Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 91 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Lajme :: Intervista e plote e Metes
Postuar nga: Albo

Lajme Lexoni intervisten e plote dhene per televizionin Klan nga ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta.

Pse e dhate doreheqjen, cilat ishin kushtet qe ju detyruan?


Nuk mendoj se kushtet jane te panjohura, pasi publiku i ka njohur ne vazhdimesi te gjitha zhvillimet brenda mazhorances dhe thelbi i kesaj krize e thelbi i doreheqjes sime ka te beje me ate, qe per fat te keq, ne kemi nje mazhorance, e cila, jo vetem per shkak te pergjegjesise se nje pjese te titullareve te PS, nuk ka arritur te jap mbeshtetjen e duhur per qeverine dhe mbeshtetjen e duhur per te kapercyer problemet qe jane shfaqur hap pas hapi. Pavaresisht nga perpjekjet e mia te vazhdueshme per te ofruar kompromis, per te bere terheqje ne funksion te krijimit te nje fryme integrimi, mirekuptimi gjithnje e me te theksuar, ne favor te krijimit te stabilitetit te mazhorances parlamentare e qeverisese. Por kjo ka deshtuar, pasi edhe hapi im i fundit per t'u takuar me 15 janar me kryetarin e Partise, Nano me qellim pershpejtimin e rikompozimit te qeverise mbi baze te ketij ligji, ne baze te nje kompromisi, duke perfshire figura te shquara te PS, njekohesisht duke ardhur deri te takimi i djeshem, ku une kam qene teresisht i hapur per kete rikompozim, per te diskutuar skemen e re te qeverise. Por kam kerkuar qe te percaktohen rregulla loje te qarta per te ardhmen, qe qeverisja te mos mbetet peng i zhvillimeve ne PS, qe qeverisja te mos mbetet peng i asaj se kush do te zgjidhet President ne qershor, apo si do te ece nje referendum i mundshem i PS, qe mund te zhvillohet me vone. Pasi te gjitha keto ceshtje, jo vetem qe kane mbajtur peng qeverisjen e tanishme, por rrezikojne te mbajne peng cdo lloj qeverie, pas doreheqjes qe une tashme kam bere. Kjo nuk i sherben stabilitetit te vendit, qetesimit te opinionit publik, kthimit te normalitetit ne jeten e vendit, nuk i sherben stabilizimit te administrates, venies se saj ne pune si dhe marreveshjeve qe ne kemi me komunitetin nderkombetar, vecanerisht ate te Stabilizim-Asociimit me BE, marreveshjen tre vjecare qe kemi me FMN e BB.



Ju thate qe kontradikta juaj me kryetarin e PS, Nano ne takimin e djeshem, ishte mos vendosja e rregullave te lojes. Mund ta specifikoni se cilat ishin ato pika qe ju e z.Nano nuk rate dakort?



Pikat ku nuk kemi rene dakort, e mesa verej une edhe nga mbledhja e sotme e kryesise, eshte se une kam qene plotesisht i hapur per te bere nje qeveri me figurat e PS, pa perjashtuar asnje emer, duke diskutuar ne kryesi. Madje me shaka i kam thene z.Nano se edhe sikur 15 nga PD te vijne, une jam i gatshem me kete lloj fryme te re te trasparences te drejtoj cdo qeveri pa veshtiresi te theksuar, ne kuptimin se kjo qeveri nuk ka e nuk do te kete asgje per te fshehur apo per te qene e mbyllur. Por kur nuk merret nje angazhim per te theksuar e per t'i bere te qarte opinionit publik, administrates, partnereve nderkombetare se nje qeveri e tille qe perfaqeson te gjithe, te bashkoje potencialet e energjite me te dobishme te PS, kur nje qeveri e tille nuk garantohet se do te jete afatgjate, se nuk do te varet nga zhvillimet per zgjedhjet per Presidentin e vendit, nga zhvillimet e mundshme te nje kongresi apo referendumi.



Per cfare pikash nuk keni rene dakort?



Dy ceshtjet qe neve na kane krijuar veshtiresi per t'u marre vesh, eshte ceshtja e zgjedhjes se Presidentit dhe ajo e referendumit qe ka kerkuar z.Nano.



Zgjedhja e Presidentit dhe referendumi ka qene pjese e kesaj marreveshjeje midis jush e z. Nano?



Keto u hodhen, por ne kuptimin te shikojme si do te shkoje zgjedhja e Presidentit, pastaj te shohim fatin e qeverise se re. Te shikojme si do te veje referendumi, pastaj te shohim fatin e qeverise se re. Ta bejme qeverine sot per 3-4 muaj, pastaj te shikojme nese kjo qeveri do te vazhdoje apo jo. Pastaj te bejme nje qeveri tjeter. Ndoshta deri ne ate kohe mund te behet nje referendum per kryetar e PS dhe te shikojme se kush do te zgjidhet, ke do te propozoje etj. Pra eshte nje situate qe nuk zgjidh asgje. Mban vendin peng, qeverine, dhe nuk mban peng Ilir Meten apo cilindo qe mund te jete Kryeminister neser. Njerezit duan te dine do te kete nje qeveri te qendrueshme, do te kene nje qeveri qe do te vazhdoje reformat, qe do te vazhdoje te gjitha angazhimet qe kemi marre para elektoratit dhe partnereve nderkombetare, apo do te kemi te njejten situate, madje do te kemi nje situate edhe me te veshtire te mungeses se besimit, te pasigurise, te paralizimit te metejshem te administrates apo te bllokimit te shume projekteve.



