Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndodh qe njerezit inteligjent te kene dinjitet, por imbecileve nuk u mungon asnjehere.
--- Talvart

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Ceshtje Kombetare :: Shqiptaret ne Mal te Zi, me nje platforme politike
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Shqiptaret ne Mal te Zi dalin me nje platforme politike per te mbrojtur te drejtat e tyre. Me poshte do te mund te njiheni me kete plaftorme, e cila do ti percillet edhe Kongresit Amerikan me dt. 29.04. 2004.

Njė shtet bashkėkohor demokratik, nė rrjedhėn e vet natyrore tė zhvillimit dhe krijimit te vet, duhet vazhdimisht tė sigurojė kushtet qė tėrsisht tė plotėsojė nevojat e gjithė qytetarėve tė saj e nė veēanti tė pakicave kombėtare qė janė pjesė pėrbėrėse e tij, nė pajtim me standardet e larta ndėrkombėtare. Nisur nga ky parim, shqiptarėt ne Mal te Zi, duke u angazhuar ne ruajtjen e identitetit kombėtar, do te ndihmojnė nė proceset e demokratizimit me ē'rast do tė dėshmohen si element i ruejtjes sė paqes e stabilitetit ne Europėn Juglindore, duke u paraprirė proceseve integruese europiane. Si vazhdimėsi e pėrpjekjeve dhe kėrkesave themelore politike tė partive nacionale dhe subjekteve tė tjera shqiptare ne Mal te Zi shpalojmė kėtė :

PLATFORMĖ POLITIKE PĖR DEFINIMIN E STATUSIT TĖ SHQIPTARĖVE NĖ MAL TĖ ZI


Pikėmbėshtetje e kėsaj Platforme pėr pėrgatitjen e koncepteve tė pėrgjithshme tė vetėqeverisjes lokale, e cila ka qellim te pėrmbushė premisėn themelore demokratike, pėr t'u siguruar pjesėmarrja aktive e shqiptarėve nė pushtet, ėshtė Karta Evropiane mbi Vetėqeverisjen Lokale. Si parime bazė tė kėtij dokumenti janė demokratizimi i brendėshem, decentralizimi i pushtetit dhe shkarkimi i kompetencave te pushtetit qendror ne hapėsirėn e ndėrmjetme nė mes komunės dhe pushtetit qėndror, e qė nė praktikėn politike definohet si rajon, tė cilės duhet t'i nėnshtrohet ēdo instrument juridik mbi vetėqeverisjen rajonale e qė paraqet bazėn mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar instrumenti juridik pėr vetėqeverisje rajonale nė Bashkėsinė Evropiane . Nisur nga ky fakt, shqiptaret nė kėtė platformė pėr definimin e statusit te tyre politik i shtrojnė poato kėrkesa legjitime pushtetit qėndror tė Malit tė Zi, tė cilat bashkėsia ndėrkombėtare u vė parakusht shteteve nė tranzicion, tė cilat dėshirojnė tė bėhen pjesė e familjes europiane. Pėr realizimin e ketyre kėrkesave legjitime politike shqiptare kėrkojmė garancė palėn ndėrkombėtare.


Konceptet themelore

Pushtetet rajonale janė pushtete hapėsinore nė mes pushtetit qėndror dhe pushtetit lokal, me ē’rast nuk ėshtė e obligueshme tė jenė pasojė e marrėdhėnieve kierarkike nė mes pushteteve rajonale dhe lokale. Vetėqeverisja rajonale pėrcakton, rregullon dhe udhėheq me pjesė tė punėve publike me pėrgjegjėsi vetanake nė interes tė popullatės nė rajon dhe nė bazė tė parimeve kirerakike. Atje ku egziston pushteti rajonal do tė jetė prezent parimi i vetėqeverisjes rajonale nė legjislaturen e brėndshme.


Marrėdhėniet me pushtete tė tjera territoriale nėnshtetėrore

Kompetencat rajonale do tė pėrcaktohen me statut tė rajonit apo me ligje tė shtetit. Marrėdhėnia mes pushteteve rajonale dhe pushteteve tė tjera territoriale nėnshtetėrore do t'i rregullojne parimet e vetėqeverisjes rajonale tė pėrcaktuara me dokument siē i pėrcakton Karta Evropiane mbi Vetėqeverisje Lokale si dhe parimi i epėrsisė (kierarkisė), pushtetet rajonale dhe pushtetet e tjera territoriale nėnshtetrore mund tė pėrcaktojnė marrėdhėniet dhe bashkėpunimin e tyre reciprok nė suaza qė i lejon ligji.

