Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēkull dhėmbin, tė tė shėndoshet koka
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 72 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Histori :: Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeēare
Postuar nga: Albo

Histori Ministria e Kulturės tė financojė enciklopedinė mė tė hershme pėr shqiptarėt, “Illyricum Sacrum”, tė Farlatit

“Illyricum Sacrum” ėshtė njė vepėr enciklopedike me 5500 faqe, e ndarė nė nėntė vėllime. Nė tė flitet pėr historinė e ilirėve, domethėnė pėr historinė e shqiptarėve qė kanė jetuar nė faqen perėndimore tė Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” pėrmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime tė shumta pėr tė parėt tanė, tė cilat nuk gjenden askund veē nė kėtė vepėr tė madhe. Sipas prof. Aleksandėr Stipēeviē, vepra “Illyricum Sacrum” ėshtė njė arritje kapitale e historisė evropiane. Ajo ka rėndėsi tė dorės sė parė si burim tė dhėnash pėr historinė mesjetare tė Ballkanit Perėndimor. Vėllimi i parė ka dalė nė vitin 1751, kurse i fundit nė vitin 1909. Shtatė vėllimet e para janė pėrgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vėllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

Dokumentet e arkivit zbardhin materialin e ēmuar historik qindravjeēar, me rreth 5500 faqe, qė do tė publikohet sė shpejti

Treqind e dy vjet mė parė, nė vitin 1702, Papa Klementi XI i drejtohet ipeshkėvit tė Tivarit, imzot Vinēenc Zvajevikut: “Dėshiroj tė pėrmbushėsh njė vizitė pastorale nė trojet e Arbnisė. Tė shkosh atje dhe tė shikosh nga afėr kryeipeshkėvitė, ipeshkvitė, dioqezat dhe famullitė.

Pasi tė keni bėrė kėtė punė dua nga ju njė raport tė hollėsishėm pėr gjendjen e kishave tė Arbnisė dhe tė besimtarėve… dhe mė nė fund dua tė di, a e pėrdor ai popull gjuhėn e vet, tė folmen arbneshe?”

Duke i shkruar ipeshkėvit tė Tivarit, Papa Klementi XI, qė quhej ndryshe edhe Papa Albani, pėr shkak tė origjinės shqiptare, kėrkonte gjallėrimin e jetės katolike nė Shqipėri, si dhe ruajtjen e gjuhės sė kėtij vendi. Sipas Klementit XI, shqiptarėt ishin tė vendosur nė ruajtjen e traditave tė tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari qė kishte kuptuar se shqiptarizimi i kishės katolike ishte mjeti mė i mirė pėr tė ruajtur fenė dhe kombin nė kėtė vend qė kėrcėnohej gjithnjė e mė shumė nga dyndjet osmane.

Duke iu pėrgjigjur letrės sė Atit tė shenjtė, kryeipeshkėvi i Tivarit, Vinēec Zmajevik, kalon qytet mė qytet e katund mė katund duke plotėsuar me pėrkushtim tė thellė urdhrin e shenjtė tė Papės. Pas ekspeditės nė Arbni, ai i shkruan Papės: “… ju solla dheut rreth e rreth, gjithėmbarė e pashė vuajtje shumė o Atė i shenjtė. Qytetet e lulėzuara ishin vėnė nėn haraē, pashė kala tė rrėnuara, forcėn tonė tė prishur, e kisha tė pėrlyera. Pashė pleq tė vuajtur, meshtarė duke qarė, barinj tė travajur, murtajėn qė bėnte kėrdinė. Zemra ime, bashkuar me mjerimin e popullit tim, donte tė mė ndahej copa.”

Nė fund, ipeshkėvi i Tivarit e mbyll kėshtu letrėn e tij: “Konstatimet e mia do tė ishin tė pavlera sikur tė mos ndėrmerreshin hapa tė menjėhershėm pėr t’i ardhur nė ndihmė popullit tė Arbnisė qė ėshtė, nė tė njėjtėn kohė, edhe populli juaj o Atė i Shenjtė!”

