Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Te duash burrin tend, eshte si te paguash nje furnitor. Por te duash te dashurin eshte sikur t`u japesh te varferve.
--- Paul Jean Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Kulture :: Shpėrblimi i papritur i Shqipėrisė
Postuar nga: Albo

Kulture Artikulli nė vazhdim kushtuar Shqipėrisė, ėshtė pėrkthyer nga numri i djeshėm (e shtunė, 1 Maj, 2004) i gazetės New York Times, nėntema Travel (Udhėtime).

Fjala e parė qė njė vizitor nė Shqipėri mėson ka mundėsi tė jetė “lavazh”. Kjo kupton “larje makinash”. Dhe nė rrugėtimin prej Aeroportit Ndėrkombėtar Mother Teresa nė zemėr tė qytetit, rreth 15 milje, ēdo turist do ta shohė atė disa dhjetra herė, pikturuar me dorė nė ballin e njė shtėpie apo bėrė profesionalisht nė ballin e njė biznesi tė qėndrueshėm.
Nė fakt, larja e makinave duket tė jetė biznesi firmė i Shqipėrisė, befasuese kjo pėr njė vend sa Merilandi ku automobilat privatė ishin tė ndaluar deri nė 1991. Por nuk ėshtė mė shumė befasuese se fakti qė, kėtu nė ē’ka ėshtė prej kohe vendi mė i varfėr i Europės, tė paktėn 90% e makinave janė Mercedes-Benza. (Pothuaj askush nuk kundėrshton qė mund tė jenė vjedhur nė Gjermani, futur kontrabandė nė Shqipėri dhe pastaj shitur nga grupe tė lidhura me mafian.)
Ēfarė ėshtė e papritur ėshtė cilėsia e rrugėve nė tė cilat gjithė kėta Mercedesė rrugėtojnė. Nė zonat urbane ato janė tė mrekullueshme, dhe ka zgjatime fshatrave ku gjithashtu ato janė mirė. Por nė male – dhe pjesa mė e madhe e Shqipėrisė ėshtė malore – rrugėt janė diēka tjetėr: lakadredhse, me zor dy korsi rripash asfalti ngjitur mbi gryka apo det pa asnjė lloj pengese mbrojtėse. Kryqe dhe altare tė panumurt pėrgjatė anėrrugėve dėshmojnė se aksidente ndodhin.
Por nė Shqipėri edhe e pritshmja vjen me diēka mė shumė. Rrugėt zemėrshtangėse hapin para skenare spektakulare malesh dhe pika historike nė brendėsi, dhe pėrgjatė bregut ato afrojnė pamje qė i turpėrojnė ato tė Amalfi Drive dhe qė lejojnė hyrje nė plazhe qė rivalizojnė mė tė mirat e Adriatikut.
Miqtė u mistifikuan nga vendimi im pėr t’u regjistruar nė njė paketė turistike dyjavore nė Shqipėri me kompaninė Britanike Explore. Pamja e tyre ishte pėr njė varfėri ngarkuar mjerisht e mbrapsh nė shekullin e 20-tė, e shumė pak nė tė 21-tin, dhe historia mė e afėrt ka pak tė ndėrojė mendjet e tyre. Trazira tė gjėra pasuan zgjedhjet e para paskomuniste nė 1992, dhe kutitė e zgjedhjeve nuk ju afruan dot zgjidhjes sė problemeve tė vendit. Nė 1997, shėmbja e skemave gjigande Ponzi priu tek njė pėrmbysje mbarėshtetėrore nė tė cilėn rebeluesit shkatėruan fabrikat, kapanonet e ushtrisė, hotelet dhe pika tė ndėrtesave tė tjera.