Ju me cfare platforme i keni shkuar kryetarit te PS?



Une jam per te bere rikompozimin e qeverise. Nje qeveri qe do te vendoset ne PS me emrat me te njohur, me te shquar te PS dhe une nuk synoj qe te bej asgje tjeter vecse detyren e Kryeministrit te vendit. Jam i hapur t'i ftoj te gjithe ne qeveri. Kete kerkoj dhe do t'ua them shqiptareve, kete do t'ua them partnereve nderkombetare. Por nuk kam marre asnje lloj garancie, se gjithcka varet nga zgjedhja e Presidentit ne qershor apo edhe nga nje referendum i mundshem. Pra, hyjme perseri ne nje rreth vicioz, i cili nuk sjell nje qeveri te qendrueshme, se keto presione dhe kushte mbajne peng qeverisjen e vendit. Edhe sot ne mbledhjen e kryesise, une kam theksuar se gjeja e pare qe duhet te zgjidhim, pavaresisht nga emrat, nuk eshte as referendumi, ai eshte ceshtje e PS, nuk eshte as KPD, as kongresi, eshte problemi i qeverise. Jo i qeverise "Meta", por i Republikes se Shqiperise. Ky vend do te kete nje qeveri, qe do te jete ne gjendje te coje reformat perpara, te arrije parametrat e fiksuara ne program tone qeverises, ato me BE, FMN, BB etj apo ne do te kemi qeveri, ku ministrat me shume sesa ne zyren e tyre do te levizin sa ne nje zyre ne tjetren, te marrin vesh se c'zhvillime do te ndodhin ne qershor, ne shtator dhe te gjithe punonjesit se kush do te jete ministri i ri, pasi ky qe kane rrezohet nje here ne tre muaj. Ky eshte shqetesimi im dhe arsyeja pse dhashe doreheqjen. Te bej te qarte se nuk jam une ai qe mban peng qeverisjen e Shqiperise. Une jam njeriu qe ka leshuar qe nga fillimi ne menyre te vazhdueshme, edhe pse u sfidua nga Fatos Nano, i cili deklaroi para elektoratit se Kryeminister do te jete Ilir Meta dhe me pas nxiti ate garen e famshme, edhe pse u mund atje ne menyren me trasparante



Ka nje pretendim se nje pjese e letrave ka qene e shenuar...



Ky eshte shqetesimi im. Keshtu po behet edhe referendumi. Referendumi nuk do te zgjidhe asgje. Ai ka filluar te kontestohet qe ne fillim. Kemi nje problem shume te madh ne PS. Kemi nje mazhorance, qe nuk eshte ne gjendje te permbushe detyrat e saj per te qeverisur vendin. Sepse ne kemi nje mazhorance, ku nje pjese e grupit parlamentar ne kundershtim me statutin e PS, ne kundershtim me rregulloren e grupit parlamentar, bojkoton vendimet e grupit, te kryesise se partise dhe e lene vendin me nje qeveri pezull.



Por politika ka rregulla loje. Ne kete rast, i bie qe ose PS eshte e ndare ne dy pjese ose ka humbur mazhorancen dhe ne rast te tille shkohet ne zgjedhje? Vendi nuk mund te bjere peng e nje mazhorance qe nuk gjen fjalen e saj?



Ky eshte edhe thelbi i levizjes sime. Une jam i gatshem, qe bej kete veprim, qe jap doreheqjen, dhe nuk kam asnje arsye morale te jap doreheqjen, se kam 6 muaj qe sulmohem, qe nga fjalimi i Lezhes i z. Nano dhe nga te gjitha ato fjale te mira qe tha per qeverine e mua per Kryeminister ne zgjedhjet lokale dhe para 24 qershorit, menjehere i ktheu ne nje fushate te pashembullt sulmesh, denigrimesh etj. Qe atehere e ne menyre te vazhdueshme kjo eshte nje qeveri e gjendur nen agresionin e nje pjese te PS, e cila nuk deshiron qe te respektohen rregullat e lojes. Dhe per kete eshte gati te beje gjithcka. Une nuk jam aq i papergjegjshem dhe egoist sa te mbaj Shqiperine peng ne menyre qe une te qendroj patjeter Kryeminister. Une jam zgjedhur Kryeminister nga PS, kam mbeshtetjen e mazhorances ne struktuar e PS, te gjitha manovrat qe behen me referendum etj. jane pikerisht per te prishur te gjitha rregullat e lojes, per ta lene qeverisjen peng te ketyre zhvillimeve, per ta dobesuar ate dhe ne fund te fundit per te arritur ate konkluzion se Kryeministri Meta nuk po e qeveris dot vendin. Kryeministri Meta ka qeverisur shume mire deri ne 24 qershor dhe mendoj se eshte rezultat i kesaj qeverisjeje edhe fitorja e 24 qershorit. Por ne keto kushte, kur gjithcka ka qene nje skenar per rrezimin e qeverise, per diskretitimin e qeverise, te Kryeministrit, te shkaterrimit te rregullave te lojes ne parti, ne keto kushte une e ndjej te nevojshme te bej veprimin tjeter qe te zgjohet PS dhe te jete ne gjendje te krijoj mazhorancen qe duhet per te qeverisur vendin. Qofte edhe duke sakrifikuar Ilir Meten si Kryeminister.



