Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Piktura: Arti i cili mbron sipėrfaqet e sheshta nga koha dhe ballafaqimi me kritikun.
--- Ambrose (Gwinnett) Bierce, tek libri Fjalori i Djallit

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 127 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: Kadare: Riparimi i sė keqes
Postuar nga: Albo

Ceshtje Kombetare Ngjarjet e rėnda janė dy llojesh. Ato qė, tė shtyra nga ngjarje mė tė rėnda, harrrohen mė lehtė. Tė tjerat, qė mbahen mend tepėr gjatė. Ato qė ndodhen kohėt e fundit nė Kosovė, pėr fat tė keq, hyjnė nė kėto tė fundit. Analizat, tė hapta soe tė fshehta do tė vazhdojnė gjatė. Pasoja gjithashtu. Jo vetėm pėr Kosovėn, pėr tė ardhmen e saj, por, nė njė farė shkalle, pėr krejt kombn shqiptar. Le tė mos kemi asnjė iluzion. Nė Kosovė, nė mars tė vitit 2004, ēėshtja shqiptare pėsoi njė disfatė. Njė dėmtim tė rėndė. Njė kthim prapa. Le tė mos kėrkojmė ngushėllim te proverbi “ēdo e keqe vjenpėr tė mirė”.

ISMAIL KADARE

Nė kėtė rast, e mira edhe nė ardhtė, nuk do tė ishte e asaj shkalle qė do tė na duhej. Ne duhet tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm pėr tė. Tė shkėputemi nga zemėrimi i verbėr, nga vizioni dritėshkurtėr, nga dufi katundaresk, ky surrogat i keq i patriotizmit, pėr t'u bėrė tė aftė tė shohim atė qė ndodhi dhe pasojat. U sulmua, me provokim ose jo, (kjo s'e ndryshon thelbin e sulmit) njė pakicė etnike. Me urė nė dorė u dogjėn shtėpitė serbe. Me po ato ura iu vu zjarr kishave serbe. Brenda njė nate u dogjėn aq kisha sa ndoshta nuk janė djegur gjatė njė shekulli nė Evropė. Ishte njė duhmė vetėvrasėse, kryekeput antishqiptare, e veshur me petk antiserb. Sikur tė dėshmohej se njė qendėr shoviniste serbe e drejtonte atė furi, nuk do tė ēuditeshim aspak. Brenda njė nate, bashkė me kishat, u dogjėn ato letra fisnikėrie, me tė cilat shqiptarėt, me tė drejtė, kishin qenė krenarė shume shekuj: tolerancėn fetare, pranimin e tjetrit, mikėpritjen nė shtėpinė e vet. U bė e besueshme teza e mbrapshtė se lufta nė Kosovė nuk ka qėnė luftė pėr liri, por pėr fe. U bėnė tė besueshme teza tė tjera raciste antishqiptare, qė ka vite qė propagandohen gjithandej: prirja pėr shkatėrrim, pėrēarje, luftė.
Njė nga dėmtimet mė tė rėnda ishte pezmi kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare dhe KFOR-it. Pavarėsisht nga problemet qė mund tė kishte me to, u kapėrcye njė kufi qė quhej i shenjtė: u goditėn ēlirimtarėt. Bashkė me ta, u godit vetė fati i Kosoves, i krejt kombit shqiptar. Goditja u krye nė prag tė 5 vjetorit tė ēlirimit. Disa ditė pėrpara se Shqipėria, bashkė me Kroacinė dhe Maqedoninė tė merrte ftesėn nga presidenti amerikan, si kandidatė tė NATO-s. Nėse do tė vėrtetohet, siē pritet, se dhuna ka qenė e organizuar, ateherė qėllimi i saj kryesor ka qenė pikėrisht armiqėsimi i shqiptarėve me Perėndimin, rrjedhimisht, prerja e rrugės drejt Evropės. Nisur nga kjo, dyshimi pėr ngucje tė turmave qėndron plotėsisht. Ngucje nga ekstremistė nostalgjikė komunistė, ata qė luftėn kundėr Perėndimit dhe NATO-s e kanė nė genet e tyre. Nga radikalė tė ēdo ngjyre, qė nuk e durojnė dot Evropėn dhe Perėndimin. Nga histerikė te lindur, zakonisht pula tė lagura, qė trimėrohen kur nuk duhet. Sė fundi, nga shqiptarė tė shitur te shėrbimet e huaja , kryesisht serbė.
