Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femijet fillimisht i duan prinderit e tyre; kur rriten, i gjykojne; e nganjehere i falin.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 97 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Humor :: Koēo Devole: Jam i pafajshem ndaj akuzave te bera
Postuar nga: Albo

Humor Itali: Nis procesi nė Gjykatėn e Riminit nė ngarkim tė humoristit Koēo Devole

“S’kthehem pa vėnė nderin nė vend”
Humoristi: Kam prova se jam i pafajshėm

“Do tė kthehem nė Shqipėri vetėm atėherė kur tė jetė sqaruar ky keqkuptim dhe unė tė rifitoj nderin tim”.


Laureta Rryēi

Kėshtu ėshtė shprehur nė seancėn e parė gjyqėsore, humoristi shqiptar Koēo Devole. Pas tre muajsh hetime, Prokuroria e Barit ka pėrgatitur dosjen pėr gjykim nė ngarkim tė Devoles dhe Lubonjės. Pėr herė tė parė, humoristi i njohur ulet nė bankėn e tė akuzuarve bashkė me bashkatdhetarin e tij, pėr tė rrėfyer edhe njė herė udhėtimin e fundmuajit tė nėntorit tė vitit tė kaluar. Mohon akuzėn dhe premton nė sallėn e gjyqit se do tė paraqesė shumė fakte dhe prova qė do tė vėrtetojnė pafajėsinė e tij. Tashmė atij i duhet tė pėrballet me procesin gjyqėsor, nė fund tė tė cilit do tė vendoset edhe nėse Devole ka tė bėjė apo jo me 5 kilogramėt e heroinės qė u gjendėn nė makinėn qė po udhėtonte. Shoqata e humoristėve nė Shqipėri, pėrgatiti njė biografi pėr humoristin, duke qenė se ky i fundit ėshtė anėtar i kėsaj shoqate pėr t“ia dėrguar trupit gjykues qė do tė gjykojė edhe ēėshtjen.


Seanca

Ka lėnė shtėpinė pas tre muajsh pėr t‘u rikthyer nė sallėn e gjyqit. Udhėtimi me makinėn e Llasko Lubonjės, Koēo Devoles i ka kushtuar shtrenjtė. Atij i duhet tė rikthejė pėrsėri ditėn qė pėrfundoi nė pranga. “Unė jam i pafajshėm dhe kėtė do ta vėrtetoj gjatė procesit gjyqėsor”, ka thėnė me shumė bindje Devole. Njė trup gjykues nga Gjykata e Riminit, do tė gjykojė edhe humoristin bashkė me shqiptarin tjetėr, i cili, sipas policisė vėzhgohej prej disa kohėsh, po pėr tė njėjtėn akuzė. Pasi ėshtė lexuar aktakuza nga prokurori i ēėshtjes, avokati i Devoles ėshtė shprehur se, klienti i tij nuk e pranon akuzėn dhe se nuk ka tė bėjė fare me drogėn qė ėshtė gjendur nė makinė. “Klienti im ishte nisur pėr tė takuar disa gazetarė dhe mė pas do tė shkonte te djemtė”, ka thėnė ndėr tė tjera mbrojtėsi ligjor i Devoles, Costanzo Di Palmo. Pasi janė kėrkuar kėrkesat paraprake nga tė dyja palėt, trupi gjykues vendosi ta shtyjė seancėn pėr nė ditėt e ardhshme. Seancė, nė tė cilėn pritet tė fillojė me dėshminė e dėshmitarėve. Gjykata vendosi tė ndryshonte masėn e sigurisė ndaj tij, nga “burg pa afat” nė “arrest shtėpie”. Pas lirimit, ai ka qėndruar nė shtėpinė e djalit tė tij. Dy ditė mė parė, ai ėshtė paraqitur rregullisht nė gjykatė, bashkė me avokatin e tij, Costanzo Di Palmo pėr seancėn e parė tė gjyqit. Njė ndėr provat qė dėshmojnė pėr personalitetin e Devoles, Di Palmo ka paraqitur disa gazeta shqiptare, tė cilat tregojnė pėr popullaritetin qė ka ai nė Shqipėri. Mė pas, avokati ka pėrsėritur se, Koēo Devole, nuk ishte nė dijeni tė ekzistencės sė drogės nė makinė, ndėrsa taksisti, duke parė qėllimet e tij pėr tė arritur nė Itali, i kishte ofruar ta shoqėronte. Si provė janė dorėzuar edhe shkrime tė shkruara nga vetė humoristi, nė tė cilat flitet pėr “luftėn” qė duhet t“i shpallin njerėzit pluhurit tė bardhė. Seanca tjetėr do tė rihapet nė 20 prill, me dėshminė e kėtij tė fundit.

Biografia e shoqatės

Shoqata e humoristėve nė Shqipėri ka bėrė biografinė e humoristit Koēo Devole, pėr t‘ia dėrguar trupit gjykues nė Gjykatėn e Riminit. Duke qenė se Devole vazhdon tė jetė anėtar i kėsaj shoqate, kolegėt e tij kanė menduar se kjo biografi mund ta ndihmojė sadopak Devolen, duke paraqitur imazhin e vėrtetė tė tij para njė trupi gjykues tė huaj. Ndėrkohė, kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Limoz Dizdari, pohon pėr gazetėn se, nuk i ėshtė kėrkuar qė tė japė ndonjė shkresė pėr Devolen qė tė dėrgohet nė gjykatėn e Riminit.