A mund te garantoni se doreheqja nuk ka qene nje mjet presioni politik ndaj kryetarit te partise dhe kryesise, per te thene se terheqja ime mund ta beje shume te veshtire zgjedhjen e nje Kryeministri te ri?



Une nuk jam i papergjegjshem qe te bej lojra, as me Partine Socialiste, aq me teper me vendin, pasi ne kete pozicion qe jam, por edhe si politikan une i kam vene qellim vetes qe t'i sherbej sa mundet vendit tim dhe ne keto kushte cdo lloj insinuate te tille une e pergenjeshtroj. Une e kam bere nje veprim te tille, jo ne menyre te paramenduar, por i bindur se i kisha konsumuar te gjitha veprimet per te arritur ne nje komprmis te qendrueshem. Nese nje kompromis i qendrueshem nuk pranohet, atehere une nuk mund te vazhdoj te mbaj pergjegjesite e Kryeministrit, nuk mund te vazhdoj te behem pjese e nje skenari, qe kerkon te mbaje peng qeverisjen e Shqiperise. Kjo eshte e gjithe historia dhe kerkoj t'i hap rrugen nje procesi qe mund ta zgjidhe kete situate.



Eshte dhene njoftimi se ju z. Kryeminister do te rikandidoni ne KPD, ku do te diskutohet per emrin e Kryeministrit te ri?



Sot kam patur nje mbledhje te shpejte me nje pjese te grupit parlamentar te PS, une e ndjeja per detyrim t'i njihja me arsyet e motivet e doreheqjes, pasi kam nje pergjegjesi ndaj tyre, sikunder kam edhe ndaj atyre qe me kane perkrahur ne PS, dhe ka qene nje kerkese e tyre rikandidimi im. Por e theksoj se une nuk kam qellim rikandidimin. Qellimi im ka qene t'u bej te qarte te gjithese se perpjekjet per te krijuar nje qeveri te qendrueshme nga ana ime deshtuan, sepse nuk ka mirekuptim, nuk ka konsensus, ka kushte te tjera dhe ka perpjekje per t'i mbajtur gjerat pezull ne te ardhmen, gje qe nuk me lejon mua mundesine qe te krijoj nje qeveri te qendrueshme per vendin. Se dyti, ne keto kushte PS, forumet e saj, Presidenti i Republikes duhet te marrin pergjegjesite per te dhene nje zgjidhje te qendrueshme, per te fiksuar disa rregulla loje, nuk ka rendesi kush do te jete neser Kryeminister. E rendesishme qe ai do te vihet Kryeminister ka mbeshtetjen e duhur nga e gjithe PS per te qeverisur vendin. Kete ta dine te gjithe shqiptaret, partneret nderkombetare. Nese do te behet nje qeveri e te presim se do te behet edhe nje referendum dhe te shikojme rezultatet e referendumit, e me pas te shikojme se kush do te zgjidhet president, atehere ne mbajme peng qeverine. Atehere ne mbajme pergjegjesi per shperqendrimin e vemendjes nga reformat jetike, sic ka konkluduar edhe KE mbajne pergjegjesi per spostimin e shume ceshtjeve, shume sfidave qe kemi perpara.



Megjithate, problemi me i madh sot ka qene fakti qe ju jeni apo jo i predispozuar qe ne nje rast tjeter t'i jepni votat tuaja ne favor te nje Kryeministri te tjeter?



E para une nuk jam Fatos Nano dhe as ata qe ka zgjedhur Fatos Nano, qe te bej veprime te papergjegjshme, te cilat i kushtojne PS, Shqiperise, qe do te thote qe une bojkotoj Parlamentin, sepse kjo nuk eshte ne kulturen time politike. Sepse bojkoti eshte minimi i institucioneve, i demokracise dhe i rregullave te lojes. Dhe politika shqiptare nga kjo ka vuajtur. Tani na u shfaq dhe fenomeni qe brenda nje force politike ai qe mbetet ne minorance bojkoton mazhorancen ne menyre qe ajo te mos jete ne gjendje te qeverise vendin. Pra, une nuk mund te bej kurre nje veprim i cili sjell bojkot, sjell rrenim te mazhorances socialiste. Por njekohesisht une kam nje pergjegjesi shume te madhe para shqiptareve, vecanerisht para 600 mije votuesve qe kane votuar per PS dhe para te cileve kam dale si Kryeminister e 4 viteve te ardhshme, te mos lejoj qe Shqiperia te mos qeveriset nga kryeministra kukull, me qeveri kukull. Kjo do te thote qe cdo qeveri qe do te krijohet duhet te jete afatgjate.