Por qėndrueshmėria u kthye, dhe me tė, njė ngutje ekonomike, ndonse themelet e saj janė tė dyshimta. Pak nga fabrikat e vjetra janė rindėrtuar, dhe ka tė dhėna minimale pėr tė reja. Pikat e kambistave nė qoshe shėnojnė pėr rėndėsinė e dėrgesave tė shqiptarėve qė punojnė jashtė. Ndėrtimi i shtėpive ka bum, por qindra shtėpi tė pambaruara mbulojnė zonat fshatare. Celularėt janė tė kudogjendshme, ndonse shumica e tregėtisė me pakicė mbetet nė erėn e sistemit tė para-Bellit.
Kjo pėrzierje bashkėkohoreje, shtrirė pėrsipėr njė historie tė pasur dhe bukurish natyrore, e bėn Shqipėrinė njė destinacion nxitės, pėr aq kohė sa njėri mund tė tolerojė zhgėnjime rastėsore, ushqim mbas ushqimi si mesatarja e kuzhinės italiane, hotele sptartanėsh, dhe, po, ato rrugėt. Shpėrblimi ėshtė aq i madh sa edhe mbas mė shumė se 500 miljesh nėpėr vend me autobus, asnjė prej 18 antarėve tė grupit nuk ndjehu qė kishim qėndruar gjatė. Shqiptarėt ishin pandryshueshmėrisht tė pėrzemėrt, qė sapo vinin re diēka prej nesh, dhe si Bar Bushi (kompletuar me vulėn e presideciale tė Shteteve tė Bashkuara nė mbishkrim) vėrteton nė Tiranė, nė kryeqytet, Amerikanėt janė tė mirėpritur.
Kolonistėt grekė dhe pasuesit romakė kanė lėnė gjurmėt e para nė Shqipėri, dhe rrėnojat e dy prej qyteteve tė tyre Apollonisė dhe Butrintit, mbeten tė joshin vizitorėt. Butrinti pėrkundrejt Korfuzit, ėshtė njė vend Pasurie Botėrore dhe sė shpejti do ti bashkohet tė ngjashmėve me Delfin nė xhirot turistike tė qyteteve tė lashtė. Ai ka njė teatėr tė bukur, njė Portė tė Luanit qė rivalizon tė Mikenės dhe Tempullin e Asklepios ku uji shėrues ishte shpėrndarė. Ai ka qėnė gjithashtu njė qėndėr e hershme e Krishtėrimit. Pėrmasa e bazilikės sė tij e ilustrojnė kėtė, siē bėn njė pagėzimore rrethore mbresėlėnėse e shekullit tė gjashtė. Nė akropol pėrmbi 40 a mė shumė akra rrėnojash – nuk ka qytet modern nė vendodhje – ėshtė njė kala e fillimit tė shekullit tė 19-tė, qė ofron pamje tė mrekullueshme tė qytetit tė lashtė tė Korfuzit.
Mbas Butrintit, joshjet mė historike qė nė pamė futen lehtėsisht nė dy kategori: shtėpi adhurimi dekoruar pasur (xhami ose kisha greke ortodokse tė veēuara) ose kala. Tė parat janė, pa dyshim, lavdia e vendit dhe janė tė mundshme pėr antarėt e ēdo besimi; hilja ėshtė si tė kalosh pėrmes derės. Xhamia e Ethem Beut, e fillimit tė shekullit tė 19-tė, nė sheshin qėndror tė Tiranės, ėshtė rast i rallė pėr hyrje tė lehtė. Pėr tė tjerat, dikush duhet tė gjejė mbajtėsin e ēelėsit, dhe pėr kėtė, njė udhėrrėfyes vendali ose njohje e Shqipes ėshtė thelbėsore. Edhe atėhere, gjasat janė shkurajuese. Pranojmė se e mėson ku kujdestari banon, ėshtė e pamundur qė ai veēse tė rrijė nė shtėpi duke pritur turistė.
Por oh, ka shpėrblime pėr kėmbėnguljen dhe fat. Kisha e Shėn Kollit nė fshatin e veēuar malor tė Voskopojės, nė Shqipėrinė lindore ėshtė njė thesar i afreskove tė fillimit tė shekullit tė 18-tė. Portrete shėnjtorėsh, perandorėsh dhe luftėtarėsh, skena nga Bibla mbushin ēdo pėllėmbė tė brendėsisė dhe jashtė verandės. Nė kishėn e Shėn Mėrisė, nė fshatthin nė shpat tė Lipes, njė 30 minuta mė kėmbė mbi Pėrmet nė jug, afresket poashtu ngjyrueshėm pikturojnė fatin e ferrit tė mėkatarėve, si shkuljen e gjuhėve tė tyre nga masha apo pjekjen gjallė nė hell.
