Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur linde ti,qave,te tjeret qeshen per ty.Perpiqu te jetosh ne nje menyre te tille qe,kur te vdesesh,ti te qeshesh,te tjeret te qajne per ty
--- Franz Kafka

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Dhjetra mijra shqiptare protestojne ne Tirane
Postuar nga: Albo

Lajme Protestat e organizuara nga opozita shqiptare jane percjelle me interes te vecante jo vetem nga opinioni i brendshem shqiptar qe i ka ndjekur minute pas minuti ne ekranet e televizioneve shqiptare, por edhe nga opinioni nderkombetar. BBC dhe CNN kane percjelle montazhet e protestave te shqiptareve ne Tirane ne emisionet e tyre te lajmeve te dites se djeshme.

Me poshte do te gjeni nje informacion te detajuar mbi protesten. Mund te shikoni edhe montazhin filmik te BBC nga Tirana, duke klikuar ketu.

11:30

Rreth orės 11:30 protestues nga Tirana dhe e gjithė Shqipėria, kanė filluar tė mblidhen nė sheshin "Skėnderbej" nė pėrgjigje tė thirrjes sė drejtuesve tė lartė tė partive opozitare. Gjatė gjithė kohės protestuesit kanė hedhur parrulla ku i kanė kėrkuar kryeministrit Nano tė japė dorėheqjen nga posti i tij.

12:00

Drejtues tė lartė tė Partisė Demokratike dhe tė partive opozitare si dhe pjesėtarė tė shoqėrisė civile janė mbledhur nė tribunėn e sheshit "Skėnderbej". Ata i kanė kėrkuar kryeministrit Nano qė tė japė dorėheqjen pėr t'i hapur rrugė vendit drejt zhvillimit dhe progresit si dhe anėtarėsimit nė strukturat euroatlantike. Nė fjalėn e tij Berisha ka kėrkuar nga protestuesit qė t'i pėrmbahen strikt protestės paqėsore sepse sipas tij populli e do Shqipėrinė ashtu siē ėshtė.

12:50

Vargu i madh me dhjetėra mijėra protestues niset drejt bulevardit "Dėshmorėt e kombit". Kjo lėvizje bėnte pjesė nė itinerarin e paralajmėruar nga opozita dhe ishte pjesė e protestės sė tyre. Gjatė gjithė rrugės protestuesit kanė hedhur parrulla kundėr kryeministrit Nano duke i kėrkuar dhe dorėheqjen.

13:20

Protestuesit jana ndalur pėr pak minuta para kryeministrsė dhe kanė vazhduar tė hedhin parrulla kundėr kryeministrit Nano dhe qeverisė sė drejtuar prej tij. "O Fatos o zagar ti je grek nuk je shqiptar", "Nano ik", etj., kanė qenė dhe parrullat e hedhura nga protestuesit. Pasi janė ndalur pėr pak minuta protesuesit janė nisur pėr nė drejtim tė sheshit "Nėnė Tereza".

13:30

Protestuesit ndalen nė sheshin "Nėnė Tereza" nga ku kanė vazhduar tė hedhin parrulla kundėr kryeministrit Nano. Ndėrkohė qė nė tribunėn e kėtij sheshi kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha ėshtė shprehur se tashmė jemi aq shumė saqė nuk na zėnė as sheshet. Ndėrkohė ai i ka kėrkuar edhe njė herė kryeministrit Nano tė japė dorėheqjen nė tė mirė tė vendit.

13:50

Protestuesit kanė vijuar pėrsėri tė njėjtin itinerar pėr tek sheshi "Skėnderbej" nė mėnyrė paqėsore dhe pa shaktuar asnjė problem pėr forcat e rendit, tė cilat ishin nė ruajtje tė objekteve qeveritare.

14:20

Protestuesit e mbledhur nė sheshin "Skėnderbej" kanė vijuar me thirrjet pėr dorėheqje tė kryeministrit Nano. Ndėrkohė lideri demokrat Sali Berisha pasi ka falėnderuar tė pranishmit qė ishin nė miting, pėr qytetarinė e treguar gjatė protestave i ka kėrkuar qė tė shpėrndahen qetėsisht nė shtėpitė e tyre.


