armeni e Kaukaz dhe sė fundi hynė nė perandorinė bizantine. Nė shekullin XIV njė kontigjent i madh i tyre u vendos nė Greqi, aty ata morėn mjaft emra: Gitan u quajtėn ose Gipsy (xhipsi) nga krahina greke e Peloponezit xhip (gyp) ose Egjipt i Vogėl. Nė Greqi ndejtėn njė kohė tė gjatė dhe qė andej ngadalėsisht u pėrhapėn nė Ballkan, u pėrzien me popullsinė vendase, bullgare, rumune, sllave, vllahe etj (Francoise Cozannet. "Mythes et coutumes religieuses des tsiganes")...

Romėt i quajtėn dhe ciganė duke pėrdorur emrin e njė sekti Manikejan tė ardhur nga Frigjia, tė fesė krishtere dhe me besime iraniane. Romėt janė tė shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė Europės, nė Turqinė Aziatike, nė Persi, Turkestan, Afganistan, Beluēistan, Siberi, Egjipt, nė brigjet veriore tė Afrikės dhe nė Amerikėn Veriore dhe Jugore. Ata vetė quajnė njeri-tjetrin romė, nė spanjisht gitanos, nė gjermanisht Zigenner, nė anglisht gipsies, nė frengjisht Boémiens etj. Shtojmė se romėt janė me origjinė indiane dhe se autoritetet e atėhershme vendore gabonin duke marrė pėr bazė origjinėn e tyre mitike egjiptiane. Duhet pasur parasysh se forma tė ndryshme tė romishtes (gjuhės rome) qė gjenden nė tė gjithė Europėn kanė dhe shumė fjalė nga persishtja, greqishtja moderne dhe bizantine, slavishtja dhe rumanishtja. Ekzistenca e kėtyre elementeve ėshtė konsideruar nga studiuesit si zvetėnim i njė gjuhe cigano-indiane dikur tė pastėr, origjina e tyre indiane u pėrdor nė vitin 1970 nga Kongresi Botėror i Romėve me qendėr nė Europė (Judith Okely: Ciganėt shtegtarė, The traveller Gypsies, Tiranė 1998.

Regjimi komunist nuk i la romėt tė dilnin jashtė kontrollit tė tij, tė shtegtonin nga njė krahinė nė tjetrėn. Qysh nė 1960 i urbanizoi duke i sjellė nė qytete ose ndėrmarrje bujqėsore. Nė librin "Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri" flitet dhe pėr romėt nė periudhėn e tranzicionit. Citojmė: "Me ndryshimet demokratike, shumė familje rome kanė ardhur nga qytetet dhe rrethet e tjera tė Shqipėrisė dhe janė pėrqendruar kryesisht nė periferi tė qytetit tė Tiranės. Tirana si kryeqendėr e Shqipėrisė, u afron atyre shanse mė tė mėdha, veēanėrisht pėr tregti, e cila ka qenė dhe mbetet angazhimi kryesor i romėve. Nga njė regjistrim i kryer nga shoqata Bashkimi Demokratik i Romėve tė Shqipėrisė, pėr Tiranėn jepen kėto tė dhėna, citojmė: Laprakė (St. i vjetėr i trenit), Tiranė, 271 romė; Bregu i Lumit (Rr. Siri Kodra) 222, Yzberisht 181; Kamza (Nish Tulla) 215; Lagja 10, Rruga Niko Avrami 91, Lagja Qemal Stafa, Lagja Myslym Keta 353, Selita 707, Kinostudio 668, shuma totale 2708 romė me gjithsej 2 fise rome.

Shumica i pėrket fisit rom Kallbuxhi qė kanė vendbanime nė vendin tonė nė Tiranė, Elbasan, Pogradec, Korēė, Bilisht, Gjirokastėr dhe Sarandė: gjithsej 2103 gjenden nė Tiranė nė rrethina. Ndėrsa fisi Meēkarė me vendbanime (Lushnje, Fier, Vlorė) nė Tiranė, gjithsej 605. Nga 2708 romėt e Tiranės mė 1996 vetėm 32 romė kanė gjendje shėndetėsore jo tė mirė ose 1.2 pėr qind e numrit tė pėrgjithshėm. Nė Shqipėri nuk ka diskriminim institucional ndaj bashkėsisė rome por ka dhe raste qė ende nuk janė sistemuar, si pėr shembull: 28 familjet e romėve tė Bilishtit qė Bashkia e Bilishtit i ka caktuar si vend fushimi njė kodrinė periferike ku familjet rome ndėrtuan barakat e tyre karakteristike. Eshtė pėr tė vėnė nė dukje se njė pjesė e madhe e romėve ka filluar pėrsėri tė bėj njė jetė nomade. Familje tė tėra pėr 6-7 muaj nė vit emigrojnė nė Greqi ose nė ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. (Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri).