Pas kėtij letėrkėmbimi Papa Klementi XI vendosi qė nė Mėrēi tė Lezhės mė 14 e 15 janar, 1703 tė mbahej kuvendi i Arbnit. Me vendim tė Papa Klementit XI u themelua kolegji pėr arbėreshėt e Italisė nė Shėn Mitėr Koronė. Ai dha 4000 skude pėr njė vend tė pėrhershėm nė Kolegjin Urban tė Propagandės Fide nė Romė, vend i cili do tė mbahej nga njė shqiptar. Me iniciativėn e tij u hap katedra e gjuhės shqipe nė Romė. Sipas Papa Klementit XI, rimėkėmbja e Arbnisė, domethėnė ringritja e ndėrgjegjes kombėtare mund tė vinte duke ruajtur gjuhėn, fenė dhe historinė e tė parėve. Sipas Papės, kėto ishin simbole tė unitetit kombėtar.

Ashtu si nė vitin 1702, dhjetė vjet mė vonė, Papa Klementi XI i drejtohet pėr bashkėpunim njė intelektuali, studiuesi dhe historiani, z. Daniele Farlati, pėr tė ndėrmarrė njė ekspeditė tė gjerė nėpėr dheun e tė parėve tė tij, nėpėr Iliri. Kėshtu nisi puna pėr korpusin “Illyricum Sacrum”, tė cilit Daniele Farlati do t’i kushtonte gjithė jetėn e tij.

Farlati, njė ilirolog i hershėm

Me kėtė vepėr Farlati bėhet njė nga personalitetet mė tė mėdha tė ilirologjisė. Ai ėshtė mė i madhi, pėrfaqėsuesi mė dinjitoz qė njohim deri mė sot.

Nuk ka ilirolog tjetėr qė mund tė konkurrojė me tė pėr periudhėn antike, deri nė Mesjetė. Me dokumente dhe fakte ai argumenton prejardhjen tonė shumė e shumė kohė para se tė vinin sllavėt nė Ballkan. Ai davarit mjegullat shekullore e saktėson kohėn ilire, helene, romake dhe bizantine. Ai dhe vetėm ai, paraqet themelet e ndėrlikuara mbi tė cilat u ngrit shteti ilir dhe jeta e paraardhėsve tanė. Pėr tė kryer studime tė tilla nuk ėshtė e lehtė. Duhet shumė kohė, shumė dije, dokumente e dėshmi qė mund t’i gjesh pas njė hulumtimi tė gjatė e nė vende tė ndryshme. Burimet e informacionit janė gati tė paarritshme. Por edhe kur i gjen, nuk ėshtė e lehtė t’i deshifrosh. Mendoni se ē’punė kolosale i ėshtė dashur Farlatit pėr tė ndėrtuar pa asnjė tė metė mozaikun e ilirėve qė jetonin nė faqen perėndimore tė Ballkanit. Nėse historiografisė sonė i heqim Farlatin, atėherė prejardhja jonė do tė ishte e dyshimtė, e mangėt, e cunguar. Tė dhėna pėr kėtė periudhė kanė paraqitur edhe studiues tė tjerė, por roli dhe saktėsia e Farlatit janė tė padiskutueshme. Tė gjithė ata qė duan tė flasin pėr ilirėt dhe historinė e shqiptarėve, patjetėr duhet tė mbėshteten e tė citojnė Daniele Farlatin. Ai ėshtė institucion. Ai pėrfaqėson bankėn mė tė madhe tė tė dhėnave pėr Ilirinė.