Zhvillohet nė mėnyrė paqėsore protesta e dytė e opozitės nė kuadėr tė lėvizjes "Nano Ik"

Opozita, 100 mijė protestues kėrkojnė largimin e Nanos

Dhjetėra mijėra qytetarė tė Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė janė mbledhur dje nė sheshin "Skėnderbej" pėr tė protestuar kundėr kryeministrit Nano dhe Qeverisė sė drejtuar prej tij. Si asnjėherė tjetėr qytetarė tė Tiranės dhe tė rretheve tė tjera tė Shqipėrisė. Pjesėmarrės nga tė gjitha moshat, tė rinj, tė reja, gra, pleq dhe fėmijė nga tė gjitha anėt e vendit i ka bashkuar vetėm njė qėllim ai i largimit tė kryeministrit Fatos Nanos dhe qeversė sė tij. nė kėtė mėnyrė ata i janė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė liderit tė opozitės dhe tė drejtuesve tė tjerė tė partive opozitare. Tė ardhur nga tė gjitha rrethet megjithė pengesat e postoblloqeve qytetarėt pėr mė shumė se tre orė kanė protestuar kundėr kryeministrit Nano dhe qeverisė sė drejtuar prej tij. Nė kėtė mėnyrė Shqipėria ka njohur protestėn mė tė madhe dhe mė paqėsore tė zhvilluar ndonjėherė gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit. Gjatė protestave kanė folur dhe drejtues tė lartė tė partive opozitare si dhe pjesėtarė nga shoqėria civile. Lideri demokrat Sali Berisha dhe drejtues tė tjerė kanė kėrkuar qė kryeministri Nano tė japė dorėheqjen, sepse sipas tyre ka bllokuar reformat dhe i ka varfėruar shqiptarėt. Pasi kanė qėndruar pėr mėse njė orė nė sheshin "Skėnderbej" protestuesit i janė drejtuar bulevardit kryesor qė tė ēon tek sheshi "Nėnė Tereza". Ndėrkohė parrullat e protestuesve kanė qenė tė njėjta me atė tė datės 7 shkurt. "O Fatos o zagar ti je grek nuk je shqiptar" "Nano ik" etj.. Ndėrkohė nga ana tjetėr drejtues tė lartė tė Partisė Demokratike si dhe aktivistė tė kėsaj partie kanė marrė tė gjitha masat qė protestuesit tė mos provokoheshin dhe qė protesta tė ishte brenda ēdo norme qytetare. Tė shpėrndarė nga tė gjtha anėt ata kanė bėrė tė mundur qė qytetarėt tė mos bien pre e provokimeve dhe protesta tė mos kalojė nė dhunė. Gjatė gjithė rrugės tė cilėn kanė ndjekur protestuesit ata janė munduar qė tė mos lejojnė asnjė nga protestuest qė tė binin pre e provokimve dhe qė protesta tė mos shkaktonte dhunė. Gjithashtu ata kanė patur dhe nga njė shirit blu nė krah pėr t'u njohur nga pjesa tjetėr e protestuesve. Edhe forcat e policisė kanė qenė nė njė gatishmėri tė plotė dhe njė numėr i madh i forcave policore kanė qenė tė vendosur nė krah tė tė gjitha ndėrtesave qeveritare. Ndėrkohė qė tė gatshėm kanė qenė dhe disa snajpera.