Nė analizat qė do tė bėhen, njė peshė tė rėndėsishme do tė ketė mendimi shqiptar. Ai do tė bėhet pjesė e sė keqes, ose e kundėrta, do tė ndikojė pėr ta riparuar atė. Dėnimi i dhunės prej opinionit publik dhe klasės politike nė Kosovė, e sidomos nė Shqipėri, ka qenė njė faktor tepėr pozitiv. Dėnimi, ndoshta, ėshtė dukur disa herė mė i ashpėr se ē'duhej. Por pikėrisht ngaqė ishte i tillė, ai e luajti rolin e vet. Ai tregoi se shqiptarėt, ndryshe nga ē'u ka dalė nami, janė tė aftė tė ndėrgjegjėsohen pėr gabimet. Dhe kjo ndikoi, pa dyshim, nė frenimin e zemėrimit botėror.

2
Thyerjet e pėrkohshme, humbjet, janė pjesė e fatit tė popujve. Fitojnė, mbeten nė kėmbė ata popuj qė arrijnė ta kapėrcejnė, ta riparojnė tė keqen.
Nga mendimet me tė thella e mė fisnike, qė janė shfaqur kėto ditė, janė ato tė njė senatori amerikan se, shqiptarėt kanė bėrė njė hap prapa, por ata janė nė gjendje tė bėjnė dy hapa pėrpara, pėr tė ndrequr atė qė prishėn.
Kohėt e riparimit tė gabimeve janė shpesh herė tepėr tė frutshme nė jetėn e popujve. Pėr kohė tė tilla janė mė tė nevojshėm se kurrė mendjet largpamėse, tė pamjegulluara nga interesa tė ngushta politike ose vetiake. Pėr kohė tė tilla janė njė murtaje e vėrtetė spekulantėt e tė gjitha ngjyrave, klithmat histerike kinse patriotike, justifikimet, vajtimet e ngulēet , karakteristikė e popujve tė dobėt. Pa pėrmendur larjet e llogarive mes veti.
A mund tė riparohet e keqja qė ka ndodhur?
Natyrisht qė po. Ajo mund tė riparohet ndjeshėm, mjafton njė vullnet i mirė i palės shqiptare. Deklarimi i qeverisė sė Kosovės pėr rindėrtimin e shtėpive dhe kishave serbe, ėshtė njė hap i parė serioz kundėr sė keqes. Por hapi ėshtė i pamjaftueshėm. Riparimi duhet tė jetė me i thellė. Tė zbresė me guxim nė themelet e sė keqes.
Nė kėtė rast, nė rastin kur shqiptarėt do tė arrinin tė bėnin ato dy hapat pėrpara, hapa qė ua kėshilloi senatori mik amerikan, mund tė thuhet plot gojėn se riparimi do tė ishte gati i plotė.
Njė ėndėrr pak e tepruar? Merren me mend buzėqeshjet skeptike nė kėtė rast. Ato mund tė jenė tė sinqerta, por ato mund tė jenė edhe dashakeqėse. Ka njerėz, qė prapa skepticizmit mbulojnė dėshirėn e tyre tė fshehtė qė ta shohin Ballkanin gjithmonė nė flakė.
Nė Ballkan, ashtu si kudo, e keqja ėshtė e riparueshme. Ballkani nuk ėshtė pjesė fatalisht e mallkuar e Evropės. Njė vizion fatalist pėr Ballkanin ėshtė baraz me njė program tė pashfaqur mohues kundėr tij. Kur popujt e Ballkanit, ata qė, tė verbur siē janė tani pėr tani, kujtojnė se bėjnė histori, kur kėta popuj pra, tė kuptojnė se, nė vend tė historisė nuk bėjnė veēse njė teatėr tė pėrgjakshem e pakuptim, shumė gjėra do tė ndryshojnė nė kėtė gadishull.
Tė kthehemi te riparimi i plotė nė kėtė rast. Ėshtė apo nuk ėshtė i pamundur?
Riparimi do tė ishte i mundur nga pala shqiptare nėse ajo, ashtu siē e kuptoi se duhet tė rindėrtonte shtėpitė e kishat serbe, tė kuptonte se ē'ndodhi nė tė vertetė nė Kosovė, nė mars tė kėtij viti.
Qė nė Kosovė humbėn nė radhė tė parė shqiptarėt, kjo ėshtė fare e qartė. Por nė Kosovė, siē u tha, humbėn tė gjithė. Ngazėllimi i serbėve nacionalistė pėr humbjen shqiptare, ėshtė fare iluzor. Nė njė vėshtrim mė tė thellė, ata gjithashtu kanė humbur. Zhytja thellė e mė thellė nė errėsirėn shoviniste, ėshtė fatkeqėsi pėr ēdo popull. Nė Kosovė humbi idea e mirėkuptimit, e bashkėjetesės. Humbėn idetė demokratike, humaniste europiane. Nė Kosovė fitoi cinizmi pėrbuzės i njė Evrope tė prapambetur raciste, kundėr gadishullit tė braktisur prej saj.