Nė Shqipėri tri nga shtatė vėllimet e Daniele Farlatit
Sot pėr sot, nė Shqipėri gjenden tri vėllime tė Daniele Farlatit, njė vėllim qė ndodhet nė AQSH, njė vėllim nė Bibliotekėn Kombėtare, dhe njė vėllim qė gjendet nė Shkodėr. Vėllimet e tjera nuk i kemi. Ato gjenden nė Vatikan, nė Venedik, nė Kroaci, nė Muzeun e Vjenės etj. Edhe nė kėto vende, kopjet e “Illyricum Sacrum” janė tė rralla. Me njė iniciativė tė marrė nga shtėpia botuese “ARBI” nė Prishtinė, ashtu siē u veprua me “Acta et Diplomata res Albanie mediae a etatis ilustrantia” tė Shuflait, pritet tė veprohet edhe me nėntė vėllimet e Farlatit e Coletit pėr “Illyricum Sacrum”. Pėr kėtė korpus qė i kalon tė 5500 faqet, do tė kontribuojė Ministria e Kulturės sė Kroacisė dhe Ministria e Kulturės sė Kosovės. Natyrisht, Ministria e Kulturės sė Unionit Serbi – Mali i Zi as qė mendohet tė kontribuojė. Po kėshtu, edhe Ministria e Kulturės sė Maqedonisė, pasi nė kėtė vepėr flitet pėr Shkupin ilirik tė banuar nga shqiptarėt. Kontribut nuk mund tė japė as Ministria e Kulturės sė Greqisė, sepse nė “Illyricum Sacrum”, flitet pėr njė tė tretėn e Greqisė tė banuar nga iliro-shqiptarėt.

Ja nėntė vėllimet e “Illyricum Sacrum”

Nga Volumi i parė deri tek i nėnti janė dashur 150 vjet punė e palodhur pėr tė krijuar kėtė korpus, qė flet jo vetėm pėr prejardhjen e shqiptarėve, por edhe pėr historinė e ilirėve qė jetonin nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit.

Autor i vetėm pėr shtatė volumet e para tė kėtij korpusi ėshtė Daniele Farlati. Pas vdekjes sė tij, Jakobo Koleti, pėrfundoi volumin e tetė e tė nėntė tė “Illyricum Sacrum”. Formati i faqeve tė kėtij korpusi ėshtė sa ai i revistave tė sotme, 38 X 25 cm. Pėr botimin e ri nga “ARBI” L.t.d, Prishtinė, njė ndihmesė tė madhe ka dhėnė Drejtoria e Pėrgjithsme e Arkivave tė Shqipėrisė. Sipas z. Sinani, DPA, ka krijuar tė gjitha lehtėsitė e komunikimit me tė gjitha institucionet qė ka marrėveshje dypalėshe e qė zotėrojnė tė nėntė vėllimet origjinale tė “Illyricum Sacrum”. Pikėrisht kėto kopje do tė shėrbejnė si matricė e pastėr pėr botimin fototipik. Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shqipėrisė ka ndihmuar gjithashtu nė pėrpunimin e lėndės, duke shfrytėzuar nė mėnyrė tė frytshme marrėveshjet dypalėshe. Ajo ka afruar dhe ka nxitur bashkėpunėtorėt e saj mė tė ngushtė jashtė Shqipėrisė pėr kėrkime nė bibliotekat dhe arkivat e Vatikanit, Venedikut, Firences, Zagrebit, Dubrovnikut, Cetinjės etj., etj. Tani Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shqipėrisė po nxit institucionet shqiptare pėr t’u bėrė palė nė botimin e kėsaj vepre monumentale.

Projekti pėr financimin e botimit tė “Illyricum Sacrum”