Involvimi nė procesin shtetror tė vendosjes

Pushtetet rajonale do tė kenė tė drejtė bashkpunimi nė vendimmarrjen shtetrore e qė ndikon nė kompetencat e tyre dhe nė interesat thelbėsore, apo nė qellimin e vetėqeverisjes rajonale. Ai bashkpunim do tė realizohet nėpėrmes pėrfaqėsimit nė organet vendimmarrėse dhe nėpėrmjet debatave tė ndryshme nė mes shtetit dhe pushteteve rajonale. Pushtetet rajonale apo organet e tyre pėrfaqėsuese do tė jenė tė prezentuara apo do tė kėshillohen nėpėrmes organeve kompetente apo procedurave ndėrkombetare dhe realizimit tė kontratave ndėrshtetrore nė tė cilat janė tė definuara kompetencat apo qellimet e pushtetit rajonal, poqėse atė e mundėson kushtetuta apo ligji.

Kontrolli i pushteteve rajonale nga ana e pushtetit qėndror

Ēdo lloj kontrolli i pushtetit rajonal nga ana e pushtetit qėndror do t'i kontribuojė garancės sė respektimit tė legjislatures pozitive. Kontrolli i autorizimeve tė bartura mund tė pėrmbajė edhe notėn vlerėsuese tė efektshmerisė se tyre. Kontrolli administrativ i pushtetit rajonal mund te zhvillohet konform procedurave qė i parashohin pėrcaktimet ligjore dhe kushtetutore. Ky lloj kontrolli mund tė behet (ex post facto) dhe ēdo masė e marrė duhet tė jetė konform interesave qė kanė pėr qėllim mbrojtjen e tyre.

Mbrojtja e pushtetit rajonal

Pushtetet rajonale formohen nė bazė tė statutit te rajonit. Ato mbėshtetėn me mjete juridike ku individėve, bashkėsive etnike, religjioze apo kulturore u garantohet artikulimi i interesave tė tyre duke u mbrojtur dhe pranuar e drejta e qytetareve pėr shprehje tė lirė tė mendimeve dhe organizimeve politike, kulturore, fetare duke e ruajtur dinjitetin e individit. Kufijtė rajonal nuk mundė tė ndryshohen pa marrėveshje me rajon tė caktuar. Kėshilllimi paraprak mund tė pėrfshijė edhe referendumin.

Marrėdhėniet e jashtme, e drejta pėr bashkim dhe mėnyra e tjera tė bashkėpunimit

Nė bazė tė sė drejtės pozitive tė legjislatures evropiane, rajoni dhe pushteti rajonal ka tė drejtė tė pėrfaqsohet (me seli te perherėshme, e qė ne tė drejten nderkombetare trajtohet si zyre paradiplomatike) nė organet e institucioneve evropiane, tė formuara pėr qėllime tė aktivitetit ndėrajonal. Pushtetet rajonale mund tė bashkėpunojnė me pushtetet teritoriale tė shteteve tė tjera nė suaza tė kompetencave dhe ligjeve me detyrime ndėrkombetare dhe respektim tė politikės sė jashtme tė shtetit. Pushtetet rajonale kanė tė drejtė tė formojnė lidhje / integrime, apo tė zbatojnė aktivitete ndėrrajonale nė ēėshtje qė hyjnė nė suaza tė kompetencave tė tyre ligjore. Pushtetet rajonale mund tė jenė edhe anėtare tė organizatave nderkombėtare tė pushtetit rajonal.

Rajoni dhe pushteti i tij zhvillon marrėdhėnie dhe ka te drejte ti misherojė ato me nenshkrime tė kontratave nderajonale, ne fusha ekonomike, arsimore, kulturore dhe turistike me rajone pėrtej kufirit. Pėr rajonet ne fjalė, rėndėsi tė posaēme ka lidhshmėria afatgjate me rajonet simotra ne shtetin amė me Republiken e Shqiperisė. Nė atė drejtim, rajoni ēel mundėsi tė definimit tė kufiri si koncept tė padukshėm e qė ėshtė tendecė e integrimeve evropiane.

Filozofia politike e integrimeve ne shkallen rajonale ėshtė parim fundametal i organizimit te pushtetit ne Evropen e Bashkuar. Nisur nga ky fakt, shqiptaret janė posaēėrisht tė interesuar, qė tė zhvillojnė mundėsitė e dhėna nga bashkėsia ndėrkombetare per transformim tė hapėsirės sė trojeve nė hapėsirė tė rrjedhave dhe integrimeve evropiane.