Sa mė shpejt qė popujt e Ballkanit perėndimor ta kapin kėtė, aq mė tė aftė do tė bėhen ata pėr t'u emancipuar. Meqėnėse shqiptarėt kanė qenė nė kėtė rast nė syrin e ciklonit, kjo mundėsi emancipuese lidhet nė radhė tė parė me ta.
Nė qoftė se shqiptarėt, nė procesin e ndėrgjegjėsimit do tė dijnė tė rreshtohen me energji nė kėtė zhdrivillim nė Ballkan, nė kėtė aksion evropian, ata i kanė vėrtet shanset pėr tė kapėrcyer tė keqen.
Ėshtė thėnė edhe herėt e tjera se procesi i europianizimit te gadishullit pėrkon plotėsisht me interesat shqiptare. Evropianizimi ėshtė praktikisht zgjidhja e disa prej problemeve jetike tė hapėsirės shqiptare nė Ballkan, ndaj vėnia e shqiptarėve nė pararojė tė kėtij procesi ėshtė i natyrshėm.
Pėrsėri njė ėndėrrim i tepruar? Aspak. Cili popull tjėtėr nė Ballkan ka dėnuar qysh ditėn e parė, siē ndodhi nė mars 2004, dhunėn e njerėzve tė vet kundėr njė populli tjetėr? Kanė kaluar gjashtė vjet nga tmerret nė Kosovė dhe ende nuk ka asnjė shenjė tė dėnimit tė tyre nga pala fajtore. Ky mosdėnim, ka qenė midis tė tjerash, njė nga shkaqet e mllefit tė grumbulluar nė Kosovė.

3
Ndėr pyetjet qė mė sė shumti bėhen pėr ato qė ndodhin lidhen me adoleshentėt. Pėrse gjithė ai shpėrthim i tyre? Pėrse u manipuluan kaq lehtė ata? Janė pyetje dhe njėkohėsisht dėshpėrim. Njė arsye mė shumė pėr pėsimizėm pėr disa. Pėr tė tjerėt, njė dukuri e shpjegueshme. Rrjedhimisht, mė pak fataliste.
Ata mijėra adoleshentė, me moshė midis 12 e 16 vjeēare sot, gjatė luftės dhe masakrave nė Kosovė kanė qenė midis 6 dhe 10 vjeē. Ata kanė qenė dėshmitarė tė tmerreve tė papėrfytyrueshme. Kanė parė prindėrit t'u vriten pėrpara syve, motrat t'u pėrdhunohen, shtėpitė t'u digjen. Kanė qenė aty, tė heshtur e pa tė drejtė pėr gjykim, si shumica e vocrrakėve ballkanas. Eshtė njė cen i mbarė njerėzimit : harresa e pranisė sė femijėve. Nė sytė e tyre kryhen lemerira e , pėr pranine e tyre, rrallėkush kujtohet. Por ata janė aty, gjykatės pa gojė, por edhe pa mėshirė. Ndaj edhe manipulimi i tyre, nė rrethana si ato tė Kosoves, ka qene fare i lehtė.
Gjetja e manipulatorėve dhe dėnimi i tyre ėshtė i domosdoshėm nė Kosovė. Cilatdo qofshin shtysat e tyre: mafiozė, agjenturorė, neokomunistė, fetare apo aventurozė, ato shtysa janė thellėsisht antishqiptarė. Pėrzierja e tė rriturve, nė marshimet paqėsore tė fėmijeve, e kthimi i tyre nė mėsymje barbare, ėshtė njė nga krimet mė tė rėnda sot. Njė tjetėr dukuri, qė sa vete e shpeshtohet, njė zakon i shėmtuar dhe burracak, i ndikuar, me sa duket, nga konflikti izraelo-palestinez, ėshtė pėrdorimi i fėmijėve nė protestat e tė rriturve. Asnjė popull me dinjitet nuk pranon tė nxjerrė fėmijėt nė vijėn e parė tė rrezikut. Me pėrēmim dhe urrejtje populli i Kosovės duhet tė dėnojė e tė ndalojė kėtė shėmti morale.