Keni ngritur shqetesimin per zonen e Dushkut.



Te problemi i Presidentit te kemi nje problem. Pasi sic theksoni dhe ju shqetesimi, jo vetem i opozites, sepse opozita eshte e destinuar per te ngritur shqetesime, por edhe e komunitetit nderkombetar, edhe i raportit te OSBE e ODIHR, edhe i Parlamentit Evropian, etj, eshte qe kjo mazhorance per te zgjedhur Presidentin me 60 % eshte e kontestuar. Kjo s'do te thote se eshte e paligjshme, sic thote zoti Berisha, sepse kjo eshte bere ne perputhje me ligjin, pasi ligji nuk ka qene ne gjendje te parashikoje nje precedent te tille qe t'i mbylli rrugen atij.



Verejtjet nuk jane vetem per zonen 60, jane edhe per zona te vecanta, ku jane permbysur mandatet.



Dakort, ketu behet fjale kryesisht per zonen 60, sepse ketu kjo ka te beje me disa mandate te cilat bejne te mundur kapercimin e 60 % dhe ne keto kushte komuniteti nderkombetar ka kerkuar qe Presidenti i vendit te jete nje figure e zgjedhur me konsensus. Ne menyre qe te kete legjitimietin e plote dhe te pranohet jo vetem nga mazhoranca qe e zgjedh, por te pranohet edhe nga opozita, sepse ne fund te fundit Presidenti edhe sipas Kushtetutes, edhe sipas gjithe funksioneve qe ka, duhet te jete nje figure e pranuar sa me gjeresisht. Ky eshte nje shqetesim i cili duhet mbajtur parasysh, sepse nuk eshte nje shqetesim thjeshte i opozites. Sepse komuniteti nderkombetar i ka thene shume qarte opozites se duhet te kthehet ne Parlament dhe ia tha shume qarte opozites se nuk duhet te kerkoje dhe nuk ka zgjedhje te parakohshme, pra kjo eshte nje mazhorance e ligjshme per te qeverisur ashtu sikur na ka thene dhe ne, pra mazhoracnes qe duhet te jemi te permbajtur ne ceshtjen e Presidentit dhe te punoni per ta zgjidhur kete ceshtje me konsensus sa me te gjere. Keshtu qe keto jane dy ceshtje te ndryshme qe nuk kane te bejne me stabilitetin e qeverise socialiste me legjitimitetin e qeverisjes socialiste dhe te koalicionit, por perkundrazi duhen pare ne kete menyre qe t'i sherbejne forcimit te isntitucioneve ne vend.



Ai jeni i gatshem te beni kompromis me kryetarin e PS ne menyre qe votat tuaja dhe te kryetarit te shkojne per zgjehdjen e nje Kryeministri te trete?



Nuk eshte ky problemi. Une jam i gatshem te pranoj te votoj edhe per Fatos Nanon per Kryeminister, nese ai e merr persiper kete pergjegjesi. Dhe nuk do te bente keq qe ta merrte kete pergjegjesi persiper, perderisa ka kontestime per qeverine, ka mendimet e veta per shume ceshtje etj. Gjeja me e mire qe mund te beje eshte qe kryetari i PS-se, pavaresisht nga papajtueshmeria e mandateve, (une jam i gatshem te mos e marrim ne konsiderate kete ceshtje te statutit, derisa nuk kemi marre ne konsiderate edhe ceshtje te tjera te statutit qe vendimet qe merren me shumicen e votave jane te detyrueshme per te gjithe) te marre dhe drejtimin e qeverise me gjithe pergjegjesite. Ketu problemi eshte kujt do t'i ngelet pergjegjesia. Do te veme ty, une dhe z. Nano Kryeminister. Po cfare Kryeministri do te jesh ti. Se mund te themi se do te besh keshtu qe te te jap votat neser.



Nuk besoj se gjeni nje njeri te cmendur nga jashte qe te behet Kryeministri juaj.



Une nuk do te desha te thosha se do te marrim nje njeri nga jashte. Doja ta thjeshtoja per te thene se mbetet Kryeminister nje njeri qe mban pergjegjesi, nje njeri i cili te jete pergjegjesi i vazhdimesise se ketyre reformave, programeve dhe i garantimit te integritetit te domosdoshem qe duhet te kete nje qeveri per te qeverisur vendin e vet. E them perseri, nese z. Nano deshiron ta marre nje pergjegjesi te tille nuk ka pse te qeverise permes te treteve. Le te qeverise vete. Kjo eshte menyra me e mire, me e sinqerte dhe me transparente.



Kete qendrim do te mbani edhe ne KPD?