Administrata rajonale

Pushtetet rajonale do te kenė pėrfaqsuesit e vet nė Kuvend. Kuvendet rajonale do tė zgjedhen drejtperdrejt nė zgjedhje tė lira dhe te fshefta nė kuadėr tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Pushtetet e kėtilla do tė kenė mjetet e veta financiare, administraten e vet dhe kuadrot e veta, te percaktuara me aktin juridik me te larte te rajonit-statut . Nisur nga kjo qe u cek, statusi i rajonit duhet te jetė i percaktuar me simbole, steme dhe flamur, kenge dalluese te rajonit me te cilat karakterizohen njesitė federale por pa prerogativa te sovranitetit. Si parakushte per formimin e rajonit, si hapesire e vetqeverisjes lokale, si shkalle e ndermjetme ne mes pushtetit lokal dhe atij qendror, jane marrė kriteret qe lidhen me dimensionin historik dhe tradicional, specifika kulturore, doke, mentalitet te banorėve, perberja multietnike, e qė nderlidhet e plotesohet cilesisht me teresinė ekonomike. Nisur nga respektimi i principit te banimit te perhershem tradicional i shprehur si autoktoni, e qe si koncept te kėtille e pranojne aktet juridike te Bashkesise Evropiane mbi Vetėqeverisjen Lokale ne baze teritoriale, hapėsira e banuar me shqiptarė ne Mal te Zi, perbėhet nga tre rajone , ku shqiptaret janė shumicė:

I Rajoni i Ulqinit

( Ulqin, Ane e Malit, Krajė)

II Rajoni i Malesise
(Malėsi e Madhe)
III Rajoni i Plaves

(Plavė e Guci)







Kompetencat e rajonit duhen percaktuar me statut. Struktura themelore e pushtetit ne rajon duhet tė perfshijnė: kuvendin rajonal, qeverinė rajonale, kėshillin e lartė tė gjygjit te rajonit dhe organet e administrates.

Kuvendi rajonal do te perbėhej nga dy dhoma:

dhoma e qytetareve dhe
dhoma e bashkesive lokale,


Kuvendi do te zgjidhte ombdusmanin rajonal.







Gjyqėsia:

· gjykatat e shkalles se pare do te ishin ne komune dhe subrajone,

· gjygjet ne rajone do te ishin pjese e sistemit gjyqėsor te shtetit, keshtu qe ne teritorin e rajonit do te ishte;

a) gjykata e apelit, kurse ne nivelin shtetėror

b) gjykata supreme .


Policia lokale:

Ne suaza te rajonit funksionon policia lokale, e cila do te jete shprehje e perberjes nacionale te tij. Kompetencat, kontrolli, shfrytezimi i mjeteve te dhunes, ēėshtjeve tė tjera policore si dhe marredheniet e ndersjella me Ministrine e Puneve te Brendshme te Malit te Zi do te rregullohen me ligj.

Organi legjislativ suprem ne Mal te Zi si shtet rajonal do te ishte i perbere nga: dhoma e qytetarve dhe dhoma e rajoneve. Dhoma e qytetarve do te zgjidhej sipas sistemit proporcional ku njesitė zgjedhore do duhej te ishin konform hapėsires rajonale, kurse dhoma e rajoneve do te ishte e perberė nga kater pėrfaqsues nga ēdo rajon, e qė do te perfaqsonin Keshillin nacional te shqiptareve ne Mal te Zi, si organ kulmor perfaqsues, per vetėqeverisje rajonale. Keshilli Nacional (qe ne esence do te ruante poziten mbipartiake), do t'i mbeshtette partite nacionale shqiptare ne garim per pjesemarrje ne pushtetin qendror, duke u ndihmuar atyre ne perzgjedhjen e kandidateve per deputet ne Kuvendin Republikan.



STATUTI I RAJONIT

RREGULLIMI I RAJONIT


Neni 1.
Hapesira e rajonit eshte njesi e vetėqeverisjes rajonale ne suaza te shtetit te sotem te Malit te Zi .

Neni 2.
Rajonin e perbejne njesite e vetqeverisjes lokale si vijon: ……….

Neni 3.
Emertimi zyrtar i rajonit eshte : RAJONI I ……………. .
Rajoni eshte person juridik. Rajoni ka stemen e vet, flamurin, kengen dalluese dhe diten e rajonit. Dukja dhe perdorimi i stemes flamurit dhe kenges dalluese percaktohen me vendim te posacem te Kuvendit te rajonit.

Neni 4.
Selia e Kuvendit te rajonit (ne tekst te metejshem : Kuvendi) eshte ne …..

Selia e Pleqesise se Rajonit (ne tekst et metejshem : Pleqesia) eshte ne ……

Neni 5.
Rajoni eshte njesi e vetėqeverisjes lokale e te gjithe qytetarve te saj.

Te gjithe qytetaret i gezojne te drejtat e njejta ne baze te principeve baze tė te drejtave te njeriut, lirive dhe barazive, te drejtes ne pune dhe mbrojtje sociale.