Pėrzierja e fėmijėve nė grindjet etnike nė Kosovė, ose politike nė Shqipėri, bėhet me qėllimin e pabesė pėr t'i pėrjetėsuar ato. Pas valės sė parė tė adoleshentėve, provokatorėt do tė pėrpiqen, nėse do tė lejohen, tė manipulojnė valėn e dytė, ata fėmijė qė gjatė kohės sė tmerreve kanė qenė 4-5 vjeē, e qė mbajnė mend gjithashtu. Kjo s'duhet tė ndodhė kurrsesi.
S'ėshtė e rastit qė ngjarjet e rėnda tė marsit nisėn me fėmijet, pėr tė pėrfunduar te kishat. Pėr tė dy rastet kur kujtesa ėshtė mė e gjatė. Duke i shtyrė fėmijėt nė njė krim, qė prek fenė e tjetrit, provokatorėt kanė dashur , veē tė tjerash, tė bėjnė njė pėrēudnim tė identitetit tė fėmijėve. T'u thonė atyre se, pėrpara se tė jenė shqiptarė, janė fetarė. T'u mbjellin idenė se e keqja nė Kosovė, pėrpara se tė vinte nga Serbia diktatoriale shoviniste e neokomuniste, ka ardhur nga kishat serbe. Nė kėtė menyrė do tė shuhej ēdo shpresė pėr pajtim. Sepse regjimet mund tė ndėrrohen nė Beograd, por kishat serbe dihet qė nuk do tė ndėrrohen. Ndaj pajtim, sipas tyre, s'mund tė ketė.
Kėtij programi makabėr: pajtim s'mund tė ketė kurrsesi, i kundėrvihet krejt epoka qė po jetojmė. I kundėrvihet fryma demokratike e saj, qytetėrimi perėndimor, drejt te cilit gjithė gadishulli po synon, lufta kundėr terrorizmit, nė tė cilėn ne jemi bėrė pjesėmarrės, gjithė ngrehat evropiane dhe atlantike, sė fundi, forca ushtarake kolosale e kėsaj aleance, e cila, luftėn e parė e tė fundit, nė gjysmen e dytė tė shekullit XX, e bėri pikėrisht nė Ballkan, nė emėr tė kėsaj fryme dhe nėn flamurin e saj.
Nė kėto rrethana ėshtė e besueshme qė profecia e keqe: pajtim s'mund tė ketė, tė zėvendėsohet nga e kundėrta: pajtim do tė ketė gjithsesi!
Pajtim me vullnet ose me gjysmė vullneti. Me hir ose me pahir. Pajtimi ėshtė i tillė qė, edhe nė rastin me tė keq, nė rastin e detyrueshėm, atė tė "pahirit", ėshtė i pėrligjur. Ėshtė i pėrligjur qoftė edhe me forcė, nė atė mėnyrė, siē ėshtė e pėrligjur ndėrhyrja brutale pėr ta ndaluar dikė tė vrasė veten. Sepse nė fund tė fundit, grindja e pafundme nė Ballkan nuk ka veēse njė emer: vetėvrasje.

4
Ndėr pesė popujt e atij qė quhet sot Ballkani Perėndimor, dy janė me peshė, pėr tė mirė ose pėr tė keq: serbėt dhe shqiptarėt. Nga raportet midis tyre varet paqa ose lufta nė gadishull.
Ballkani Perėndimor ėshtė cepi i fundit i Evropės, qė po mbetet ende jashtė kontinentit mėmė. Ai thyen kėshtu idenė evropiane nė tė gjitha fushat: demokratike, ekonomike, sė fundi, ushtarake.
Jo vetėm kaq. Me prirjen pėr rifillim tė konfliktit, ky Ballkan, dashur pa dashur, rreh tė sjellė nė Evropė tmerrin e zgjatur tė Lindjes sė Mesme. Ėshtė jashtė ēdo dyshimi se kjo nuk do tė lejohet. Ndėshkimi do tė jetė i rėndė pėr ata qė do tė shpallen fajtorė. Dhe tė gjitha gjasat janė qė tė tillėt do tė kėrkohen midis atyre qė quhen mė me peshė: Serbėt, qė e provuan njė herė ndėshkimin. Ose shqiptarėt qė ende s'e kanė provuar. Ose tė dy bashkė.
Ē'do tė bėjnė kėta popuj pėrballė njė gjendjeje tė tillė? Tė presin qė mallkimi tė bjerė kryesisht mbi tjetrin, pa ēka se edhe vetė do tė dėmtohen? Me fjalė tė tjera, tė gėzohet Serbia qė Shqipėria t'i humbė tė dy sytė, pa ēka se edhe ajo mbetet me njė sy, siē thuhet nė perrallėn e moēme, apo tė lumturohet Shqipėria gjysmė e verbėr ngaqė Serbia verbohet krejt?