Lind pyetja si kanė mundur t'i regjistrojnė kėta romė nomadė autorėt e atlasit gjeografik tė popullsisė sė Shqipėrisė? Tė mos harrojmė se nomadizmi i romėve vazhdon edhe me lagje. Nė bashkėsinė rome tė Zinxhirajve nė periferi tė Gjirokastrės, fėmijėt mungojnė nga shkolla, sepse siē na bėn tė ditur Qendra Europiane e tė Drejtave tė Romėve (ERRC), ēdo vit nga prilli nė tetor e gjithė bashkėsia largohet pėr nė Greqi pėr punė sezonale: vjelje domatesh dhe portokallesh, (Raporti i ERRC, "Raport mbi vendin", Nr. 5, Korrik 1997); mė tej vijojmė: romėt janė integruar plotėsisht nė emigracionin shqiptar, veēanėrisht pėr romėt e jugut tė vendit tone emigrimi sezonal ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e jetės sė tyre. Nė Shqipėri ekziston njė Kompani e njohur e importit tė kėpucėve dhe rrobave me pronarė romė me aktivitet nė tė gjithė vendin, e cila quhet "Firma gabi" ose "Firma intelektuale" meqė intelektualėt qė kanė paga tė ulėta pėrbėjnė klientelėn bazė tė saj. Me tė padrejtė "Njė rast i panjohur, Romėt nė Shqipėri, Korrik 1997", pohohet: "ERRC (European Roma Rights Center) ka zgjedhur t'i konsiderojė romėt dhe egjiptianėt, pėr qėllimet e kėij studimi, si njė minoritet tė ndarė nė komponentin e asimiluar dhe tė pasimiluar.

Kjo ndarje nuk duhet parė si njė pozicion nė lidhje me vendin(et) pėrkatės(e) tė origjinės sė sejcilit grup dhe as si njė koment mbi kulturėn(at) e egjiptianėve dhe romėve. Sidoqoftė, tė marrė sėbashku, romėt dhe egjiptianėt pėrfaqėsojnė "minoritetin arixhi" tipik pėr shoqėritė e tjera tė Europės Lindore dhe tė Ballkanit." Me kėto lojra fjalėsh nė librin e sipėrcituar nxjerrim se nė Shqipėri banojnė 120000 romė (arixhinj). Kėto shifra tė trilluara ERRC (Qendra Europiane e tė Drejtave tė Romėve) i shpėrndan nėpėr botė. Kryetari i Partisė PBDNJ, Vasil Melo, nė njė intervistė tė dhėnė ERRC mė 28 janar 1996 thekson: "Romėt kanė pak kėrkesa. Ata mbahen tek tradita e tyre. Ata nuk pretendojnė tė studiojnė gjuhėn e tyre tė nėnės nė shkolla dhe nuk insistojnė pėr tė drejtat e tyre". Nė tė vėrtetė, romėt janė pėr mė tepėr njė bashkėsi kulturore, ndėrsa egjiptianėt janė integruar nė popullin shqiptar dhe janė asimiluar plotėsisht prej tij, kurse romėt kanė zhargone, por nuk kanė gjuhė tė rregullt.

PAKICAT KOMBĖTARE SLLAVE

Nė librin "Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri" thuhet se pakica kombėtare malazeze pėrbėhet prej 2000 vetash. Ajo ka ruajtur kompaktėsinė e vet si pakicė kombėtare: gjuhėn, kulturėn, fenė, traditat e shtetit amė etj. Pas 1990, pakica malazeze u largua pothuajse krejtėsisht nė Mal tė Zi, nė vende tė tjera tė Europės Perėndimore, SHBA dhe Kanada. Sot nga dymijė tė larguar janė kthyer vetėm 600 prej tyre. Pyesim qendrėn e tė drejtave tė njeriut a mund tė quhen kėta pakicė kombėtare, kur ata nuk kapin shifrėn njėmijė banorė, nuk janė autoktonė, madje ata janė dhe me origjinė emigranti ekonomik. Kurse pakica kombėtare maqedonase sipas librit tė sipėrpėrmendur numėron 4878 banorė. Pas viteve '90, nė zonėn e Prespės nuk ka patur lėvizje tė mėdha siē ka pasur nė zonat e tjera ku banojnė pakicat kombėtare nė Shqipėri (Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri, Tiranė, 2004).