Tė parėt dhe tė fundit qė duhet tė kontribuonin pėr botimin luksoz e voluminoz tė “Illyricum Sacrum” ėshtė Ministria e Kulturės sė Shqipėrisė. “Deri tani, thotė drejtori i pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė, prof.dr.Shaban Sinani, AQSH-ja ka njė praktikė tė tėrė me Ministrinė e Kulturės. E kemi vėnė nė dijeni pėr kėtė projekt, si dhe punėn e bėrė deri tani. Ne si arkiv, kemi dhėnė gjithė ndihmesėn tonė pėr kėtė vepėr. Kemi vėnė nė dispozicion tė shtėpisė botuese “ARBI” ēdo informacion. Kemi shfrytėzuar gjithė bashkėpunėtorėt tanė jashtė shtetit, si dhe lidhjet tona zyrtare me Arkivin e Vatikanit, tė Venedikut, Firences e Kroacisė pėr botimin e plotė tė “Illyricum Sacrum”. E gjithė kjo punė ėshtė shumė pozitive, por nuk ėshtė e plotė. Botimi luksoz me format origjinal dhe lidhje speciale, me harta, skica e ilustrime origjinale ka njė kosto tė lartė. Pėr tė qenė bashkėbotues duhet kontribuar”. Pas kėtij financimi Shqipėria ka tė drejtė tė marrė edhe kopjet e domosdoshme, jo njė e dy, por aq sa do tė derdhė buxhet. Nė tė kundėrt, shtėpia botuese, duke ruajtur etikėn dhe protokollin, do t’i dėrgojė Tiranės zyrtare, ndoshta njė ose dy kopje, e shumta tri, asnjė mė shumė. Tri kopje janė fare pak edhe pėr njė institucion tė vetėm, siē ėshtė Biblioteka Kombėtare. Asnjė historian shqiptar, nuk i ka parė deri mė sot tė nėntė vėllimet e “Illyricum Sacrum”. Ata mund tė kenė parė e mund tė kenė lexuar njė vėllim, atė qė gjendet nė Bibliotekėn Kombėtare, por asnjėherė nuk i kanė parė tė nėntė vėllimet e Farlatit. Ky ėshtė rasti mė i mirė qė jo vetėm historianėt, por edhe studiuesit, intelektualėt, akademikėt e tė tjerė t’i kenė mė nė fund tė nėntė vėllimet e Farlatit. Ėshtė njė rast i mirė qė edhe presidenti i Republikės, kryeministri, ministri i Kulturės etj. tė kenė disa kopje nė institucionin e tyre, nė mėnyrė qė protokolli, sipas rastit, tė ketė ē’tu dhurojė tė huajve. A do tė financojė Ministria e Kulturės pėr kėtė vepėr?

Vėshtirė tė thuash po, pasi nė atė institucion ndoshta, ende nuk ia dinė vlerėn. Kur mendon se kjo ministri ka financuar Miss-e, koncerte e parada mode, thua se patjetėr do e financojė edhe kėtė vepėr. Mirėpo, deri tani askush nuk e ka pohuar njė gjė tė tillė. ndoshta nė Prishtinė shumė shpejt “Illyricum Sacrum” do ta shohė dritėn e botimit, e nė Shqipėri, askush nuk do ta marrė vesh. Nė Kroaci, pėr shembull, tė gjitha kopjet e destinuara pėr kėtė vend janė blerė nga njė shtėpi botuese. Por kontributin dhe ndihmėn qė ka dhėnė DPA, shtėpia botuese “ARBI” ėshtė e gatshme ta pranojė si bashkėbotuese, por ajo nuk mund ta bėjė njė gjė tė tillė, nėse qeveria shqiptare nuk kontribuon me njė buxhet qoftė edhe modest. Preventivi i njė vepre tė tillė monumentale ėshtė mjaft i rėnduar. Kontributi i institucioneve shqiptare mund tė bėhet, edhe duke porositur, psh., njėqind kopje pėr tė nėntė vėllimet. Ato mund tė pėrdoren nga kryeministri, nga Ministria e Kulturės, nga Ministria e Jashtme, nga Akademia e Shkencave dhe nga Biblioteka Kombėtare. Nėse qeveria shqiptare nuk kontribuon me buxhet, atėherė shtėpia botuese nė Prishtinė, nuk do tė pranojė asnjė institucion si bashkėbotues, qoftė ky edhe Arkivi i Shtetit qė, faktikisht, ka kontribuar pėr plotėsimin e kėsaj vepre.

“Ne, deklaron Shaban Sinani, do tė kishim shumė dėshirė qė emri i DPA-sė, pra emri i njė institucioni shqiptar tė njihej si bashkėbotues. “Illyricum Sacrum” pėrfaqėson monumentin mė tė rėndėsishėm tė burimologjisė sė historisė tė vendit tonė, nga Antikiteti deri nė Mesjetė. Njė vepėr e tillė konkurron ēdo arkiv institucional.