Kjo nuk ėshtė rrugė drejt sė ardhmes, por drejt greminės. Kjo ėshtė baraz me emblemėn e terroristėve: ne s'duam tė jetojmė, por tė vdekėrojmė.
Ka njė kor tė tėrė mosbesimi ndaj njė pajtimi tė mundshėm nė Ballkanin Perėndimor. Gati-gati po krijohet doktrina e mospajtimit tė pėrjetshėm. Bėhen profeci ogurzeza. Harrohen shembujt e kundėrt. Harrohet p.sh. afrimi franko-gjerman. Pas dy luftėrash tė pėrgjakshme brenda 30 vjetėsh. Harrohet afrimi amerikano-japonez. Me dy bombardime atomike nė mes.
Pajtimi, ose fillimi i zbutjes shqiptaro-serbe nuk ėshtė i pamundur. Njė ditė pas ngjarjeve tė trishtueshme tė marsit, gadishmėria e qeverisė sė Kosovės, pėr rindėrtimin me ngut tė shtėpive e tė kishave tė djegura, ishte baras me njė kėrkim ndjesė. Njė gjest qė nė Ballkanin tonė, i cili aq shumė mburret pėr gjeste, mbetet diēka e rrallė. Sepse kėrkimi i ndjesės kėtu quhet dobėsi dhe jo forcė, ēka ėshtė nė tė vėrtetė.
Ndjesa e munguar serbe pėr masakrat kundėr shqiptarėve mbetet, siē u tha mė lart, njė nga faktorėt kryesore tė mosqetėsimit nė Kosovė. Jo vetėm kaq. Nė vend tė ndjesės ėshtė e kundėrta: klithmat pėr revansh, madje mė keq: thirrje pėr pėrtėritjen e krimeve. Madje mė keq: krenaria pėr to.
Bashkėsia ndėrkombetare duhet tė shqetėsohet pėr kėtė psikozė tė rėndė. Popujt qė bien nė kurthin e revanshit duhet tė ndihmohen tė dalin prej saj.
Historia e raporteve shqiptaro-serbe ėshtė nė radhė tė parė njė kronike e gjatė revanshi. As njėra pale, as tjetra s'janė nė gjendje ta shpjegojnė qartė atė qe ka ndodhur. I pengon mosnjohja. Nė radhė tė parė e vetevetes. Pastaj e tjetrit. I pengon sedra e sėmurė ballkanase. Keqkuptimet tragjike.
Sa kohė u ėshtė dashur pėr tė kuptuar se nuk e zhdukin dot njeri-tjetrin. Dhe kur e kanė kuptuar kėtė, nė vend tė kėrkojnė rrugėt e afrimit, kanė kėrkuar zėvendėsimin e zhdukjes me gjymtimin.
Popuj tė sertė e kryeneēe, herė njėri, herė tjetri kanė qenė tė dy nė skajim (pozicion) tė forcės ose tė dobėsisė. Pas betejės sė Kosovės mė 1389 akti i fundit miqėsor serbo-shqiptar, pėr mė shumė se katėr shekuj serbėt janė ndier tė poshtėruar prej pranisė gjysmė sunduese shqiptare, (feudale, governatore, pashallare mizore) . Fyerja dhe smira ndaj statusit tė fqinjėve shkaktuan dukurinė e njohur tė transferimit tė urrejtjes antiosmane, kundėr shqiptarėve. Pas dhėnies sė Kosovės shtetit sllav, ky transferim nxiti idenė fatkeqe tė revanshit. Por, ndėrsa arroganca shqiptare ishte shtrirė nė njė pjesė tė madhe tė gadishullit, hakmarrja serbe u dėndėsua mbi njė copė tė hapėsirės shqiptare, qė mbeti nė dorė tė saj: Kosovėn. Ndaj dhe ishte veēanėrisht e padurueshme. Ishte vėshtirė pėr njė popull tė paguante pėr disa dekada mizoritė e kastave tė tij feudale gjysėm otomane tė katėr shekujve.
Pas ēlirimit tė Kosovės me 1999, zgjimi i refleksit tė revanshit , kėtė herė tė njė pjese tė shqiptarėve, ishte po aq fatkeq sa ai i serbėve. Historia po pėrsėritej nė mėnyrė dramatike. Kėtė herė ishin njė grusht serbėsh tė Kosovės, qė duhej tė paguanin brenda disa vjetėsh, pėr krimet e njė shteti tė tėrė kriminel gjatė disa dekadash.
