Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ruajuni nga njerezit zoti i te cilit eshte ne qiell.
--- Shaw

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Lavjerrėsi i Foucault - nga Umberto Eco
Postuar nga: Fiori

Letersi Shqiptaret ne mergim, sidomos ata te cilet nuk jetojne ne Europe per momentin kane degjuar pak ose aspak mbi Umberto Eco. Edhe ata pak qe mund te njohin Econ apo krijimtarine e tij e njohin nepermjet gjuheve te huaja, kryesisht italisht. Sot Pedro, anetar i Forumit Shqiptar me banim ne Gjermani, u jep mundesine te lexoni nje biografi te shkurter mbi Econ si dhe nje nga veprat e tij me te njohura ne bote, ne gjuhen shqipe.

Informacion mbi jeten dhe krijimtarine e Umberto Eco

Umberto Eco eshte nje filozof arti dhe shkrimtar, nje nga me te njohurit ne letersine postmoderne italiane si edhe asaj boterore, po ashtu edhe themeluesi i semiotikes kulturore.
Umberto Eco ka lindur ne Alessandria, Piemonte me 1932. Karriera e tij eshte e mbushur me poste te respektueshme, si ne radiotelevizionin italian, Docent i estetikes ne universitetin e Torinos, ne ate te Milanos e me pas Profesor per komunikacionin vizual ne Firenze.
Gjate kohes ne Firenze, ai botoi nje nga veprat e tij me domethenese me titull “La struttura assente”, te cilen e perpunoi perseri ne nje botim te ri me titull “Trattato di semiotica generale”, e cila eshte nje traktat themelues i teorise semiotike.
Per nje kohe te gjate Eco ka mbajtur profesuren e semiotikes ne universitetin e Bologna-s.
Eco ka botuar nje sere studimesh filologjike dhe essayes filozofike si p.sh “Il problema estetico in San Tommaso”, “Apocalittici e integrati”, “Le forme del contenuto”, “Dalla periferia dell'impero” (i perkthyer ne gjermanisht me titullin “Über Gott und die Welt”), “Semiotica e filosofia del linguaggio”, “Sugli specchi e altri saggi”, “Im Labyrinth der Vernunft” dhe shume te tjera.
Si shkrimtar, Eco fitoi nje fame ne vitin 1980 me romanin “Il nome della rosa” (Emri i trendafilit), i cili eshte perkthyer pothuaj ne te gjitha gjuhet e botes perendimore dhe ka sherbyer si baze e filmit me te njejtin emer me aktoret Sean Connery dhe Christian Slater.
Tre vite me vone ai shkroi “Postille al nome della rosa” (Pasthenie e emrit te trendafilit).
Me librin “Il pendolo di Foucault” (Lavjerresi i Foucault) Umberto Eco ve ne dukje gjenialitetin e tij duke gershetuar semiotiken me dekonstrukcionin. Libri eshte i perkthyer ne te gjithe Europen, Amerike dhe Australi, vetem ne Shqiperi akoma jo . Si tek romani “Il pendolo di Foucault” ashtu edhe tek romani tjeter “L“isola del giorno prima”, rrjedh brenda e gjithe njohuria e Umberto Eco-s mbi filozofine dhe literaturen. Libri me i fundit i Umberto Eco-s eshte “Dire quasi la stessa cosa”, botuar ne 2003.

Ne “Lavjerresi i Foucault” behet fjale per tre redaktore te nje shtepie botuese, te cilet te shtyre fillimisht nga kureshtja rreth temes se doktorates te njerit prej tyre, Casaubon, mbi Kaloresit e Tempullit, ndeshen ne nje te ashtuquajtur “Plan i Madh”, me ndihmen e te cilit mund te vihet ne zoterim e gjithe bota. Te tre i futen punes, per sqarimin dhe nxjerrjen ne drite te ketij plani dhe zhyten ne nje bote okulte dhe mistike, te mbizoteruar nga te verteta te fshehura dhe te harruara. Ne fillim me shaka, por papritmas gjerat marrin trajta te frikshme. Njerez zhduken.
Libri nuk ka zhvillim linear, ngjarje te ndodhura ne kohe te ndryshme gershetohen, dhe narratoret shkembehen, kryesori eshte Casaubon, por edhe Belbo na shfaqet ndonjehere si narrator.
Ne vazhdim, kur te kem dhe pak kohe te lire, do te perpiqem te perkthej disa pjese te tjera dhe do t“i sjell ketu.