"Nano Ik", Berisha: Qėllimi ynė, rikthimi i shtetit ligjor

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha ėshtė shprehur dje gjatė protestave tė organizuara nga Partia Demokratike dhe partitė e tjera opozitare se lėvizja qytetare pėr largimin e kryeministrit Nano nuk ka asnjė qėllim tjetėr veēse rikthimin e shtetit ligjor dhe tė ndryshimit tė jetės sė qytetarėve dhe tė Shqipėrisė. Duke iu drejtuar organizmave ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsuesve tė tyre, Berisha ėshtė shprehur se me kėtė lėvizje ne nuk synojmė asgjė tjetėr veēse vendosjen e vlerave tė vendeve, tė cilat pėrfaqėsojnė. "Tė nderuar ndėrkombėtarė me kėtė lėvizje nuk synojmė asgjė tjetėr veēse tė vendosim vlerat tuaja tė cilat ju bėnė ju tė begatė. Nuk kėrkojmė asgjė tjetėr veēse Shqipėria tė jetė e barabartė me vendet tuaja ku tė sundojė shteti ligjor," ėshtė shprehur Berisha. Nga ana tjetėr Berisha ėshtė shprehur se lėvizja "Nano ik" nuk ėshtė njė lėvizje e Sali Berishės, por njė lėvizje e qytetarėve qė nė regjimin e Fatos Nanos kanė armikun e tyre i cili i ka zhytur nė varfėri, nė skamje dhe nė mjerim. Gjithashtu ai ka ripėrsėritur edhe njė herė deklaratat e tij, sipas tė cilave Nano ik ėshtė pėr t'u thėnė mjaft tė gjitha abuzimeve vjedhjeve dhe shtegtimit tė shqiptarėve nė kėrkim tė bukės sė gojės. "Lėvizja "Nano ik" ėshtė lėvizja e mijėra qytetarėve djem dhe vajzave qė me regjimin kanė armikun mė tė egėr tė sigurisė, jetės tė sė ardhmes sė tyre nė Evropė. Sepse duke vjedhur rreth 600 milionė dollarė nė vit, ka varfėruar shqiptarėt. Ka bėrė qė 100 mijė shqiptarė djem dhe vajza shqiptare tė largohen ēdo vit nė kėrkim tė bukės sė gojės sė fėmijėve tė tyre," ėshtė shprehur Berisha. Ndėrkohė nė protestė kanė folur dhe drejtues tė tjerė tė partive opozitare tė cilėt janė shprehur se largimi i kryeministrit Nano ėshtė njė domosdoshmėri pėr t'i hapur rrugė integrimit tė vendit nė Evropė. Kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mediu ėshtė shprehur se largimi i Fatos Nanos dhe qeverisė sė drejtuar prej tij ėshtė e vetmja zgjedhje pėr shqiptarėt. Mediu gjithashtu ka shtuar se krijimi i njė qeverie teknike, e cila do tė ēonte vendin nė zgjedhje tė parakohshme ėshtė zgjidhja e vetme pėr vendin. Ndėrsa demokristiani Nikollė Lesi ėshtė shprehur se largimi i Fatos Nanos, i cili nė njė kohė kur kombi ishte nė zi, ai dėmshpėrblente veten, prandaj sipas tij pėr t'i dhėnė fund abuzimit dhe vjedhjes sė qytetarėve, kryeministri Nano duhet tė japė dorėheqjen. Edhe referues nga shoqėria civile kanė kėrkuar qė kryeministri Nano tė japė dorėheqjen, pėr t'i dhėnė mundėsi vendit qė tė ecė nė rrugėn drejt Evropės. Ndėrsa nė sheshin "Nėnė Tereza" Berisha ėshtė shprehur se jemi mbledhur aq shumė sa tashmė nuk na zėnė as sheshet. Mė pas ai i ka kėrkuar tė pranishmėve nė protestė qė tė shpėrndahen paqėsisht nėpėr shtėpitė e tyre.


Kryeministria, gratė protestuese u dhurojnė lule forcave policore

Gjatė protestave tė ditės sė djeshme tė organizuara nga opozita ėshtė vėnė re njė qetėsi dhe protestat kanė qenė nė vlerat e larta qytetare. Megjithėse nga forcat e rendit dhe drejtues tė lartė tė kėtij institucioni ishte pritur qė tė kishte dhunė, nuk ka ndodhur kėshtu. Protestues tė ndryshėm tė cilėt mbanin nė duar lule kanė dėshmuar se qėllimi i tyre nuk ishte dhuna. Pėr tė dėshmuar njė gjė tė tillė disa gra pjesėmarrėse nė protesta i kanė dhuruar lule forcave tė rendit tė pranishme para kryeministrisė. Nė kėtė mėnyrė ata kanė dėshmuar edhe njė herė se protesta e opozitės ka qenė nė lartėsinė e duhur tė vlerave qytetare dhe kanė dėshmuar pėrpara opinionit publik ndėrkombėtar se opozita ėshtė e vendosur pėr tė protestuar nė mėnyrė paqėsore.