Neni 6.
Gjuhe zyrtare ne rajon jane barabarėsisht gjuha shqipe dhe gjuha malazeze. Menyra e realizimit te dygjuhesise rregullohet me anen e ketij statuti dhe rregulloreve tjera. Veēoritė autoktone etnike dhe kulturore te rajonit janė te mbrojtura me kėtė statut .

Neni 7.
Kuvendi mund te shpallė si qytetar nderi, personat te cilet kanė merita te posacme. Qytetarit te Nderit i jepet Urdheri i Rendit te Pare te Rajonit.

Neni 8.
Kuvendi mund te shperndaje dhurata dhe fletefaleminderime qytetareve per suksese te vecanta ne lemite e jetes ekonomike dhe shoqerore e qe kanė peshe te madhe per rajonin.

Neni 9.
Rajoni duke e zhvilluar interesin e perbashket ne cuarjen perpara te zhvillimit shoqeror vendos lidhje me rajone tė tjera si ne vend poashtu edhe jashte kufijve te vendit. Rajoni mund te anetarėsohet ne organizata dhe lidhje nderkombetare rajonale, duke ēelur pėrfaqėsi tė pėrherėshme tė tij nė Kuvendin e Rajoneve Evropiane dhe ne Bruksel. Kuvendi bie vendim per vendosjen e lidhshmerise afatgjate dhe te perhereshme me rajone tė tjera dhe asociacione tė tjera nderkombetare, posacerisht do te zhvillojė bashkėpunim pertej kufiri me rajone apo rrethe (varėsisht nga emertimi i tyre ne shtetin ku gjenden) e posaēėrisht me ato nė Republiken e Shqipėrisė.

Neni 11.
Ne procesin e prurjes se rregulloreve dhe ligjeve ne Republiken e Malit te Zi, rajoni mund te japė iniciativa, mendime dhe sugjerime organeve kompetente shtetėrore.


VETĖQEVERISJA DHE FUSHĖVEPRIMI PUBLIK
Kreu 1.
FUSHĖVEPRIMI VETĖQEVERISĖS
Neni 12.
Rajoni ėshtė i pavarur ne marrjen e vendimeve per ceshtjet e vetqeverisjes ne fushveprimin e tij.

Neni 13.
Ne hapesiren vetėqeverisese rajoni ben:

1. harmonizimin e interesave dhe ndermerr aktivitete per zhvillim te metutjeshem te komunave dhe bashkesive lokale ne perberjen e rajonit si te tille,

2. harmonizimin e qendrimeve te komunave dhe bashkesive lokale per te cilat vendos sistemi qendrore, respektivisht harmonizon rregullimin e interesave te perbashketa per te cilat vendosin organet e komunave dhe bashkesive lokale brenda rajonit.

3. sigurimin e kushteve per rregullimin e hapesires se planifikimit dhe rregullimit urban, per ceshtjet komunale te infrastruktures, per mbrojtje dhe perparim te ambientit dhe shendetit te banoreve.

4. Vendos dhe i siguron kushtet per zhvillim te kultures, perkujdesjes feminore, ceshtjes sociale, kultures fizike, sportit dhe kultures teknike duke e harmonizuar rrjetin per zhvillim te institucioneve kulturore, shendetėsore, sociale, komunale etj.

5. kryrjen e punes se kompetencave te dorezuara nga komuna dhe bashkesia lokale ,

6. krijimin e institucioneve publike dhe personave trė tjerė juridikė per realizimin e qellimeve te perbashketa te komunava dhe bashkesive lokale ne rajon.

7. mbeshtetjen e zhvillimit ekonomik e posacerisht zhvillimit te turizmit, bujqesise dhe lemive tė tjera ekonomike e qe nuk e ndotin rrethin si te tille.

Neni 14.
Rajoni miraton rregullore ne lemi si vijon :

1. sistemimin e stausit tė te punesuarve ne rajon ,

2. sistemimin e institucioneve rajonale dhe ndermarrjeve, si dhe stausin e te punesuarve ne to,

3. mbrojtjen e te mirave kulturore, historike dhe toponimeve tipike te rajonit,

4. percaktimin dhe rregullimin e selive dhe emertimin e rrugeve dhe institucioneve arsimore, ne komuna dhe bashkesi lokale

5. mbajtjen e referendumeve,

6. edukimit parashkollor, shkolles fillore te mesme dhe edukimit deridiplomik,

7. rrugeve, ujesjellsit dhe puneve publike e qe jane ne interes te rajonit,

8. institutcionet kulturore, rekreative dhe sportive, muzeumeve dhe biblotekave nga interesi lokal i rajonit,

