Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Alleancat ne politike nderkombetare eshte bashkimi i dy hajduteve, ku dora e sejcilit eshte e zhytur thelle ne xhepin e tjetrit, per te mos ta lene ate te vjedhe nje te trete.

--- Ambrose Bierce

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 150 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Pse dha dorėheqjen Ilir Meta
Postuar nga: isli

Lajme TIRANE - Referendumi nė anėtarėsinė e Partisė Socialiste ka qenė ēėshtja qė ka shkaktuar dorėheqjen e kryeministrin Ilir Meta. Dorėheqja erdhi pas njė takimi takim kokė mė kokė qė Meta pati nė zyrėn e kryetarit tė PS-sė, Nano, dje, nė orėn 10.00 tė mėngjesit. Sipas burimeve pranė dy stafeve, mėsohet se Nano e Meta kanė biseduar qetė pėr 15 minuta, duke folur pėr ligjin


Meta: Nano po shkatėrron PS-nė
"Bojkotin dhe vetėshkatėrrimin e mazhorancės e solli zoti Nano dhe ai do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr kėtė". Kėshtu u shpreh dje kryeministri Meta gjatė konferencės pėr shtyp ku lajmėroi publikisht dorėheqjen e tij nga posti kryeministror. I pyetur se si e parashikon ai zgjidhjen e situatės, ai u pėrgjigj: "Mendoj se kjo situatė ėshtė pėrgjegjėsi e PS-sė. Ajo ka hyrė, pėr shkak tė njė grupimi tė papėrgjegjshėm, nė njė proces vetėshkatėrimi dhe vetmohimi; vetėshkatėrrimi tė institucioneve tė saj dhe vetmohimit tė forumeve tė saj dhe vlerave tė saj mė tė mira dhe nė kėto kushte ėshtė pėrgjegjėsi e PS-sė tė zgjohet dhe tė mos e lėrė veten peng tė asnjė personi". Nga ana tjetėr, Meta, i pyetur nėse do tė votonte nė parlament sė bashku me mbėshtetėsit e tij njė kryeministėr tjetėr, tė dalė nga radhėt e PS-sė, u pėrgjigj se "bojkoti nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė nė kulturėn time politike dhe tė pjesės mė tė madhe tė PS-sė". Edhe pėr njė rikandidim tjetėr tė tij nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues, ku ai ka pasur shumicėn deri nė mbledhjen e fundit, Meta nuk u prononcua duke anashkaluar pyetjen. Ndėrsa pėr reagimin e Presidentit Meidani pėr dorėheqjen e tij, tė paraqitur dje, ai tha se "pėr kėtė mund tė pyesni vetė zotin Meidani. Unė shpreh falenderimin pėr bashkėpunimin qė kam pasur gjatė gjithė kėsaj kohe me Presidentin e Republikės".

Tė gjitha detajet qė ēuan deri nė dorėheqje dhe takimi nė zyrėn e kryetarit Nano
Pse e dha dorėheqjen Ilir Meta

