Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femije shume - grushta shume.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 77 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Sport :: Kombtarja ka mposhtur Islandėn 2-1
Postuar nga: Albo

Sport Kuqezinjtė kanė fituar ndeshjen e djeshme miqėsore pėrballė Islandės me rezultatin 2-1

Shqipėria, tjetėr fitore me firmėn e Briegelit


Adi Shkėmbi

Suadra jonė kombėtare ka fituar njė tjetėr takim miqėsor dhe tani fusha e "Qemal Stafės" ėshtė kthyer nė njė ferr tė vėrtetė pėr tė gjitha skuadrat qė vijnė kėtu pėr t'u ndeshur me "ushtarėt" e Briegelit. Nė fundin e pjesės sė parė ėshtė sėrish Aliaj qė do tė nxjerrė nga situata kombėtaren tonė duke shėnuar njė gol tė bukur me tė majtėn. Nė mesin e pjesės sė dytė skuadra jonė e ka ulur shumė ritmin dhe kjo e ka ndihmuar kombėtaren islandeze qė tė barazonte rezultatin. Por Bushi nuk e kishte thėnė akoma fjalėn e tij tė fundit dhe pak minuta pasi ka hyrė nė fushė, ka shėnuar njė gol me kokė duke u dhėnė fitoren kuqezinjve.

Ndeshja ka filluar e qetė nga tė dyja skuadrat ku tė gjithė futbollistėt mė shumė kanė menduar qė tė prishin aksionet e kundėrshtarit, sesa tė ndėrtojnė aksione sulmuese. Trajneri Briegel i kushtėzuar edhe nga dėmtimet e Bushit dhe Canės ka hedhur nė fushė qė nga minuta e parė sulmuesin e Veronės, Myrtaj dhe nė mesfushė ėshtė rikthyer Lala, i cili nuk luante me skuadrėn qė para 8 muajve kur pėsoi njė dėmtim gjatė njė ndeshjeje nė kampionat tė "Hanover"-it.

Sinjali i parė do tė jepet nga Tare nė minutėn e 12-tė tė ndeshjes. Pas njė krosimi tė Muratit nga krahu i majtė sulmuesi i Bolonjės gjuan fort me kėmbėn e majtė, por topi pėrfundon pak larg cepit tė portės suedeze. Dy minuta mė vonė do tė jenė sėrish futbollistėt tanė tė cilėt do tė pretendojnė pėr njė penallti. Skela nis njė vertikale tė mirė pėr Myrtajn, i cili pengohet nė zonė, por pėr gjyqtarin gjithēka ėshtė e rregullt. Nė minutat nė vazhdim skuadra jonė e qarkullon shumė topin, por nė fazėn sulmuese Tare dhe Myrtaj nuk tregohen shumė tė saktė dhe shumė prej aksioneve mbeten pa pėrfunduar. Nė minutėn e 33-tė Duro kroson nga krahu i djathtė pėr Taren i cili gjuan lehtė me kokė dhe topi largohet nė vijėn fatale nga mbrojtėsi Sgunson. Me kalimin e minutave nxehet situata edhe nė stadium ku tifozėt e mirorganizuar kėrkojnė golin nga skuadra e tyre. Nė minutėn e 43-tė tė takimit do tė vijė edhe goli kaq shumė i dėshiruar pėr tė gjithė tė pranishmit nė stadium. Pas njė aksioni tė gjatė qė e ka fillin te njė goditje dėnimi e Skelės, Aliaj merr topin nė krahun e djathtė dhe pasi hyn nė zonė lėshon njė "bombė" duke e dėrguar topin nė cepin e portės qė nuk mund tė kapej nga portieri mik.

Pjesa e dytė ka nisur me shumė zėvendėsime nga tė dyja skuadrat. Pėr kuqezinjtė e Briegelit nė fushė janė futur Lika, Dede dhe Kapllani ku ky i fundit ka bėrė debutimin e tij tė parė me skuadrėn tonė. Qė nė minutat e para tė kėsaj pjese futbollistėt tanė e kėrkojnė mė shumė golin dhe krijojnė disa raste. Skela nė qendėr shpėrndan shumė topa pėr Taren dhe Kapllanin, por pa asnjė rezultat. Nė minutėn e 57-tė tė takimit Skela hyn mirė nė zonė dhe pasi kalon edhe njė mbrojtės pėrballė portierit nuk shėnon duke humbur njė rast tė mirė pėr tė shėnuar golin e dytė. Pak minuta mė vonė do tė jetė sėrish Skela qė jep njė top tė mirė pėr Taren qė del pėrballė portierit por nė momentin e fundit mbrojtja e largon topin. Kur skuadra jonė ėshtė nė momentin e saj mė tė mirė, Islanda del nė njė kundėrsulm dhe barazon rezultatin. Ėshtė pikėrisht minuta e 66-tė kur Gunarson nga krahu i majtė i sulmit islandez fut njė top nė qendėr pėr Gundjonson, i cili pėrballė Likės nuk e ka tė vėshtirė tė shėnojė. Nė minutėn e 78-tė Shqipėria do tė kalojė sėrish nė avantazh dhe autor do tė jetė Bushi qė kishte vetėm pak minuta qė ishte futur. Kapllani nga krahu i djathtė kroson njė top nė zonė pėr Bushin, i cili zhytet me kokė dhe shėnon golin e 12 nė kombėtare, mė shumė nga tė gjithė. Njė minutė mė vonė do tė jetė vetė Kapllani qė do tė dalė pėrballė portierit, por pa mundur tė shėnojė golin e tretė. Nė minutat e fundit skuadra islandeze ka ekzekutuar disa goditje nga kėndi, por pa mundur qė tė shėnojė.