Pranga Devoles, gjendet me drogė

Bie nė pranga tė policisė italiane Koēo Devole. Ndalimi i tij u bė mė 28 nėntor tė vitit 2002, humoristi i njohur u arrestua nė Rimini, sepse nė makinėn me tė cilėn udhėtonte, u gjetėn tre kilogramė drogė. Devole u arrestua sė bashku me njė shqiptar tjetėr, i cili ishte edhe shoferi i taksisė dhe quhej Llasko Lubonja. Koēo Devole ėshtė prangosur nga policia italiane mė 26 nėntor tė vitit tė kaluar, pasi nė makinėn me tė cilėn ai udhėtonte, u gjetėn pesė kilogramė heroinė. Rastėsisht, policia e Riminit nė Itali ka ushtruar njė kontroll nė makinėn e dy shqiptarėve. Dy shqiptarėt nuk kanė kundėrshtuar policėt italianė, pa menduar se disa minuta mė vonė do tė ndienin nė duart e tyre prangat. Kur ka parė policinė, humoristi i njohur, teksa po i komunikonte se duhet tė vinte nė komisariat me tė, pėrsėri nuk ka demonstruar shenja nervozizmi, pasi nuk kishte dijeni pėr drogėn qė ndodhej nė makinė. Gjatė kontrollit ėshtė gjetur edhe sasia e drogės, e cila ishte fshehur nė motorin e makinės. Mė pas, qė tė dy janė shoqėruar nė komisariatin e qytetit pėr t‘u marrė nė pyetje. Prova qė ka “fundosur” humoristin tonė ka qenė telekomanda e makinės, tė cilėn nė momentin e arrestimit e kishte ai. Me anė tė telekomandės, sipas policisė, bėhej edhe hapja e valixhes qė mbante sasinė e lėndės narkotike. Ndėrkohė, familjarėt e tij kanė deklaruar se Koēoja ishte nisur pėr tė takuar djemtė e tij nė Milamo tė Italisė dhe se nuk ka lidhje me trafikun e drogės. Devole pėrballet pėr herė tė parė me ligjin, nė njė shtet tė huaj. Ēėshtja i kaloi Prokurorisė sė Barit nė Itali, e cila i mbajti nė burg tė dy “udhėtarėt” e makinės.


Koēo Devole: Kam ardhur pėr vizitė pune

“Kam ardhur pėr vizitė pune”. Ky ka qenė edhe versioni i humoristit Koēo Devole para oficerėve tė policisė italiane. Sipas Devoles, ēdo gjė ėshtė njė keqkuptim dhe ai nuk ka ardhur pėr tė shpėrndarė lėndė narkotike nė shtetin fqinj. Madje, ai edhe nė momentin e arrestimit nuk ka shprehur asnjė moment nervozizmi, duke iu lėnė tė kuptojnė oficerėve qė nuk ka tė bėjė me akuzėn qė i kanė faturuar. Edhe vetė Devole ka thėnė pėrpara policisė italiane se nuk kishte lidhje me trafikun e drogės dhe se ishte thjesht njė pasagjer nė makinė. Nė ndryshim me atė qė u tha nė fillim, Koēo Devole, i ka shtuar dėshmisė sė tij, edhe njė fakt tjetėr, jo pak tė rėndėsishėm. Pėrveēse versionit se ishte nisur drejt Milanos, ai, ka deklaruar pėrpara hetuesve se, do tė takonte edhe disa gazetarė italianė, me tė cilėt kishte patur raporte pune. Kjo ėshtė futur nė dosjen e prokurorisė dhe pritet qė hetuesit italianė, tė bėjnė verifikimet e duhura. Nėse rezulton se njė takim i tillė, ishte i planifikuar, pa dyshim qė kjo do ta lehtėsonte pozitėn juridike tė Devoles. Edhe pse qėndroi disa muaj nė qelitė e Barit, mė nė fund Gjykata e kėtij qyteti vendosi qė duhet tė ndiqej nė gjendje arrest shtėpie. Devole vendosi tė qėndronte nė shtėpinė e njėrit prej djemve tė tij, qė jetonte nė qytetin e Milanos, pėr tė qėndruar atje gjatė gjithė muajve tė hetimit. Nė pritje tė fillimit tė procesit, Devole ka respektuar vendimin e gjykatės.



Kronologjia e procesit

28 nėntor 2002
Koēo Devole arrestohet nė Rimini, bashkė me Llasko Lubonjėn, nė njė makinė, ku ndodheshin 5 kilogram heroinė.

29 nėntor 2002
Ministria e Jashtme dhe e Rendit interesohen pėr arrestimin e humoristit, por nuk marrin ndonjė pėrgjigje pozitive.

dhjetor 2002
Gjykata e Shkallės sė Parė, vendos masėn e arrestit, burg deri nė pėrfundim tė hetimeve tė prokurorisė.

dhjetor 2002
Lume Devole, gruaja e Koēos, deklaron pėr gazetėn “KJ”, se Koēon e kishin marrė nė qafė, ata qė i premtuan punė pėr djalin.

shkurt 2003
Gjykata e Apelit vendos burg pa afat, duke e arsyetuar juridikisht se, prokuroria kishte prova tė mjaftueshme pėr implikimin e tij.

27 qershor 2003
Gjykata e Lartė vendos lėnien nė fuqi tė vendimeve dhe kėshtu, Koēoja, do qėndrojė nė qeli deri nė fund tė hetimit.

24 korrik 2003
Gjykata italiane vendos lirimin e Devoles duke e lėnė atė nė arrest shtėpie pranė familjes sė tij nė Itali

25 shkurt 2004
Zhvillohet nė Itali seanca e parė gjyqėsore, nė ngarkim tė Koēo Devoles dhe dy personave tė tjerė tė arrestuar me tė.

Kortezi e gazetes Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.