Sefiroti i Kabbales


Per ju, bij te shkences dhe te diturise, kemi shkruar kete.
Studiojeni librin dhe kekojini ne vetvete vizionet tona, te cilat te shperndara dhe ne shume
vende i kemi paraqitur; cka juve ne nje vend ju mbetet e mfshehur, ate e kemi lene te zbuluar
ne nje vend tjeter, ne menyre qe te behet e kapshme per urtesine tuaj.


Heinrich Cornelius Agrippa von Nettesheim, De occulta philosophia, 3, 65



Te jesh supersticioz sjell tersllek.
Raymond Smullyan, 5000 B.C., 1.3.8


1 KETER

Me ne fund, e pashe lavjerresin.

Sfera, tek tundej lirisht ne fund te nje filli te gjate metalik, i cili ishte i mberthyer atje lart ne kupolen e korit, pershkruante lekundjen e saj te gjate konstante ne nje izokroni madheshtore. Une e dija – por cdokush duhet ta ndjente nen magjine e kesaj frymemarrje te qete – qe perioda percaktohej prej raportit te rrenjes katrore te gjatesise se fillit me ate numer - pi i cili, irracional per shpirtrat tokesore, nderlidh pakundershtueshem ne Ration hyjnor perimetrin me diametrin e cdo rrethi te mundshem, ne ate forme, qe koha e ketij kurbezimi te nje sfere nga njeri pol ne tjetrin te ishte rezultati i nje komploti te fshehte te te gjithave permasave ne nje kohe pakufi – njesia e pikes varese, dysia e nje dimensioni abstrakt, treshifrori i pi e te fshehtes rrenje e katrorit dhe e perfeksionit te rrethit. Po ashtu, une e dija, qe ne pingulen e pikes varese, nen dysheme, nje pajisje magneti, e cila forcen e saj terheqese e transmetonte tek nje zilinder i fshehur ne brendesi te sferes, garantonte levizjen ne nje mase te barabarte, nje mekanizem per te mposhtur rezistencen e materies, por i cili nuk i bente rezistence ligjit te lavjerresit, por me teper i lejonte atij, qe te manifestohej – pasi ne vakuum cdo peshe ne fund te nje filli joelastik dhe te papeshe, e cila nuk i nenshtrohej asnje lloj rezistence te ajrit dhe asnje lloj ferkimi me piken e saj fiksuese, do te lekundej ne menyre te barabarte ne te gjithe perjetesine.

Sfera e bakert rrezatonte dobet rreze te vagullta nen shkelqimin e rrezeve te fundit te diellit, te cilat depertonin nga dritarja e kishes. Po qe se ajo, si dikur, me majen e saj do te kishte gervishtur ne nje shtrese me rere te lagesht ne dyshemene e korit, atefere ajo, pas cdo lekundjeje, do te linte pas ne dysheme nje gjurme te holle, dhe gjurma, per cdo here, do te ndryshonte fare pak drejtimin e saj, do te zgjerohej gjithnje e me teper ne formen e nje frakture, e nje brezareje, per tu perfytyruar si nje simetri ne forme rrezoreje – si skeleti i nje Mandale, struktura e padukshme e nje pentagrami, nje yll, nje trendafil mistik. Jo, me teper si nje rremuje gjurmesh, e vizatuar ne reren e nje shkretetire te gjere prej karvaneve te panumert tek sillen verdalle. Nje histori e dyndjeve te ngadalte, mijeravjecare – keshtu duhet te kene levizur atlantidet e kontinentit Mu, ne rrjeshta te ngurte e te parashikueshem, prej Tasmanie ne Groenland, prej Bricjapit ne Gaforre, prej Ishujve-Prince-Edward deri ne Spitzbergen. Maja e sferes perseriste, tregonte nga e para ne nje permbledhje te shkurter, c“kishin bere ata qe nga njera ere e akullit ne tjetren, dhe c“ka ndoshta akoma benin, tashme si korriere te Zotave – po, ndoshta ajo prekte, ne rruge e siper mes Samoas dhe Novaja Zemblja, ne pozicionin e saj te barazpeshimit, token e Agartthes, Mesin e Botes. Dhe une e ndjeja: nje plan i vetem lidhte hiperborealin Avalon me shkretetiren australiane, e cila mfsheh sekretin e Ayers Rock.