Flet prof.dr. Shaban Sinani, drejtori i pėrgjithshėm i Arkivave

"Arkivi i Kosovės ėshtė prioritet i pandryshueshėm"

Nė mėnyrė solemne, nė prani tė pėrfaqėsuesve tė arkivit slloven, kroat, turk, maqedonas e boshnjak, u nėnshkrua nė Prishtinė marrėveshja midis arkivit shqiptar dhe Arkivit tė Kosovės. Kjo ėshtė marrėveshja e dytė midis dy arkivave. AQSH-ja ka qenė i pranishėm nė Kosovė menjėherė pas hyrjes sė trupave tė NATO-s nė kėtė vend. Arkivi i Shtetit Shqiptar ka qenė ndėr institucionet e para qė ka nėnshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi midis dy institucioneve.

Zoti Sinani, ē’pėrfaqėson marrėveshja e dytė krahasuar me ato tė periudhave tė mėparshme?

Shumė mė tepėr! Edhe mė parė, ne kemi bashkėpunuar intensivisht me Arkivin e Kosovės. Pėr shembull, ēdo ekspozitė dokumentare qė ėshtė hapur nė Tiranė, ėshtė hapur edhe nė Prishtinė. Kurset e kualifikimit pėr arkivistėt e rinj tė Kosovės, kanė qenė, ose tė pėrbashkėt, ose specialistėt tanė kanė shkuar nė Prishtinė. Marrėveshja e re ka pretendime tė mėdha. AQSH-ja ka marrė kėshtu, tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr t’iu ndodhur pranė Arkivit tė Kosovės. Kjo do tė thotė se ndihma ndaj Arkivit tė Kosovės do tė mbetet prioriteti ynė. Dokumentet e arkivit shqiptar fillojnė qė nga shekulli VI kurse dokumentet e Arkivit tė Kosovės janė grabitur qysh nė vitn 1989. Ato janė ēuar tė gjitha nė Beograd. Njė gjė e tillė ka ndodhur edhe me arkivat e Sllovenisė, Kroacisė e Bosnjės. Ju s’keni si ta dini, por nga Arkivi i Kosovės janė grabitur edhe regjistrat e gjendjes civile, regjistrat demografikė, regjistrat e pronave etj., etj. Mendoni se ē’telash i madh i hapet shoqėrisė dhe ekonomisė sė atij vendi. Arkivat e ish-federatės jugosllave janė nė proces gjyqėsor pėr ndarjen e pasurisė arkivore. Arkivi i Kosovės nuk mund tė hapė ende njė proces gjyqėsor pėr kėtė qėllim, pasi nuk janė pėrcaktuar raportet midis Prishtinės dhe Beogradit. Pėr tė gjitha kėto arsye, si dhe pėr faktin qė arkivistėt e Prishtinės janė nė hapat e para, ndihma ndaj kėtij arkivi do tė mbetet prioriteti ynė.

Ē’parashikon marrėveshja e re?

Marrėveshja e re pėrmban shkėmbim literature profesionale, shkėmbim informacioni pėr fonde me interes tė pėrbashkėt, shėrbim me fotokopje falas, shkėmbim burimesh qė sigurohen nga arkiva tė treta, shkėmbim specialistėsh, njėsim terminologjie etj. Marrėveshja e re pėrmban gjithashtu projekte pėr tė rritur praninė e publikut nė tė dy arkivat, ekspozita, botime dhe promovime. Kuptohet qė tė gjitha kėto do tė jenė nė radhė tė parė pėrgjegjėsi tė AQSH-sė, pasi, tani pėr tani, dihen mundėsitė modeste qė ka Arkivi i Kosovės. Kjo nėnkupton edhe angazhimin e AQSH-sė nė planin ndėrkombėtar, nė dobi tė Arkivit tė Kosovės.



Ja korpusi “Illyricum Sacrum”

1751 Venedik Vėllimi I Autor Daniele Farlati
1753 Venedik Vėllimi II Autor Daniele Farlati
1765 Venedik Vėllimi III Autor Daniele Farlati
1769 Venedik Vėllimi IV Autor Daniele Farlati
1775 Venedik Vėllimi V Autor Daniele Farlati
1800 Venedik Vėllimi VI Autor Daniele Farlati
1817 Venedik Vėllimii VII Autor Daniele Farlati
1819 Venedik Vėllimi VIII Autor Jacobo Koleti
1909 Split Vėllimi IX Autor Jacobo Koleti


Pergatiti Fiqiri Sejdiaj


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.