Nuk eshte ceshtja e mbajtjes se nje qendrimi te tille timin gjate mbledhjes se KPD-se. Ju me shtruat nje ceshtje. Pse nuk zgjidhni nje Kryeminister me konsensus. Nuk mund te sajohet nje Kryeminister, sepse mund te thoja se nuk do te qeverisnim dot, sepse Kryeministri duhet te jete nje njeri, i cili duhet te kete te gjithe personalitetin e duhur per te perballuar te gjithe presionet qe do t'i behen, qe nga ministrat e tij, qe nga njerezit e tij e deri tek ata qe i japin voten, do ta mbeshtesin etj. Dhe nuk eshte e lehte per te krijuar nje Kryeminister, pavaresiht se PS-ja ka figura qe mund ta bejne shume mire kete pune. Duhet te vendosen edhe njehere rregullat e qarta, qe cilido qe vendoset te ndihet i mbrojtur dhe i garantuar nga keto rregulla, se ai do te jete ne gjendje te qeverise pa u minuar nga cdo segment, grupazh, fraksion apo deputet i PS-se. Une nuk kam per qellim te bllokoj qeverisjen e vendit. Kam per qellim ta zhbllokoj ate.



Keni permendur ceshtje qe mund te marrin peshe ne politiken shqiptare. Keni permendur ceshtjen e zones 60, apo te Dushkut, dhe e dyta faktin qe ne nje menyre apo ne nje tjeter mosplotesimi i kushteve te Brukselit do ta coje drejt izolimit PS-ne. A mund te shtjelloni me tej keto dy ide, apo ishin thjeshte karta presioni ne momentin e doreheqjes?



Une jam politikan i bindjeve te mia dhe jo i interesave te mia. Nese do te ishte fjala per interesat e mia mund te beja cdo lloj qeverie dhe te shtyja 6 muaj apo nje vit, te shtyja sic ma keshilluan edhe shoke dhe miq ndonjehere. T'i thosha zotit Nano une do t'i jap ty votat per President, dhe ne fund te mos ia jepja votat, ose te beja lojra te tjera. Por une nuk mund te bej gjera te tilla, sepse nuk jane ne personalitetin tim. Dua te jem shume i pergjegjshem ne raport me vendin, jo vetem me shoket e bashkepunetoret. Ne kete kuader nuk mund te them se z.Nano nuk mund te behet President, sepse perderisa them se mund te behet Kryeminister, perse nuk qenka e thene te behet dhe President, perderisa ka dhe moshe. Ketu ka nje gje tjeter qe Brukseli, parate e te cilit i duam per te bere rruget, termocentralet per t ezgjidhur probleme etj, por kur behet fjale per disa te verteta qe kane te bejne me standartet e demokracise qe kane te bejne me garantimin e institucioneve sic ato u shemben ne '97, si me 14 shtator, atehere i tregojme sovranitetin ne Brukselit ku duam te integrohemi. Pra Brukseli na e ka bere te qarte qe ne duhet te punojme qe Presidenti te jete me konsensus. Nese e pranon opozita qe Fatos Nano te jete Presidenti i Shqiperise me konsensus nuk ka kundershtim. Perkundrazi nese pranon per nje tjeter ne duhet te tregojme maksimumin e vullnetit tone per te zgjedhur President me konsensus. Dhe ky duhet te jete dhe vullneti i z. Nano, sepse mban pergjegjesi. Nese Brukseli thote: Zoterinj ju e keni bere kastile zone 60 qe te zgjidhni Presidentin, dhe nga nje deputet keni nxjerre dhjete deputete dhe kjo nuk eshte e ndershme dhe e moralshme, pavaresisht se nuk ishte e jashteligjshme, atehere ne nuk mund t'i themi Brukselit se ne vendosim vete. Ne mund te vendosim vete, por problemi eshte qe kjo vendosmeria jone per te vendosur vete mund te kete pasoja shume te medha per fatet e atyre qe na kane votuar ne dhe ata na kane votuar per Shqiperine Evropiane dhe jo per ta futur Shqiperine ne karantine.



Po nese permes referendumit, anetaresia e PS-se e shprehet qe kandidat per President te jete Nano?



Ky eshte problemi i z. Nano. Uroj qe ai te mos vazhdoje ta personalizoje ceshtjen e Presidentit. Nuk mund t'i bejme sfida Brukselit me referendume, aq me teper vendosja e 60 % te votave per zgjedhjen e Presidentit ka pasur si qellim patjen e nje konsensusi sa me te gjere per Presidentin dhe kjo eshte Kushtetuta qe kemi bere ne.



Problemi i zones 60 ne Bruksel eshte pare si moralisht i padrejte, por ligjerisht i drejte. Ju jeni dakort me ate qe ka ndodhur ne zonen 60?



Ajo qe ndodhi ishte shqiptare pavaresisht nga rrjedha e integrimit evropian. Ishte problem i legjislacionit qe e kemi bere se bashku me eksperte nderkombetare, ishte dicka jo e moralshme, por nuk eshte e paligjshme. Une nuk deshiroj te them se Dushkun e beri ky e ai per kete qellim, sepse mbajme te gjithe pergjegjesi, por pse duhet ta kthejme ne nje beteje per jete a vdekje. Ceshtja e Presidentit nuk duhet kthyer ne nje nivel te tille, sepse nuk eshte kjo sfida jone me e madhe, sepse nuk ky vendi i vetem ku mund te kontribuoje nje njeri. Nese pranohet dhe promovohet, etj, eshte nje gje e mire, nese jo askush nuk do te ndihej mire qe te ishte nje President i kontestuar, sikurse une nuk ndjehem mire qe edhe pse ka mazhorancen PS-ja, ndjehem i kontestuar nga disa deputete, anetare te KPD-se etj. Ja per kete arsye une kam moralin dhe them se jap doreheqjen edhe pse jane ne minorance, pavaresisht se une them se mund t'i bllokoj me 20 deputete, po them kot mund t'i bllokoj me 40 deputete. Une nuk e bej se nuk jam i papergjegjshem. Sepse une e ndjej shume mire se ky vend ka shume nevoje. Per hir te kesaj une jam gati te bej kete veprim dhe e kam bere. Tani secili duhet te leshoje. Ky eshte mesazhi.