Ne kete moment, rreth ores kater pasdite te 23 qershorit, lavjerresi ngadalesonte shpejtesine e tij ne fundin e tejskajshem te harkut te lekundjes, derisa arriti ne prehje, per te rene perseri me te njejtin vrull drejt qendres, ne qender te trajektores per te fituar shpejtesi dhe i vetedijshem per t“iu nenshtruar kuadratit okult te forcave, i cili percaktonte fatin e tij.


Sikur te kisha qendruar me teper, rezistent ndaj kalimit te oreve, per te fiksuar cdo koke zogu, cdo maje shtize, cdo zbukurim helmetash, teksa ai vizatonte ne boshllek diagonalen e tij, duke u tundur sa andej kendej mes dy secilave pika te kunderta te vijave te saj rrethore astigmatike, atehere do ti nenshtrohesha nje mashtrimi shqisash, pasi lavjerresi me kishte bere te besoja, qe niveli i lekundjeve te tij kishte kryer nje rotacion te plote, per tu kthyer pas 32 oresh ne piken e tij fillestare, duke pershkuar nje eklips te percaktuar, i cili rrotullohej rreth pikes se veterrotullimit te tij me nje shpejtesi kendore konstante ne proporcion me sinusin e gjeresise gjeografike. Si do ishte rrotulluar valle, nqs lavjerresi do te ishte i varur qe prej gurit fundor te kupoles se Tempullit te Solomonit? Ndoshta kaloresit e kishin provuar edhe atje. Ndoshta perllogaritja nuk e kishte ndryshuar domethenien e kesaj te fundit. Ndoshta ishte kisha e abateve e Saint-Martin-des-Champes tempulli i vertete. Perfekt do te kishte qene eksperimenti mbi te tjera vetem ne pol, vendi i vetem, ne te cilin pika varese do te gjendej ne zgjatimin imagjinar te aksit te veterrotullimit te Tokes dhe lavjerresi do ta pershkruante ciklin e tij te dukshem brenda njezetekater oreve.
Por prape nuk ishte ky devijim prej ligjit, i cili mbi se gjithash parashikohej prej ligjit, nuk ishte kjo shkelje e nje rregulli te arte, qe e bente mrekulline me pak te mrekullueshme. Une e dija, qe Toka rrotullohej, dhe une bashke me te, dhe Saint-Martin- des-Champes dhe i gjithe Parisi bashke me mua; ne te gjithe rrotulloheshim sebashku nen lavjerresin, i cili ne te vertete nuk e ndryshonte ndonjehere nivelin e tij te lekundjeve , pasi atje lart, prej ku varej, e pergjate zgjatimit imagjinar te fillit, pambarimisht tutje deri ne Galaksine me te larget, atje lart qendronte, e pazhvendosur ne Perjetesi, Pika e Palevizshme. Toka rrotullohej, mirepo pika, ne te cilen ishte i mberthyer lavjerresi, ishte e vetmja pike fikse ne Univers.
Prandaj edhe veshtrimi im nuk ishte dhe aq shume i ngulitur mbi Token se sa me teper atje tutje lart, aty ku ekzekutohej misteri i Palevizshmerise absolute. Lavjerresi me thoshte mua, qe ndersa cdo gje ishte zhvendosur -Toka, sistemi diellor, mjegullnajat yjesore, vrimat e zeza dhe te gjithe bijte e Emanacionit Kozmik, qe prej Eoneve te para deri tek lengbrishta Materie- qe atje lart, nje pike e vetme prehej ne qetesi, si nje kolm, nje kunj, nje pike varese ideale, rreth se ciles rrotullohej e gjithe Gjithesia. Dhe une merrja pjese ne kete me te lartin perjetim, une, i cili edhe pse zhvendosesha me te gjithe dhe me Gjithesine, prape Ate mundja ta shikoja, Ate , te Pa-Levizshmen, shkembin, Garancine, te shndritshmin pluhur, qe nuk eshte Trup, e cila as Forme, as Shembelltyre, as Peshe, as Sasi dhe as Cilesi nuk ka, e cila as te shikohet, as te degjohet dhe as te shqisohet nuk mundet, e cila ne asnje vend nuk gjendet, ne asnje kohe dhe ne asnje hapesire, e cila as Shpirt eshte, as Inteligjence, as Fantazi, Mendim, Numer, Rregull, Njesi, Substance ose Perjetesi, e cila as Erresire eshte e as Drite, e cila as e Rreme eshte dhe as e Vertete.