Deputetėt dhe anėtarė tė PD, masa pėr t'u ruajtur nga incidentet

Gjatė zhvillimit tė protestave tė ditės sė djeshme tė organizuara nga opozita, Partia Demokratike ka marrė tė gjitha masat pėr tė kontrolluar protestuesit tė mos bien pre e provokimeve dhe tė mos shkaktojnė dhunė gjatė protestave. Me shirita blu nė krahėt e tyre ata kanė qenė nė tė gjitha anėt e protestuesve dhe kanė marrė nė dorė situatėn. Tė gjithė ata kanė qenė drejtues tė lartė tė Partisė Demoratike ose aktivistė tė cilėt gjatė gjithė protestės janė munduar tė qetėsojnė protestuesit tė mos bien pre e provokimeve tė forcave tė rendit. Ndėrkohė qė pėr kėtė kishte paralajmėruar dhe lideri demokrat Sali Berisha i cili pak ditė mė parė ėshtė shprehur se pėr tė realizuar qė protestat tė jenė paqėsore do tė angazhohen dhe aktivistė tė Partisė Demokratike nga tė gjitha rrethet. Nė kėtė mėnyrė ėshtė shmangur ēdo incident i mundshėm dhe ka bėrė qė protestat tė jenė paqėsore.


Ngjela: Qeveria duhet tė japė dorėheqjen, e kėrkon qytetaria

Spartak Ngjela nė njė prononcim pėr mediat gjatė zhvillimit tė protestės theksoi se qeveria duhet tė japė dorėheqjen, pasi nuk ka rrugė tjetėr pėr tė vepruar. Ai theksoi se gjatė kėsaj proteste, opozita tregoi njė shkallė tė lartė qytetarie. Nė shesh sipas tij ishin rreth 100 mijė protestues dhe ky ėshtė njė fakt qė duhet ta bėjė qeverinė qė tė reflektojė mė mirė pėr qėndrimin e saj. Ai tha se nėse kjo qeveri nuk largohet atėherė nė vend do tė ketė tė tjera protesta, tė cilat mund tė pėrfundojnė dhe me konfrontime, pasi qeveria nė kėtė rast po tregohet e papėrgjegjshme. Gjatė protestės sė opozitės nė krah tė kryetarit demokrat ka qenė dhe dekani i Fakultetit tė Shkencave Sociale, Ylli Pango. Protesta e opozitės pėrfundoi rreth orės 15 tė pasdites dhe u zhvillua nė mėnyrė paqėsore.


Mediu: Largimi i Nanos shans pėr tė shpėtuar nga varfėria

Kryetari i Partisė Republikane ka ripėrsėritur edhe njė herė gjatė protestave tė djeshme tė organizuara nga opozita se largimi i kryeministrit Nano dhe qeverisė sė drejtuar prej tij ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė nxjerrė vendin nga varfėria dhe mjerimi. Duke pėrsėritur faktin se qeveria e kryesuar nga kryeministri Nano ėshtė qeveria mė e korruptuar qė ka njohur vendi Mediu ėshtė shprehur se protestat paqėsore duhet tė vazhdojnė deri nė dorėheqjen e Nanos. Ai i ka bėrė thirrje edhe njė herė shqiptarėve qė tė mbėshtesin protestat e organizuara nga opozita dhe tė bashkohen me thirrjen e opozitės. Mediu duke pėrfunduar ka shtuar se e drejta pėr tė protestuar ėshtė njė e drejtė kushtetuese tė cilėn nuk mund ta mohojė askush. "Ne po kėrkojmė tė drejtėn e opozitės pėr tė protestuar, ashtu si nė tė gjitha vendet perėndimore," theksoi Mediu. Ndėrkohė sipas tij e vetmja mėnyrė pėr tė dalė nga gjendja nė tė cilėn ndodhet vendi ėshtė e nevojshme krijimi i njė qeverie tė pėrkohshme qė do tė ēonte vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme.