A jeni dakort per nje qeveri me baze te gjere sic ka thene kreu i PD-se?



Nje qeverisje me baze te gjere nuk do te sillte aspak stabilitet. Sepse nje qeverisje me baze te gjere do te ishte nje qeverisje ku askush nuk do te merrte pergjegjesi. Ku ministri i Mbrojtjes i PD-se do te rivalizonte ministrin e Rendit te PS-se, ku ministri i Financave i PS-se, mund te bente te njejten gje me ministrin e Privatizimit te PD dhe ku qeveria te kthehej ne nje vend ku askush te mos merrte pergjegjesi dhe te githe t'ia linin pergjegjesine njeri-tjetrit. Dhe gjithmone qeverite e perbashketa te mazhorances apo te opozites, jane qeveri qe pergatisin vendin per zgjedhje te reja dhe ky eshte qellimi i Berishes. Qe ne emer te stabilizim-asociimit dhe per ta cuar vendin ne zgjedhje, sic u be me qeverine ne kohen e Ylli Byfit, te cilen brenda pese muajsh Berisha e prishi me qellim per te demtuar mazhorancen e asaj kohe, per te cuar vendin ne zgjedhje dhe fituar. Keshtu qe nje qeveri me baze te gjere, me gjithe opoziten nuk do te ishte nje qeveri qe do t'i sherbente cuarjes se reformave perpara, por do t'i sherbente instrumentalizimit te kesaj ceshtjeje. Opozita i ka mundesite, qe duke ardhur ne Parlament, duke marre pjese ne komisionet e rendesishme te hetimeve ne luften kunder korrupsionit, te ballafaqohet me qeverine per gjithe sfidat me te rendeishme te vendit, te kontribuoje, te kritikoje te paraqese alternativen e saj, sic beri per anti-korrupsionin, per te cilin ne i dhame pergjigje per te gjitha pikat, per energjine etj. Por problemi eshte qe pergjegjesia duhet te jete sa me e qarte per qeverisjen e vendit. Kjo nuk sjell kete gje, por shperndan pergjegjesite dhe ndihmon paralizimin e situates dhe jo ne arritjen e nje qeverie solide me integritet qe con reformat perpara.



Qeverisja juaj ushtroi funksionet e saj jo me shume se 3-4 jave, deri kur Nano leshoi akuzat e tij publike qe i mbrojti ne nje zinxhir takimesh ne nje tur qe e quajti moral. A keni analizuar njehere shkaqet qe cuan ne mosvenien ne eficense te struktures se qeverise?



Une kam qeverisur ne kushte te veshtira ne keto dy pale zgjedhje. Zgjedhje partiake, problemet etj. Me 8 apo 9 shtator Presidenti me dekretoi si Kryeminister pasi qeveria kishte marre perkrahjen e gjithe PS-se edhe te kryetarit, Nano. I cili mbajti nje fjalim ne Parlament, i cili me dha dhe disa emra qe une i perfshiva ne kabinet. Me 11 shtator u sulmuan kullat dhe pas nje muaji filloi sulmin kunder qeverise. Mes te dyve ka nje lidhje per sa i perket konceptit te ri te kamikazeve qe eshte futur ne jeten politike ne vend, pas 11 shtatorit. Veprimi qe kane bere deputetet qe kane bojkotuar Parlamentin, duke bojkotuar dekretet e Presidentit eshte nje veprim kamikazesh, i pallogjikshem, i pamoralshem per pjesetare te nje force politike dhe eshte nje veprim qe solli partia e kamikazeve. Ne rast te tille c'kuptim ka qe jemi nje parti, qe kemi rregulla te njejta, c'kuptim ka qe nje pjese i zbaton, c'kuptim ka qe nje pjese kur i interesojne nuk i zbaton?





Ka pasur komente qe keni abuzuatr me pushtetin dhe keni tentuar te drejtoni me dore te forte, duke shkelur dhe rregullat e lojes. Ka pasur kontestime sidomos me emerimet ne nivelet e dyta.