PAKICA KOMBĖTARE GREKE

Nė librin e sipėrpėrmendur pohohet se nė Sarandė dhe Delvinė, sipas regjistrimit tė Pėrgjithshėm tė popullsisė dhe tė banesave tė vitit 1989, numėroheshin 36 531 minoritarė tė pakicės kombėtare greke kurse nė qytetin e Sarandės 7500 banorė tė kėsaj pakice. Po t'i referohemi statistikės zyrtare tė vitit 1989, Saranda qytet ka 4139 banorė minoritarė tė pakicės greke; Delvina qytet 1949; Konispoli qytet 29; shuma e pėrgjithshme 6117 minoritarė grekė. Kėshtu qė shifra pėr pakicėn kombėtare greke tė Sarandės-qytet ėshtė e dyfishuar (Pakicat dhe mbrojtja e tė drejtave tė tyre nė Shqipėri. Tiranė 2004). Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se: "Gjatė vitit 2002, Instituti i Statistikave (INSTAT) ka bėrė njė studim pėr minoritetet, bazuar nė tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė dhe tė banesave nė vitin 2001, si edhe nė anketėn LSMS (Living Standard Measurement Survey), realizuar me ndihmėn e Bankės Botėrore; ka njė ulje tė ndjeshme tė numrit tė minoritarėve grekė krahasuar me regjistrimin e popullsisė tė vitit 1989.

Pėr tė dhėnė njė ide tė largimit tė minoritarėve grekė nga vendbanimet e tyre, t'u referohemi disa tė dhėnave statistikore nga burime zyrtare tė qarkut tė Gjirokastrės, sipas tė cilave rezulton se psh nė Dropullin e Sipėrm janė tė regjistruar 9800 banorė, por 6300 prej tyre janė larguar nė emigracion, nė Dropullin e Poshtėm janė regjistreuar 8912 vetė, nga tė cilėt, aktualisht 5612 vetė jetojnė dhe punojnė nė Greqi; nė Dhivėr (Sarandė), ku nga 12 fshatra, 11 janė minoritarė, figurojnė tė regjistruar 6000 banorė, por, aktualisht, kanė mbeur 1500-2000 banorė, nė Aliko (Sarandė), me 11 fshatra minoritare, nga 8200 banorė tė regjistruar, aktualisht jetojnė 2000 vetė; nė komunėn e Mesopotanit (Delvinė), nga 5500 banorė tė regjistruar, efektivisht ka 3000 banorė. (Minoriteti nė Shqipėri, Tiranė 2003, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, 2003).

Shtojmė se nė qytetet e Gjirokastrės e tė Sarandės kishte shumė pak minoritarė deri mė 1945, pėr arsye se ata banonin kryesisht nė fshatrat e tyre. Qyteti qė kish mė shumė minoritarė tė kombėsisė greke nė vitin 1945 ishte qyteti i Gjirokastrės qė kishte gjithsej 219 minoritarė tė kombėsisė greke. Citojmė sasinė e tyre tė ndarė sipas lagjeve tė kryeqyteteve: "Dunavat I, Dunavat II, Dervish bej, Manalat I, nė lagjet e sipėrcituara nuk ka asnjė minoritarė tė kombėsisė greke; kurse nė lagjet Hazmurat 5, Manalat II 1, Mexhite 15, Palorto 37, Pllaka 1, Pazar i Vjetėr 1, Teqe 88, Varosh 71. (AQSH, Regjistrimi i popullsisė pėr prefekturėn e Gjirokastrės, viti 1945). Sipas Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, sot nė gjimnazin e Sarandės vazhdojnė programin mėsimor 70 nxėnės minoritarė. Vihet re se popullsia minoritare ėshtė pakėsuar mjaft nė krahasimn me vitin 1989.

Nga tė dhėnat KSHH (Komitetit Shqiptar tė Helsinkit) nė Komunėn e Dhivrit raporti mėsues/nxėnės ėshtė 1:3. Shteti shqiptar nė kėto shkolla kryen shpenzimet tė mėdha: Nė fshatin Hardhasovė shkolla funksionon me dy nxėnės, ndėrsa nė fshatin Dhrovian vetėm me 1 nxėnės. Nė rrethin e Gjirokastrės nė shkollat minoritare raporti mėsues-nxėnės ėshtė 1 mėsues pėr 5-6 nxėnės. Me kėto shifra pėr shpenzimet nė arsim ne kalojmė edhe Zvicrėn. Minoriteti grek disponon 5 gazeta: "Laiko Vima", "Dhiqeoma", "I Fonitis Omonias, "Dhris", "Provoli". Ligji shqiptar u garanton minoriteteve kombėtare liri nė median elektronike. Nė librin e sipėrcituar thuhet se pėrfaqėsues tė minoritetit kėrkuan qė shteti shqiptar, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe e sporteve t'i krijojė kushte tė nevojshme pėr veprimtari kulturore dhe aktivitete qė forcojnė kontakte ndėretnike dhe ato tė minoritetit me Greqinė.

