|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Nje xhuxhmaxhuxh,i hypur mbi supet e nje gjigandi eshte ai qe shikon me larg nga keta te dy.
--- Franz Kafka
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 183 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
| |
|
Pagat, ja sa marrin drejtuesit e shtetit
Publikohen pagat e disa prej drejtuesve me te larte te institucioneve shteterore. Komisioni Parlamentar i Ekonomise fillon reformimin. Kryetari Bufi: "Pagat te jepen sipas hierarkise". Pas dy javesh raporti final ne Kuvend. Aktualisht shqetesimi me i madh jane institucionet e pavarura, per te cilat rezultojne kater menyra te ndryshme per percaktimin e nivelit te pages
Blerina Hoxha
Presidenti i Republikes aktualisht merr nje page mujore 195 mije leke, nderkohe qe struktura e pagave per titullaret dhe nepunesit e administrates publike ne vendin tone duhet te zbrese me poshte nga kjo kuote. Po ne kete nivel eshte edhe paga e Kryetarit te Kuvendit, ndersa paga e Kryeministrit eshte 170 mije leke. Mirepo sipas struktutes se pagave qe aktulisht zbatohet per administraten publike shume titullare trajtohen me rroge me te larte se te Kryeministrit, pavaresisht rendesise se fuksioneve dhe veshtiresise qe kane ne pune. Ndersa Kryeministri trajtohet me 170 mije leke ne muaj, Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, Avokati i Popullit, Prokurori i Pergjithshem, Guvernatori etj. e kane pagen me te larte se kreu i qeverise. Nderkohe qe jane edhe disa institucione te tjera te pavarura te tilla si entet rregullatore te dritave, energjise dhe ujit qe vleresohen se kane rroga tejet te larta. Komisioni Parlamentar i Ekonomise duke marre parasysh kete situate ka marre persiper te rregulloje hierarkine ne sistemin e pagave me qellim per te shmangur percaktimin e pagave rast pas rasti, por funksionimin e nje ligji te vlefshem per te gjitha kategorite e punonjesve.
Vendimi u mor pasi deputetet jane njohur me informacionin, ku me shume se 300 punonjes te administrates marrin rroge me te larte se kryeministri. Kryetari i Komisionit te Ekonomise, Aktualisht mbi 25 ente te pavarura te tilla si Kontrolli i Larte i Shtetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Enti Rregullator i Energjise, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve etj, titullaret e te cilave e gati te njejte me kryeministrin. Nderkohe qe aktiviteti i disa prej tyre eshte krejt inekzistent. Mirepo paga qe ata marrin eshte justifikuar me pavaresine qe kane keto institucione nga Keshilli i Ministrave. Ne kualifikimin e tyre ne page eshte vleresuar vetem rendesia qe ka pavareisa e ketyre institucioneve dhe jo rendimenti qe ata kane ne pune. Sistemi i pagave ne administraten publike eshte denoncuar edhe nga deputetti socialist Bashkim Fino, tani minister i Rregullimit te Teritorit te Turizimit gjate diskutimit te buxhetit 2004 ne Kuvendin e Shqiperise. Per shkak te kesaj situate ne sistemin e pagave shpezimet buxhetore nuk shkojne ne distenacionin e duhur, duke shperblyer institucione me volum pune krejt te ulet. Nderkohe qe edhe per vitin 2004 Shpenzimet per Personelin do te vazhdojne te zene nje pjese te konsiderueshme ne shpenzimet korente dhe ne buxhet me rreth 50.9 miliard leke ose 21.1% te totalit shpenzimeve te tij. Ne perputhje me kriteret e vendosura ne marreveshje me institucionet nderkombetare, si dhe me objektivat e reformes se administrates publike, shpenzimet per personelin ne raport me PBB-ne per vitin 2004 do te perbejne gati 6.2 % dhe do te mbeten konstante ne tre vitet e ardhshme.
Si do te behet ristrukturimi
Brenda nje periudhe dy javore Komisioni Parlamentar i Ekonomise do te hartoje nje raport mbi ristrukturimin e sistemit te pagave dhe do te lexohet ne seance plenare nga antarja e ketij komisioni, Valentina Leskaj. Qellimi i ketij raporti eshte unifikimi i percaktimit te nivelit te pagave dhe jo percaktimi i tyre rast pas rasti sic eshte vepruar deri tani. Ka raste qe me parate e buxhetit te shetit, niveli i pagave percaktohet edhe nga keshillat e mbikeqyrjes. Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ekonomise, Ylli Bufi tha se, do te percaktohet nje hierarki per nivelin e pagave ne administrate dhe do t'i kerkohet qeverise me shume pergjegjesi gjate procesit te miratimit te nivelit te pages. Aktualisht shqetesimi me i madh per reformen ne fushen e pagave jane institucionet e pavarura, per te cilat rezultojne kater menyra te ndryshme per percaktimin e nivelit te pages.
Paga mujore e disa prej drejtuesve me te larte te shtetit
Funksioni paga aktuale
Par institucionet kushtetuese
Presidenti i Republikes 195.000
Kryeministri 170.000
Kryetari i Kuvendit 195.000
Nenkryetari i Kuvendit 160.000
Zevendeskryeministri 160.000
Deputeti 135.000
Ministri 135.000
Avokati i Popullit 180.000
Kryetari i Gjykates se Larte 180.000
Kryetari i Gjykates Kushtetuese 210.000
Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese 180.00-210.000
Kryetari i Gjykates se Larte 180.000
Gjyqtari i Gjykates se Larte 150.000-180.000
Prokurori i Pergjithshem 180.000
Kryetari i Kontrollit te Larte te
Shtetit 180.00
Kryetari dhe zv/kryetari i KQZ 165.000
Antar i KQZ 150.000
Institucionet e pavarura
Kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil Nuk ka reference page
Antari i Komisionit te Sherbimit Civil Nuk ka reference
Inspektori i i Pergjitshem i Deklarimit
Dhe Kontrollit te Paurive 150.000
Kryetari i Komisionit te Autoritetit te
Konkurences Nuk ka reference
Kryetari i Komisionit te Letrave me vlere Percaktohet nga Komisioni
Kryetari i Entit Rregullator te Telekomuni. 120.000
Antaret e ERT 99.000
Kryetari i Entit Rregullator te Energjise Nuk ka reference
Antaret e ERE Nuk ka reference
Kryetari i Entit Rregullator te Ujit 120.000
Antaret e ERU 99.000
Kryetari i Keshillit te Kombetar te
Radios e Televizionit 150.000
Kortezi e Korrieri
|
|
|
|