Kėto revanshe, si ai serb nė fillim tė shekullit, si ai shqiptar, nė mbarim tė tij ishin, ashtu si gjithė revanshet, nė thelbin e tyre: burracake. Ėshtė kjo arsyeja, me sa duket, qė tė dy palėt , si tė kenė rėnė nė njė marrėveshje tė heshtur, mezi flasin per to.Ballkanasit janė mėsuar tė durojnė shumė sharje dhe nofka. Por ka njė cilėsim qė s'e durojnė dot: t'i quash burracake.
E pra, nė ardhtė koha qė tė kenė guximin tė thonė: ne ishim burracake kur klithnim pėr revansh, e trima jemi tani qė thėrrasim paqen, tė gjithė do tė besojnė se kemi kapėrcyer njė hap tė madh.
Janė tė gjitha shenjat qė pala shqiptare po e kupton e para se revanshi i saj jo vetėm ėshtė i dėmshėm pėr atė vetė , por edhe i pamundur. I pamundur sepse pėr t'u barazuar nė dhunė, me fjalė tė tjera, pėr t'u hakmarrė, asaj do t'i duheshin disa dhjetėra vite. E kėto vite, pėrpara se tė shkatėrronin palėn tjetėr, do t'i rrokullisnin shqiptarėt vetė nė humnerė.
Prishtina dhe Tirana, me sa duket, e ka kuptuar tashmė kėtė gjė. Beogradi ėshtė ende pas.

5
Ē'do tė bėhet me Kosovėn?

Kjo pyetje, e bėrė midis vorbullės sė ngjarjeve, kaosit informativ, deklaratave kundėrthėnėse, rezolutės 1244, emocioneve, histerisė, panikut, mund tė duket tepėr bezdisėse.
E njėjta pyetje, e bėrė nė njė zonė mė tė kthjellėt tė mendimit, atje ku nuk arrin rrebeshi e zhurmat e kota tė botės, ngjan mė i thjeshtė:
Ėshtė njė popull nė Ballkan, pra nė Evropė, prej 2 milionė njerėzish (popull me shtat mesatar pėr pėrmasat ballkanike), qė kėrkon atė qė gėzojnė gjithė popujt e tjerė tė kontinentit: lirinė, thėnė ndryshe, pavarėsinė e vet. Ėshtė dhe njė rezolutė me numrin 12 44, interpretimi i vėshtirė i sė cilės, herė duket se ia pranon lirinė, e herė jo.
Ēdo gjė mund tė ndodhė nė kėtė botė, por qė njė rezolutė tė mbajė peng lirinė e njė populli ėshtė vėshtirė tė besohet. Jemi pėrpara njė nyje, si ato qė tregoheshin nė antikitet. Njė popull dhe njė rezolutė janė ballė pėr ballė. Ose populli duhet tė ndryshojė, tė pranojė qė, pėr hir tė rezolutės tė heqė dorė nga liria, gjė qė ėshtė e pabesueshme. Ose rezoluta tė qartėsohet. Qartėsim do tė thotė pranimi i lirisė sė Kosovės. E kundėrta, do tė ishte katastrofė.
Asnjėherė gjer mė sot nė historinė e Ballkanit nuk ka ndodhur qė njė popull tė jetė vėnė nėn sundimin e njė tjetri. Ėshtė e papranueshme, por ėshtė para sė gjithash e pamundur.
Nė kushte tė tilla, shpallja haptas e tė drejtės mė sublime qė njeh qytetėrimi njerėzor, liria e njė populli, nuk duhet tė vihej nė dyshim. Mėdyshja pėr ta shpallur atė ka qenė, me sa dukej, fyerja mė e madhe pėr shqiptarėt. Dhe ndoshta shtysa e parė e rebelimit tė tyre vetėvrasės.
Veē kėsaj, kjo mėdyshje, si njė thikė klasike me dy presa, ka nxitur ėndėrrat e marra tė shovinistėve serbė, pėr robėrimin e ri tė Kosovės.
Tė gjithė e dimė, tė gjithė pranojmė se liria e Kosovės nuk ėshtė pa probleme. Se ka njė sėrė ēėshtjesh pėr t'u zgjidhur. Se ka njė sėrė kushtesh pėr t'u vėnė. Se pala shqiptare do tė ketė detyrime pėr ate liri. Se do tė ketė pėrgjim , arbitrazh. Sė fundi, do tė ketė ushtri tė huaj, qė ta detyrojė tė mbajė mbajtjen e premtimeve.