9. punesimin dhe perkujdesjen sociale

10. higjiene, shendetėsi, rehabilitimi i personave me nevoja te posacme,

11. bujqesi, blegtori, meliorim, ujitje, peshkim dhe gjueti,

12. turizem, hoteleri

13. organizatat humanitare dhe vullnetare,

14. rregulllimin e marinave dhe linjave detare,

15. aeroprteve,

16. ujesjellėsit,

17. mbrojtja e flores dhe faunes,

18. tregut dhe panaireve,

19. parashikimi dhe parandalimi i fatkeqėsive natyrore dhe aktiviteteve gjate dhe pas tyre,

20. rrjeti radiodifuziv, TV dhe rrjeti i internetit

Neni 15.
Ne procesin e aprovimit te akteve juridike dhe akteve tė tjera, tėrė kohen i harmonizon qendrimet duke u keshilluar me organet kompetente te komunes dhe bashkesise lokale. Rajoni mbeshtet veprimin aktiv te qytetareve te cilet kanė qellim te zhvillojne bashkpunim me te gjitha subjektet ne rajon. Rajoni si i tille bazohet ne principet e decentralizimit dhe subsidiaritetit, thjeshtsimit te procedures dhe punes transparente publike si koncept te veprimit te vet demokratik.

Neni 16.
Selia e rajonit mund te nderrohet, por si seli duhet gjithehere te jetė brenda vet rajonit Inicijativen per nderrimin e selise mund te japin Kuvendi ne baze te konsultimeve paraprake te organeve kompetente te komunes dhe bashkesise lokale, si dhe te gjithe qytetareve te rajonit.


MBROJTJA E VEĒORIVE AUTOKTONE, ETNIKE DHE KULTURORE

Neni 17.
Rajoni promovon vecoritė shoqerore, hapesinore, natyrore, etnike, kulturore, fetare etj. Rajoni i promovon zakonet dhe doket e veta dhe i ruan toponimet autentike rajonale si te tilla.

Neni 18.
Barazia e perdorimit zyrtar te gjuhes shqipe dhe gjuhes malazeze realizohet ne:

- jurisprudencė, aktivitete administrative, kulturore dhe politike ne krejt rajonin, si dhe ne

- proceduren e organeve udheheqese.

Neni 19.
Ne Rajon, puna e Kuvendit dhe e Pleqesise zhvillohet ne gjuhen shqipe dhe malazeze duke u siguruar dygjuhesia :

1. shkrimi i tekstit te vules eshte me te njejten madhesi te shkronjave,

2. mbishkrimet duhet te jene me madhesi te njejte ne pllaka te organeve administrtive, perfaqsuese dhe ekzekutive, si dhe ne pllakat e personave juridikė,

3. ne mbishkrime dhe ne logo.

4. deputetit te Kuvendit, anetarit te Pleqsise apo qytetarit i sigurohet ne tė dy gjuhet :

· mberritja e materialit te mbledhjes se Kuvendit dhe Pleqesise se rajonit,

· shkrimi i procesverbalit dhe prezentimi i tij,

· prezentimi i ceshtjeve zyrtare dhe ftesave te organeve ekzekutive, perfaqsuese, dhe organeve te rajonit si dhe materiali per mbledhje te organeve perfaqsuese dhe ekzekutive .

Neni 20.
Ne krejt hapesiren e rajonit, ne bashkesi lokale apo komuna, ku jetojne shqiptaret, gjuha shqipe dhe ajo malazeze do tė jenė tė barabarta.Vendimin mbi perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe te barabartė ne rajon, nga rreshti 1 i ketij neni e sjell komuna dhe bashkesit lokale. Barazia e gjuheve eshte e konfirmuar me kete statut, si dhe me aktet e tjera dhe statutet e komunave dhe bashkesive lokale.

Neni 21.
Shqiptareve u garantohet e drejta e perdorimit publik te simboleve kombetare, gjuhes dhe shkrimit shqip, e drejta e ruajtjes sė identitetit kulturore dhe kombetare, dhe ne ate drejtim mund tė formohen shoqeri kulturore te cilat jane autonome, me te drejta tė organizimit te lire te veprimtarise botuese, ne edukimin e femijeve dhe arsimimit te tyre ne shkollen fillore, te mesme dhe ate universitare ne gjuhe te vet, sipas programeve te caktuara ne te cilat eshte e pėrfshirė mire historia dhe kultura e tyre. Ne ndertesen e rajonit perpos flamurit te Malit te Zi, flamurit te rajonit, vendoset flamuri shqiptar.

Neni 22.
Per te ngritur barazinė gjuhesore ne vend te posacem ne rajon punesohen numer i caktuar i punetoreve te cilet aktivisht e flasin njeren dhe tjetren gjuhe. Personat juridikė qe kanė kompetenca zyrtare ne komunikim te ndersjellte mund te perdorin vetem gjuhen shqipe.


