Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Anketoda eshte dyqani nje cent-sh i historise.
--- Goncourt

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Ceshtje Kombetare :: GNK: Panshqiptarizmi nuk ėshtė i rrezikshėm
Postuar nga: Skampa

Ceshtje Kombetare Raport i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėr vitin 2003.

Panshqiptarizmi ėshtė parė nga shumė vėzhgues si rrezik serioz pėr stabilitetin e Ballkanit. Njė shekull ndryshim kufijsh ka bėrė qė shqiptarėt etnikė tė jenė tė shpėrndarė nė Kosovė, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni dhe Greqi. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Ushtria Ēlirimtare Kombėtare nė Maqedoni dhe grupe tė tjera kanė nisur fushata tė dhunshme nė mbėshtetje tė forcimit tė tė drejtave tė shqiptarėve etnikė. Deri ku shkojnė ambicjet e tyre?

Studimi i GNK sugjeron se nocioni i panshqiptarizmit ėshtė shumė mė i shtresėzuar dhe mė kompleks se sa karakterizimet e trasha tė shqiptarėve etnikė tė dhėna vetėm pas njė Shqipėrie tė madhe apo njė Kosove tė madhe. Ėshtė pėr t'u nėnvizuar se si UĒK ashtu dhe UĒK (e Maqedonisė) fituan mė shumė popullaritet nė Kosovė dhe Maqedoni pikėrisht nė momentin kur ato iu larguan qėllimeve panshqiptare dhe u pėrqendruan nė mė shumė tė drejta pėr popullin e tyre. Armata Kombėtare Shqiptare e cila ka pretenduar rėndėshėm ēėshtjen e "Shqipėrisė sė Madhe" nuk ia ka arritur tė ketė kredibilitet popullor. Dhuna nė emėr tė Shqipėrisė sė madhe apo tė ndryshimit tė kufijve nuk ėshtė as politikisht e pranueshme dhe as moralisht e justifikuar.

Nė Shqipėri qė pas fillimit tė politikės multipartiake, varfėria dhe konfliktet e politike tė brendshme kanė eklipsuar ēdo aspiratė tė zgjerimit tė kufijve shtetėrorė. Shqipėria ėshtė mė e interesuar nė zhvillimin e lidhjeve kulturore dhe ekonomike me Kosovėn, ndėrkohė qė dėshiron tė ketė kufij tė ndarė; ndėrsa qeveritė e vazhdueshme shqiptare kanė qenė pėr partneritet strategjik me Maqedoninė ndėrkohė qė tė dyja aspirojnė pėr anėtarėsim nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Por ka rrezik konflikti nė Kosovė ku ēėshtja e statusit tė ardhshėm nuk ėshtė zgjidhur ende. Dėshira e pjesės mė tė madhe tė popullsisė kosovare pėr pavarėsi mbėshtetet nga shumica e shqiptarėve kudo nė Ballkan. Sidoqoftė njė Kosovė e pavarur ėshtė njė ēėshtje krejt e ndryshme nga njė Shqipėri e Madhe. Problemi i komunitetit ndėrkombėtar ėshtė menaxhimi i procesit nė lidhje me statusin final tė Kosovės pa destabilizuar fqinjėt e saj.