Une nuk i kam shkelur asnjehere, keto emerime kane qene edhe para 24 qershorit. Kjo qeveri ka qene dhe para 24 qershorit me dy -tre ndryshime, me kete qeveri u fituan dhe zgjedhjet. Kjo ishte nje politike e qellimshme per te destabilizuar qeverine. Per te rrezuar Ilir Meten, sepse nje grup i caktuar brenda PS donte ta perdorte Ilir Meten, per te fituar zgjedhjet lokale, per te fituar zgjedhjet e pergjithshme, per te artritur ate qe u arrit ne Samitin e Goteborgut, por tani qe jemi ne fillim te nje mandati dhe PS-ja nuk e ka per here te pare qe luan ne fillim te mandateve, eshte koha qe ta spostojme Ilir Meten, ta marrim perseri ne qe kemi qene dikur dhe qe nuk kemi hequr dore akoma nga veset e shkuara, te cilat i kane kushtuar PS-se, sikunder dhe stabilitetit te vendit. Dhe per kete nuk eshte gje e veshtire te shfrytezosh pakenaqesira te njerezve, qe nuk behen ministra e deputete.



Kush ishte shkaku i kesaj? Pse nuk dolet dhe ju ne baze?



Sa here kam vajtur ne baze kam gjetur mbeshtetje, qe nga Shkodra, Lushnja, Vlora. Nuk dola ne baze sepse une kam pozicion per te qeverisur vendin dhe jo te iki te tregoj historite e Mirit te Xhikes, te Gezimit te Kashtes ne vende te tjera. Une jam perpjekur te sillem me pergjegjesi, duke pasur parasysh detyren e Kryeministrit, te cilen jam perpjekur te mos e shfrytezoj per qellime te ngushta politike, por edhe duke qene i bindur se keto ishin gjera qe do te qetesoheshin, qe PS-ja do te ishte ne gjendje te gjente nje ekuiliber te saj dhe qe keta njerez, duke komunikuar me ta, duke biseduar me hapur, duke bere dhe leshime, duke hequr dhe ministrat, se njehere u kerkua vetem nje minister, apo jo. Pastaj u kerkuan tre pastaj e gjithe qeveria etj, etj. Tani kerkohet garanci per Presidentin. Une mund te jap garanci vetem voten time, ia kam thene dhe z. Nano. Me shenje te hapur dhe jo si ato qe i ka bere Nano pas takimit me mua. Kjo eshte nje nga me qesharaket dhe absurdet sepse ne oren dhjete me kerkon mua takim ne PS dhe ne oren 1 ben ate Komisionin e Garancive Statutore qe ne varesi te takimit qe do te kishte mua te vinin ato shenjat. Nese takimi do te ishte i mbare do te kishte dale nje shenje etj. Votimi eshte ndjekur nga te gjithe. Por keto jane tipike mafioze per te pohuar te ashtuquajturin trafik te votave te z. Fatos Nano , i cili eshte nje cenim jo i legjitimitetit te Ilir Metes absolutisht, por i legjitimitetit te institucioneve te PS.



Kryetari i PS-se la te kuptohet se askush s'mund te jete peng i malavites.



Une s'kam qene asnjehere peng i malavites dhe e kam luftuar ate, por do ta ftoja kryetarin e PS-se te mos shkonte me ne restorant "Trieste", atje ku prej muajsh malavita ben qeverite, akuzat per ministrat dhe emerimet e qeverive te reja



Sapo thate qe nuk do te merreshit me emra personash apo restorantesh.



Une kam dhene doreheqjen tashme nga detyra e Kryeministrit. Dhe me lejohet qe edhe te jap ndonje sqarim me te plote. Jam i detyruar, duke i sjelle me pergjegjesi sa me te madhe. Por cilido duhet te kuptoj se jetojme ne nje vend te vogel dhe e dime nese jemi peng i dikujt.



A shihni ndonje difekt tek ju?



Une e kam pranuar se kam bere gabime. Kam thene se kush punon dhe gabon. Le te marrim nje rast konkret. A eshte sulmuar ndonje nga paraardhesit e Edi Rames pse s'ka bere dy rruge ne kryeqytet? A eshte sulmuar ndonje nga parardhesit e Edi Rames pse ka dhene kioska pa leje, pallate pa leje para zyrave te qeverise e kudo? Kush punon keq ne Shqiperi nuk sulmohet. Sigurisht qe kemi bere gabime, por kemi pasur vullnetin t'i pranojme dhe reflektojme. T'i cojme punet perpara dhe gabimet nuk behen pengese per te reflektuar gjera.



Si e shikoni karrieren tuaj? Do te shkoni te pergatisni nje master ne nje universitet amerikan?