Nje dialog me tromaksi, nje bisede sa eksperte aq mosperfillese mes nje rioshi me syze dhe nje vajze, e cila te tilla, per fat te keq, nuk mbante.
“Lavjerresi i Foucault” i thoshte ai. “Eksperimenti i pare ne laborator me 1851, me pas nen kupolen e Panteonit, me nje fill 67 meter te gjate dhe nje sfere 28 kg te rende. Se fundmi, ne permasa me te vogla, e ndertuar ketu me 1855, e qe atehere varet ashtu prej asaj vrime ne pjesen e perparme te kupoles.”
“E cfare ben ai atje? Vecse tundet ashtu?”
“Ai demonstron Veterrotullimin e Tokes. Pasi pika varese, e cila prehet ne qetesi.....”
“E pse prehet ne qetesi?”
“Pasi nje pike...si te ta them...ne qendren e saj...atehere shiko ketu, cdo pike, e cila eshte tamam ne qender te pikave, te cilat i shikon ti... e kam fjalen, kete pike qendrore – pike gjeometrike- kete nuk mund ta shohesh dot, ajo nuk ka asnje dimension, dhe dicka, qe nuk ka dimension, nuk mundet te levize dot as djathtas e as majtas, as lart e as poshte. Prandaj edhe ajo nuk rrotullohet. Me kupton? Nese nje oike nuk ka dimension, atehere ajo nuk mund te rrotullohet dot rreth vetvetes. Ajo, biles, nuk ka as edhe Vetvete...”
“Edhe atehere kur Toka rrotullohet?”
“Toka rrotullohet, por pika nuk rrotullohet. Ne te vjen ty per mbare apo jo, kjo keshtu eshte. Okay?”
“Pune per te.”

C“mjerim! Ja ku e kishte ajo mbi vete te vetmen pike fikse ne Kozmos, te vetmen spirance shpetuese para Mallkimit te panta rhei , dhe ajo mendonte, qe kjo ishte pune per te dhe jo e saja! Ne te vertete cifti menjehere vazhdui tutje – ai i mesuar prej nje dije shkollore, e cila ia kishte mjegulluar aftesine per tu cuditur, ajo e trullosur, e paarritshme per friken e Pafundesine, qe te dy te paprekur prej pervojes se frikshme te ketij takimi – i pari dhe i fundit – me Ate, me En-Sof , te Pa-Permendshmen.
Si ishte e mundur, te mos bije ne gjunje perpara Altarit te Sigurise?

Une shikoja i terrorizuar dhe i shtangur. Ne kete moment isha i bindur, qe Jacopo Belbo kishte patur te drejte. Teksa ai me tregonte per lavjerresin, eksitimin e tij ia kisha shkruar nje perdellimi estetik, nje tumori, i cili ngadale, crregullisht, kishte filluar te merrte forme ne shpirtin e tij, teksa hap pas hapi, pa e vene re ai, lojen e tij e shnderroi ne realitet. Por nqs me lavjerresin kishte patur te drejte, atehere ndoshta ishte edhe cdo gje tjeter e vertete, Plani i Madh, komploti universal, dhe kishte qene me vend, qe kisha ardhur ketu, nje mbremje para solsticit te veres. Jacopo Belbo nuk ishte i cmendur, ai thjesht gjate lojes, nepermjet lojes, kishte zbuluar te verteten.
Dhe pervojen e numinozit nuk mund ta durosh dot gjate pa e humbur arsyen.
Une perpiqesha te hiqja veshtrimin tim nga lavjerresi, duke ndjekur kurben, e cila prej kapitujve te kollonave te vendosura ne forme gjysmerrethi kalonte pergjate brinjeve te kupoles deri ne gurin fundor, me te cilen perseritej mrekullia e harkut me maje, e cila krijohej prej nje mungese, me e larta hipokrizi e statikes, dhe i bente kollonat te besonin, ato i shtynin brinjet lart, dhe keto, te kthyera mbrapsht prej gurit fundor, i shtypnin kollonat fort pas dyshemese, teksa kupola ne te vertete ishte nje Gjithcka dhe Asgje, Pasoje dhe Shkak ne te njejten kohe. Por se shpejti mu be e qarte, qe nje nenvleresim i lavjerresit, i cili varej prej kupoles, per tu mrekulluar me kupolen, ishte pak a shume nje refuzim e te pires prej burimit, per tu dehur ne perrua.
Kupola e korit te Saint-Martin-des-Champs ekzistonte vetem, pasi atje ne baze te ligjit mund te ekzistonte lavjerresi, dhe ky ekzistonte vetem, ngaqe ekzistonte ajo. Askush nuk i shpeton Pafundesise, i thashe vetes, teksa u arratisa ne nje pafundesi tjeter, askush nuk i shpeton Shfaqjes te Identikeve, nqs kujton, se mund te ballafaqohet me Te ndryshmit.