Lesi: Nano u lut qė tė binte shi, por Zoti nuk ėshtė me tė

Kryetari i Partisė Demokristiane Nikollė Lesi ėshtė shprehur dje gjatė protestave tė organizuara nga opozita se largimi i kryeministrit Nano dhe qeverisė sė drejtuar prej tij ėshtė e vetmja rrugė pėr t'i krijuar mundėsi vendit dhe shqiptarėve tė integrohen nė rrugėn e zhvillimit. Lesi gjithashtu ka rikujtuar edhe njė herė se Shqipėria nuk ėshtė Qipro por ėshtė njė, ndaj sipas tij, largimi i Fatos Nanos do tė krijonte kushtet vendit pėr tė zhvilluar dhe do tė bėnte qė shqiptarėt tė mos jenė vendi mė i varfėr nė Evropė. Gjithashtu ai ėshtė shprehur se protestat e opozitės nuk do tė kenė tė ndalur dhe se do tė vazhdojė nė kėtė rrugė deri nė fitore. "Do tė pėrdorim tė gjitha mjetet paqėsore pėr tė arritur qėllimin tonė largimin e Fatos Nano dhe klikės sė tij nga pushteti. Ndaj dhe jam i vendosur deri nė fund pėr realizimin e kėti qėllimi," ėshtė shprehur Lesi. Duke pėrfunduar Lesi gjithashtu ka shtuar se para dy ditėsh familja Nano dhe njerėz tė afėrt tė tij, luteshin qė tė binte shi, breshėr dhe gurė, gjatė kohės qė do tė zhvilloheshin protestat, por sipas tij, edhe Zoti ėshtė me shqiptarėt dhe do tė mbėshtesė ata nė idealin e tyre.

Kryeministria, mbi 500 policė pėrreth

Tre rreshta me policė tė rendit kanė qenė tė vendosur pėrpara gardhit me llamarina tė ngritur me urdhėr tė Nanos. Tre rreshtat bėhet e ditur se kanė pasur afėrsisht njė numėr prej 300 efektivash tė policisė sė Rendit. Nė brendėsi tė gardhit me llamarina kanė qenė tė vendosur edhe tre rreshta tė tjerė me efektivė tė forcave speciale. Numri i tyre, sipas burimeve nė Ministrinė e Rendit shkon deri nė 150 efektivė. Nė anėn pas ndėrtesės sė kryeministrisė kanė qenė tė vendosur edhe mbi 50 forca tė tjera policore. Njė numėr i madh efektivėsh tė policisė kanė bllokuar edhe rrugėn qė lidh bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" me Radio Televizionin Shqiptar. E bllokuar me njė kordon tė madh policor ishte edhe rruga qė kalon nga Kryeministria pėr tek Kryesia e Kuvendit dhe Vila nr.30, e cila ėshtė edhe rezidenca e Fatos Nanos. Rreth 50 forca speciale kanė qenė tė vendosura nė ndėrtesėn e Presidencės, tek e cila kanė qenė edhe shumė e efektivė tė BRISK-ut.


Rekrutėt, tė pėrzier me protestuesit

Rekrutėt e mbledhur nga Ministria e Rendit dhe nga Garda e Republikės kanė qenė tė veshur civil. Ata ishin tė pėrfshirė nė turmė, madje ishin mė tė devotshmit nė thirrjen "Nano ik". Edhe shumė inspektorė tė krimeve tė komisariateve tė Tiranės dhe tė komisariateve tė rretheve tė ndryshme, kryesisht atyre tė veriut, kanė qenė tė pėrfshirė nė protestė. Ata kanė marshuar sė bashku me protestuesit nga sheshi "Skėnderbej" nė drejtim tė kryeministrisė. Ministria e Rendit e ka pohuar kėtė fakt dhe ka thėnė se ky veprim ėshtė ndėrmarrė pėr tė vėrejtur elementė tė kėrkuar nga policia mes protestuesve. Mirėpo burime tė sigurta kanė bėrė tė ditur se detyrė e inspektorėve, rekrutėve dhe agjentėve tė shėrbimit sekret ishte provokimi i protestuesve. Ky plan dėshtoi pasi Ministri i Rendit Igli Toska ėshtė urdhėruar nga ndėrkombėtarėt qė tė mos pėrsėriten skenat e shtatė shkurtit e tė mos ketė asnjė provokim ndaj protestuesve.


Furgoni i policisė provokon protestuesit

Megjithėse me njė urdhėr tė qartė pėr tė mos provokuar protestuesit, nga Ministria e Rendit ka dalė njė urdhėr qė furgonėt e policisė tė lėvizin mes pėrmes protestuesve. Dhe kėshtu ka ndodhur njė furgon i Drejtorisė sė Policisė tė Tiranės ka provokuar protestuesit, ndėrsa ata ktheheshin nga sheshi 'Nėnė Tereza' pėr nė sheshin 'Skėnderbej'. Nė afėrsi tė Bashkisė sė Tiranės, ndėrsa lideri demokrat Sali Berisha ndodhej vetėm 50 metėr mė pas, njė furgon policie ėshtė futur mes protestuesve. Organizatorėt e protestės u kanė bėrė thirrje protestuesve qė tė lejojnė furgonin e policisė tė kalojė dhe tė mos bien pre e provokimeve tė kėsaj natyre. Furgoni ka kaluar dhe protestuesit janė mbledhur pėr herė tė dytė nė sheshin "Skėnderbej".