Sė paku dy nga xhamitė e vendit (shumica e 70 pėrqind tė popullsisė 3.5 milionshe janė Muslumanė, 20 pėrqind Shqiptarė Ortodoksė dhe 10 pėrqind Katolikė Romanė) rivalizojnė barasvlerėsit e tyre Kristianė: Xhamia e Ethem Beut nė Tiranė dhe Xhamia e Beqarėve nė Berat, tė dyja ndėrtuar nė 1827. Verandat e tyre dhe brendėsia janė njė harlisje lulesh, frutash, gjethesh, shtjellash dhe arabeskash, shumica nė tė kuqe, tė verdhė dhe tė gjelbėr, ndėrprerė nga skena idilike. Efekti ėshtė marramendės.
Kėshtjellat e vendit janė racė tjetėr. Disa, si kėshtjella e madhe e Beratit, kishin filluar nė kohėt Bizantine dhe eventualisht qarkonin njė qytet tė vogėl; tė tjerat si kalaja kompakte nė gjirin e Porto Palermo, datojnė fillimin e shekullit tė 19-tė. Tė paktėn njėra, nė akropolin e Gjirokastrės, ishte nė pėrdorim deri vonė vitit 1930 si burg; tashmė ėshtė muzeum qė pėrmban njė tė njohur si aeroplan spiun Amerikan rrėzuar nė 1950 dhe njė koleksion tė fuqishėm armatimesh.
Nga kėshtjellat, ajo e Beratit, nė Shqipėrinė qėndrore, meriton mė tepėr vėmendje. Shumė prej brendėsisė ėshtė pastruar, por brenda murreve tė saj ende banojnė njerėz, ndaj ėshtė e lehtė tė gjesh dikė qė tė hapė tė paktėn njė nga kishat e mrekullueshme ortodokse tė kėshtjellės. Muret ofrojnė pamje spektakolare tė qytetit dhe luginės sė lumit Osum. Por vend pėr tė mos u humbur brenda murreve ėshtė Muzeu i Onufrit, koleksioni mė fin i ikonave tė Shqipėrisė, brenda Katedrales sė shekullit tė 18-tė tė Shėn Mėrisė. Kulminante midis dhjetra ikonave janė punėt e ngjyrosura briliantisht tė Onufrit, njė Shqiptari tė shekullit tė 16-tė qė u shkėput nga tradita statike e ikonografisė Bizantine tė vishte subjektet e tij me personalitet.
Shqipėria ėshtė e pasur me muzeume. Ēdo qytet i mesėm, me sa duket, ka kthyer njė ish-shtėpi nė njė muzeum etnografik. Ai nė Gjirokastėr, pėr shembull, qė ėshtė nė shtėpinė ku diktatori i ardhshėm komunist Enver Hoxha u lind dhe u rrit ende ka pak nga orenditė e familjes Hoxha. Ai nė Krujė, ndonse relativisht i vogėl, ėshtė veēanėrisht i pasur me detaje nga jeta qytetare Shqiptare e shekullit tė 19-tė dhe fillimet e shekullit tė 20-tė.
Dy muze, Muzeu Historik Kombėtar, nė Tiranė, dhe Muzeu Skėnderbeu nė Krujė, janė tė domosdoshėm pėr tė kuptuar vendin.
Muzeu i Tiranės dokumenton historinė e Shqipėrisė prej kohėve prehistorike deri tek era e Hoxhės, qė filloi nė 1944 dhe mbaroi me vdekjen e tij nė 1985. Etiketat janė vetėm nė shqip, por kjo ėshtė njė handikap i vogėl pėr tė vlerėsuar rreshtat me sende deri tė erės Otomane, si vegla guri, figurina kulti, arturina dhe mozaike. Dhomat kushtuar kėrkesave pėr pavarsi, nga ana tjetėr janė, janė tė pakuptueshme pa njė shoqėrues.