Pa arritur ta shkepus veshtrimin prej gurit fundor te kupoles, eca ngadale mbrapsht, hap pas hapi – pasi teksa kisha hyre pak me pare, e kisha ngulitur rrugen fare mire, dhe breshkat e medha prej metali, te cilat parakalonin majtas dhe djathtas meje, ishin madheshtore mjaftueshem, per ti perceptuar edhe me bisht te syrit. Une eca mbrapsht pergjate korridorit te kishes deri tek hyrja, dhe serisht vareshin mbi mua ato zogj kercenues prehistorik prej pelhure te grisur dhe telash te ndryshkur, ato libela te keqija, te cilat nje deshire e ndrydhur i kishte bere te vareshin qe prej tavanit. Ato mu duken si metafora te urtesise, shume me domethenese dhe me aluduese se sa c“kujtonte ta kishte paraqitur preteksti didaktik. Fluturim i insekteve dhe zvarranikeve ne periudhen e Juras, alegori e endjeve te gjata, te cilat i permblidhte lavjerresi ne toke, Arkonte te emanacioneve perverse – posi, keshtu ishin ato, te cilat vareshin mbi mua me sqepat e tyre te gjate arkaeopterikse, avionet e Breguet, Blériot, Esnault dhe helikopteri i Dufaux.

Keshtu hyje ne te vertete ne Conservatoire des Arts er Métiers ne Paris, pasi kishe pershkruar nje oborr barok dhe hyje ne kishen e vjeter te abateve, e cila eshte ndertuar ne kompleksin e ndertesave te mevonshme, ashtu sic ka qene e ndertuar dikur ne Prioratin fillestar. Hyn brenda dhe verbohesh prej ketij komploti, i cili nderlidh me te lartin univers te kupolave hyjnore me boten khtonike te nafteharxhuesve.
Poshte rrjeshtohen automobile te vjeter, dyrrotake dhe makina me avull, lart varen avionet e pioniereve, disa prej objekteve jane akoma intakt, edhe pse te rene e te shkermoqur prej kohes, dhe te gjithe sebashku shfaqen nen mjegulltiren pak natyrale, pak elektrike, si te mbuluar me nje patine, me llakun e violinave te vjetra; disa jane vetem skelete, shasķ, hekura te shperdredhur dhe mjete ngritese, te cilat kercenojne me tortura te papermendshme, biles veten tende mund ta shohesh te lidhur ne nje nga ato shtrate terheqese, tek te cilat levizet dicka dhe mund te te shpoje thelle ne mish, derisa ti pohon gjithcka. Dhe pas ketij rrjeshti me objekte dikur te levizshme e tash te palevizshme me shpirtra te ndryshkur, shenja te pastra te nje krenarie teknologjike, e cila do te donte ti ekspozohej veshtrimeve te habitura te vizitoreve, hapej, i ruajtur ne te majte te tij nga nje Statuje e Lirise, nje model me i vogel i asaj, te cilen Bartholdi kishte projektuar per nje bote tjeter, dhe ne te djathte te tij nga nje statuje e Pascal-it, kori me lavjerresin tundes, i rrethuar prej endrres se keqe te nje entomologu te semure – gershere, nofulla, antena, unaza krimbash, flatra, kthetra, nje varreze kufomash metalike, te cilat te gjitha ne te njejten kohe mund te vinin perseri ne pune elktromagnete, transformatore njefazore, turbina, grupe transmetuesish, makina me avull, dinamo -, dhe ne fund fare, pas lavjerresit, ne korridorin e korit, figura zotash asyriane, kaldaike dhe kartagjenase, Ba“al -e te medhenj me dikur barqe djegese, virgjeresha te hekurta me zemra te zbuluara te gozhduara, te cilat dikur ishin motorra avionash – nje korone e papermendshme zotash te rreme, te cilet gjendeshin aty te shtrire para lavjerresit duke u lutur, sikur te ishin te mallkuar per te qene bijte e luminizmit dhe racionalizmit, per te ruajtur ne perjetesi stersimbolin e tradites dhe te urtesise.