Neni 23.
Rajoni u siguron banorėve te vet dhenien e dokumenteve dhe formularėve qe perdoren per ceshtje zyrtare ne tė dy gjuhėt . Dokumentet publike te leshuara nė gjuhėn shqipe konsiderohen fuqiplote, ashtuqė emri personal ne te gjitha dokumentet te shkruhen me alfabet tė shqipes.

Neni 24.
Sigurimi i arsimit ne gjuhen amtare ne te gjitha nivelet, e posacerisht per lendet qe kanė te bejne me identitetin kombetare, kulturor dhe historinė nacionale.

Neni 25.
Rajoni u mundeson kushtet per realizim te kthimit te lire dhe fitimit te statusit te barabarte juridik te gjithe te migruarve duke promovuar lidhjet e tyre me vendlindjen.

FUSHEVEPRIMI PUBLIK

Neni 26.
Per kryerjen e ceshtjeve publike nga fushėveprimi vetėqeverises, rajoni formon dikastere publike. Dikasteret publike organizohen me vendim te posacem te Kuvendit. Me keto dikastere publike udheheqin kryeshefat e tyre, e qe ne baze te konkursit te hapur i emėron Pleqesia e Kuvendit.

Neni 27.
Rajoni mbeshtet bashkpunimin efektiv te qytetareve te rajonit ne realizimin e interesit te pergjitheshem dhe garanton te drejten e bashkėpunimit me krejt subjektet e interesuara. Me vendim te Keshillit Komunal disa nga kompetencat e fusheveprimit vetqeverises mund te barten ne rajon ne koordinim me vendimin e Kuvendit. .

Neni 28.
Selia e dikastereve publike percaktohet me vendime te Kuvendit. Rregullat mbi veprimin e tyre te brendeshem i konfirmon Pleqesia.

ORGANET E RAJONIT

Neni 29.
Organet e rajonit jane : Kuvendi i Rajonit, Pleqesia e rajonit dhe Prefekti .


KUVENDI I RAJONIT

1. Vecoriėt themelore

Neni 30.
Kuvendi i Rajonit eshte organ perfaqesues i qytetareve te vet.

Neni 31.
Kuvendi miraton :

1. Statutin e Rajonit dhe rregulloren per punen e Kuvendit,

2. Vendimet dhe aktet e tjera themelore me te cilat rregullohen ceshtjet ne fushveprimin e krejt Rajonit,

3. zgjedh dhe shkarkon kryetarin, nenkryetarin e Kuvendit, kryetarin dhe nenkryetarin e Rajonit, i zgjedh dhe i shkarkon anetaret e Pleqesise, organet punuese te Kuvendit si dhe i emėron apo shkarkon personat e tjere te caktuar sipas ligjit dhe ketij statuti,

4. e miraton buxhetin dhe logarine perfundimtare,

5. formon institucionet publike dhe personat tjere juridikė per kryerjen e aktiviteteve ekonomike, shoqerore te interesit te vecantė per Rajon,

6. rregullon fushveprimin e dikastereve,

7. shqyrton ceshtjet e ndryshme me ineteres ne Rajon.

Neni 32.
Me rregullore te punes se Kuvendit per se afermi rregullohet, menyra e konstituimit, thirrjes, votimit dhe rrjedhes se procescverbalit si dhe ruejtja e rendit gjate mbledhjes.

2. Rregullimi

Neni 33.
Kuvendin e Rajonit e perbejne 41 anetarė nga te cilet , se paku 4 anetare janė te pakices nga numri i banoreve ne rajon..

Neni 34.
Kuvendi ka kryetarin dhe dy nenkryetarė. Propozimin me shkrim per Kryetar te Kuvendit e japin se paku dhjete (10) anetarė te Kuvendit, duke e vertetuar ate propozim me nenshkrimet etyre.



Neni 35.

Kryetari dhe dy nenkryetaret zgjedhen me vota te fshehta. Per kryetar dhe nenkryetar te Kuvendit zgjedhen kandidatet per te cilet ka votuar shumica e te gjithe anetarėve te Kuvendit. Kur propozohen me shume kandidatė per kryetar dhe nenkryetar te Kuvendit, dhe asnjeri nga kandidatet nuk e fiton numrin e duhur te votave te krejt votuesve, votimi persritet per dy kandidattėt qe kanė fituar numrin me te madh te votave ne rrethin e pare te votimit. Poqese, dy apo me shume kandidatė kanė fituar numer te njejte te votave, votimi persėritet sipas rendit te shkronjave tė alfabetit. Ne votimin e persėritur, zgjedhet kandidati i cili ka fituar numrin me te madh te votave. Nese ne votimin e persėritur, kandidati nuk e fiton numrin e duhur te votave, persėritet procedura e kandidimit.