Ekspozita dedikuar viktimave tė komunizmit e tejkalon nevojėn pėr ēfarėdo shpjegimi gojor. Muret e njė dhome s’mbartin gjė tjetėr vetėm se rreshta emrash. Nė dhomėn ngjitur kuti xhami mban mbresat mė personale, si njė kėmishė, njė palė syze, njė palė domino. Nė anėn tjetėr nė njė “murr” me tel me gjėmba varen dhjetra fotografi individėsh para njė mikrofoni. Nė qendėr ėshtė njė qeli betoni, rreth 10 kėmbė me 8 kėmbė, brenda sė cilės janė njė dorė e mirė sendesh personale dhe dy pranga tė lidhura nė njė mur tė pėrgjakur. Depresive sa ekspozita ėshtė, ajo reflekton erėn e Hoxhės, impakti i tė cilės ende ndjehet – dhe shihet – pėrditė.
Por nuk ėshtė Hoxha ai qė shqiptarėt duan vizitorėt e tyre tė kujtojnė. Ėshtė Skėnderbeu, heroi kombėtar qė i mbajti Turqit Ottomanė nė breg prej 1443 deri nė 1468, dhe Muzeu i Skėnderbeut ėshtė kryetabela e tyre. Ndėrtuar nė 1982, struktura e stėrmadhe qėndron nė njė shkrep ndanė rrėnojave tė kėshtjellės sė tij. Shoqėruesi im dukej i vetėdijshėm se pėr perėndimorėt prezantimet e muzeut mund tė duken tė tepėruara kur ai thekshėm tha se shpjegimet janė tė gjitha nga burime perėndimore, e jo shqiptare.
Nga ēdo interpretim, historia e betejave tė Skėnderbeut ėshtė e perēinosur, dhe muzeumi, ekspozetė e tė cilit janė etiketuar dhe nė anglisht aq mirė, bėn njė punė tė shkėlqyer. Ē’ėshtė mė interesante pėr njė perėndimor, megjithatė, ėshtė sjella rrotull e muzeut: Duke nxjerrė nga binarėt pėrparimin perėndimor tė turqve nė kulmet e fuqisė sė tyre, Skėnderbeu i shpėtoi shumicės sė Europės Kristianizmin. Perėndimi, atėherė, i detyrohet pėr ē’ka ėshtė sot, Shqipėrisė.
Dhe perėndimi ėshtė ēfarė Shqipėria tani pėrqafon me padurim. Atje janė gjithė ato Mercedezė. Birrat e perėndimit janė tė parapėlqyera para Tirana Pilsit (edhe pse e fundit ėshtė e shijshme dhe e lirė). Ushqimi italian ėshtė mė shumė i gjendshėm se pjatat shqiptare. Plazhet e madhėrishme tė vendit pėrdoren mė sė shumti nga vendalinjtė, por rajoni jugor i Sarandės ka nisur rėndshėm tė mbindėrtohet pėr pritjen e njė rrjedhe tė shpresuar tė huajsh.
Saranda ėshtė njė shembull i vetėm i ndryshimeve nė turizėm, dhe dėshira pėr tė tjera, ka nisur. Tirana tani ka njė Sheraton, Durrėsi njė muzeum tė ri arkeologjik mbresėlėnės. Njė superrugė e re me dy korsi ka zėvendėsuar pjesė nga rruga e bregut qė tė ngre qimet pėrpjetė midis Sarandės dhe Vlorės; njė hotel i pėrmasave mesatare ngrihet brenda Parkut Kombėtar tė Llogarasė.
Dhe kudo ndėrmarrėsit shohin mundėsi. Hoxha ndėrtoi afro 700.000 bunkerė betoni nė formė kėrpudhe nė tė gjithė vendin tė zmbrapste pushtimet e mundshme. Ato janė ende atje, njė firmė e Shqipėrisė pėr turistėt, dhe dikush ka filluar prodhimin masiv tė miniaturave, nė alabastėr, si suvenirė. Njė pazar, me 4.25 dollarė.