Dhe turistet e merzitur, te cilet paguanin nente francs tek kasa dhe te djelave lejoheshin te hynin falas, mund ta besojne seriozisht, se keta zoterinj te mocem te shekullit te nentembedhjete, zoterinj me mjekra nikotinteverdhe, me qafore te rrjepura e te dhjamosura, papione te zinj, pallto qe iu bie ere tabak thithes, me gishta te verdhe prej acideve, trute te hidheruar prej zilive akademike, perbindsha per tu tallur, te cilet njeri-tjetrin e quanin cher Maitre – se te tille zoterinj keto objekte i kishin ekspozuar ketu, ketu poshte ketyre kupolave, vetem per tu dukur te zote, per te kenaqur paradhenesit e tyre ordinere dhe radikale, per te lavderuar arritjet e medha dhe te shumebekuara te zhvillimit?
Jo, jo, Saint-Martin-des-Champs, kishte qene konceptuar fillimisht si Priorar dhe me vone si muzeum i revolucionit, per te grumbulluar diturite e fshehta, dhe keto avione, keto automjete, kjo bobine elektromagnetike ishin ketu per te zhvilluar nje dialog, formula e te cilit akoma me rreshqiste.

A duhej ta besoja, ashtu sic edhe kerkonte te me mbushte mendjen katalogu, qe ky koleksion i bukur ishte ekspozuar prej zoterinjve te konventit per ti paraqitur masave nje sanktuar te gjithe arteve dhe mjeshterive, kur e kisha fare qarte para syve, qe i gjithe projekti, biles edhe fjalet ishin te njejtat, me te cilat Francis Bacon kishte pershkruar ne te tijin New Atlantis Shtepine e Salomonit?
A ishte e mundur, qe vetem une – une dhe Jacopo Belbo dhe Diotallevi – kishim njohur te verteten? Ne kete nate ndoshta do te merrja vesh pergjigjen. Duhej te gjeja nje menyre per te qendruar ne muzeum, per te pritur deri sa te vinte mesnata.
Prej nga do te hynin brenda ata, nuk e dija, e merrja me mend, qe ne rrjetin kanalizues te Parisit nje korridor lidhte nje pike cfaredo te muzeumit me nje pike tjeter te qytetit, ndoshta ne afersi te Porte-Saint-Denis , por une e kisha te qarte, qe une, ne qofte se do te dilja aty, me siguri qe andj nuk do ta gjeja perseri rrugen e kthimit. Keshtu qe me duhej te fshihesha dhe te qendroja brenda. Une perpiqesha te shkeputesha prej fascinacionit te vendit dhe te veshtroja kishen me nje veshtrim te esellt. Tani nuk isha me ne kerkim te nje epifanie, tani kerkoja nje informacion. Ndoshta do te ishte e veshtire, mendoja une, qe te gjeja nje vend ne sallat e tjera, ku te mund tu shpetoja shikimeve te rojeve (eshte detyra e tyre, pas mbylljes te inspektojne sallat, ne kerkim te hajduteve te mundshem te fshehur), por ketu, e ku kishte me mire se ky korridor kishe gotike plot me automjete te vjetra, per tu fshehur diku si nje pasagjer ilegal? Te fshihesh i gjalle ne nje automjet te vdekur – tashme kishim luajtur aq shume lojra, sa per ta provuar edhe kete.

Jepi, zemra ime, i thoja vetes, mos mendo me mbi diturine: drejtohu tani drejt shkences.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.