Pra, neni 20 i Kushtetutės sonė pėr pakicat kombėtare ėshtė zbatuar fjalė pėr fjalė, ndėrsa pėr arvanitėt (arbėrorėt) Greqia mohon ekzistencėn e tyre. Ata janė mė se 2 milionė. Contact Bulletin i Komisionit tė Komunitetit Europian, nr. 3, 1991, nė faqen 13 shkruan pėr arbėrorėt: "Numri i tyre arrin deri nė 400’000". Eshtė e padrejtė qė shteti ynė e veēanėrisht Komiteti i Helsinkit nuk interesohet fare pėr ta. Shteti ynė duhet tė interesohet pėr vėllezėrit tanė nė Greqi qė ata tė shprehin lirisht pėrkatėsinė etnike kulturore fetare e gjuhėsore, tė mėsojnė gjuhėn e tyre, tė kenė organizata e shoqata dhe kontakte me atdheun mėmė nė tė gjitha fushat.

VLLEHĖT
Nė librin "Minoritetet etnike nė Europėn Qendrore nė Ballkan", studime dhe dokumente, Paris 1946. (Instituti Kombėtar i Statistikės dhe i Studimeve Ekonomike) pohon se Aromunėt nė Shqipėri janė 10000-20000 vetė. Kurse Dh.Hasiotis nė "Studime mbi Epirin" Athinė 1887, shkruan se nė Epirin e Ri dhe tė Vjetėr gjenden 30000 barinj (Vlleh) grekofilė Winnifrith nė "The Vlachs", London 1996, Shkruan: "Rritja e shtetit kombėtar monolit dhe pėrmirėsimi i komunikacionit i kanė dobėsuar shanset qė gjuha vllahe tė mbijetojė mė gjatė"; mė tej ai vijon: "Tipari dallues i vllehėve dhe tipari qė zgjon interes pėr historianin nuk ėshtė raca e tyre, as feja e tyre, as kultura e tyre, as dhe ndėrgjegja e tyre e njė identiteti tė veēuar, por gjuha e tyre. Duke lėnė mėnjanė dygjuhėsinė dhe n.q.s. marrim si kriter pėr pėrcaktimin e vllahishtfolėsve, pėrdorimin e rregullt tė vllahishtes nė shtėpi, njė vlerėsim bruto prej 50’000 vllahisht-folėsish, 30’000 nė Greqi dhe 20’000 nė katėr vendet e tjera ballkanike, nuk do tė ishte e pasaktė".

Origjina rumune e vllehėve mbėshtetet edhe nga antropollogu mė famė botėrore E. Pittard, i cili vė nė dukje se: "Por ka gjithashtu rumunė mjaft larg, jashė mbretėrisė rumune; pikėrisht kucovllehtė (maqedonarumunė), vllehtė ēalamanė, etj), grupe mė shumicė nė vargmalet e Rodopit dhe tė Pindit dhe qė akoma takohen nė vende tė tjera tė Ballkanit Jugperėndimor, si dhe grupi i vogėl i rumunėve tė Istries. Nė "Calendario Atlante de Agostini 2003" termi arumun nuk ekziston atje, gjendet vetėm termi romeni, i cili ėshtė si vijon: Jugoslavi romeni 1.4%, tė mos harrojmė se Jugosllavia gjinden nė kufi me Rumaninė dhe nė Maqedoni romeni 1.7% (sipas regjistrimit tė vitit 2003 nėn vėzhgimin e OKB), kurse nė Sloveni, Kroaci, Greqi e Bulgari nuk ka tė shėnuar nė grupet etnike termin rumunė, pa lere pastaj arumunė jo e jo!