Harta e plotė e postoblloqeve mė tė mėdha policore nė tė gjithė vendin

Policia, represion mbi qytetarėt

Qindra postoblloqe policore janė ngritur nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm nė tė gjithė vendin. Policia ka krijuar pengesa tė mėdha nė lėvizjen e qytetarėve drejt Tiranės. Policia ka shoqėruar dhjetėra qytetarė pėrpara se tė merrnin pjesė nė protesta dhe pas zhvillimit tė saj.

Mijėra forca policore nuk kanė qenė tė angazhuara vetėm nė Tiranė, ku dhe u zhvillua protesta e opozitės, por nė tė gjithė vendin. Burime konfidenciale thanė pėr gazetėn se njė urdhėr i dalė nga Ministria e Rendit ka ngritur nė gatishmėri tė plotė tė gjithė policinė nė tė gjithė qytetet e vendit. Policia kriminale, policia e Rendit, policia rrugore, forcat speciale me tė gjitha strukturat e veta, nuk kanė pasur si pėrqendrim vetėm Tiranėn. Njė rėndėsi e veēantė nga ana e Ministrisė sė Rendit i ėshtė kushtuar edhe bllokimit tė shumė akseve rrugore qė pėrfundim kanė kryeqytetin Tiranėn.


Tirana e bllokuar me policė qė nė orėn 06:00

Burime pranė Ministrisė sė Rendit bėnė tė ditur se forcat policore kanė filluar tė lėvizin nė mėnyrė masive qė nė orėn 18:00 tė mėngjesit. Rėndėsi e veēantė i ėshtė kushtuar ngritjes sė postoblloqeve tė pėrforcuara nė pikat hyrėse tė kryeqytetit.

Mė shumė policė kanė qenė tė vendosur nė hyrjen kryesore pėr nė Tiranė, nė Laprakė. Pika ku bashkohet autostrada, qė sjell Durrėsin nė Tiranė dhe rruga e Fushė Krujės, e cila sjell veriun, ka qenė e mbushur me forca policore. Postoblloqe nga tė dyja anėt e rrugės kanė kontrolluar ēdo makinė e cila ka hyrė nė kryeqytet. Madje nga ora 09:00 deri nė orėn 13:00 kjo hyrje pėr nė Tiranė, ka qenė e paralizuar tėrėsisht. Qytetarėt qė kanė dashur tė futen nė kryeqytet, pėr tė marrė pjesė nė tubimin e opozitės apo pėr tė mbaruar nevojat personale, nuk kanė mundur tė kalojnė nga policia.

Konflikt i madh ka lindur mes kėtyre qytetarėve dhe forcave policore, tė cilėt kanė krijuar njė trafik super tė ngjeshur dhe qė kanė detyruar shumė qytetarė tė kthehen nga kishin ardhur. Nga vėzhgimi qė ėshtė bėrė gjatė kėtij harku kohor, rezulton se mijėra persona janė penguar tė lėvizin ose u ėshtė mohuar tėrėsisht e drejta pėr tė hyrė nė Tiranė.

Njė postobllok i madh policor ka qenė i ngritur edhe nė rrugėn e "Kavajės" e cila ėshtė pika tjetėr e madhe hyrėse-dalėse e Tiranės. Furgonė dhe persona me makina individuale, kanė hasur probleme tė mėdha, qė nė orėt e para tė mėngjesit. Tė gjithė personat janė detyruar tė hapin bagazhet e makinave, tė vendosin duart mbi makina e tė kontrollohen imtėsisht nga Policia. Edhe nė kėtė aks rrugor ka qenė i pamundur depėrtimi pėr nė Tiranė. Njerėzit qė udhėtonin nga rrethet e jugut nė drejtim tė Tiranės e kanė pasur shumė tė vėshtirė tė futen nė kryeqytet. Persona tė cilėt kanė ardhur nga qyteti i Vlorės, Fierit apo edhe Lushnjes nė mitingun e Partisė Demokratike thonė se kanė hasur shumė vėshtirėsi gjatė rrugės pėr tė ardhur nė Tiranė pasi policia ishte bėrė gardh.