Vėshtirė tė gjenden shqiptare normale qė nuk e kuptojnė kėtė. Unanimisht shqiptarėt kanė pranuar administratėn e huaj, ushtritė e huaja, arbitrazhin e huaj. Pėr pesė vjet ata kanė qenė miqėsore me ta. Dhe prapė vazhdojnė tė jenė. Nuk ėshtė aq e shpeshtė njė gjė e tillė, sidomos po tė shohim ē'ndodh gjetkė, kur jo pas pesė vitesh, por pas pesė orėsh, ka nisur keqkuptimi dhe goditja e ēlirimtarėve.
Paqa pesėvjeēare me administratėn dhe ushtritė e huaja duhej tė ishte ēmuar mė fort. Pėr fat tė keq, disa herė ka ndodhur e kundėrta. Pakėnaqėsi e vazhdueshme ndaj shqiptarėve, mohim i kalvarit tė tyre, provokime, kėrcėnime, fyerje. E megjithatė, deklarimi i shumicės shqiptare ishte i qartė: asgjė nuk e justifikonte dhunėn.
Kjo shumicė e pranoi gabimin e 17 marsit. Me kėtė pranim gabimi kurrsesi nuk duhet tė abuzohet. Pranimi i gabimit vetėm njė ditė mė pas, ėshtė nė nderin e shqiptarėve tė Kosovės. Ai s'ėshtė dobėsi, pėrkundrazi, ėshtė gjest trimėrie e qytetėrimi i rrallė nė Ballkanin e sotėm.
Pala serbe, tani pėr tani, nuk jep shenja tė tilla. Por pala tjetėr, sidomos ajo e administratės ndėrkombėtare besohet qė ka mjaft pėr tė rishikuar.
Nje arbitrazh i huaj, nė njė vend ku dy kombet, qė sapo kanė dalė nga kacafytja, duhet tė jetojnė bashkė, nuk ėshtė i lehtė. Parimi i pare absolut qė arbitrazhi tė funksionojė ėshtė: paanėsia. Nė ēastin kur paanėsia cėnohet, arbitrazhi vihet nė dyshim.
Sipas shtypit dhe opinionit nė Kosovė janė tė gjitha gjasat qė paanėsia ėshtė cėnuar, nė dėm tė shqiptarėve. Nė qoftė se kjo vėrtetohet, ndėr shkaqet kryesorė janė pa dyshim dy: E para, njė farė pendimi pėr bombardimin e Jugosllavisė. E dyta, ndikimi i valės sė racizmit antishqiptar, vale qė, fatkeqėsisht, ėshtė pėrhapur vitet e fundit nė Evropė.
Pendimi pėr bombardimet do tė sillte ndiesinė e kompesimit. Kurse racizmi antishqiptar, do tė zgjonte tė disa nga nėpunėsit ndėrkombėtare reflekset kolonialiste, tė padurueshme pėr kėdo, por sidomos pėr ballkanasit. (Mllefi kundėr popujve tė goditur nje herė, si rasti i hebrejve, ėshtė njė nga njollat mė tė zeza tė njerėzimit, njollė e pashpjeguar ende plotėsisht).
Shtypi nė Kosovė prej kohėsh ankohet pėr ftohtėsi e shpėrfillje tė ndėrkombėtarėve ndaj shqiptarėve. Kjo, nėse ėshtė e vėrtetė, mund tė shpjegohet nga vetė pėrbėrja e OKB-sė. Njė pjesė e saj, sidomos vendet e botės sė tretė, kanė qenė tepėr tė lidhura me Jugosllavinė titiste, rrjedhimisht tė ftohta me Shqipėrinė e vetmuar. Nė sfond tė kėsaj shpėrfilljeje, gjithmonė sipas shtypit vendės, vėmendja ndaj pakicės serbe, vėmendje e drejtė dhe e pėrligjur plotėsisht, ka raste qė kthehet nė shfaqje teatrale acaruese pėr shqiptarėt. Lazdrimi i serbėve nuk do tė ishte ndonjė e keqe nė vetvete sikur te mos interpretohej prej tyre si miratim i antishqiptarizmit agresiv.
Nė sfond tė problemeve tė rėnda ekonomike, gjithmonė sipas shtypit, provokimet, qofte nga nacionalistėt e Beogradit, qoftė nga tė tjerėt, janė bėrė tė pėrditshme nė Kosovė. Ėshtė acaruese tė vihet nė dyshim mbytja a fėmijėve tė ndjekur nga qentė. Ėshtė fyese tė shikosh komandantin shqiptar tė TMK-sė, pėr tė tretėn herė tė lidhur me pranga nėpėr aeroportet ndėrkombėtare, ngaqė Beogradi e kėrkon kėtė. Natyrisht qė pas ēdo keqkuptimi gjenerali shqiptar lirohet dhe ėshtė prapė komandant i trupave tė Kosovės, por fyerja mbetet. Ėshtė e rėndė, nė qoftė se ėshtė e vertetė, qė, gjatė arrestimeve tė sotme tė shqiptarėve tė dyshuar pėr diēka, tė dėgjohen, midis atyre qė i hedhin prangat fjalė serbisht. Ėshtė e hidhur, gjithmonė nese ėshtė e vėrtetė, se me 24 mars tė kėtij viti, ushtarakėt francezė, me pėrbuzje refuzuan tė merrnin lulet e dhuruara nga fėmijėt shqiptarė. E kėshtu me radhė, e kėshtu ēdo ditė...