Jemi vertet te rinj por nuk duhet te harrojme pergjegjesite qe kemi. Kam para se pari PS-ne, elektoratin socialist, para te cilit kam dale si Kryeminsiter i 4 viteve te ardhshme ne fushate elektorale. Kam detyrime para bashkepunetoreve miqve, faktorit nderkombetar qe ka pranuar te mbeshtese nje brez te ri politikanesh me koncepte te reja me kendveshtrim evropian etj, dhe sigurisht qe keto jane historira qe japin ata qe kujtojne se une mund te merzitem aq shume sikur te mos jem Kryeminsiter sa te vetmen prehje mund ta gjej jashte Shqiperise. Dua te siguroj qe nuk i kam lidhur asnjehere angazhimin politk ne kete detyre. Kete detyrim ma ka kerkuar Fatos Nano. PS-ja kur pas Kongresit, kur Nano fitoi me 20 vota me Majkon, kur ishte percarja, kur ishte me 1 mije probleme kishte nevoje per nje ekuiliber, etj, etj dhe une pavaresisht nga risku qe kishte e ardhmja atehere, nga risqet e medha, qe pas 9 muajsh do ishin zgjedhjet, qe pas 1 viti prape do te kishim zgjedhje, e pranova me kurajo, me shume ndershmeri, me patriotizem, i bindur se do te beja maksimumin tim, sepse ishte nje situate me shume te patritura dhe perseri une nuk kerkova qe te isha Kryeminister. Perkundrazi i kam z.Nano dhe sekretareve te PS, perpar zgjedhjeve te 24 qershorit qe duhet zgjidhur problemi i Kryeministrit nga pikepamja morale. Zgjidhni ke te doni, por duhet t'ia bejme te ditur opinionit publik per hir te transparences. Nuk ka patur asnje lloj kembengulje qe te marr me pahir kete detyre. Kam qene i detyruar te qendroje ne detyre per aq kohe sa duhet te konsumoja te gjitha veprimet qe ishin te nevojshme per te arritur nje zgjidhje te qendrueshme, pasi bera gjitha keto leshime, pasi ky agresion ndaj qeverise pati gjithe ato pershkallezime, pasi nga ana tjeter ka nje qendrim teresisht refraktar, konfliktual dhe qe mban peng te ardhmen e qeverise se vendit, une nuk mund te behem ortak per te mbajtur peng qeverine e Shqiperise. Qellimi im nuk eshte te rri as 6 muaj me shume Kryeminister i Shqiperise, as nje 1 vit me shume. Qellimi im ka qene te beje disa reforma. Keto reforma jane bllokuar per kete arsye dhe te gjehet nje zgjidhje per t'i cuar me tej.



Bugajski eshte shprehur se zgjidhja me e mire mes Nanos dhe Metes eshte ndarja. Cmendoni ju?



Qe te jemi te sinqerte ne PS ka ndodhur nje krisje e madhe ne qender, si rezultat i bojkotit te z.Nano dhe i futjes se politikes se kamikazeve, prishja e rregullave te lojes, degjenerimi i institucioneve te partise, KPD e blere, njerez te shitur, lavatrice, etj dhe me vetem nje njeri qe eshte ne rregull, qe eshte i paster, i ndershem, shqiptar dhe qe nuk eshte shqipfoles, qe eshte Fatos Nano dhe qe mendon per fatet e PS, Shqiperise e me gjere. Kjo ka pasoja shume te medha, ne radhe te pare ne integritetin e PS si force politike. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte problemi i integritetit qeverises te PS, i aftesise se saj per te qeverisur vendin. Ky eshte problemi me i madh se sec bejne ne ne PS, bejme referendum, zihemi, shahemi, puthemi, kjo eshte nje ceshtje, qe nese funksionon qeveria, nuk eshte ceshtja kryesore dhe nuk i kushton vendit. Zhvillimet jane kthyer nga vemendja per t'u perqendruar ne reforma eshte kthyer ne c'fare tha njeri apo tjetri. Nje histori e turpshme dhe qe une kam deshire te distancohem moralisht. Une nuk i trembem te ardhmes, sepse nuk e kam humbur entuziazimin rinor, pavaresisht nga veshtiresite qe kam kaluar dhe qe nuk do t'ja uroja pasardhesit apo pasardheses.



Mund te jete edhe pasardhese?



Nuk mund te perjashtojme edhe kete gje, por problemi eshte se ky vend ka nevoje per qeveri, se opozita nuk eshte e pergatitur per te qeverisur, nuk eshte alternative per te qeverisur, sepse fushata elektorale qe ka bere zoti Berisha dhe PD ka qene nje fushate qe nuk premton nje te ardhme me te mire te reformave, ka qene nje fushate teresisht spekulative, nje fushate ne kurriz te reformave. PS ka nje pergjegjesi te madhe sot, te zgjidh kete krize qe e ka pjelle vete. Krizen nuk e polli qeveria dhe e transferoi te PS, por ajo nga PS u transferua te qeveria, ne grup parlamentar dhe ne funksionimin e qeverise.



Si do te komentoni biseden e par publike Nano-Berisha?



Kjo eshte nje gje pozitive dhe te shpresojme qe do te jete nje debat konstruktiv jashte cinizmit reciprok, por mendoj se ne Shqiperi ka patur zhvillime pozitive edhe me pare ne raportet midis qeverise dhe opozites dhe dua te kujtoj takimin e ish-Kryeministrit Majko me zotin Berisha. Nje takim aq shume i anatemuar ne ate kohe, por eshte nje gje shume e mire qe ka nje fryme ulje tensionesh, apo ka deshire per te bere qofte edhe gjeste qe cojne drejt afrimit. Te gjithe e kuptojne se politika e konfliktit, e perjashtimit te mazhorances, te opozites, etj nuk eshte ajo qe i ben mire vendit dhe nuk eshte ajo qe pelqehet nga shqiptaret dhe partneret nderkombetar. Duhet qe te gjithe ne te jemi me te sinqerte dhe me konkret.



Do ta ndiqni debatin?


Do te perpiqem ta ndjek



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.