Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Art :: Vlerėsime maksimale pėr balerinin shqiptar Hektor Budlla
Postuar nga: Albo

Art Por, shkėlqimi i yllit tė tij nė rrugėn e baletit nė Itali, nuk nisi me Sanēon. Rruga e tij, qė nuk ka shumė qė ka nisur, shėnoi arritje nė njė tjetėr balet, vėnė nė skenė po nga kjo kompani prestigjoze baleti nė Romė, ku ai u pranua para dy vjetėsh, pas njė konkursi mjaft tė vėshtirė

Vlerėsime maksimale pėr balerinin shqiptar Hektor Budlla

Paganini njė shqiptari: Ti do tė jesh pasardhėsi im

Admirina Peēi

Njė Sanēo Panēo thellėsisht i paharrueshėm. Njė interpretim dinjitoz i njė tė riu shqiptar, krahas njė ylli nė baletin botėror.

Bėhet fjalė pėr baletin “Don Kishoti”, vėnien nė skenė para pak kohėsh nė Romė, ku heroi Don Kishot, ėshtė interpretuar nga ylli i baletit, Andre de la Roche, ndėrsa, Sanēoja i paharrueshėm ishte njė balerin shqiptar, Hektor Budlla. Gjithēka ka ndodhur shumė shpejt. Njė shpėrthim i menjėhershėm i balerinit shqiptar, nė “Balletto Di Roma”, ku tashmė, ėshtė solist. Njė rol i rėndėsishėm, ku ai shpalosi gjithė aftėsitė e tij dhe tėrhoqi vėmendjen e kritikėve qė nė fillim.

Por, shkėlqimi i yllit tė tij nė rrugėn e baletit nė Itali, nuk nisi me Sanēon. Rruga e tij, qė nuk ka shumė qė ka nisur, shėnoi arritje nė njė tjetėr balet, vėnė nė skenė po nga kjo kompani prestigjoze baleti nė Romė, ku ai u pranua para dy vjetėsh, pas njė konkursi mjaft tė vėshtirė. Menjėherė Hektorit iu besua njė rol i rėndėsishėm. Nė baletin “Romeo dhe Zhulieta”, ai interpretoi “Tebaldo”-n, vėllain e heroinės Zhulietė dhe spikati mes gjithė balerinėve. Nė “Roma Spettacolli”, menjėherė, pas premierės shkruhej ndėr tė tjera: “ Mbi tė gjithė spikati i mrekullueshmi Tebaldo i tė riut shqiptar Hektor Budlla”. Dhe sigurisht, pėr balerinin shqiptar, kjo nuk ėshtė pak. Ndoshta, ka nisur tė realizohet ėndrra e kahershme e balerinit, i cili kur kthehej nga “Shkolla e Baletit”, nė kohėn e studimeve nė Tiranė, thoshte gjithmonė: “Do tė iki diku, tė bėhem dikush”.

Nė “balletto di Roma”

Ishte viti 2001, kur u diplomua nė Akademinė e dancit” nė Tiranė dhe vendosi tė ndiqte rrugėn e tij si balerin, por jo nė Shqipėri. Qė atė kohė e shihte tė ardhmen e tij pėrtej skenės shqiptare. Nė vitin 2002 nisi studimet pėr perfeksion Danci Klasik e Kontemporan nė Itali, nė shkollat e Komunitetit Evropian. Pas disa pėrzgjedhjesh me konkurse nga komisionet e koreografėve e primabalerinave nga vendet e Evropės, zgjidhet si solist nė kompaninė “Balleto di Roma”, njė kompani e krijuar qysh nga viti 1964, ku janė vėnė nė skenė mbi 150 balete klasike e kontemporane brenda dhe jashtė Italisė. Nė kėtė teatėr, ku kanė interpretuar yje tė baletit nga e gjithė bota si`: Giancarlo Vantagio, Anna Razi, Andrej Fedotov, Laura Contrachi, Carmen Panader, Diana Ferrarra, Dominique Portier, Raffaele Paganini, e Andre de la Roche, ėshtė njė shans i madh, pranimi si solist, pėr cilindo balerin.

