Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bleta din si bëhet mjalta
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 131 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Per integrimin, por pak ndryshe
Postuar nga: Albo

Politike Nje nga termat qe ka patur inflacionin me te madh ne fjalorin e politikes shqiptare te ketyre viteve te fundit eshte "integrimi euroatlantik". "Integrimi" eshte perdorur nga politika ne pergjithesi per te vetdeklaruar perkatesine e saj euro-atlantike, perkatesi qe eshte rrjedhoje e natyrshme e trashegimise sone kombetare.

Shpesh argumenti "integrim" eshte perdorur per te treguar angazhimin e kesaj apo asaj force politike per arritjen ketij objektivi strategjik kryesor te vendit tone, por edhe si argument i luftes politike per te vleresuar njeren apo tjetren pale per performancen respektive.

Ajo qe nuk eshte vene re ne qendrimin dhe veprimin e politikes ndaj procesit integrues te vendit, eshte angazhimi mbipartisan i te gjithe strukturave te shtetit dhe i shoqerise civile ne nje aksion kolektiv kombetar. Me aksion kolektiv kombetar kuptoj hartimin dhe zbatimin e politikave te tilla publike, te cilat krijojne sinergjite e nevojshme kombetare per realizimin e objektivave madhore te permasave te integrimit euroatlantik.

Nuk ka dyshim se realizimi i nje perpjekje te tille te jashtezakonshme kombetare eshte i domosdoshem, pasi vete integrimi perfaqeson, ne fund te fundit, ndryshime te jashtezakonshme, teper te thella, si dhe adaptime te reja ne konstitucionin shpirteror, institucional e social te nje kombi per t'iu pershtatur nje formacioni te ri vlerash, ne teresine e tyre, me te perparuara se te atij vete.

Si e tille kjo sinergji nuk mund te krijohet ndryshe vecse si fryt i bashkeveprimeve cilesore midis qeverisesve dhe te qeverisurve. Nuk ka dyshim se nje marredhenie e tille nuk eshte e lehte te realizohet, aq me teper ne nje vend, si i yni ku trashegimia historike qeverisese nuk na ofron shembuj per t'u marre shembull.

Edhe ne vendet me te zhvilluara, aty ku marredhenia qeverises- te qeverisur eshte e stabilizuar e tradicionale, perballimi i sfidave kombetare, (qofshin keto luftra, apo edhe kritere te caktuara buxhetore, p.sh. per vendet e Euro-zones) nxjerr ne pah organizimin dhe mobilizimin e kujdesshem ne aksione te vullnetshme kolektive kombetare.

Menyrat dhe format per arritjen e angazhimit ne aksione te tilla jane te shumta. Ne themel te tyre qendrojne forca levizese si racionale ashtu edhe emocionale.

Njeriu eshte nje qenie kryesisht racionale dhe te tilla jane pergjithesisht edhe vendimet qe merr ne veprimtarine e tij, pra ai priret drejt interesit te tij direkt. Ne kuadrin e argumentit konkret, kjo do te thote se angazhimi ne perballimin e sfidave te integrimit vjen si produkt i rezultantes se cfare perfiton personi vete prej tij. Akoma publiku shqiptar nuk ka nje pasqyre te qarte se cilat jane kostot e perfitimet e integrimit te shprehura ne elemente konkrete, te kuptueshme e te qarta, mbi bazen e te ciles ai te beje gjykimin dhe te percaktoje impaktin mbi vete ate. Identifikimi i qarte e transparent i tyre, do te jete nje kusht i domosdoshem per te siguruar angazhimin masiv publik ndaj procesit integrues. Ne nje kuptim me te pergjithshem, qartesia e transparenca jane te domosdoshme edhe per realizimin e vete funksionit qeverises. Transparenca e qeverisjes dhe e vendimeve te marra nga qeverisesit, rrit pranueshmerine e ketyre vendimeve nga te qeverisurit, dhe si rrjedhoje, sjell bindjen ndaj rregullave e ligjeve, gje qe ndikon direkt ne zbatueshmerine e tyre.

Pranimi i autoritetit te vendimeve rritet kur njerezit ndjejne qe po trajtohen me drejtesi, pavaresisht nga pasojat dhe kostot qe mund te ky vendim per te. E rendesishme eshte qe motivet te jene te besueshme e transparente, te jene neutrale, pa preference partiake, klanore apo krahinore, e te tregojne respekt per te gjithe anetaret e komunitetit te te qeverisurve. Kjo eshte menyra per te bere njerezit te sakrifikojne vullnetarish, duke ndjere se kontributi e sakrifica e tyre mund te sjelle ndryshim pozitiv per te gjithe te tjeret, por edhe per veten e tyre.

Ne te kundert, nese drejtesia e qeverisjes dhe vendimarrsjes bie, nese perceptimi publik mbi drejtesine e vendimeve te qeverisjes kompromentohet nga politika preferenciale e klienteliste, keshtu bie edhe aftesia e autoriteteve per te ndikuar ne sjelljen e publikut dhe per te realizuar mobilizimin e tyre.

Eksperienca e sotme boterore tregon se ne procesin e angazhimit kolektiv kombetar, elementet shpirterore e emocionale te kombit luajne nje rol percaktues. Sistemi i vlerave ku synojme te integrohemi nuk perbehet vetem nga vlera materiale, por edhe nga nje teresi vlerash shpirterore e emocionale. Ndergjegjesimi per vlerat qe do te kontriubojme ne kete system, si dhe per ato qe do te perfitojme prej tij, eshte gjithashtu nje premise e rendesishme ne raportin tone kombetar me integrimin euroatlantik.

Shume nga vlerat pozitive te konstitucionit shpirteror te kombit tone, por edhe shume vlera te tjera te trashegimise kulturore e historike, qendojne te heshtura perpara zhurmes dhe peshes se madhe te standarteve per komponentet "e rende", si ata te ekonomise se tregut te lire, sigurise e institucioneve demokratike.

Eshte koha qe keto vlera te flasin. Simbolet tona kombetare te lartesohen. Modelet njerezore perbejne edhe ata simbole kombetare. Keto modele njerezore, kur jane vertete shembullore, duhet te zene vendet qe meritojne. Nderkohe qe idhujt e rreme duhet te lene piedestalet qe nuk u takojne. Ne themel te ketij procesi vetevleresimi e vetepurifikimi, qendron perseri sakrifica. Sakrifica per te perfituar me pak nga e pamerituara, dhe per te dhene me shume nga e merituara.

Nevojen per nje aksion kolektiv kombetar duhet ta ndjeje dhe perjetoje perdite binomi qeverises - te qeverisur, secila pale me pergjegjesine dhe pergjegjshmerine perkatese. Sepse procesi i krijimit te sinergjive kombetare per procesin e integrimit rezulton se ka mungesa e defekte te renda. Riparimi i tij dhe kthimi i parametrave ne normalitet tashme eshte nje domosdoshmeri per vete suksesin e ketij procesi.

Edmond Haxhinasto
Master ne Administrim Biznesi, Slloveni
Master ne Politika Publike,
Shkolla Woodrow Wilson Per Ceshtje Publike dhe
Nderkombetare, Princeton, SHBA


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.