Bllokohet lėvizja nė rrugėn e Elbasanit

Policia ka qenė mė shumė e motivuar pėr tė bllokuar kėtė aks rrugor pasi, ėshtė ajo qė tė lidh me Pallatin e Brigadave, ku ka qenė kryeministri Fatos Nano. Njė postobllok me shumė forca policore ka bllokuar lėvizjen e qytetarėve nė kėtė drejtim. Nė postobllok kanė qenė tė angazhuar me dhjetėra efektivė tė forcave speciale, ndėrsa efektivė tė BRISK-ut kanė qenė tė vendosur pėrreth Pallatit tė Brigadave, pėr tė siguruar kryeminsitrin Fatos Nano.


Pėrqendrim policor nė dalje tė Lushnjes

Njė pėrqendrim i madh policor ka qenė edhe sapo kalon urėn e Rrogozhinės pėr tė ardhur nė drejtim tė Tiranės. Njerėzit tė cilėt kanė udhėtuar nga Jugu nė drejtim tė Tiranės thonė se deri sa kanė ardhur nė dalje tė Lushnjes kanė kaluar me dhjetėra postoblloqe policore. Por njė ndėr mė tė mėdhenjtė ka qenė nė dalje tė rrethit tė Lushnjes, nė afėrsi tė Rrogozhinės. Aty janė detyruar qė makina tė vogla, autobusė e furgonė tė hapnin tė gjitha bagazhet e tė tregonin tė gjithė personat letrat e identitetit.

Durrės-Tiranė, mbi dhjetė ndalesa policore

Pėrgjatė 40 kilometrave qė ndajnė Durrėsin nga Tirana mėsohet se janė ngritur mbi dhjetė postoblloqe policore. Qytetarėt janė ndier nė panik tė madh, ndėrsa janė detyruar tė ndalojnė nė tė dhjetė ndalesat policore. Shumė prej qytetarėve kanė qenė tė sensibilizuar pėr supermasat e marra nga policia dhe kanė preferuar tė mos lėvizin nga shtėpitė vetėm prej pėrqendrimit tė madh tė policisė.


Milot-Tiranė, postoblloqet pa fund

Rrugėtimi nga veriu i vendit nė drejtim tė Tiranės ka qenė mė i vėshtirė se kurrė ditėn e djeshme. Qindra forca policore kanė ngritur postoblloqe pėr tė vėshtirėsuar lėvizjen drejt Tiranės. Rrugėtarėt nga Kukėsi dhe nga Shkodra janė detyruar t'i nėnshtrohen njė kontrolli tė madh policor nė Milot. Postoblloku me mbi 30 forca policore ka kontrolluar tė gjitha makinat e vogala, furgonėt e autobusėt, tė cilėt lėviznin nga Veriu nė drejtim tė Tiranės. Postoblloqe tė vazhdueshme ka pasur edhe pėrgjatė superstradės qė lidh Milotin me Fushė-Krujėn. Postoblloku me i madh ka qenė nė Fushė-Krujė. Aty qytetarėt janė detyruar t'i nėnshtrohen edhe njė herė kontrollit policor.


Policia shoqėron dhjetėra qytetar

Urdhri i dalė nga Ministria e Rendit pėr shoqėrimin e dhjetėra qytetarėve, me pretekstin e verifikimeve, ka gjetur zbatim nė shumė rrethe tė vendit. Shoqėrimet kanė nisur dy ditė mė parė nė Vlorė dhe janė shtrirė nė tė gjithė vendin. Vetėm gjatė mbrėmjes sė dy ditėve mė parė nė qytetin e Vlorės janė shoqėruar rreth 30 qytetarė, tė cilėt njiheshin si pjesėmarrės tė rregullt nė protestat e opozitės. Ata janė liruar nė orėt e vona tė mėngjesit tė djeshėm. Mirėpo shoqėrimet kanė vazhduar edhe gjatė ditės sė djeshme. Shoqėrimet mė tė shumta janė bėrė nė qytetin e Vlorės, Durrėsit, Fushė Krujės dhe Tiranės. Mijėra qytetarė janė penguar pėr tė depėrtuar nė kryeqytet pėr t'iu bashkuar protehstės sė opozitės.

Kortezi e gazetes Tema dhe BBC


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.