Tė bėn pėrshtypje shkrimi: A dini tė vėrtetėn mbi arumunėt e Shqipėrisė? (Fratia, maj 2003) ku thuhet se etnia arumune mori pjesė aktive nė LANĒ dhe i dha asaj 15 dėshmorė, qė pėrfshihen nė 28000 dėshmorėt qė kanė rėnė gjatė okupacionit nazifashist. Patjetėr qė ky kontribut ka qenė i madh, po ta lemė gjoksin rehat se u bė grope! Fjala etni ėshtė pėrdorur gabim, nė kėtė artikull. I kujtojmė artikullshkruesve se tiparet pėrbėrėse tė etnisė janė tė shumtė. R.Breton merr si elemente kryesore tė etnisė dhjetė prej tyre qė i takojnė qytetėrimit bashkėkohor. Kėta janė: gjuha, raca, demografia, territori, ekonomia, klasat, kultura, rrjeti urban, metropoli dhe institucionet politike. Kėto elemente iu mungojnė vllehėve nė vendin tonė. P. Mersier pohon se etnia ėshtė njė grup i mbyllur qė e ka prejardhjen nga njė stėrgjysh i pėrbashkėt ose e thėnė nė pėrgjithėsi, qė ka tė njėjtėn origjinė, qė zotėron njė kulturė homogjene dhe qė flet njė gjuhė tė pėrbashkėt. Ajo ėshtė gjithashtu njė unitet i rendit politik. Pra, zotėrinj, N. Mullisi dhe M. Hobdari, etni nuk mund tė quhen aromunėt.

Edhe KSHH vėrejti tek vllehėt statusin e pakicės gjuhėsore. Nė Divjakė mėsimet e gjuhės aromune, na bėnte tė ditur KSHH, kryhen 2 orė mė parė, nė dy grupe: njė fillestar qė shfrytėzon abetaren e botuar tė rumanishtes dhe tjetri i pėrparuar nė nivelin e ciklit tė ulėt qė pėrdor libra tė kėsaj shkalle. Shkolla nė tetor tė vitit 2004 mbush 5 vjet, 28 prej nxėnėsve tė kėsaj shkolle vazhdojnė arsimin e mesėm e tė lartė nė Rumani, kėshtu qė po tė llogarisim se sa vllehė studiojnė nė Rumani, shohim se ata kapin afėrsisht numrin 850. Ata i arsimon shteti rumun. Nė Greqi nuk janė tė paktė ata qė janė shkruar vllahohelen, duke u nisur, siē thotė gazeta "Fratia" e 3 prill 2003, nga interesa tė ēastit, ekonomike ose premtime pėr pėrfitime qė mund tė kenė nė tė ardhmen. Lind pyetja: pse krerėt e shoqatave tė vllehėve kėrkojnė tė drejta nė fushėn e arsimit, kulturės dhe nuk kėrkojnė tė hapet qoftė dhe njė shkollė fillore nė gjuhėn aromune dhe aty tė ēojnė fėmijėt, nipėrit dhe mbesat e tyre? Pėrse bien kėto daulle? Pėrse bėhet e gjithė kjo zhurmė? Ndėrsa ata dhe fėmijėt e tyre nuk dine qoftė dhe njė fjalė arumanisht. Pse vetė ata nė dasmė e nė vdekje kėndojnė edhe qajnė shqip? Pėrsa i pėrket shėnimit nė arkivat e gjendjes civile se te zėri "kombėsia" ėshtė shėnuar "arumun", kjo nuk ėshtė e vėrtetė siē bėn tė ditur gazeta "Fratia", prill 2003, se nuk ėshtė shėnuar mė parė dhe as shėnohet dhe sot pakica etnike, por shėnohen vetėm minoritetet kombėtare.

Eshtė qėllimkeq botimi i njė pjese tė marrė nga libri "Macedoromanii (Etnografie, istorie, limba) tė autorit Th.Capidan ku kritikohen me tė padrejtė myslimanėt shqiptarė. Ky autor rumun kėrkon tė provokojė grindje fetare midis myslimanėve dhe tė krishterėve. Citojmė atė: "Kush i ka njohur shqiptarėt nė shtėpitė e tyre, duhet tė pranojnė qė ata njerėz, tė cilėt ngelen besimtarė tė krishterė janė njerėz tė ndershėm dhe punėtorė, tė tjerėt, tė cilėt pėrqafuan dhe kaluan nė fenė myslimane, disa nga ata janė pėrtacė dhe mendjemėdhenj dhe nė tė kaluar janė pasuruar nė sajė tė grabitjeve. Turqit janė tolerantė dhe nuk trazonin fenė e krishtere. Shqiptarėt e turqizuar, tė cilėt arrinin deri afėr Maqedonisė ishin frika e tė krishterėve" (Fratia, gusht 2003).

Sherif DELVINA, Historian, Mėsues i Popullit
Gazeta Shqiptare, 12-05-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.