Si nė Maqedoni ashtu dhe Luginėn e Preshevės nė jug tė Serbisė, konfliktet u mbyllėn mė 2001 nga marrėveshjet e paqes tė ujdisura nga ndėrkombėtarėt, respektivisht Marrėveshja e Ohrit dhe Plani Ēoviē. Ndėrsa ka pakėnaqėsira mbi shpejtėsinė e zbatimit tė kėtyre marrėveshjeve dhe me fillimin e reformave tė premtuara kjo nuk ka shkuar deri nė krizė. Pėrpjekjet e AKSH pėr tė shfrytėzuar pakėnaqėsitė vendore tė Maqedoni dhe nė Serbinė jugore kanė dėshtuar. Vemendja e vazhdueshme e ndėrkombėtarėve do tė jetė e domosdoshme pėr tė siguruar qė tė gjitha palėt tė mbajnė premtimet e tyre. Shqiptarėt e Malit tė Zi nga ana tjetėr deri mė tani kanė rezistuar ndaj ēdo forme tė aktivitetit paramilitar. Komunitetet e mėdha tė shqiptarėve tė Kosovės qė jetojnė pėrgjithėsisht nė SHBA Gjermani, dhe Zvicėr kanė luajtur - dhe do tė vazhdojnė tė luajnė - njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin ekonomik, social dhe politik tė Kosovės tani dhe nė tė ardhmen si edhe nė diktimin e ngjarjeve ushtarake nė terren. Ata me lehtėsi mund tė hapin fronte tė reja nėse duan tė ushtrojnė presione mbi ēėshtje tė pafundme tė pazgjidhura qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt. Pėr kėtė arsye ėshtė e kėshillueshme pėr qeveritė shqiptare dhe greke tė pėrpiqen tė zgjidhin ēėshtjen e hershme tė ēamėve tė pėrzėnė nga Greqia mė 1945, pėrpara se tė kapet dhe tė shfrytėzohet nga nacionalistėt ekstremė dhe pastaj ankesat e ligjshme tė ēamėve tė humbin nė luftėn pėr ēėshtje tė tjera kombėtare.

Nė afat tė gjatė nacionalizmi shqiptar do tė jetė i kontrolluar nga zbatimi i plotė i marrėveshjeve tė ujdisura nga ndėrkombėtarėt dhe nga respekti ndaj shqiptarėve nė shoqėritė maqedonase, serbe dhe malazese, sėbashku me njė presion tė vazhdueshėm mbi ekstremistėt shqiptarė dhe politikanėt qė iu bėjnė thirrje atyre. Procesi do tė ndihmohet nga integrimi evropian - ndėrkohė qė hapen kufijtė me fqinjėt veriorė tė Shqipėrisė ndėrsa rriten mundėsitė e bashkėpunimit ekonomik dhe arsimor nė tė gjithė rajonin. Decentralizimi i pushtetit nė Maqedoni dhe dhėnie Kosovės pavarėsi tė kushtėzuar nė kėmbim tė sigurisė prej tė gjitha entiteteve shqiptare nė Ballkan se kufijtė aktualė tė Evropės Juglindore do tė mbeten tė pandryshuar do tė mund tė ndihmojė gjithashtu nė stabilizimin e situatės.

KĖSHILLA

Qeverisė shqiptare

Tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė neutralizuar grupet paramilitare dhe politikanėt ekstremistė duke luftuar trafiqet e armėve ilegale dhe shitjen e armėve nė Shqipėri dhe duke ruajtur bashkėpunimin pėr forcimin e ligjit me shtetet fqinje dhe Bashkimin europian.

Pėr UNMIK dhe KFOR

Tė intensifikojė pėrpjekjet e sigurisė ndaj krimit tė organizuar dhe militantėve politikė veēanėrisht pėr tė siguruar kufijtė e Kosovės nė mėnyrė mė efektive. Tė pėrgatitet pėr proces paqėsor ligjor dhe me baza demokratike pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės duke lėnė shtegun edhe pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, nėse ėshtė e domosdoshme.

Pėr qeverinė e Maqedonisė

Tė vazhdojė zbatimin e marrėveshjes sė Ohrit duke pėrfshirė reformat nė sektorin e sigurimit dhe tė decentralizmit.

Pėr qeverinė e Serbisė

Tė rindėrtojė institucionin kordinues pėr Serbinė Jugore. T'u vejė fre elementėve ekstremistė nė forcat e Sigurisė Tė forcojė kontrollin doganor nė kufijtė administrativė me Kosovėn dhe tė luftojė krimin e organizuar.

Pėr qeverinė e Malit tė Zi

Tė ndihmojė nė ngritjen e kolegjit tė trajnimit pėr mėsues tė gjuhės shqipe nė Tuz apo nė Ulqin me qėllim qė tė trajnojė mėsuesit e ardhshėm tė shkollave fillore e tetėvjeēare.

Qeverisė greke

Tė marrė masa tė menjėhershme pėr tė pėrmirėsuar tė drejtat e njeriut pėr tė gjithė shqiptarėt rezidentė nė Greqi. Tė hapė negociatat pėr kthimin e tė drejtave pronėsore tė ēamėve.

Gazeta tema, 26-02-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.