Tė gjitha kėto natyrisht qė s'duhet tė kthehen nė njė cisternė tė mbushur me mėri. As ne llogari tė zymta: na kanė punuar kėtė, u kemi punuar atė, na kanė kaq borxh e u kemi aq etj.,etj. Borxhet e vdekjes ėshtė vėshtirė tė shlyhen prej jetės.
Nuk ėshtė ky misioni qė pritet prej gadishullit tė parė tė qytetėrimit. Popujt misionarė janė tepėr tė rrallė nė botė. Nė Ballkan misionarizmi ėshtė njė ėndėrr qė ka dėshtuar me turp. Shqipėria komuniste e Hoxhes u bė gazi i botės, me misionin e saj qesharak tė mbrojtjes sė marksizėm-leninizmit nė shkallė planetare. Jo mė pak pėr tė qeshur jane dukur me "misionet" e tyre Greqia, Serbia apo Maqedonia gligoroviane.
Nė Ballkan as ka e as mund tė ketė popuj me mision. Rrethanat historike mund tė sjellin ndėrkaq qė tė ketė ngreha (struktura) tė tilla dy palėshe ose shumė palėshe. Njė ngrehė e tille sot, me mision tė pėrbashkėt sjelljen e paqes nė Ballkan mund tė shpresohet, sado paradoksale qė tė duket, midis "vėllezėrve armiq" (les freres énemies) shqiptareve dhe serbėve.
Tani pėr tani vizioni i shumicės sė shqiptarėve pėr Kosovėn i afrohet mė shumė atij ndėrkombėtar: Njė Kosovė e pandarė, e tė dy etnive, qė prej shekujsh kanė jetuar nė tė. Kosovė e pavarur, vend amė pėr tė dy palėt. Njė Kosovė natyrale me shqiptarėt e vet, e po aq natyrale me serbėt. Me kishat ortodokse tė serbėve e me kishat katolike tė shqiptarėve, me xhamitė e shqiptarėve e me xhamitė, me tė rralla, tė sllavėve.
Njė Kosovė e tillė nuk ėshtė njė sajesė artificiale. E pėrēudur, e gjymtuar do tė ishte Kosova e ndarė. Ėndrra e Millosheviēit pėr njė Kosovė pa shqiptarė, e pamė si pėrfundoi. Njė Kosovė pa serbė ėshtė gjithashtu e pamundur. Ndaj gjithsesi do tė kėrkohet Kosova e mundshme.
Njė Kosovė e tillė, pėrveē qė do te jetė e natyrshme, do tė jetė mė e begatė dhe, kryesorja, mė e mbrojtur nga e keqja. E kundėrta e saj, Kosova e coptuar, plot xhepa e anklava, s'mund tė jetė veē Kosova e kurtheve dhe e rreziqeve pafund.
Zbutja shqiptaro-serbe mund tė ndikojė nė kėtė kah. Nė qofte se njė mision i pėrbashkėt serbo-shqiptar mund tė ekzistonte, arsyeja e tė qenit tė tij mund tė ishte veē paqtimi nė gadishull.
Siē u tha nė krye tė kėsaj sprove, kėta janė popujt me peshė nė Ballkanin perėndimor. Thėnė ndryshe, mė tė rėndėsishmit. Ėshtė koha qė bashkėsia ndėrkombėtare tė familjarizohet me kėtė ide. E, nė bazė tė saj tė rivleresojė gjendjen nė rajon. Pėrveē shtatit, popujt e marrin ose e humbin peshėn e vet nga ato qė bėjnė. Nuk janė mizoritė, as ėndrrat donkishoteske, qė ua shtojnė atė. Jane tė tjera vlera.
Pėr kėtė ėshtė i domosdoshėm ndėrgjegjėsimi. Tė jesh i rėndėsishėm, do tė thotė tė veprosh nė mėnyrė tė tillė. E qė tė veprosh nė mėnyrė tė rėndėsishme, do tė thotė: tė mendosh ashtu.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.