Referendumi e detyroi Kryeministrin tė tėrhiqej nga kreu i ekzekutivit
TIRANE - Referendumi nė anėtarėsinė e Partisė Socialiste ka qenė ēėshtja qė ka shkaktuar dorėheqjen e kryeministrin Ilir Meta. Dorėheqja erdhi pas njė takimi takim kokė mė kokė qė Meta pati nė zyrėn e kryetarit tė PS-sė, Nano, dje, nė orėn 10.00 tė mėngjesit. Sipas burimeve pranė dy stafeve, mėsohet se Nano e Meta kanė biseduar qetė pėr 15 minuta, duke folur pėr ligjin e ri tė qeverisė, numrin e ministrave qė do tė ketė kabineti qeveritar si dhe pėr rekomandimet qė dolėn nga takimi i 24 janarit nė Bruksel. "Por nė momentin qė biseda shkoi tek referendumi qė pritet tė zhvillohet nė anėtarėsinė e PS-sė, tonet janė ngritur dhe Meta e ka kundėshtuar atė",- thonė burimet. Kryeministri Meta mėsohet tė jetė shprehur se "unė nuk jam dakord me referendumin, pasi problemet duhet tė zgjidhen brenda forumeve tė partisė". Por Nano i ėshtė pėrgjigjur se "referendumin tashmė nuk mund ta ndaloj as unė". Nė kėtė moment, papritur Meta ka thėnė: "Unė do tė jap dorėheqjen". Nano, i gjendur nė befasi, sipas burimeve, ka thėnė se "tani nuk ka arsye tė japėsh dorėheqjen. Ēėshtjet qė na ndanin tashmė po marrin rrugėn e zgjidhjes". Por Meta, pas njoftimit qė i ka bėrė Nanos pėr dorėheqjen, ėshtė larguar nga zyra e kryetarit tė PS-sė, pa i dhėnė as dorėn. Burimet pranė dy protagonistėve thanė dje se gjatė bisedės tonet ishin tė qeta. Ata u ndanė vetėm nė ēėshtjen e referendumit. Aty Meta papritur tha se do tė jepte dorėheqjen, gjė qė u kundėrshtua nga Nano. Takimi mes Nanos e Metės zgjati 30 minuta dhe Kryeministri pas kėsaj ka shkuar nė zyrėn e tij ku ka pėrpiluar me bashkėpuntorėt mė tė ngushtė tekstin e dorėheqejes. Ndėrsa nė orėn pasdite ai ka thirrur njė mbledhje tė Kėshillit tė Ministrave ku ka bėrė prezent dorėheqjen dhe ka lėnė porositė e rastit. Rreth orės 12.30 ai ka shkuar nė Presidencė dhe ia ka dorėzuar tekstin Presidentit tė Republikės, Rexhep Meidani. Vetė Meta nė konferencėn e tij pėr shtyp, nuk pranoi se ka qenė takimi me Nanon ai qė e ka detyruar tė japė dorėheqjen, por kėmbėngulja e kryetarit tė PS-sė pėr tė kandiduar nė qershor pėr postin e Presidentit.
Referendumi
Ēėshtja e referendumit nė radhėt e PS-sė jo vetėm nė takimin e djeshėm, por dhe nė atė tė njė jave mė parė mes Nanos e Metės, ka qenė pika ku ata janė ndarė. Pas atij takimi, Nano ka thėnė se "referendumi do tė vazhdojė", ndėrsa Meta u shpreh se "kėto nisma nuk ēojnė asgjėkundi dhe sjellin vetėm kontestime". Ndėrsa dje, gjatė konferencės pėr shtyp ku Meta paraqiti arsyet e dorėheqjes, "referndumi i inicuar nga Nano, qė kėrkonte tė vinte nė provė qeverinė e rikompozuar", ishte njė nga togfjalėshat qė u theksua mė shumė. Sipas Metės, Nano kėrkon qė me anė tė referendumit tė ketė nė dorė qeverinė pėr qėllime personale. Sipas njėrės prej pikave tė referendumit, kryetari i PS-sė ka ekskluzivitetin e propozimit tė emrit tė kryeministrit dhe kryetarit tė kuvendit. Kjo pikė ėshtė kundėrshtuar, ashtu si gjithė referendumi, me forcė nga Meta dhe mbėshtetėsit e tij. Meta dje, pas bėrjes publike tė kundėrshtimit tė tij ndaj kandidimit tė Nanos pėr president, si arsye tė dytė renditi pikėrisht ēėshtjen e referendumit, duke e krahasuar atė me "fenomenin e Dushkut". Deri ditėt e fundit mbajtja e referendumit mėsohet se ėshtė firmosur nga 1/3-ta e anėtarėsisė socialiste, qė do tė thotė se referendumi do tė mbahet shumė shpejt. Kėtė e kanė konfirmuar dhe deputetė pėrkrahės tė Nanos, qė thonė se "referendumi duhet tė shkojė deri nė fund".
Marė nga gazeta Shekulli.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.