Neni 36.
Kryetari i Kuvendit i udheheq mbledhjet e kuvendit. Kuvendin e perfaqėson Kryetari. Detyrat dhe obligimet e Kryetarit dhe Nenkryetarit te Kuvendit rregullohen sipas Rregullores mbi Punen e e Kuvendit.

3. Te drejtat dhe obligimet e anetarve te kuvendit

Neni 37.
Anetaret e Kuvendit zgjedhen ne kater (4) vite, aq sa u zgjat edhe mandati.

Neni 38.
Anetaret e Rajonit e japin betimin ne gjuhen shqipe apo ne gjuhen malazeze e cila ka kete tekst:

"Betohem se te drejtat dhe obligimet e mia si anetar i Kuvendit te Rajonit do ti kryej me koshience dhe pergjegjesi, per zhvillimin ekonomik kulturor dhe social te Rajonit, dhe gjate mandatit tim do t'i permbahem Statutit te Rajonit duke e mbrojtur ate dhe duke promovuar vecoritė rajonale te tij. »

Kryetari i Kuvendit e lexon tekstin dhe cdo anetar pas thirrjes vec e vec te tyre e shqipton fjalen »betohem« dhe pas betimit e nenshkrun ate.

PLEQESIA
Neni 39.
Pleqesia e Rajonit eshte organ ekzekutiv.

Neni 40.
Pleqesai numėron deri 13 (trembedhjete) anetare. Ajo ka kryetarin dhe dy nenkryetare.

Neni 41.
Anetaret e Pleqesise i zgjedh dhe i shkarkon Kuvendi i Rajonit me shumicen e votave e me propozim te Kryetarit te Pleqesise. Pleqesia per pune te vet i pergjigjet Kuvendit. Kryetari, dhe nenkryetaret dhe anetaret e Pleqesise jane pergjegjes per vendime qe i sjell Pleqesia. Me propozim te ¼ (nje te keterten) e anetareve te Kuvendit mund te zhvillohet procedura e votėbesimit te Kryetarit, apo tė ndonje anetari te Pleqesise. Votėbesimin mund ta inicoje edhe vet Kryetari . Vendimi mbi mosbesim te tyre hyn ne fuqi poqese per te voton shumica e te gjithe anetarve tė Kuvendit. Poqese u jepet mosbesimi Kryetarit apo Pleqesise ne pergjithesi, ata duhet te japin doreheqje.


Prefekti i Rajonit

Neni 42.
Prefekti i Rajonit therret mbledhjet e Pleqesise dhe eshte bartes i pushtetit ekzekutiv rajonal. Sipas pozites ai eshte Kryetar i Pleqesise. Rajoni ka dy nenprefekta. Nje nenperfekt ėshtė pjestar i pakices ne Rajon.

Neni 43.
Prefektin dhe Nenprefektin e zgjedh Kuvendi me vota te fshefta te tė gjithe anetareve. Zgjedhja e Prefektit behet me te njejten procedure sic behet zgjedhja e Kryetarit apo Nenkryetarit te Kuvendit konform ligjit dhe ketij Statuti..

Neni 44.
Prefekti per pune dhe per kompetenca te veta i pergjigjet Kuvendit.

Neni 45.
Kompetencate e Prefektit te Rajonit jane:

1. perfaqėson Rajonin ,

2. therret dhe i udheheq mbledhjet e Pleqesise,

3. udheheq koordinon dhe mbikeqyre pune e dikastereve publike ne rajon,

4. rregullisht keshillohet per realizimin e vetėqeverisjes lokale me kryeshefat dhe kryetaret e komunave dhe bashkesive lokale ne suaza te Rajonit,

5. jep urdheresa te vecanta per realizimin e rregulloreve dhe akteve tė tjera juridike te Kuvendit dhe Pleqesise,

6. kryen pune tė tjera nga kompetenca e tij e percaktuar me rregullore dhe me kete Statut.

Neni 46.
Prefekti duhet te pranojė ne bisede cdo qytetar me vendbanim ne Rajon ne afat prej 60 ditesh nga dita e kerkeses se tij. Ai mund te autorizojė nenkryetaret e vet apo ndonje anetar te Pleqesise te perfaqsojė ate ne raste konkrete. Pleqesia, per kompetencat e veta eshte e obliguar qe te pranojė ne bisede cdo qytetar me vendbanim ne Rajon nė afat prej 30 ditesh nga vendosja e kerkeses.