Strakosha 66 ndeshje me kombėtaren

Portieri i kombėtares sonė, Foto Strakosha, ka luajtur dje ndeshjen e 66 me kombėtaren tonė. Nė kėtė mėnyrė ėshtė ai ėshtė futbollisti qė ka luajtur mė shumė ndeshje me kombėtaren tonė. Deri mė sot asnjė futbollist nuk ka luajtur kaq shumė ndeshje me kombėtaren. E veēanta e kėsaj pėrballje mes Shqipėrisė dhe Islandės ėshtė se edhe 14 vjet mė parė, pikėrisht nė 30 mars 1990, Strakosha ka qenė nė fushė kur Shqipėria ėshtė mundur 2-0 nė Rejkjavik. Gjithashtu futbollisti nga Memaliaj ka qenė nė formacion edhe kur skuadra jonė ka fituar ndeshjen pėrballė Islandės nė "Qemal Stafa". Momentalisht Strakosha luan nė kampionatin grek me ekipin e Kalitheas.


Tifozė nga Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia pėr kombėtare

Ėshtė rritur ndjeshėm numri i tifozėve kuqezinj qė vijnė nga trevat jashtė kufijve zyrtarė tė Shqipėrisė. Kėshtu kanė qenė rreth 1500-2000 tifozė tė cilėt kanė ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi tė cilėt kanė udhėtuar me orė tė tėra pėr tė qenė tė pranishėm dje nė tempullin e stadiumeve shqiptare. "Jemi nisur nė orėn 2 tė mėngjesit pėr tė parė kėtė ndeshje, thotė kosovari Alban Prizreni, i cili me vete ka marrė edhe vėllain e tij qė ėshtė vetėm 6 vjeē. Nuk kam munguar nė asnjė ndeshje tė kombėtares shqiptare qėkur nė stolin e kėsaj kombėtare ėshtė ulur njė kampion i madh siē ėshtė Hans Peter Briegel", ka pėrfunduar ai.

Nė njė nisje tė organizuar tė gjithė tifozėt kanė qėndruar deri nė orėn 19.00 nė sheshin e Pallatit tė Kulturės. Por edhe kėsaj here siē ka ndodhur shpesh kohėt e fundit ata kanė hasur vėshtirėsi tė mėdha nė marrjen e biletave, pėr shkak se kėto shiteshin shumė shtrenjtė nė tregun e zi.


Disiplina pezullime edhe kur luan kombėtarja

Edhe nė ditėn e ndeshjes sė kombėtares, komisioni i disiplinės pranė Federatės shqiptare tė futbollit ka vijuar me pezullimet e tij pėr veprime antisportive gjatė ndeshjeve tė kampionatit. Kėshtu, nė grupin A1 futbollisti i Shkumbinit Salliu pezullohet pėr katėr javė ndėrsa shkodrani Teli gjobitet me 10 mijė lekė tė reja gjobė. Nė grupin A2 tė pezulluar do tė jenė cėrrikasi Ēengo qė pezullohet pėr njė vit, Senko me katėr javė, Hoxha me tre javė dhe Ēenko me dy javė. Tė gjithė kėta futbollistė tė Cėrrikut. Nė kampionatin e 19 vjeēarėve Elbasani ka fituar ndeshjen nė tavolinė pėrballė Partizanit pėr shkak se tė kuqtė janė tėrhequr nga fusha. Ndėrsa trajneri i Partizanit A. Myftari ėshtė pezulluar me 6 muaj nga aktiviteti. Nė kampionatin e 17 vjeēarėve futbollisti i Besės, Mustafa ėshtė pezulluar me 1 javė.

Kortezi e gazetes Tema


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.