Njė pasardhės pėr Paganinin

Por, Hektori duket ka njė tė ardhme mė tė mirė nė balet. I ka ndodhur shpesh, kur nė prova, balerini i madh italian Raffaele Paganini, tashmė, 46 vjeē t“i thotė: “Ti do tė jesh pasardhėsi im”. Tė gjithė tė dhėnat fizike dhe interpretative tė balerinit shqiptar, i kanė bėrė pėrshtypje Paganinit qė nė kohėn kur Hektori u pranua nė “ballette di Roma”. Por edhe puna e vullneti i jashtzakonshėm i balerinit, janė cilėsi, prej tė cilave ai tashmė, po merr frytet e dėshiruara. Sepse, siē thotė edhe pedagogu dhe koreografi i tij nė Tiranė, Arjan Sukniqi, gjithēka qė ai ka arritur ėshtė falė punės sė madhe. Me Sukniqin nė Tiranė, Hektori realizoi disa pjesė baleti, tė cilat i kanė vlerėsuar lart nė konkurset, ku ai i paraqiti nė Itali. Ai pėrmend pjesė si: “Paralele nė metropol”, “Dyzim artistik”, “Emocione ballkanike”, duetin e parė dashuror “Emocion dashurie”, etj, pjesė me tė cilat u paraqit edhe nė Kinė, Greqi, Itali, Gjermani, Rusi, Francė, Maltė, Bosnje, Kroaci, etj, ku ka fituar edhe disa ēmime tė para. Njė balerin i fortė, i mirėfilltė mashkullor dhe njė kavalier shumė i mirė, balerini Hektor Budlla, nė kėtė fillim sezoni, kur janė nėnshkruar kontratat e shfaqjeve pėr 2004, kanė programuar sė bashku me trupėn e kompanisė, tė japin mbi 120 shfaqje nė Itali, Slloveni, Spanjė dhe Portugali.

Rruga e njė artisti
Njė balerin i paparashikuar

Nė familjen e tij nė Tiranė askush, nuk merret me art. Vėllai i tij i madh ishte gjithmonė, njė nxėnės i shkėlqyer, qė merrte vetėm nota tė larta nė mėsime. Ndėrsa ai ishte pak mė i ērregullt. Bota e tij ishte muzika. Askush nuk e kishte menduar se ai do tė bėhej balerin. Qė nė klasė tė tretė dėgjonte muzikė e kėrcente vetė nė shtėpi. Dhe njė ditė, kur vendosėn ta ēojnė nė Shkollėn e baletit, drejtori i atėhershėm Ramazan Kėllezi, zbuloi tek Hektori njė talent tė lindur. Duhet stėrvitur dhe silleni tė konkurojė-tha Kėllezi. Prindėrit e tij e ēuan fillimisht, nė pallatin e pionierėve, ku mėsoi me Loreta Gjergjenin, e nė kohėn e konkurimit pėr nė Shkollėn e baletit, vogėlushi ishte i bindur pėr fitoren. Ne nuk ia ushqenim kėtė gjė, qė tė mos zhgėnjehej, thonė prindėrit e tij, ndėrsa kujtojnė se atė ditė pas konkurimit, kur ai u kthye nė shtėpi iu tha: kam fituar, zysha e pianos tha : “Qenka djalė i bukur. Pra i kam marrė pesė pikėt e paraqitjes”. Por ne nuk e besonim atėherė, derisa njė ditė, drejtori na tha: “silleni djalin nė shkollė”. Dhe tetė vitet nė shkollėn e baletit, ishin njė punė e jashtzakonshme, njė pėrvojė e mrekullueshme me profesorėt Luan Shtino, Agron Aliaj, Arjan Sukniqi, e Shpėtim Dajēi.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.