Neni 47.
Prefektit i pėrfundon funksioni kur e shkarkon Kuvendi. Poqese pushteti qendror fillon proceduren per shkarkim te Prefektit, ate do ta shkarkojė Kuvendi pasiqe ti kete shpenzuar te gjitha mundesitė juridike per mbrojtjen e tij, dhe kur te jene evidente nga vendimi i plotfuqishem juridik se Prefekti e ka shkelur kushtetutshmerine ligjshmerine dhe i ka shkaktuar dėme Rajonit , gjegjesisht pas vendimit te prere te organeve kompetente ne rastin e konfrontimit te kompetencave ne mes organeve shtetėrore dhe organeve vetėqeverisese te Rajonit.



TE MIRAT MATERIALE, PRONA DHE FINANCIMI I RAJONIT
1. Te mirat materiale dhe prona e rajonit

Neni 48.
Rajoni posedon te mirat materiale dhe pronen e vet . Krejt tundshmeria dhe patundeshmeria qe i takojnė Rajonit si dhe te drejtat qe i takojne aztij perbėjne pronen dhe te mirat materiale te Rajonit. Me te mirat materiale dhe pronen e Rajonit, Rajoni duhet te kujdeset si zot shtėpie i mire. Ne baze te aktit themelor te Kuvendit dhe menyres se udheheqjes se prones, perkujdeset dhe udheheq Pleqesia e Rajonit.

2. Financimi i Rajonit

Neni 49.
Rajoni ka te ardhura te cilat i udheheq vet. Te ardhurat e rajonit varen nga punet te cilat i udheheq ai . Ato jane si vijon :

1. te ardhurat nga patundeshmeria dhe tundeshmeria qe jane prone e tij,

2. te ardhurat nga ndermarrjet dhe personat tjera juridike si dhe te ardhurat nga koncesionet te cilat i lejon,

3. te ardhurat nga shitja e tundeshmerive dhe patundeshmerive qe jane prone e tij,

4. dhuratat, trashegimia etj.,

5. taksat dhe qirate ,

6. dotacionet te parashikuara me buxhetin shtetėror gjegjesisht te parapara me ligje te vecanta,

7. denimet materiale dhe marrja e pronesise per mosrespektim te ligjit,

8. te ardhura tė tjera .

Neni 50.
Buxheti i rajonit aprovohet per vitin kalendarik dhe vlen per vitin per te cilin eshte aprovuar . Buxheti aprovohet ne fillim te vitit per vitin qe vjen . Poqese buxheti nuk aprovohet para fillimit te vitit, sillet vendimi per financim te perkoheshem me se tepermi per afat tremujor. Propozimi i buxhetit vjetor konfirmohet nga Pleqesia e Rajonit dhe i jep Kuvendit me se largeti deri me dt. 15 maj te vitit vijues.


AKTET E RAJONIT

Neni 51.
Kuvendi i Rajonit ne baze te tė drejtave dhe obligimeve te konfirmuara me rregulla nga Statuti; miraton Statutin, vendimet, llogarinė perfundimtare te buxhetit, deklerata, rezoluta, faleminderime, duke dhene poashtu sqarime autentike te akteve juridike qe i miraton ai. Per cdo njeren nga keto akte para aprovimit te tyre mund te zhvillohet debati publik. Propozimin per vendim te zhvillimit te debatit publik e konfirmon Pleqesia e Rajonit, kurse vetė debatin publik e udheheq dikasteri kompetent ne bashkpunim me komunat dhe bashkesitė lokale. Debati publik sipas rregullave zgjat 15 dite kurse verejtjet dhe sygjerimet mund tu drejtohen dikasterit kompetent te komunave dhe bashkesive lokale ne afat 30 ditor nga fillimi i debatit publik. Lajmerimi mbi debatin publik domosdo duhet bere nepermjet mediave , gazeta, Radio, TV.

Rregullat kalimtare dhe pėrmbyllėse

Neni 52.
Nderrimet dhe plotesimet e Statutit te Rajonit aprovohen ne menyre dhe me procedure te parashikuar per sjelljen e tyre. Ne rast te nderrimit te neneve qe jane karakteristike per vecoritė specifike te Rajonit ato duhet bere me dy te treten e anetarėve te Kuvendit te Rajonit.

Neni 53.
Satuti i Rajonit hyn ne fuqi pas 8 ditesh nga aprovimi i tij, kurse botohet ne Gazeten Zyrtare te Rajonit.

Neni 54.
Prefekti eshte i obliguar qe ne afatin 8 (tete) ditor nga aprovimi i ketij Statuti apo akteve themelore qe i sjell Kuvendi, t'ia dergoje organit publik shtetror kompetent.

Klasa:
numri zyrtar :
vendi dhe data,

Shenim: Kortezi e Malesia.Org


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.