Informacion pėr vizitorėt

Bazat


Udhėtreguesi mė i mirė i Shqipėrisė ėshtė Blue Guide’s Albania and Kosovo (botimi i tretė, 2001) $26.95. Nė gati 500 faqe, ėshtė i plotė, ndonse drejtimet e rrugėve janė shpesh jo tė sakta. Pėr adresat e muzeve, oraret dhe lejet, konsultohu me udhėrrėfyesin tėnd ose hotelin.
Nė lidhje me sigurinė, nuk ėshtė e kėshillueshme tė udhėtosh natėn, veēanėrisht jashtė qyteteve, kryesisht prej kushteve tė rrugės. Ne nuk patėm raportime incidentesh gjatė udhėtimit tonė, por si ju beni gjetiu, pėrdorni arsyen dhe vini re ē’ju rrethon.
Amerikanėve nuk ju duhet njė vizė. Njė pagesė prej 10 eurosh (apo reth 12.50 dollarė) duhet paguar, nė kėto monedha nė mbritje dhe largim. Taksitė nga aeroporti nė hotelet e Tiranės kushtojnė rreth 20$; pagesa bėhet nė euro ose dollarė, qė janė tė pranueshme kudo.
Shqipėria vepron mbi baza paraje nė dorė (cash), kėshtu qė harroje tė pėrdorėsh njė kartė krediti. Janė pak makina paraje nė Tiranė. Ēekat e udhėtarit janė njė mundėsi, por mė lehtė, ndonse me pak risk, tė marrėsh dollarė apo euro dhe ti kėmbesh ato nė bankat, agjensitė e kėmbimeve (qė janė kudo) ose tek ndonjė nga kambistėt privatė qė qėndrojnė qosheve tė ēdo qyteti. (Nėse ndiqni rrugėn e fundit, pėrdorni udhėrrėfyesin vendas si ndėrmjetės dhe numėroji tė kėmbyerat me kujdes.)



Shkuarja

Nuk ka fluturime pandalesė nga Shtetet e Bashkuara nė Shqipėri. Rrugė me njė ndalesė nga Nju Jorku nė Tiranė, kryeqytetin e Shqipėrisė, shkojnė nėpėmjet Milanos, Romės, Vienės, Stambollit, me linja tė ndryshme ajrore. Fluturime prej shumė qyteteve tė tjera tė mėdha Europiane kėrkojnė ndryshim aeroplanesh nė Budapest. Malev, mbartėsi Hungarian, fluturon pandalim nga Nju Jorku nė Budapest, dhe nga Budapesti nė Tiranė.



Shėtitja

Duke marrė problemet e gjuhės (Italishtja dhe jo Anglishtja, ėshtė gjuha e dytė e Shqipėrisė) dhe natyrėn e pazhvilluar tė turizmit tė vendit, njė paketė ėshtė e kėshillueshme.
... (vazhdojnė tarifat dhe reklama pėr tre kompani qė ndėrmarrin turne nė Shqipėri)




Pėrgatiti pėr NY Times: Wallace Schroeder (Uallejs Shrėder) - kreu i zyrės kombėtare tė dorėshkrimeve pėr The Times

Pėrktheu pėr Albasou:Ylli Stefanllari


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.